Mendime
Urim Gjata: Demokracia po vihet ne prove
E shtune, 13.02.2010, 05:08 PM
Katini yne......
Nga Bledi Kasmi
.....Eshte Mali me Gropa.
Per gjysem shekulli diktature ai vend u be simbol i ferrit,ku qindra e qindra kundershtare te regjimit dergoheshin te hipur ne kamione per tu ekzekutuar me nje plumb mbas koke.
Ne cdo cep toke te ketij pylli qe gjendet 15 kilometra larg nga Tirana,mund te gjesh eshtra te njerezve te ekzekutuar.
Nuk u gjenden vetem te djelen.Edhe ne disa vite me pare lopatat dhe kazmat e kerkuesve kane prekur ne eshtra prej nga jane zbuluar te tjera varre masive.
ai eshte vendi ku djalli rrefehej,merrte fuqi nga gjaku i njerezve te pa fajshem dhe mundohej te largonte sadopak friken qe e kishte kapluar nga armiqte e kudogjendur imagjinare qe kerkonin t'i merrnin pushtetin.
I trembej edhe te vdekurve,pasi i vriste ne malin me gropa me nje plumb mbas koke.Kishte frike nga shpirterat e tyre,ndaj i dergonte shume larg shtepise se tij ndersa te afermve nuk u tregonte kurre se ku preheshin trupat e njerezve te tyre.
Ne memorjen e qytetareve te Tiranes,Mali me Gropa ishte dhe mbetet simboli i vendit ku pergjate 40 viteve vritej disidenca,shpirti rebel i antikomunisteve,qe nuk i neneshtronin as gjyqet farse te Aranit Celave e Fehim Abdive,as torturat e hetuesise,as prangat e burgurt dhe as plumbi pas koke i toges se pushkatimit.Pasi i vriste diktatori urdheronte instalimin e nje reparti te perhershem te ministrise se brendeshme,pasi nuk ndihej i sigurte.
Edhe pasi i kishte groposur armiqte e tij te lidhur me tela me gjemba nuk ishte i qete,e mundonte karakteri dhe epersia e armiqve, qe dhe ashtu te vrare ishin shume here me superior se ai qe gjallonte.Kishte frike se mund ti ngiheshin pas vdekjes nga varri dhe t'a rrezonin nga pushteti,ndaj kishte urdheruar sherbimin ushtarak ne ate zone me automatik ne dore pergjate 24 oreve.
Ka vite qe familjaret,te cilet kerkojne njerzit e tyre te humbur gjate kohes se diktatures e kane shendrruar ate zone ne nje lloj pelegrinazhi te heshtur.
Edhe sikur te mos e kene atje trupin e te afermit te tyre, ata besojne se ai vend i mallkuar eshte vendi ku mund te gjendet ndonje cope nga kujtimi i te dashurve te tyre,te bejne nje lutje apo te hedhin nje tufe me lule per ti kujtuar.
Zbulimi i Katinit tone ,i njgjashem me masakren e Stalinit ne Poloni, nuk ka se si te mos hapi debatin per ligjin e lustracionit dhe tani pas 20 vjeteve,per kete njolle te zeze te historise qe kerkon shpagim nga drejtesia.
Zbulojme emra te qendreses ndaj regjimit dhe kujtohemi se nuk duhet te arrojme,se ende ju jemi borclinj atyre.
Nderimi duhet te jete te pakten per ata qe kane dhene shume per kohen dhe se si u perballen me te keqen,por si nderim duhet te kene te pakten nje varr.
Rasti i Kosoves me zbulimin e varrit masiv te Recakut e kthelloi dhe e zgjoi perendimin,duke e ndergjegjesuar per gjenocidin qe u krye ndaj asaj popullate te pa fajshme.Ishte ai zbullim i atij varri masiv qe vuri ne levizje makinerine ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Natos per te reaguar ndaj pushtuesit.
Zbulimi i varrit masiv te Katinit ka zgjuar kujtesen e shoqerise duke e kethyer ate 20 vjet mbrapa,ne dite kur vriteshin te rinj pse tentonin te kaperxenin murin e ambasadave.
Kur ne kufi vriteshin e percudnoeshin kufomat duke u terequr zvarre neper qytete te lidhur me tela me gjemba.
Kur poetet denoeshin me varje ne litar nga njeres qe sot ose jane dekoruar per krimet e tyre duke qene ne krye te kushtetues,ose pinjollet e tyre jane katapultuar per te marre trashegimine e partise qe prodhoj regjimin e varreve masive.
Mjafton te shohesh sot ne mediat apo ne forumet ne internet ku bashkbiseduesit flasin me shume per Fehmi Abdiun dhe te birin e te atit,Edi Ramen,se sa per diktatorin.Duke mos bere me perceptim te gabuar,por se fryma e diktatorit dhe imazhi i atij sistemi misheroet sot ne dy institucione te rendesishme,ku i pari eshte ne gjykaten kushtetuese dhe i dyti ne krye te PSse.
Se bashku si nje binom prefekt i bejne bllokade ndarjes nga bota e krimeve te diktatures prej nga vijne.
Abdiu kur denoi poetin Nela ishte nje gjykates i thjeshte i diktatures,ndersa tani mbas 20 vjetesh eshte shperblyer ne hierarkine me te larte te gjyqesorit.
Ai nuk mund te denoje me me varje ne litar nje poet disident,por shume me teper,nje sistem te tere.
Rama u perzu 20 vjet me pare nga levizja e dhjetorit duke u gjykuar perlidhjet e tij te aferta me regjimin,aq me teper qe i jati ne ato dite nuk kishte mbushur vitin qe kishte firmosur per varjen ne litar te poetit disident.
Ky njeri i perzene 20 vjet me pare nga levizja e dhjetorit po kerkon tani te sfidoje sistemin duke perseritur thirrjet e eterve te tij shpirterore per marrje te pushtetit me dhune dhe mos njohje te votes se lire.
___________
Demokracia po vihet ne prove
Pritmeria me e madhe e xhelateve te diktatures per nje reabilitim te mundshem moral te tyre ne shoqeri eshte tek ngritja e HARRESES si institucion, i cili mund te ngrihet edhe keshtu ne heshtje ku per Malin me Gropa dhe historine e tij nuk duhet shkruar kurre ne asnje tekst shkollor se ai ka qene vendi ku ekzekutoeshin antikomunistet,te cilet me pas futeshin ne varre masive.
Persa kohe ne kete vend ndarja me diktaturen mbetet ne ceshtjen e vullnetit te gjyqetareve te genocidit komunist,shoqatat e ish-te perndjekurve politike ne konsulte me avokate vendas dhe te huaj duhet tju drejtoen gjykatave nderkombetare per krime ndaj njerezimit,duke paditur ne to emra konkrete.
Nese nuk behet fjale per denime penale,askush nuk mund te thote se standartet e Europes nuk lejojne nje gjyq moral ndaj kesaj kaste,qe po kerkon ti imponohet shoqerise duke e kethyer tek historia e varreve masive te Malit me Gropa.
Urim Gjata
Komentoni
Artikuj te tjere
Abas Fejzullahi: Çfarë na dhuruan nxënësit e çfarë duhanxhinjtë!?
Ilir Taraj: Qëndro o njeri!
Faik Krasniqi: Veprimi i z.Hoxha duhet te jete shembull per intelektualet tane
INEPRA: Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
Fran Buzhala: Përkujtimet - supermarketet - kërkesat sociale
Alban Dega: Urtësia e engjëjve dhe drita e shqiptarëve
Adnan Abrashi: Një popull është i madh, kur jep njerëz të mëdhenjë!
Arben Gjinaj: Dikush ka dhënë shumë për Kosovën dhe s'ka marrë asgjë!
Shaban Peraj: Fronti për Shqipërinë
Pilo Zyba: Pse po rritet çmimi i naftës?
Selim Hasanaj: A janë të gjitha këngët epike historike epos shqiptar!?
Selim Hasanaj: Kënaqësi dhe krenari të jesh shqiptar kur diplomati i shtetit tënd është patriot
Tërnoci Press: Kriza allashqiptarce...
Gëzim Mekuli: Të shkruarit e fjalimeve politike
Faik Krasniqi: Politika e shqiptareve ne Maqedoni ne qorrsokak
Ramiz Dërmaku: Kush di të falenderojë dhe të kërkojë falje, di të jetojë dhe dashurojë
Eshref Ymeri: Ka shumë të drejtë zoti ambasador
Nard Ndoka: Pse të kemi frikë nga regjistrimi i fesë dhe etnisë!
Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “Kalaja” reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Shkupit
Kalosh Çeliku: Mos u tremb?ni nuk do t'ju l?m? t'u han? sorrat