E enjte, 14.11.2024, 06:46 AM (GMT)

Mendime

Alban Dega: Urtësia e engjëjve dhe drita e shqiptarëve

E marte, 09.02.2010, 09:55 PM


Urtësia e engjëjve dhe drita e shqiptarëve

Nga Alban Dega, Nju Jork

“Pasha bukën", "Betohem per Atdhe", "Per Flamur" ose "Pasha Flamurin", "Per Baba Tomorrin", "Pasha Tyrben e Shkelzenit", jane betimet me te fundit te çdo shqiptari. Edhe ne çastet me te veshtira, ne zoret e gazepet me te medha shqiptari pa dallim feje, krahine ideje u drejtohet po objekteve krejt konkrete si "O Tyrbja e Shkelzenit", "O Kisha Shen Ndout", "O Baba Gramozi", O Dervishi i Luzhes", "O Shenjtorja e Vermoshit", "Oj Zana e Malit", "O Ora e Vlores"! Shqiptaret i krijuan Zotat nga vetvetja. Pikerisht keto vende te shenjta konkrete, pikerisht keta persona konkrete, pikerisht keto objekte konkrete e nganjehere edhe mistike, te zakonshme dhe hyjnore njekohesisht, perbejne ashtin e formimit shpirteror dhe besimit te nje populli e deshmojne se feja e pare e shqiptarit ka qene paganizmi. Te gjithe keto objekte jane konkrete, te prekshme te dukshme e pa perjashtim krejt shqiptare.

Edhe pas mijera vjetesh ato jane ruajtur e u kane mbijetuar koherave dhe dyndjeve te feve e besimeve te ndryshme ne shumicen e rasteve abstrakte e te imponuara nga pushtues te ndryshem. Konkretisht, si Jezu Krishti ashtu edhe Muhameti si shenjtet apo pejgameret kryesore, si te paret e dy feve kryesore e me me peshe ne Boten e sotme po ashtu kane qene persona konkrete, me histori konkrete, me kontribute konkrete per popujt e tyre. Njeri ishte bamires qe shkoi deri ne Kryqezim-Jezu Krishti ne vitin 0 qe ndau dy epoka te medha historike Para dhe Pas Jezu Krishtit. Po te kishte jetuar ne ate kohe Nena e Perboteshme shqiptare Tereza, Gonxhe Bojaxhiu dhe jo Jezu Krishti do te ishte bere simboli ndares dhe bashkues njekohesisht i ketyre epokave, sic eshte bere sot simbol i bamiresise boterore ne sherbim te njeriut. Pejgameri Muhameti perpara se te ishte pejgamer, njeri i shenjte, profet apo hazreti-shenjtori i myslimanizmit ishte nje prijes ushatarak qe i sherbeu dhe u sakrifikua per popullin e vet, ate arab...

As Jezu Krishti e as Muhameti, ne kohen e vet nuk bene per popujt e tyre as me shume e as me pak se çfare beri Gjergj Kastrioti, Skenderbeu per popullin shqiptar. Jo vetem per popullin shqiptar, por edhe per kristianizmin dhe qyteterimin perendimor qe e mbrojti nga hordhite dhe Sulltanati (Perandoria ) turk. Haraçet dhe shpata turke dhe Allahu i imponuar Le te shikojme harten e Shqiperise dhe te Kosoves, te Malit te Zi dhe te trevave ku banojne shqiptaret sot ne Ballkan. Çfare vihet re! Sa me shpejt ka shkele kemba e turkut, sa me shpejt eshte pushtuar nje treve shqiptare, aq me shpejt fillon perhapja e fese myslimane. Perhapja e saj behet shkalle-shkalle ne nje hap me kerbaçin dhe kulaçin e pushtuesit otoman, paralel me shpaten dhe haracet (taksat), me ofiqet dhe rekrutimin e sherbetorve te vet. Pse Mirdita ne pjesen malore te saj, Malesia e Madhe, Malesia e Lezhes, Lekbibaj e krejt Nikaj Merturi, Rragami i Shales, Kalaja e Dodes, Tuzi me rrethinat e tij, disa fshatra te thella te Gjakoves, Klines etjk mbeten katolike? Nga pamundesia e pushtuesit turk per te shtrire kerbaçin dhe kulaçin e tij.

Eshte krejt e qarte si ne pellembe te dores se myslimanizmi ne Shqiperi ishte nje sjellje e imponuar dhe pasoje e pushtimit turk. Mbajme mend ne vegjeline tone jo vetem une, por edhe shume mylsimane te tjere shqiptare se si gjysherit tane i drejtoheshin njeri tjetrit me shprehjet ose lutjet "ne kofsh turk" apo " ne qofsh turki". Pra feja u orvat te impononte edhe kombesine turke. Pa sukses, por u orvat ama. Ne kofsh turk!? Mbaj mend kur ishja femije, gjyshen time por edhe shume plaka te fshatit qe perdornin si be te fundit "ne kofsh turk" kur kerkonin dicka me rendesi nga burrat e tyre. "Ne kofsh turk!" Kishim mbi 50 vjet qe kishim fituar me lirine e pavaresine prej turkut dhe beja e fundit kishte mbetur "ne kofsh turk!" O Zot i madh!

Nuk kishin mjaftuar 500 vjet roberi e skllaveri nga turku dhe edhe mbas 50 vjetesh e me shume kishim mbetur skllever shpirterore e mendore te tyre. Pushtuesi na kishte ndryshuar jo vetem fene tone te hershme kristiane apo katolike. Zaptuesi na kishte ndryshuar edhe emrat tane autoktone iliro- shqiptar ne emra turko-arabe! Roberuesi na kishte ndryshuar edhe shpirtin, trurin edhe mendesine tone iliro-shqiptare e na kishte futur genin e skllaverise e nenshtrimit ndaj tij. "Ne kofsh turk!" vazhdonte te na roberonte edhe 50 vjet mbas fundit te roberise 500 vjecare si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, ne Maqedoni, Mal te Zi, Çameri. Vazhdon te na mbaje edhe sot gati pas 100 vjetesh me fene e imponuar me shpate e me taksa, me ofiqe e per nje dyfek, me emra e me mendesine konservatore nga me te prapambeturat e fanatiket ne kohen e sotme.

Çfarë dhamë e çfarë morëm

I dhame me hir e me shume me pahir asaj perandorie pa ane me mijera e mijera ushtare e jenicere ne lulen e rinise e morem prej tyre qefine e gjak! I dhame qindra vezire e pashallare e morem skllaveri e nenshtrim! I dhame sundimtare e mbreter deri ne Egjiptin e lashte e Liban e morem roberi e zaptim! I dhame shkrimtare e mendimtare si askush tjeter nen hyqmin e saj e morem injorance e padije! I dhame babain e Encikolpedise e Fjalorit te gjuhes turke vete edhe sot nuk kemi nje enciklopedi te mirefillte mbarekombetare! I dhame edhe reformatoret me te medhenj te politikes se saj, vet Babain e Turqise e turqve, Ataturkun, e vete akoma vazhdojme te perdorim emrat e tyre te pareformuar e pa kutpim. I dhame qyteterim e culture. Çfare dhame e Çfare morem!? Morem skllaveri e roberi, taksa e harace pa fund. Morem nje fe arkaike e fanatike! Morem pranga e deri edhe emrat e tyre qe nuk kane asnje lidhje as me gjuhen as me shpirtin tone qe gjithnje i ka syte nga Perendimi, pra ne rrugen e Diellit! Morem erresire e padije, prapambetje e varferi.... Morem krejt te fundit pavaresine lirine e munguar e sakatuar nga Perandoria qe aq shume i dhame, por qe shume me teper na mori!

A ka me shume se liria e pavaresia!? Kulti i jetes- Tungjatjeta ! Eshte merite e qyteterimit iliro- shqiptar qe shqiptarizmi mbijetoi.Jemi populli e kombi i vetem ne Ballkan qe kurre nuk kemi sulmuar as pushtuar te tjeret! Pse ? Sepse Zoti ne qiell dhe Nena Natyre ne toke ishte treguar mjaft bujare me Ilirine e hershme e Shqiperine e mevonshme. Nje klime e persosur dhe teper e shendetshme me kater stine te dalllueshme mire nga njeri tjera, pasuri mbi e nentokesore te bollshme... As iliret e as shqiptaret nuk kishin nevoje per pasuri e toka te te tjereve. Kishin malet e larte dhe detin ne cdo ane, lumenje sa te duash e liqene ne cdo skaj,... kishin gjithcka duhej e nevojitej per nje jete normale pa pase nevoje per t'ua rrembyer te tjereve, Pse? Nje popull me bukuri natyrore te trupit e mendjes nuk kishte nevoje per te marre me force e me luftra nga te tjeret ate qe e kishte me bollek vet. Shenje qyteterimi e kulture te lashte, Jemi populli dhe kombi i vetem ne Bote qe pershendesim "Tungjatjeta!". Jeta tek iliret e tek shqiptaret ishte jo thjesht nje vlere themelore.

Ishte shume me teper. Ishte nje kult, aq kult sa si asnje popull tjeter ka si pershendetje te pare e te fundit "Tungjatjeta" si kur takohet edhe kur ndahet nga tjetri, qofte i njohur, qofte iu panjohur, qofte mik qofte armik! Tungjatjeta! Aq kult eshte jeta tek ne shqiptaret sa jemi kombi e populli me numrin me ulet te vetvrasjeve ne Bote! Ishte kjo dashuri e respekt per jeten qe e radhit popullin tone ne mes te popujve e kombeve me te qyteteruar te Botes.... Jemi populli e kombi qe mbijetuam sulmet e pushtimet greke e romake, bizantine e sllave, naziste e komuniste... Pse!? Sepse ishim po aq ne mos me te qyteteruar, po aq ne mos me te kulturuar, po aq ne mos me te perparuar se ata... Ndryshe sot do te flisnim greqisht apo italisht, sic flet spanjisht sot krejt Amerika Latine, e jo shqip! Lindin e vdesin shqip Ishte nje kontinent i tere Amerika e Jugut dhe nje pjese e madhe e asaj te Veriut, por sot nga Patagonia e deri ne Rio Grande flasin spanjisht ose portugalisht... Pse!?

Sepse qyteterimi evropian spanjoll apo portugez qe me i parparuar se ai Inkas, Aztek, Qechua, Guru... Si i tille i absorboi, i thithi, i aneksoi, i asimiloi! Megjithese e coptuar e sakatuar nder kater shtete, shqiptaret flasin, shkruajne, mendojne, jetojne Kendojne, lindin e vdesin shqip edhe ne trojet e veta por edhe ne diaspore, edhe ne rrethinat e Athines, edhe ne zemer te Beogradit, edhe ne jugun e Italise apo stepat e Patagonise, edhe ne çdo cep te Botes! Jo vetem nuk sulmuam. por si askush tjeter mbrojtem qyteterimin e kulturen e popujve e kombeve te tjere. Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut qe mbrojti qyteterimin evropian nga perandoria osmano-turke. Eshte merite e po ketij qyteterimi te perparuar qe asnjehere midis shqiptareve nuk ka pasur dhe nuk ka as sot luftera e as kacafytje per aresye fetare... Edhe perpjekjet e disa fanatikeve myslimane te frymezuar nga fundamentalizmi islamik konservator per te futur spica e ndeshje nderfetare kane deshtuar dhe do te deshtojne. Pse?

Sepse ara shqiptare nuk eshte e pershtatshme, nuk i pranon farat perçarese te fanatizamit dhe fundamentalizmit islamik apo te asnje feje tjeter... Urtesia e engjejve dhe drita e shqiptareve. Pse!? Sepse shqiptaret e besojne dhe nderojne Jezu Krishtin si nje bamires dhe sakrifikues edhe i jetes se tij per te miren e njerezimit... Sepse shqiptaret e respektojne dhe besojne Muhametin si prijesin e nje populli e nje kombi tjeter per lirine e pavaresine e tij... Pse? Sepse shqiptaret e respektojne dhe si askush tjeter mbrojten si vetveten çifutet e perndjekur e sakatuar nga bisha naziste dhe holokausti hitlerian, sepse shqiptaret si popull nuk kane qene dhe nuk jane defiçitare ne keto fusha...

Ata e kane super-Jezu Krishtin e kane super-Muhametin e vet... Emri i tij eshte Gjergj- Kastrioti - Skenderbeu, qe kur u vu ne pikepyetje liria e vendit dhe popullit te vet nuk hezitoi per asnje çast, por braktisi gradat e ofiqet, rehatine e salltanetet e oborrit otoman, braktisi fene dhe idene e pushtuesit te tij dhe u kthye ne fene e te pareve per te mbrojtur token e e lirine e te pareve, Arberine. Siç u be me dhune e rrembim, me zor e me imponim nga pushtuesi dhe armiku i popullit dhe atdheut te vet, sic u be nga katolik Gjergj Kastriot ne myslimanin Skenderbeu, ne rastin e pare qe krijoi me deshiren dhe mprehtesine e vet ai nuk hezitoi te behej me vullnetin e zgjedhjen e vet te lire nga myslimani Skenderbeu ne Gjergj Kastrioti katolik. Per 25 vjet me radhe ia vuri kufirin te thana pushtuesit turk duke i kushtuar edhe jeten liderit suprem te Perandorise turke Sulltan Muratit.

Në thelbin e shpirtit shqiptar qëndron shqiptarizmi

A mund te luftonte myslimani Skenderbeu kunder katolikut Gjergj Kastrioti!? A mund te luftonte katoliku Gjergj Kastrioti kunder myslimanit Skenderbeu!? A mund te luftoje njeriu kunder vetvetes!? Kurren e kurres. Aq me pak mund te luftoje shqiptari kunder vetvetes per aresye feje! Ja pse nuk ka lufte fetare ne Shqiperi e trevat shqiptare. Ndaj jo rastesisht kryerilindasi shqiptar Naim Frasheri, nje bektashi 24 karatesh ne zemer te Turqise otomane e fillon me keto vargje nje nga kryeveprat e tij "Histori e Skenderbut": Kendo engjell urtesine/ edhe gjithe miresite/ Skenderbene e trimerine/ qe i dha Shqiperise drite. Urtesia, engjejt, trimeria e kryeheroit shqiptar shkrihen ne nje me driten qe i japin keto virtyte e vlera universale Shqiperise e shqiptareve si komb. Sipas kesaj filozofie, populli shqiptar do te kete driten si fanar i pashuar per jete e mot. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria! Pse!? Ne genin shqiptar, ne thelbin e shpirtit shqiptar ne themelin e konstitucionit shqiptar qendron shqiptarizmi. Ne çdo moment me rendesi jetike per fatet dhe te ardhmen e tij shqiptari, pavaresisht nga feja formale kthehet nga abstraktja, nga mistikja, nga e huaja tek "Per Toke e per Qiell", tek "Tyrbja e Shkelzenit", tek "Baba Tomorri", tek "Kisha e Shen Ndout", tek "Zonja Pajtore e Shkodres", tek tabani i vet.

Ne çdo moment e pothuajse gjithnje nga abstraktja, hyjnorja, perrallorja shqiptari kthehet tek konkretja, tek tokesorja, tek realja, tek e prekshmja, me çka e ka te lidhur te sotmen e te ardhmen e tij. Per hir te çeshtjeve e objektivave madhore, shqiptari nuk heziton te beje edhe te pamunduren te mundur. Ashtu sikurse ringjall te vdekurin per hir te beses e fjales se dhene tek legjendat e tij "Ago Ymeri", shqiptari muros nusen e re e te bukur, nenen e nje bebje – Rozafen, per te ngritur Keshtjellen qe edhe sot mban emrin e saj ne Shkoder. "Shqiptari kur jep fjalne there edhe djalne", thone nga Jugu i Shqiperise. Ka shembuj te shumte e sublime te kesaj bote te madhe shpirterore e besimi te shqiptareve. Shkurt, shqiptari arrin deri aty sa i zbret Perendite nga Qielli ne Toke per çeshtje madhore e fisnike! Pse!? Sepse ne genin e tij, sepse ne thelbin e qenies se tij njerezore shqiptari e ka fene e tij qe u ka mbijetuar te gjitha rrebesheve, te gjitha gazepeve, te gjitha zoreve, te gjitha koherave, te gjitha pushtimeve. Kjo fe e shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje, perkatesie politike apo ideologjike ka qene dhe mbetet shqiptaria, eshte shqiptarizmi.

Kjo eshte aresyeja qe edhe sot me shume se nje shekull pasi jane krijuar, tingellojne krejt aktuale vargjet kapidare te Vaso Pashe Shkodranit: "E mos shikoni kisha xhamia? Feja e shqiptarit eshte shqiptaria." "Çmimi Nobel" i Lirise Eshte pikerisht kjo esence shpirterore ajo qe i bashkon te gjithe shqiptaret, te gjitha fete. Ajo i bashkon myslimanin me katolikun, bektashiun me ortodoksin, te pafene me liberal me fetarin me konservator. Ndaj eshte bere dukuri e zakonshme qe katoliket te martohen me myslimane, myslimanet te martohen me ortodokse, bektashinjte te martohen me kristiane e anasjelltas. Ndaj eshte bere dukuri e zakonshme qe secila fe merr pjese dhe feston se bashku me fene tjeter Krishtlindjet apo Bajramin, "Hashuren" apo "Te Premten e Mire, "Pashket" apo "Hanukanin". Ndaj asnje çifut nuk u spiunua, nuk u tradhetua nga shqiptaret, e per pasoje nuk e ekzekutua nga nazistet gjate Luftes se Dyte Boterore ne trojet shqiptare. Perkundrazi ata u ruajten, u mbrojten, ne e me bese nga shqiptaret duke i bere nder shqiptarizmit.

Çeshtja e fese eshte nje e drejte elementare dhe thelbesore e njeriut. Secili ka te drejte te besoje ne fene qe zgjedh vet. Secili ka te drejte te zgjedhe perkatesine fetare. Por çdo shqiptar dhe te gjithe shqiptaret kemi Jezu Krishtin tone, kemi Muhametin tone. Ata jane Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Nene Tereza, Rilindasit dhe Ise Boletinet, Luigj Gurakuqet e Bajram Curret, Nora e Hotit dhe Xheve Ladrovcat, Mic Sokolet e Adem Jasharet... A e dini çfare thote nje nga politikanet me te shquar ne boten e sotme, shefi i diplomacise franceze, Bernard Kushner: "Nese do te ekzistonte nje Çmim Nobel per lirine, i pari qe do ta meritonte ate eshte Adem Jashari dhe familja e tij." Po ish-Kryekomandanti amerikan i NATO-s: "Bota njeh shume heroizma, por ai i Adem Jasharit dhe familjes se tij jane maja e heroizmit boteror". Nena e Perbotshme shqiptare. Me gjeni nje grua ne mbare boten qe te kete marre titullin me te larte e me fisnik te mbare njerezimit ne ditet e sotme "Nena e Perboteshme Tereza" si shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu.

Shihni revolucionin qe solli ajo ne Bote!? Miliardere si Verner apo Bill Gejtsi i famshem hoqen miliarada dollare nga llogarite e xhepat e tyre e lane Mikrosoftin qe revolucionarizoi Boten per te ndjekur shembullin e saj: Bamiresine. Ndaj jo rastesisht shqiptaret qysh sot betohen “Per Shpirtin e Nene Terezes", kesaj shqiptarje te madhe dhe shenjtores me te re ne bote! Eshte pikerisht shqiptarizmi qe na ka bere ne shqiptaret qe kurre dhe asnjehere te mos luftojne per shkaqe fetare me njeri- tjetrin. Kjo eshte vlere mbi vlerat. Ky eshte kult mbi kultet e çdo shqiptari! Pse!? Sepse fe mbi fete e shqiptarit ka qene dhe do te mbetet gjithnje shqiptarizmi! Asnjehere nuk e ndesh e nuk mund te ndeshej myslimani Skenderbeu me katolikun Gjergj Kastrioti dhe ansajelltas. Asnjehere nuk mund te ndeshet shqiptari e njeriu me vetveten! Ndaj, O Tyrbja e Shkelzenit e o ti Ora e Vlores, ta ruajme e lartesojme fene mbi fete e shqiptareve kudo qe ndodhen ne bote! Pasha buken, eshte detyre sa atdhetare aq sa edhe mision fisnik! Per Toke e per Qiell po! (05/02/2010)



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora