Mendime
Albert Zholi: Papandreu me sytë tek emigrantët shqiptarë
E merkure, 31.10.2007, 03:14 PM
Nga Albert Zholi
Albert Zholi |
Në Greqinë kontinentale dhe në jugperëndim vazhdoi vizitat e tij, Evangjelos Venizelos, i cili deklaroi se Pasok-ut, i nevoitet një udhëheqës që nuk do ta përcajë, por do ta bashkojë dhe se udheheqësi i partisë, duhet të komunikojë me shoqërinë, por edhe të fillojë dialog me të majtën.
Pasok-u në gjendjen e sotme nuk mund të fitojë as zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, deklaroi Kostas Skandalidhis, gjatë vizitës së tij në qytetin Hanja të Kretës. Kjo është pak a shumë në momentet e deritashme performanca e gjendjes në partinë më të madhe opozitare PASOK, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Pra performanca në momentin kur janë hedhur tre kandidaturat për kreun e kësaj partie kaq të lakuar tashmë në shtypin grek dhe më gjerë.
Ndërsa shtypi grek, në lidhje me takimet e fundit të tre kandidatëve shkruan:
Intensifikohet veprimtaria parazgjedhore e kandidatëve për rivendikimin e kryesisë së Pasok-ut. Në aktivitetin e Federatës së Pensionistëve foli Evangjelos Venizelos ku theksoi se: “Zgjedhjet kombëtare do të zhvillohen më parë se zgjedhjet për evrodeputetë, sepse sic tha, z.Karamanli nuk do të durojë për shumë kohë “robërinë” e 150 deputeteve". Gjithashtu ftoi pensionistët të hapen në shoqëri, duke paraqitur qëndrimet e partisë për politikën sociale dhe Sistemin e Sigurimeve Sociale.
Kryetari aktual i Pasok-ut Jorgos Papandreu vizitoi një nga qytete kryesore greke Larisën duke e vazhduar turin, me kryetarët e organizatave më të mëdha sindikaliste të vendit.
Takimin më të rëndësishëm në javën që lamë pas z.Papandreu e zhvilloi me deputetë të partise dhe sipas bashkëpunëtorëve të tij, ishte plotësisht i kënaqur nga mitingu në Pallatin e Sporteve “Sporting” i cili u zhvillua me sukses të plotë në një moment kritik për Pasok-un dhe atë vetë, pas humbjes në zgjedhjet e datës 16 shtator.
Për unitetin e partisë foli kandadati tjetër për kreun e partisë Kosta Skandhalidhis, i cili në takimin që pati me elktoratin në Sparti dhe në Tripoli me kuadro te partise dhe në vazhdim dha një mesazh për ndryshim në të fjithë drejtimin e partisë si domosdoshmëri për realizimin e objektivave të partisë. Nga sa më lartë, duket hapur se lufta për kreun e PASOK është e hapur. Kjo rezyme paraqet një sfond laujaliteti, larg frymës mbytëse të diktatit të njëshit. Sipas analistëve kjo është lufta më e ashpër e zhvilluar ndonjëherë në këtë parti qysh nga krijimi i saj. Të tre kandidatët janë me ekpreiencë në drejtimin e partisë dhe kanë reputacion në elektoratin e saj. Duke anashkaluar Andrea Papandreun, si kryetar aktual i Partisë dhe që njhet nga të gjithë, dy kandiatët e tjerë gjithmonë janë shquar për frymën e tyre kritike dhe ”rrebele”, në gjirin e partisë. Hedhja e kanditaturës së tyre
për në krye të Pasok, erdhi në momentin kur PASOK humbi për herë të dytë radhazi zgjedhjet parlamentare.Lind pyetja kush do ta fitojë kreun e PASOK-ut, kreu aktal apo një nga dy kandidaturat e tjera ? Për mendimin tim dhe të shumë analistëve grek Papandreu është sërishmi kandidatura më potente dhe më popullore për këtë post edhe pse humbi zgjedhjet e fundit parlamentare në Greqi. Aq më teëpr kur ai ka qënë dhe mbetet figura më karizmatike në mbështetje të emigrantëve. Papandreu ishte i pari që hodhi idenë (dhe e zbatoi në praktikë ) pjesmarrjen e emigrantëve si anëtarë të partisë që ai drejton, bile dhe të zgjidhen në organet drejtiese të kësaj partie. Nën frymën e kësaj inisiative dhe ideje, në Kongresin e kaluar të Pasok-ut, ku Papandreu u zgjodh kryetar pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Kostas Simitis, morën pjesë 60 delegatë nga emigrantët shqiptarë dhe 12 emigrantë të tjerë nga vende
të tjera të botës. Aktualisht, në radhët e Pasok-ut, militojnë rreth 3 mijë emigrantë, ku rreth 2 mijë janë emigrantë shqiptarë. Vec të tjerash, në organet drejtuese të Pasok-ut, janë rreth 79 emigrantë shqiptarë në seksione të vecanta si Komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe Emigrantëve, si dhe një emigrant në Këshillin e Përgjithshëm Drejtues. Një nga emigrantët e Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe të Emigrantëve z Lefter Marta është shprehur publikisht për mbështetjen e gjerë që i ka dhënë dhe i jep Papandreu të drejtave të emigrantëve sidomos atyre shqiptarë. Nuk duhet lënë në harresë se, Papandreu ka qënë i pari lider në politikën greke që është shprehur dhe ka kërkuar në parlament të drejtën e votës për emigrantët për zgjedhjet vendore, si dhe të drejtën për tu zgjedhur. Në shilarsin mediatik dhe në trasenë e politikës së tij, ai ka hedhur idenë e marrjes së
nënshtetësisë së menjëhershme të fëmijëve që kanë lindur në Greqi dhe kur prindërit e tyre kanë mbi pesë vjet qëndrimi të rregullt në shtetin grek. Por në aspektin e politikës së tij të hapur, civilizuese , emencipuese, duke patur parasysh arsimimin e tij në Amerikë dhe jetën e tij civile në perëndim, duhet përmnedur debati i ashpër me partinë e djathtë të ultranacionalistit Karaxhaferi, i cili ka mbajtur qëndrimin më të ashpër ndaj emigrantëve (kryesisht emigrantëve shqiptarë), ku është shperhur (dhe shprehet) për deportimin e një numri të konsiderueshëm të tyre. Në këtë këndvështrim, dhe reputacionitaktual, Papandreu do të gëzojë për postin e kryetarit të Pasok-ut, mbështetjen e padiskutueshme të emigranmtëve me votën e tyre. Zgjedhja e tij do të jetë jo vetëm në interes të tyre (emigrantëve), por edhe të vet partisë, pasi ai gëzon një mbështetje të gjithamshme në politikën
globale, ku tashmë ka një eksperinëcë të mirë në drejtim të pasrtisë (në krahasim me kundërshtarët), njeh shkaqet e humbjes dhe dëshmon për një poltikë të ekuilibruar në mardhënie me fqinjët. Data 11 nëntor po afron. Lufta e kandiadatëve për kreun e Pasok-ut. po arrin në Zenith. Hamendjet për këtë post janë të shumta, por shanset premtojnë më shumë për Papandreun. Zgjedhja e tij do të jetë një fitore jo vetëm për emigrantët por edhe për vetë partinë më të madhe të opozitës, apo sic quhet partisë më të madhe në vend. Nëndori po troket në prag. Pasok-u është në këtë vjeshtë, në ethe gushti.
Komentoni
Artikuj te tjere
Andrea Stefani: Tani Kosova ja liri, ja vdekje!
Turpet tona
Pse nuk realizohet iniciativa për rivarrosjen e eshtrave të ministrit të mbrojtjes, Ahmet Krasniqit?
Albert Zholi: Apologjia e profesionit të vjetër
Halil Haxhosaj: Situata dhe intriga ne premieren e shfaqjes
Denimi me vdekje eshte miresi
Nuri Dragoj: “Dialog” me Nënë Terezën
Dorian Koçi: Integrimi evropian dhe regjistrimi i minoriteteve
Abdullah Prapashtica: Bojkoti i zgjedhjeve
Dorian Koçi: Kundërshtimet e Rusisë
Pierre-Pandeli Simsia: Cdo behet me ish maturantet?!
Besnik Prishtina: Censura, gazetaria e regjimit dhe zgjedhjet fiktive
Isuf B.Bajrami: Epiri dhe Përkatësia Etnike e Epirotëve
Pierre-Pandeli Simsia: Kur fëmijët nuk e njohin shqiponjën e flamurit
Laureta Mema: Vallja e mllefit…
Politika përballë afatit të 10 dhjetorit
Isuf B.Bajrami: ANDALLAJIA (Shkëmbimi)
Albert Zholi: Bota dhe ndarja ekonomike
Pse shoqëria po obsedohet materialisht?
Dorian Koçi: Patriotizmi i vakët shqiptar