Nga Kadri Mani
Mbrojtja e Priftit të zi, të cilin djalli përpara e ka përfshi, është një mënyrë barabar e poshtër sikur edhe vetë fjalimi i tij: paskësh qenë i “indinjuar”, “dhe ndoshta fjalori i perdorur nga ana ime ne ket rrethana nuk ka qene i perzgjedhur mire dhe me kujdes.”- në ato rrethana të çartjes sate, thuaj!
Edhe salla që ta dha fjalën dhe të dëgjonin, ishte poaq e poshtër: vetëm ata që reaguan nga proçkave tua e që dolën jashtë, mund të quhen intelektualë. Të ultë jabë edhe “besimtarlët” tu të pabesë, të pa fe e të paatdhe. Poaq të poshtër janë edhe ata që të mbajnë në strehim e që të japin bukë ty e besimtarët që të besojnë ty.
Si shpesh e ke përdor fjalën- “moral”- morali yt është pakca nën “moralin” çetnik që e masakruan popullin boshnjak e popullin shqiptar e kroat... gjatë luftës për ta krijuar Serbinë e Madhe në diktatin e Millosheviqit; po ti nën diktatin e kujt shprehësh për: qen, me bisha e me rrozga!?!
Dhe hajt t’i lëmë anash për një çast të gjitha, edhe vetëm shprehja jote: reagoi vetëm një plak, kush e pëfill një plak?- është poçkë e një personi të çartur, ngase mençuria është depo e pleqve, jo kurrë e të rinjëve, dhe këtë e ilustrojnë dy thënie shqiptare-maqenone: “I riu si veriu-mladost lludost”.
Kurse ti vetë në moshën 40-vjeçare kur profetëve ju vie “pejgamberllëku”, moshë e pjekurisë, si të erdhi ajo çartje njerëzore a shtazore!?!
Dhe zhvish petkun fetar e zhduku, futu i gjallë nën dhe. Dhe mos e pëmend me gjuhën tënde të përdalë emrin- “Amerikë”, dhe ekziston frika e bazuar se ti je terroristi potencial i Amerikës!?!
Edhe Qosja i pati quajtur pjesëtarët e LDK-së (80%) me prejardhje qenash e kudrash!!