Mendime
Denimi me vdekje eshte miresi
E diele, 28.10.2007, 07:54 PM
Nga Anonimi
Duke shfletuar gazeten ''Koha Jone'', shikoj si kryelajm nje foto te nje femije me titull ''I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari'' dhe ndjeva nje dhimbje te fort ne zemer! Engjelli i vogel ishte perdhunuar, masakruar...vrare!
Monstra e krimit meriton turturat me cnjerezore dhe ne fund ekzekutim. Shqiperia e ka hequr denimin me vdekje, me pretendimin t'i afrohet botes perendimore si dhe per te mbrojtur vrasesit. Ne shume shtete ne Amerike egziston denimi kapital dhe nuk egziston meshira per kriminelet. Ndersa ne Shqiperi, ai qe perdhunon e vret nje 10 vjecar, duhet te jetoje sepse ecet me llogjiken e ndyre, se gjoja krimit nuk i duhet pergjigjur me krim!!!
Te ekzekutosh kriminele, vampire te tille eshte hyjnore. Eshte kontribut madheshtor per shoqerine, eshte miresi. Prandaj ju ligjvenesit shqiptare, edhe pse leni per te deshiruar gjithmone, duhet ta denoni ashper krimin dhe ne djall vafte Evropa se (qofte larg), nese me ndodh mua nje fatkeqesi e tille jua perdhunoj ligjin dhe monstres ja marr jeten vete, por me pare ka perjetuar cnjerezorllekun me te perbindshem, pastaj ejani dhe me arrestoni mua!!!