Speciale
Arben Llalla: Dyshime për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë
E merkure, 07.04.2010, 08:59 PM
DYSHIME PËR IDENTITETIN E GREKËVE TË SOTËM ME GREKËT E LASHTË
Nga Arben LLALLA
Me daljen në pah të skandaleve të mashtrimeve ekonomike që Greqia ka bërë gjatë viteve filluan edhe problemet e dyshimeve të vetë grekëve në lidhje me identitetin e tyre nëse janë trashëgimtarët e grekëve të lashtë të cilët krenohen me shekuj. Në të vërtetë populli grek kur u shpall pavarësia e Greqisë nuk parapëlqente të quheshin elenas, grek, por romaikos. Ndërsa lënda e historisë, gjuhës, fjalorët quheshin historia Greqisë së Re, fjalor i gjuhës së greqishtes së re etj. Nuk bëhej fjalë fare për grekët e lashtë. Për qytetarët e Greqisë së Re, ata ishin të huaj sepse Greqia e shekullit 19, përbëhej nga popullsi që i përkisnin kombeve të ndryshëm si shqiptar(arvanitasit), sllavë, bullgarë, turq, arab, hebrej etj. Por poetët e huaj të frymëzuar nga kryengritësit e revolucionit të 1821 i thurën vargje kësaj kryengritje duke i përmbledhur të gjithë popujt në emrin e përbashkët Grek. Pra, pasi u themelua shteti grek u krijua kombi dhe është vërtetuar që është shteti ai që bën kombin dhe jo kombi bënë shtetin. (Kjo vërehet qartë edhe tek Republika e Maqedonisë së sotme. Politikanët, pushtetarët dhe akademikët sllavë të cilët pasi zyrtarizuan shtetin po krijojnë kombin maqedonas duke asimiluar shqiptarët, serbët, bullgarët, romët, turqit, boshnjakët, goranët. Ndërsa shqiptarët që kishin ruajtur kombin e tyre të pastër ndër shekujt pavarësuar një shtet shqiptar të vogël, të dobët politikisht dhe ekonomikisht. Kërkesë kjo për brishtësinë e shtetit shqiptar kur u pavarësua nga serbët, grekët dhe rusët.)
Rigas Fereos (1757-1798), në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke: “?y??????, ?? ?????????, ???????, ?? ?????, ????????”,(bullgarë, shqiptarë, armenë, grekë, arabë). Pra, në poemën e Rigas Fereos, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.
Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i ditëve tona Nikos Dhimu në një intervistë që ka dhënë më 23 qershor 2009 gazetës së madhe NY TIMES u shpreh: ”Ne flisnim shqip dhe vetquheshim romaikos, por pastaj na tha: “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix: “Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit...”. Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do të shërohet...”
Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë ata grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin 18 Johann Winckelmann. I cili krijoji vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelman në të vërtetë ka lidhje me ilirët të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm. Popullsitë e Greqisë së shekullit 19 si shqiptarët, sllavët, turqit, hebreut, arabët, vllehët ju imponua që të krijonin identitetin modern grek. Por karakteristikat e këtyre racave nuk përputheshin me karakteristikat e grekëve të lashtë, përveç shqiptarëve sepse është vërtetuar shkencërisht që ne rrjedhim nga ilirët.
Në faqen zyrtare e medias së njohur gjermane “Frankfurter Alemanje Caitung” në mars 2010 redaktori Andreas Kilb ka publikuar një opinion ku shkruan se grekët e sotëm janë një përzierje fisesh që kanë kaluar dhe kanë lënë gjurmë ndër vite në këto territore.
“Grekët nuk e kanë origjinën nga grekët”, kështu mban titulli opinioni i tij.
Andreas Kilb sqaron se popull grek që njohim sot, nuk është gjë tjetër veç asaj që lanë pas sllavët, frëngët kryqëzues, bullgarët, serbët, katalanasit, osmanët dhe shqiptarët. Madje Klibi tenton të hetojë edhe psikologjikisht popullin grek, duke përfunduar se ndryshimi nga origjina zëvendësohet me solidarazimin e vazhdueshëm për t’u përballur me një armik të përbashkët. Ai thekson se një në çdo katër grekë, një është refugjat, kaq të tjerë kanë origjinë sllave, por të gjithë janë të bashkuar kundrejt armikut të përbashkët. Greqia ka qenë e pushtuar nga sllavët të cilët u ndalën dhe u tërhoqën pasi ndeshën në rezistencën e fortë të shqiptarëve në Athinë që udhëhiqeshin nga Gjin Bue Shpata. Ajo ka qenë e pushtuar edhe nga bullgarët, kryqëzata frënge, katalanasit dhe në përfundim më 1450 nga Perandoria Osmane. Por gjithnjë këta pushtues së Greqisë janë ndeshur me fiset shqiptare të cilët jetonin që në lashtësi në Thesalisë, Boeotia, Peloponezit dhe ishujt e shumtë. Kjo vërtetohet edhe se shumica e kapedanëve të Kryengritjes së 1821 ishin të gjithë shqiptar(arvanitasit) dhe për disa vite shqiptarët drejtuan Greqinë e Re në të gjitha fushat, Kryetar shteti, Kryeministra, Akademikë etj.
Me marrëveshjen e Lozanës më 1922 për shkëmbimin e popullsisë myslimane me atë ortodokse në Greqi erdhën mbi 500 mijë aziatik të cilët nuk kishin asnjë lidhje me grekët e lashtë. Ata nuk kishin ngjashmërinë fizike, ngjyrën e lëkurës, së flokëve, traditat, kulturat etj. Ata nuk dini as gjuhën greke, vendasit nuk i pritën mirë “grekët” e ardhur nga Azia. Greqia më tej ndër vite morri popullsi nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik si nga Gjeorgjia, Ukraina, Armenë të cilëve ju dha shtetësi në emër se kanë origjinë greke nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Vetëm gjatë viteve 1980-2000 në Greqi mund të kenë ardhur nga këto vende mbi një milion njerëz të cilët sot krenohen se janë trashëgimtarët e grekëve të lashtë. Këta qytetar të ardhur në Greqi nga Azia njihen me emrin rusopondios dhe në përgjithësi mbiemrat e tyre mbarojnë me prapashtesën DHIS si p.sh. Miltiadhis, Muratidhis, Asllanidhis, Petridhis, Psomiadhis, Lefteridhis, Joanidhis, etj. Kjo prapashtesë u është vënë nga autoritete shtetërore pasi morën shtetësinë greke.
Sot rreth 3 milion grekë kanë origjinë shqiptare të cilët kryesisht banojnë në qytet kryesore të Greqisë së Lashtë dhe është vërtetuar se rreth 700 fshatra banohen ende nga grek me origjinë shqiptare.
Greqia e sotme ka probleme që ekzistojnë midis qeverisë dhe fesë. Sepse ende atje feja është e lidhur me shtetin dhe në disa raste del mbi drejtuesit politikanë shtetëror. Pasuria e kishës ortodokse greke llogaritet në miliarda euro. Atje ekziston lufta e urrejtjes midis sekteve fetare brenda kristianizmit. Grekët ortodoks urrejnë katolikët, jakuvatë, myslimanët etj. Shpeshherë pakicat greke që i përkasin këtyre sekteve kanë qenë pre e dhunimeve të kulteve të besimit të tyre. Por edhe vetë midis ortodoksizmit grek ka një ndarje të madhe sepse një pjesë e Mitropolitëve i përkasin kishës autoqefale greke dhe një pjesë kishës së Fanarit të Stambollit. Disa janë me kalendarin Gregorian dhe të tjerë me kalendarin Jonian.
Por përkundër të gjitha problemeve ekonomike, politike Greqia dhe grekët sa herë që kanë probleme të thella të brendshme ata për ti mbuluar dhe larguar mendjen e qytetarëve nga varfëria dhe rrënimi ekonomik aktivizojnë provokime politike me fqinjët e tyre duke nxjerrë në skemë kombin si garant në instancën e fundit për të shpëtuar nga rrënimi i tyre shtetëror. Duke u përpjekur për të luajtur rolin e një fuqie të madhe komanduese në Ballkan. Por kjo iniciativë greke do të përfundojë me tragjedinë e tyre sepse nga pikëpamja numerike Greqia përbëhet nga rreth 10 milion banorë, ku siç thamë më lartë 1/3 kanë origjinë shqiptare. Dhe fillimi i shekullit të 21 po tregon se progresionet demografike të çojnë në përfundimin se në Ballkan ka më shumë shqiptar se grekë.