Editorial
Ramiz Dërmaku: Deri kur, në gjuhën shqipe do të përdorën fjalë të huaja
E premte, 19.02.2010, 09:57 PM
DERI KUR, NË GJUHËN SHQIPE DO TË PËRDOREN FJALË TË HUAJA
Nga Ramiz DËRMAKU
Kjo sëmundje në Kosovë ( por edhe më tepër në diasporë) ka përfshirë mediat e shkruara, elektronike, radion, televizionin, faqet e disa gazetave të përditshme, letërsinë e botuar, këngët e kompozuara viteve të fundit, udhëheqësit e emisioneve por çka është më keq edhe RTK-në.
Disa fjalë të Gjuhës Shqipe ngadalë po zavendësohen me fjalë të huaja. Në Kosovë nëse lëshon radion apo televizionet private për ti dëgjuar lajmet nuk është për tu habitur se spikerët gjatë emitimit të lajmeve përdorin shumë fjalë të huaja, çka është më tragjike një gjë e tillë ndodhë edhe në televizionin publikë pra në RTK-në. Gjatë leximit të disa gazetave ditore , që në rreshtat e parë has në fjalë të huaja. Në një fjali të zgjëruar mund ti hasim 2-3 fjalë të huaja. Autorët, redaktorët e gazetave,dhe televizionit, radiove private, por ndodhe shpeshë që edhe redaktorët të përdorin shumë fjalë të huaja. Përdorimi i tyre bëhet edhe në ato momente kur nuk është i nevojshëm, kjo dukuri është bërë një shprehi e tyre , të cilat kërkohet kohë për ti evituar-larguar nga përdorimi. Gjatë komunikimit me njerëz, por edhe tek disa intelektual në Kosovë, kishin hyrë në ´´ modë´´ shumë fjalë të huaja të cilat disa po i përdornin gjëja për të shitur kulturë…, Herë pasë here në disa gazeta ditore, prof. Dr. të Gjuhës Shqipe i kanë kritikuar këto dukuri negative dhe ua kanë tërhequr vëmendjen institucioneve përkatëse apo edhe individëve, por ata bëhen si të shurdhër . Kohëve të fundit përdorimi i fjalëve të huaja gjithënji po rritet. `` Sipas disave, sa më shumë të përdorësh fjalë të huaja, d.m.th, je më i kulturuar´´ !. Kjo sëmundje në Kosovë , ( por edhe diasporë) ka përfshirë mediat e shkruara, elektronike, radion, televizionin, faqet e ca gazetave ditore, aty këtu edhe letërsinë e botuar, këngët e kompozuara viteve të fundit, udhëheqësit e emisioneve, por çka është tragjike edhe RTK-në. Një fenomen i tillë i cili po përhapet me shpejtësi marramendëse po ndodhë nga shkaku ´´ gjëja prezenca e ndërkombëtarëve- të huajve në Kosovën e pas luftës´´. Kjo dukuri negative që po zhvillohet në Kosovë,është pjellë e pakujdesisë sonë dhe mungesës së profesionalizmit në fushën e gjuhës shqipe. Është tragjike kur disa njerëz të arsimuar …, edhe me tituj, lejojnë vetes të përdorin fjlaë të huaja, si gjatë bisedës me shokë , por edhe para opinionit të gjërë ! Mendoj se në asnjë vend të Botës në radio, shtyp e aq më tepër në televizion nuk mund ta hasim një dukuri të tillë. Duke folur, shkruar dhe shqiptuar mirë dhe drejtë fjalët e gjuhës shqipe, ne ruajmë kulturën, ruajmë dinjitetin e gjuhës së kombit tonë . Të gjitha mediat; ( radiot, televizioni, shtypi), e institucionet i kanë redaktorët e tyre që paguhen për të bërë luftë dhe evituar dukurit negative dhe për ta marrë në mbrojtje gjuhën kombëtare. Një sëmundje te tillë e hasim gjatë zgjedhjeve kur disa që po e quajn veten ´´lider´´ . Gjatë bisedave, apo intervistave që u apin televizinit, ata e bënë edhe më të kapshme ´´sëmundjen´´ nga qytetarët dhe shikuesit. Detyrë imediate e udhëheqësit të emisionit në televizion është që mos të ftojë njerëz të pa përgatitur në studio. Ka ardhë koha që në RTK-ës si televizion shtetëror të angazhohen njerëz të profesionit, koka të afta intelektuale, gazetarë të dëshmuar me punë, e jo aty të defilojnë lloj llojë gazetarë, të cilët sipas ambicieve partiake, familjariste etj, kanë zënë vende. Kërkohet që sam ë parë në televizionin e Kosovës- rtk-ës, të punojnë gazetarë që kanë aftësi dhe prirje organizative, për kryerjen e detyrave që kërkon televizioni shtetëror. Gazetari në televizion nuk guxon dhe nuk duhet të lejojë që gjatë emisionit të drejtëpërdrejt të anojë hapur nga ndonji parti apo subjekt olitik, sepse një dukuri e tillë, s´pari e dëmton personin i cili e udhëheq emisionin , dhe dy, e dëmton institucionin, pra krijon neveri tek teleshikuesit apo adhuruesit e partisë tjetër.
Në fundë, të gjithë shqiptarëve; URIME PAVARËSIA
Punuar me të 17.02.2010
Weingarten-GJermani
Komentoni
Artikuj te tjere
Valon Kurtishi: Agresion ndaj identitetit shqiptar të Gostivarit
Engjëll Koliqi: Dikur ëndërr e jona që e paguanim me gjak, sot realitet që e njeh bota
Ramiz Dërmaku: Kur do të realizohet kërkesa e popullit për Bashkim Kombëtar?
Halit Bogaj: 2 vjetori i pavarësisë
Eshref Ymeri: Çfarë kërkon më Moska në Kosovë?!
Ramiz Bojaj: Dyvjetori i shtetësisë pa veriun
Valon Kurtishi: Jo falsifikimit të historisë kombëtare
Halit Bogaj: 5 shtetet europiane
Alma Papamihali: Gëzuar ditën e të dashuruarve!
Gani Qarri: Nën përcjelljen e hijes së vdekjeve, të cilave edhe pas kaq vitesh, ne s'iu bëm dot as Varr për Nder
Frank Shkreli: Ndërgjegjeja kombëtare në gjumë
Dorian Koçi: Dilemat e regjistrimit të popullsisë
Neki Lulaj: Policët e UNMIK-ut në liri e Albin Kurti para gjyqit
Vladimir Bruçaj: Duhet ndaluar Irani sot, qe neser mos te kemi Iran te tjere
Ramiz Dërmaku: Bajraktarizmi pengon zhvillimin e Kosovës
Albert Vataj: Kushtrimi i eshtrave dhe ndërmendja jonë letargjike
Teuta Kamberi-Llalla: Fëmijët shqiptar instrument për të jetësuar projektet e Beogradit
Valon Kurtishi: Shqiptarët jo mes perëndimit dhe lindjes por në zemër të perëndimit
Ramiz Dërmaku: Kush po e pengon ndërtimin e shtetësisë së Kosovës?
Sulejman Abazi (Neshaj): Mbi separatizmin politik shqiptar