Faleminderit
Jahë Sadrija: Bajram Curri Student i Unversitetit të Maleve të Shqipërisë
E premte, 02.04.2010, 08:59 PM
Bajram Curri Student i Unversitetit të Maleve të Shqipërisë
/Tek len dielli e praron hana, Bajram Curr-o ma nuk ban ma nana!/
Nga Jahë Sadrija
Heroi i Popullit, Bajram Curri u lind ne vitin 1862 në rrugët e Prizrenit. Është figura më interesante e popullit shiptar në luftrat e tij të çerekut të parë të shek.xx. , edhe pse e donte dhe e çmonte arsimin e shkollën, në jetën e vet 63 vjeçare i besoi më tepër kobures sesa librit. Me letrat i takoi të merrej
Ishte njëri prej organizatorëve të Lidhjes së Pejës, më 1899-1900, si dhe prijës i Mbledhjes së Ferizajt, në vitin 1908. B.Curri ndimoi Kryengritjen e Mbishkodres, të vitit 1911 e luftoi kundër turqëve në Qafë të Morinës. Ne Qafen e Prushit theu e çarmatosi, me shokë, forcat turke, duke çliruar Shkupin më1912.
Pas shpalljes së pavarsisë lufton në Plavë e Guci kunder Krajl Nikollës së Malit të Zi, e në shtator 1913, vihet në radhët e para të luftës kundër serbëve në Dibër. Kundërshtar i vendosur i esatistëve e pro Vidit më 1914, shkon në
Okupimi austriak e gjen në Gjakovë nën mbikqyrjen e tyre, e në fillim të vitit 1918 shkon në Vjenë, ku mbahet si i internuar. Kthehet në Shqipëri më 1920. Në qeverinë që doli prej Kongresit të Lushnjes më 1920, B.Curri caktohet ministër pa portofol e komandant i përgjithshëm i gjandarmërisë.
Atakohet me Zogun kur ai vihet në mbrojtje të bejlërve, që ai i
Nga viti 1922 deri në qershor 1924 B.Curri lufton në ilegalitet kundër organeve zogiste.Mori pjesë në lëvizjen e Marsit 1922, kundër Zogut e reaksionit. Bashkpunoi me çetën e njohur të Azem e Shote Galicës dhe në dhjetor 1923 bën që në afro 63 bajraqe të Shqipërisë së veriut të rrëzohet paria e vendit e te zëvendsohen nga populli me antizogistë e partizan të Bajram Currit.
Në Revulicionin e Qershorit, në krye të forcave demokratike, shpartalloi repartet zogiste në Krumë, niset dret Lumës, Selitës, Matit e djeg shtëpitë e Muharrem Bajraktarit e Xhelal Pashë Zogut, në udhë e sipër.
Bajram Curri ka qënë gjithnjë mes shokësh e miqsh që e ruanin kudo e nga kushdo. Hysen Bajram Vokshi u ngri e vdiq në Majën e Hekurave, mbi dëborë, për të mbrojtur Bajram Currin në momentet më kritike të jetës.
Ai vlërsoi shkollën e arsimit shqip. Ishte Kryetar nderi i Klubit shqiptarë të Shkupit, që u solidarizua me Kongresin e Manastirit për alfabetin, ndërsa më 1924 e zgjodhën kryetar nderi të Kongresit Arsimor Kombëtar, që u mbajt në Tiranë .
B.Curri hapi shkolla në Kosovë, në bashkëpunim me patriot të tjerë dhe dergoi student në normalen e Elbasanit, si bëri dhe Hasan Prishtina.Vitin e parë Normalja pati 140 student, nga të cillet 70 ishin nga Kosova.
Në dhjetorin e vitit 1924 B.Curri nuk u arratis, siç bënë shumica e kundështarëve të Zogut, por luftoi deri në fund, vritet në Dragobi e mbetet Hero i Maleve. U vra si ishin vrarë e varur shokët e tij të ngushtë si : Gjelosh Rama, Shpend Haliti, Abdyl Kuçi, Mehmet Syla, Hysen Bajrami, Halus Thaçi, Asllan Curri, Rexhep Preza e plot të tjerë.
Më pas dora e Zogut do të vriste edhe Gurakuqin, si pati vrarë Avni Rrustemin, do ta vriste Salih Ceken e trimin e rrallë te Skarparit Riza Cerova, bashkë me shokët e tij besnikë Myrteza Cerova e Ramiz Spathra, për të arritur tek Hekuran Maneku dhe 11 xhandarët e nënoficirët e Fierit.
Bajram Curri dhe Heroi i Shkodrës e Shqipërisë, Luigj Gurakuqi, patën fat, se patën shok e mik për kokë mjeshtrin e gjuhës shqipe, Fan Stilian Nolin.Letërsia shqipe s’ka elegji më të ndjera se ato që shkroi me gjak zemre e duf shpirti për dy heronjtë..
Por portreti burrëror i këtij personaliteti të spikatur të historisë sonë mbarë shqiptare, nuk do të ishte i plotë po të mos përmendim ç’bëri ai për arsimin në vitet e vështira.
Vërtet nuk mësoi dot në shkollë, se në fëmijërinë e tij Gjakova s’kishte shkollë, veq një medresje. Po shtëpin e tij, pas vitit 1892, e bëri vatër ku mblidhëshin e mësonin shqipen djemtë e rinj e burrat me mustaqe. Kjo shtëpi u dogj nga armiqtë e shqipes disa herë.
Bajram Curri bëri thirrje popullit të grumbulloi të holla për ndërtimin e shkollës tek Ura e Tabakut, në hyrje të Gjakovës. Por turqit s’lejuan të ndërtohej shkolla e gurët e saj i hodhën në lumë. Vite më pas, shkolla që u hap në Gjakovë qe dëshmi e ndihmës së B.Currit.
Në vitin 1924, përveq rolit të padiskutushëm në kongresin arsimor, ai pati të drejtën të propozonte në kabinetin e Nolit ministrin e arsimit, të mirënjohurin Hasan Prishtina. Xhuvani,J.Minga, A.Gashi etj , gjatë kohës së kongresit të gushtit 1924, B.Curri e kishin mes tyre. Ai përshendeti kongresin.
Drejtori i konviktit “Kosova”, Ibrahim Fehmiu, i kërkonte B.Currit të ndërhynte, “se djemtë e shkollës kanë mbetur pa bukë”. Dhe ata ishin atje me gjysmë burse me ndihmen e B.Currit.
S’do të mjaftonte vetëm kaq për të parë se ç’ka bërë për arsimin mbarëkombëtar, edhe pse vetë pati mbaruar vetëm” UNIVERSITETIN E MALEVE TË SHQIPËRISË”
Edhe sot me krenari emrin e Heroit të Popullit, Bajram Curri, e mbajnë qytete, fakultete, istitucione, rrugë e sheshe, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Lavdi Heroizmit dhe punës së Bajram Currit !