| E merkure, 24.02.2010, 09:55 PM |
Të rrëzojmë tezën serbe të prof.Radovanoviq
Nga Besnik BARDHI
Edhe nje here po ju lajmerohem me
kerkesen qe te ndihmoni ne fushaten sensibilizuese me rastin e 20 vjetorit te helmimeve masive te rinise, femijeve
dhe foshnjeve ne Kosove, te shkaktuara nga okupatori serb i asaj kohe.
Me dt. 22.03.1990, ne Kosove, rastet e para te te helmuarve, filluan ne forme masovike te kerkojne ndihme mjekesore.
Nuk eshte qellimi vetem te shenohet ky
pervjetor por eshte interesi madhor te prezantojme faktet e bollshme qe
disponojme ne favor te se vertetes, se ne Kosove me te vertete ndodhen helmime.
Duhet me çdo kushte te hudhet poshte
pamfleti politik, ne trajte te punimit shkencor i prof.Radovanoviq, i cili keto
ngjarje tragjike ne Kosove, te shkaktuara nga qeveria e tij krimnale e quan:
HISTERI KOLEKTIVE !!!. Kete " punim shkencor " arriti te plasoj ne shume revista shkencore nderkombetare si ne European Journal of Epidemiology ...
Kjo teori genjeshtare dhe jo shkencore,
ate kohe e plasuar nga prof.Ljubomir Eriq, u
hudhe poshte me forcen e argumenteve ne simposiumin e Zagrebit.
Foshnjet parashkollore shqiptare te helmuara arriten te rrezojne tezen e INDUKSIONIT PSIKIK KOLEKTIV te prof.Eriq.
Heshtja jone, sidomos e lidershipit dhe
mediave shqiptare padyshim qe eshte e pa justifikuar. Ne shqiptaret
disponojme me te gjitha argumentet e duhura si video xhirime, raporte shkencore laboratorike,
rezultatet nga simposiumi i Zagrebit, raportet e te eksperteve nga jashte...
gjersa ne anen tjeter pala serbe vazhdimisht lanson te pa verteta te
kulluara, pa asnje argument shkencor si rasti i organeve te transplantuara ne
Shqiperi etj. dhe atyre ju beson nje pjese e botes me ne krye Carla del Ponte.
Te ne eshte problemi i mungeses se
vullnetit, kurajos,angazhimit dhe çasjes me serioze ndaj nje problemi me
interesa madhore nacionale. Qeveria serbe kreu aktin kriminal te helmimeve qe
ishin si uvertyre e asaj çka pasoj me vone ne vitet 1998/99 dhe tallet me
viktimat, afer 7500 te helmuar.duke i quajtur
"aktore te Kanes".
Mos t'a anashkalojme nje pjese
shume te dhembshme te historise tragjike nacionale per hire te brezave qe
vijne.
Apeloj dhe pres nje angazhim dhe
bashkpunim me te madh nga ana e Juaj. Jam ne dispozicionin tuaj per kete
çeshtje.