Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Selim Hasanaj

| E hene, 15.02.2010, 09:10 PM |


MALLË MERGIMI
 
Kam mallë për ato vite
që iken sikur mos të kishin ardhur.
Kam etje per ujin e kronit
që buron nga zemra e gurit.
 
Kam mallë per të kaluaren
fëmijërinë plot halle e varfëri.
Kam nostalgji per kurajon
se si të keqen e mundnim me dashuri.
 
PSE
 
Pse lindi njeriu?!
Per ta ndertua boten?
Apo, 
per ta shkatrrue ate!
 
Pse planetit i duhej
krijesa njeri?
Ta shkatrrojë atë pamëshirshem
per nvojat e c`mendurisë së ti.
 
VAJTJE ARDHJE
 
 Vijm e ikum
sikur mos të kishim qenë fare.
Vijmë në jetë 
plot piskama nga një derë
Sillemi e pshtillemi në shpejtësi
dhe ikum prap nga një dritare.
 
LUTJE NJERIUT
 
O Njeri , pash at ZOT
që të fali jeten,
Mësoje kuptimin e saj
mësoje të drejten, të vertetën.
 
Mos u sill o i mjerë
me fodullak, avanturier
Dymijë vite zhvillim dhe kulturë
pse kthehesh mbrapa i bënë katrahurë?
 
Kuptoje jeten, kuptimin e saj,
pse sillesh në jetë si injoranti në bibliotekë.
Shetit me duer në xhepa
shiqon raftet e librave, por asnjë me dorë se prek?!
 
Selim M. Hasanaj
Sarpsborg: 14.02.2010

_____

CCKA DUA DHE CKA NUK DUA
 
Dua DIELLIN si shpirt
se jep jetë dhe dritë.
Urrej syrin e zi të ferrit
hanen hyjneshen e territ.
 
Dua Krujen legjendare
Kështjellen e Gjergjit, Krenarisë Kombtare.
Urrej faltoret per rreth Kështjelles
Mbeturina pesë shekuj sketerresh.
 
Dua dhe Mirditen, Shkupin pastaj
rrënjët e NANËMADHES, vendlindjen e Saj.
Urrej vendin perkuljesh bastion
në zemer të Dardanisë, në Gazimestan.
 
 
Dua Cerrcen dhe kullat e gurit
këtë fshat Legjendar Vendlindjen e BURRIT
Urrej ngjyren zi sinonim i territ
armiqet e vlerave , perkrahsit e tmerrit.
 
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg: 15.02.2010