Mendime
Xhaferr Mehmeti: Koha eshte e disa zuzareve, Atdheu eshte i Shqiptareve (Kryeministrit Berisha)
E enjte, 08.11.2007, 04:51 PM
Koha eshte e disa zuzareve, Atdheu eshte i Shqiptareve
Zotit Sali Berisha, Kryeminister i republikes se Shqiperise
Nga Xhaferr Mehmeti
As qe kisha ndermend t’u shkruaja por me detyrojne disa gjera qe shohin vet me sy si dhe te tjera qe mesojme nga televizioni dhe shtypi. Me ka detyruar t’u shkruajme kur shohim dhe degjojme se çfare behet ne kurriz te ketij populli, dje ne diktaturen komuniste dhe sot ne gjoja demokraci.
Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar i thjeshte, nuk jam as shkrimtar apo gazetar, por i shumevuajtur dje dhe sot.
Jam nje pensionist qe me leket qe marre nuk me dalin as per te blere ilaçet. Ju shkruaj juve meqe ka afro 17 vjet qe drejtoni demokracine ne Shqiperi, me pare si kryetar shteti dhe sot kryetar i Qeverise me veprimet dhe drejtimet e saj ne popull.
Ato qe i jane premtuar prej jush nga fushatat elektorale a iu jane plotesuar sipas premtimeve?
Anetaret e Kabinetit Qeveritar jane vetem per ne zyrat e tyre dhe per te bredhur neper bote, apo te shkojne ne skajet me te largeta te vendit per te pare dhe per te zgjidhur hallet e popullit.
Ne jemi pa drita e pa uje, ku buka po rritet ne çmim per çdo dite dhe neper dyqane ku po shtohen marrja e ushqimeve pa leke dhe sa merren ato pak leke i çojme neper dyqane per te lare borxhet. Kjo histori perseritet çdo dite dhe muaj. Apo me papunesine e moshave te reja qe rropaten neper rruge pa pune. Ne degjojme nga televizionet dhe gazetat qe per nje cope toke ose gardh vret vellai-vellain, komshiu-komshiun si dhe me gjera akoma me te rendomta. Jane shqiptare keta qe vriten ose aksidentohen nga makinat sikur te jene zogj pulash apo ata qe jane mbytur neper dete dhe qe i hane peshqit dhe familjet shqiptare po i qajne dhe i lotojne çdo dite dhe nate. Ju e dini se shume shqiptare bredhin ne Europe dhe bote per kafshaten e bukes dhe kane lene prinder, grate, femijet dhe kane vite pa u pare me njeri-tjetrin sepse nuk kane dokumente. Jane qindra dhe mijera femra qe e shesin trupin e tyre ne Europe dhe bote. Ju, femijet tuaj, i kini per darke para syve, por te tjeret kane vite qe nuk i shikojne.
A e mendoni ju kete zoti Kryeminister?
Ju thoni qe po luftoni krimin, po ke krim po luftoni kur ky fenomen ka marre permasa te medha.
Ju thoni se po luftoni korrupsionin por ka vite qe asnje nuk eshte vene para ligjit deri me sot.
Korrupsioni behet tek pushtetaret dhe jo tek bariu i deleve ne mal. Ju kritikoni Enver Hoxhen se vdiq me pushtet. Por ju keni 17 vjet qe kini njeri-tjetrin ne pushtet dhe ne fushata elektorate shani njeri-tjetrin ne themel dhe çati dhe sa merrni kete pushtet qe jua jep populli heshtni. Pse?
Ju keni vite per hapjen e dosjeve. Pse nuk i hapni,kush ju pengon? Pse nuk jane hapur qe ne fillim me dosje?
Apo kush merr pushtetin, i merr, i shikon dhe pastaj i seleksionon. Dihet qe dosjet sistemojne kombin dhe secili gjen pozicionin e tij. Ju ne fushatat elektorale flisni per dosjet, per ndodhite e vitit 1997, ne kemi fakte, dokumente dhe kaseta filmike per politikanet e tjere, siç thoni vete dhe keni dy vjet qe nuk i publikoni. Pse? Apo mjaftoni me ca te tjere qe jane bere mish per top.
Ju pyes: Sa here qe nderrohet pushteti do te nderrohen dhe njerezit sipas partive, tarafeve, krahinave?
Tek politikanet e medhenj dhe me potencial kjo nuk behet, por behet tek punonjesit e thjeshte ne administrate dhe policet. Ju e dini mire se prej Tropoje dhe ne Konispol shkohet brenda dites dhe e njohin njeri-tjetrin. Por ka njerez qe nga asgje jane bere bose te medhenj. Si ka mundesi qe behen kaq te pasur?
Si u be? Me se?
Me rroge dhe me pune krahu nuk behesh dot. Ju, shoket tuaj te shkolles, te punes, te politikes dhe te jetes i keni sot gjoja kundershtare politike, e dini mire si kane qene dje dhe si jane sot. Ku shkoi gjithe ajo pasuri kombetare qe eshte vene me mund, djerse dhe gjak nga ky popull, si uzinat, kombinatet, fabrikat.
Ku shkuan dhe kush i ka sot?
Apo demokracia lejoi te behen kapitaliste duke u pasuruar me kete pasuri kombetare. Kjo eshte nje dhimbje e madhe.
Populli po ta dinte kete qe ne fillim e ndryshimit te sistemit nuk do te therriste:LIRI-DEMOKRACI.
Lihet nje menaxher i thjeshte ne firmat piramidale me pare jetonte ne barake e sot jeton ne vila luksoze.
Pse nuk flitet per leket qe iu moren popullit ne keto firma famekeqe se ku shkuan, apo mos fluturuan ne kozmos?
Ju keni folur per pronat per te shkuar tek i zoti. Po ku eshte arsyeja qe nuk po shkon?
Te perndjekurit pse nuk po shperblehen dhe a ka ligje per ta? Ata nuk duhen ndihmuar per sadaka.
Pse keta te mjere dhe te shume vuajtur nga diktatura komuniste nuk ndihmohen si nga parlamenti dhe nga qeveria, ata dihen qe jane fatkeq. Ju luftoni komunistet, por per ata ish komuniste te thjeshte qe rropateshin ne pune, apo per ata qe sot rrine neper zyra ne kolltuke, qe bredhin me makina luksoze dhe aeroplan dhe te ulur kembekryq ne parlament. Keta ish komuniste qe flasin si bilbila ne mitingjet elektorale dhe parlament, kane nderruar vetem xhaketat, por jo bindjet.
Ato sot jane bere me te forte dhe shume agresive ndaj ish armiqve te klases. Ju thoni se qeveria eshte e djathte. Por nuk dime kush eshte i djathte apo jane zyrat qe punojne ata Zoti Kryeminister!
Une shkrova si me siper sepse jam i shqetesuar per kedo. Para se te beheshe kryetar partie, kryetar shteti dhe tani kryetar qeverie she ju keni ecur ne kembe, ke vrapuar per ne pune, ke mbajtur radhe ne dyqane, neper agjenci udhetimesh per bileta udhetimi ose ne kinema apo teater?
Tani ta do puna qe te bredhesh dhe te udhetosh me makina luksoze ose aeroplan brenda dhe jashte vendit. Por, mendo se sot ne kete vend 20 per qind jetojne me gjithe te mirat dhe 80 per qind e popullit vuan. Kjo pjese e popullsise beson ne premtimet elektorale dhe votojne per nje jete te mire. Shqiptari ka si virtyt besen por asnjeri nuk duhet te ta perligji kete bese. Prandaj kjo vote dhe kjo bese te mos shkoje per ata qe pasurohen ne menyre te padrejte. Mallkimi i ketij populli te shkoje ne vesh te Perendise.
Ky mallkim i ketij populli ka ndeshkuar dhe te tjere me pare qe e kane mashtruar dhe masakruar kete vend.