E shtune, 21.12.2024, 03:37 PM (GMT)

Kulturë

“Nuk ka festival ne 100-vjetorin e lindjes se ish-diktatorit Hoxha”

E marte, 30.10.2007, 06:28 PM


Mund te rishikohet edhe qyteti organizator. Gjirokastra, zgjidhje politike e vitit 1968 me rastin e 60-vjetorit te lindjes se Enver Hoxhes

Nje urdher i ministrit te Turizmit dhe Kultures, Ylli Pango, per ta shtyre edhe nje vit me tej deri ne 2009-n daten e zhvillimit te Festivalit Folklorik te Gjirokastres, eshte pasuar me debate te zhvilluara ne media te ndryshme nga specialiste te fushes se trashegimise, por edhe nga politika. Nderkaq, vjen reagimi i institucionit me te larte administrues te Turizmit dhe Kultures, siç eshte MTKRS-ja, nepermjet nje letre qe dergohet per botim nga zyra e shtypit, ku sqarohen edhe arsyet e shtyrjes se zhvillimit te ketij festivali nga nje here ne 4 vjet ne nje here ne 5 vjet. Me tej po botojme te plote letren e derguar ne adresen tone nga MTKRS. Gjithashtu, sqarojme se titujt e ketij artikulli jane redaksionale.

Festivali e ka zanafillen ne Tirane ne vitin 1957, kur eshte zhvilluar me siglen “Festivali Kombetar i Kenges, Muzikes dhe Valles Popullore”, si nisme me vlere ne mbrojtje te vlerave te trashegimise kulturore. Te tilla festivale zhvillohen me qindra ne te gjithe globin, me te njejtin preokupim e qellim.
Pra, rruga e ketij festivali filloi si nje aktivitet i pandikuar nga politika e me qellime kulturore. Ne vitin 1968, ne pervjetorin e 60-te te lindjes se ish-diktatorit Hoxha, ky festival shperngulet ne Gjirokaster. Kjo sigurisht u be me qellim te qarte politik dhe eshte e kuptueshme sot se ne ate kohe çdo nisme e aktivitet kishin nje karakter te mirefillte politik. Se ç’kornize politike mund te perfaqesoje nje aktivitet i madh kombetar, i mbeshtetur totalisht nga shteti, ne vendin dhe pervjetoret e lindjes se ish-diktatorit, kete te gjithe e kuptojme qarte. Edhe statuti dhe ciklimi i ketij festivali (nje here ne pese vjet) u vune ne sherbim te karakterit politik. Zhvillimi i festivalit u be me pas perhere ne Gjirokaster, ne vitet 1973, 1978, 1983, 1988, perhere duke ndjekur edhe ciklimet e festimit te pervjetoreve te ish-diktatorit. Pas ndryshimeve politike te viteve ‘90, ishte e natyrshme qe Festivali i Gjirokastres te kthehej ne qender te diskutimeve e bisedave te personaliteteve te artit. Ne momentin kur arti u shkeput nga politika, nje tendence e tille u shpreh edhe ne nje Festival gjigant si ai i Gjirokastres. Nje problem i qarte qendronte ne kete diskutim: do te qendronte te zhvillohej ne Gjirokaster me te njejten logo, apo si Festival Kombetar ai mund te zhvillohej edhe ne qytete te tjera? Dhe duket se varianti i fundit fitoi.
Ne vitin 1995, mbas nje diskutimi te gjate 7-vjeçar dhe nje rishqyrtimi ne Statutin e tij, ish-ministri Laço vendosi qe “Festivali Kombetar i Kenges, Muzikes dhe Valles Popullore” te rikthehet duke u zhvilluar ne Berat, mbas nje konkurrimi te qyteteve pretendente. Ne vitin 1999, ish-ministri Rama e ndryshoi perseri Statutin, por vetem per ciklin e zhvillimit (nje here ne kater vjet), duke lene pa ndryshuar vendin e zhvillimit, qe mund te ishte pra edhe ne qytete te tjera (Neni 4).
Ne vitin 2003, ish-ministrja Arta Dade nderhyri perseri ne Statut dhe vendosi qe Festivali i ardhshem (qe datonte ne vitin 2008) te zhvillohej ne Gjirokaster. U rikthyen keshtu, me te njejten force, reminishenca politike te mirefillta, duke e implikuar edhe nje here kete festival me te tilla ndikime.
Pra, siç edhe mund te kuptohet, ndryshimet ne statut te ketij Festivali jane kryer nga ish-ministrat socialiste te Kultures sipas interesave politike te momentit. Si konkluzion, ne historine e ketij aktiviteti ka dy tendenca; njera qe kerkon ta shkepuse nga ndikime e reminishenca politike dhe tjetra tendence, qe kerkon me çdo kusht ta rifuse Festivalin e Gjirokastres ne hullite politike. MTKRS, duke zbatuar statutin e mirefillte te ketij evenimenti te rendesishem kulturor, ka vendosur qe mbajtja e tij te respektoje afatin 1 here ne 5 vjet. Detyre e qellim i MTKRS sot eshte largimi i ndikimit dhe nderhyrjes se politikes ne art e kulture. Nje qellim i tille shprehet edhe ne realizimin e Festivalit te Gjirokastres ne vitin 2009, duke vendosur qe nga njera ane ta zhvilloje kete Festival ne Gjirokaster, si nje qender e madhe kulture e traditash shqiptare dhe, nga ana tjeter, duke iu shmangur reminishencave te politikes e duke u pergatitur me mire artistikisht, teknikisht e financiarisht.
Persa i perket pretendimeve politike te opozites se me kete zhvendosje te aktivitetit lihet pas dore turizmi kulturor, ju kujtojme te nderuar zyrtare te se majtes se asnjehere si kete vit Gjirokastra nuk eshte kthyer ne qender te projekteve dhe interesit nderkombetar per vlerat qe ajo paraqet ne trashegimine dhe identitetin kulturor te vendit. Nismat e angazhimet e ministrit Pango per qytetin e Gjirokastres shprehen me akte konkrete veçanerisht si ai i restaurimit te Hanit te Zagorise, te shtepive me emer, si te Kadareve, Kokalareve, Angoneve, etj. Mbi 40 milione leke jane hedhur kete vit nga fondet e shtetit, pa permendur ketu ndihmen e posaçme te MTKRS-se ne ndjekje te procedurimit te pershpejtuar te fondeve te UNESCO-s, etj.
Por personazhe te ndryshme e subjekte politike te caktuara nuk mund t’u shpetojne ndikimeve politike te se kaluares dhe mbas çdo qellimi te mire e te kujdesshem te MTKRS-se gjuajne çdo rast qe u jepet qe interesat personale apo boten e tyre reminishente t’i shesin me veshje e çmim. Sipas logjikes se tyre, viti 2009 duhet te shpallet “Viti zero” i aktiviteteve artistike e kulturore, vetem e vetem sepse jane zgjedhjet politike. Vendimi i zhvillimit te Festivalit te Gjirokastres pikerisht ne vitin 2009, kur duhet te zhvillohen zgjedhjet politike, deshmon edhe me qarte se realizimi i aktiviteteve te tilla duhet te qendroje me çdo kusht larg politikes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora