E shtune, 21.12.2024, 02:54 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Arroganca e politikanëve

E premte, 09.04.2010, 08:59 PM


Arroganca e politikanëve

 

Nga Këze Kozeta Zylo

 

            Në se do të mësosh fjalët më të pista dhe më të ndyra që përmban një fjalor ordiner, nuk do të jetë aspak problem, po të hapësh dhe lexosh gazetat ku jepen debatet e turpshme të politikanëve që drejtojnë Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur.

Në gojët e tyre të krimbura vërviten dhe rrotullohen si karamele fjalët: qen, krimb, bushtër, k…, shk…, maskara, gënjeshtar…në fakt e kam të pamundur të numërojë të gjitha fjalët jashtë nivelit kulturor, pasi do të duheshin faqe të tëra me cërklat e gëlbazave të këtyre udhëheqsve ordinerë të Kombit tim.

 

Këta politikane e bëjnë njeri-tjetrin: tradhtar, kriminel, vrasës, turk, grek, serb, tregëtar kufijsh dhe tregëtarë armesh…

 

Por le ta marrim shtruar dhe të gjykojmë ftohtë veçanërisht ne si emigrantë që lamë vendin atje të detyruar nga keta politikane dhe të analizojmë se a duhet të përdoren këto fjalë nga më ordineret dhe më çorientueset për një popull?

 

Edhe pse është një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje, prapë është nga më të domosdoshmet për sa kohë që këto fjalë nuk do të hiqen nga goja e “udheheqësve tanë”, që ndonjë gazetar çuditërisht na i pagëzon dhe “Skënderbe” liderët tanë!

 

Këta udheheqësa që cdo gjë e masin me kolltukun dhe e mbrojnë atë me forcën e gërbaçit janë e keqja më e madhe e vendit tim, janë pushkatimi i Lirisë dhe fjalës së bukur shqipe!

 

Këta udhëheqësa që pasurohen në menyrë marramendëse brenda ditës, dhe parakalojnë pranë turmave skllavëruese me brohorimat e fitores, më kujtojnë poezinë e Ali Asllanit me titull: "Maskarenjtë", …

 

”Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,

Ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!

Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’

gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’ “

 

Këta jane kanceri i shoqërise së lirë, këta janë errësira.

 

Këta udhëheqësa që nuk pranojnë të ulen në tryezën e bisedimeve si pozitë dhe opozitë dhe të shuajnë kontradiktat që kanë mes vedi, këta e çojnë vendin në menyrë të padiskutueshme në kontradikta antagoniste dhe drejt dhunës së pakontrolluar.

 

            Pakënaqesitë e të dy partive kryesore duhet të zgjidhen me forcën e arsyes dhe jo t’i lënë derisa të shkohet në dhunë, e mos o Zot, në gjakderdhje…!

 

Eshtë tepër shqetësuese kur lexon vasalët e secilës parti apo gazetarët e paguar të tyre

 

qe iu bëjnë temena udhëheqësve të tyre, e domosdo për rrjedhojë gjendja do të shkojë në ekstrem, do të shkojë aty ku peri s’mban më…!

 

Ndërsa duke i lexuar vazhdimisht mediat në Shqipëri, sidomos qe nga fundi i Nëntorit me protesta masive nga shqiptarët, ndjej një trishtim të thellë në shpirt, ndjej dhimbje në plagën me kore, ngase plaga e ikjes sonë është e hapur, nuk shërohet kurrë, në se nuk kthehemi në Mëmëdheun tonë, në vendin ku u lindëm dhe u rritëm.

 

Dhimbja të cëmbon në shpirt nga reagimet servile të mediave të të dy partive, nga reagimet që nuk mungojnë t’i akuzojnë protestuesit si turq dhe udhëheqësin e pozitës Skënderbe.

 

            Mos na e përzieni ju lutem figurën e Skënderbeut me këta lidera, ai është simboli i Kombit, simboli i bashkimit tonë.

 

Skënderbeu luftoi për të mbrojtur Shqipërinë nga Turqit, dhe nuk luftoi midis shqiptarëve.

 

Luftën që bëhet me vëllezërit shqiptarë e bëjnë vetëm udhëheqësit diktatorë, udhëheqësit me mendësi kokëforte, që nuk njohin tryezën e rrumbullaktë, por truri i nxehtë i tyre iu sjellë shqiptarëve erë gjaku…!

 

            Mjaft më me heronj, le të jetojme të lirë në vendin tonë.

 

“Vend i bekuar është ai, që nuk ka nevojë për heronj!” do të  thotë  Bertolt Breht.

Gjithmone me habit fakti nga se kam vite në emigrim këtu në ShBA, se si është e mundur që njerëzit marshojnë në protesta me ditë të tëra, me netë të tëra, ne qytete, në fshatra dhe askush nuk ndjen dhimbje për turmat skllavëruese, por vetëm shkruajnë për ta se janë armiq, komunista, enverista, shkatërruesa të demokracisë!

 

Mediat harrojnë se midis tyre ka shumë ish të persekutuar, të dënuar, të dhunuar, por që me të drejtën e fjalës së lirë, mendojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, ata harrojnë se protesta është A-ja e kërkesave të tyre, është një e drejtë civile.

 

Mediat harrojnë se shumica e popullit shqiptar votoi për demokracinë në fillimet e saj, dhe një pjesë e këtij populli është përfshirë në këto protesta, pasi gjykojnë se iu është rrëmbyer vota.

 

            Pse shqetësohen udhëheqësit, pse e çojnë vendin drejt një ngërci, drejt një paralize të plotë të Parlamentit?

 

Edhe pse jam totalisht kundër deklaravate të forcës, edhe pse i dënoj ato, unë mendoj se Pozita duhet të ketë durimin dhe qetësinë rugoviane për të zgjidhur problemet që ka Kombi dhe të dëgjojë këshilltarët Perëndimorë, ngase ne deri më sot kemi treguar veten se jemi një komb që s’mund ta qeverisim veten pa këtë asistencë!

 

Dhe për këtë asistencë dhe mbikqyrje kanë më shumë nevojë udhëheqesit tanë sa s’është vonë, për mos të përhapur në trup të Mëmëdheut, metastazat e kancerit të qeverisjes së përjetshme, të qeverisjes për t’jua lënë trashëgimi deri trungut të familjes pa votën e popullit.

 

Eshtë nje asistencë që duhet t’i çlirojë nga arroganca e të folurit, e qeverisjes, por në fund të fundit ç’na duhen arrogantët e politikës, të njëjtit emra që kemi 20 vjet që i dëgjojmë, në se këta mund të zëvendësohen nga njerëz të rinj, që nuk kanë rënë në kthetrat e mafias, por që me kulturën e tyre dhe ndershmërinë do të dinë të fusin në kthetra mafien dhe do të zhdukin njëherë e përgjithmonë arrogancën e qeverisjes në çdo kohë.

 

Vendi ka shumë nevoje për ta, media do të çlirohet nga servilizmi, ndërsa populli dhe ne te emigruareve nuk do të na dhembin veshët nga fjalët e pista dhe arroganca e politikanëve.

 



(Vota: 40 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nikoleta Kovaçi: Flet gazetarja e radio “Blue Sky”, autore e “Kaleidoskop i letërsisë Shqiptare”, Vera Pelaj Këze Kozeta Zylo: Intervistë me At Arthur Liolin Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York Këze Kozeta Zylo: Ali Pashë Tepelena, Bonaparti mysliman... Këze Kozeta Zylo: Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8 Marsit Këze Kozeta Zylo: In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin Këze Kozeta Zylo: Senatore e Diasporës Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj Këze Kozeta Zylo: Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island... Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite Këze Kozeta Zylo: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Bashkinë e New Yorkut Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari” Këze Kozeta Zylo: Marrëzi e ëmbël (Cikël poetik) Këze Kozeta Zylo: Një natë e bardhë Këze Kozeta Zylo: Një urim në Ditëlindjen e Kadaresë Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me redaktoren e kulturës të gazetës “TemA”, zonjën Dhurata Hamzai Këze Kozeta Zylo: 15-vjecarja nga Shqipëria që synoi të bëhej supermodelja e botës Këze Kozeta Zylo: Libri, dhurata më e çmuar Këze Kozeta Zylo: Përkrenorja dhe shpata e Skënderbeut Këze Kozeta Zylo: Një Ricos tjetër, dhuratë për Vitin e Ri

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora