Editorial
Dibran Demaku: Karrocat e mjerimit
E premte, 26.02.2010, 09:59 PM
KARROCAT E MJERIMIT
Nga Dibran Demaku
Kriza ekonomike globale me efektet e saj negative po ndikon edhe në Kosovë.Por,Kosova edhe para krizës ekonomike globale ishte në krizë të thellë ekonomike.E dalur nga lufta shkatërruese mezi po i shëronte plagët.Dhe ato plagë po i shëronte me ndihmën edhe të aleatëve të saj që e kishin ndihmuar në luftën çlirimtare dhe po e ndihmonin edhe pas luftës.Por,me paraqitjen e krizës ekonomike globale edhe ndihmat ekonomike nga aleatët filluan të pakësohen.Ekonomitë e zhvilluara europiane e më larg,me fillimin e krizës ekonomike globale sikur filluan të harrojnë Koeovën dhe hallet e saj.Dhe kështu kriza ekonomike globale në Kosovë erdhi me tërë ashpërsinë e saj.
Dihet se Kosovës të ardhurat më të mëdha ekonomike i vijnë nga mërgimtarët e saj nga anë të ndryshme të botës.Dhe me ato të ardhura në njëfarë mënyre ka mbijetuar deri më tash.Por,tashmë kriza ekonomike globale ka ndikuar edhe tek mërgimtarët në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.Kjo vërehet sidomos në dërgesat e tyre të parave drejt atdheut.Ato dërgesa thuajse janë përgjysmuar.Dhe me përgjysmimin e këtyre dërgesave varfëria në Kosovë ka filluar të shtohet në përmasa frikësuese.
Kjo varfëri ekstreme vërehet në çdo hap.Të papunë të shumtë enden të dëshpëruar rrugëve të qyteteve të ndryshme të Kosovës,duke shpresuar në një punë të çfarëdoshme për sigurimin e kafshatës së gojës.Lypsarë të shumtë të shpërndarë gjithandej Kosovës.Pensionistë të dëshpëruar që në vend të pensionit marrin një lëmoshë të vogël,tmerrësisht të vogël!Punëtorë me pagesa tmerrësisht të ulta me të cilat nuk mund të kalohet as gjysma e muajit!
Por,kategoria më e dhimbshme e shoqërisë kosovare,në këtë kohë krize,janë fëmijët.Fëmijët e moshës jomadhore.Ata të cilët për të siguruar kafshatën e gojës janë të detyruar të braktisin shkollën e mësimin e të bëjnë çfardo pune,që për trupin e tyre të brishtë,janë punë të rënda.
Për çdo ditë këta fëmijë do t`i ndeshësh nëpër rrugë e sheshe të qyteteve duke shitur cigare,shkrepsa e cikërrima të tjera.Disa të tjerë duke pritur me karroca dore afër tregut të gjelbërt athua do t`i thërras ndonjë zotëri për të ia bartur mallin e tij deri në shtëpi?! Karrocat e tyre të dorës nganjëherë janë aq të ngarkuara nga malli i zotërinjëve të tyre saqë muskujt e brishtë të tyre mezi e tërheqin atë peshë.Ndërkaq zotërinjëve të pasur as që u bën përshtypje lodhja e tyre,mundimi i tyre!...
Këtë krizë ekonomike në Kosovë nuk po e ndien vetëm kasta politike udhëheqëse.Ajo që nga ardhja në pushtet ka grumbulluar për vetën e vetë një pasuri marramendëse dhe kjo kastë as që e vërenë varfërinë ekstreme në Kosovë.Ata nuk i dëgjojnë kumbonat e alarmit që tashmë kanë rënë në Kosovë!Sepse pasuria e tepërt ua ka verbuar shikimin,ua ka shurdhëruar veshët!Ata nuk e dëgjojnë as zhurmën e karrocave të dorës që tërhiqen nga fëmijët rrugëve të qyteteve dhe para hundës së tyre!Kënga vajtuese e karrocave të mjerimit nuk arrinë në veshët e tyre!
Ndërkaq karrocat e mjerimit për çdo ditë shtohen e shtohen!E para atyre karrocave qëndrojnë fëmijët e varfër të Kosovës!
Karrocat e mjerimit të fëmijëve në Kosovë,ashtu si "Tullumbat e Lulit" të Migjenit,akuzojnë!Ata nuk kërkojnë mëshirë,por drejtësi!Por,konventat ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve sikur nuk njihen në Kosovë!E konventat ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve e ndalojnë punën e fëmijëve!Këtë të drejtë elementare mbase e di edhe kasta udhëheqëse në Kosovë!Mbase e di,por e heshtë!E heshtë sepse siç duket ndërgjegja e saj ka rënë në gjumë?!
Komentoni
Artikuj te tjere
Dukagjin Granea: Përpjekje të maskuara për shartimin e etno-identitetit shqiptar me atë “fetaro-islamik“
Valon Kurtishi: Fetarizimi i politikës në IRJM - rrezik për ekzistencën biologjike të shqiptarëve këtu
Jeton Kelmendi: Pse heshtin « Elefantët » për rastin Kurti
Valon Kurtishi: Debate dhe udhëzime në funksion të manipulimit publik
Dibran Demaku: Deputeti i popullit
Pirro Misha: Neo-otomanizmi dhe Shqipëria
Vladimir Bruçaj: Korrupsioni nje fenomen jo vetem politik
Halit Bogaj: Ëndrrat serbe për Kosovën
Idriz Zeqiraj: Kur mungon institucioni i përgjegjësisë
Skender Korça: Deri kur më?....
Dibran Demaku: Fëmijët në Kosovë punojnë për të siguruar kafshatën e gojës!
Ramiz Dërmaku: Deri kur, në gjuhën shqipe do të përdorën fjalë të huaja
Valon Kurtishi: Agresion ndaj identitetit shqiptar të Gostivarit
Engjëll Koliqi: Dikur ëndërr e jona që e paguanim me gjak, sot realitet që e njeh bota
Ramiz Dërmaku: Kur do të realizohet kërkesa e popullit për Bashkim Kombëtar?
Halit Bogaj: 2 vjetori i pavarësisë
Eshref Ymeri: Çfarë kërkon më Moska në Kosovë?!
Ramiz Bojaj: Dyvjetori i shtetësisë pa veriun
Valon Kurtishi: Jo falsifikimit të historisë kombëtare
Halit Bogaj: 5 shtetet europiane