Kulturë
Cikël poetik nga Martin Cukalla
E premte, 05.02.2010, 09:24 PM
Martin Cukalla
Lindur në Progonat, Tepelenë
Datëlindja: 09.04.1943
Diplomuar inxhinier miniere
Ka punuar në minierat Memaliaj, Bulqizë, Spaç si dhe në Ministrinë e Industrise e të Minierave, Prefekturen Durrës, Institutin e Minierave.
Vepra të botuara:
Poezi:
Paguaj Yjet….1995
Zgjimi………..2001
Dridhen qerpiket…2003
Magji marsi akuarel…2004
Ne shtepine e detin….2006
Simfonia e eres………2007
Simfonia vantului……2008, Bukuresht
Refrene qyteti………..2008
Planeti im…………….2009
Proze:
Kosova konstruksion…..2005
Fjalë...fjalë
Fjalë, fjalë, fjalë,
i di rrënjët e kësaj lumnaje
që përmbyt
ëndrrat e sapo mbjella
nga mëngjesi.
në agim,
në drekë e në muzg,
reja jote
dërgon
rrebeshe fjalësh të shumëzuara;
të qeshurat rinore
dhe lotët e dhimbjes;
ata që ikën,
që janë
apo, që vijnë,
këtu
përballë hënës
apo përballë galaktikave yjore,
në luftë e në shpresë;
kudo, kudo, kudo,
fjalë, fjalë, fjalë.
re sterrë
dhe pika të mëdha shiu,
që derdhen rrebesh.
Engjëjt
në kokën tënde
shnd?rrohen
në demonë,
toka bëhet e huaj,
si e djegur nga zjarri i boshësisë
e ardhmja!
o zot,
ku vete e ardhmja
kështu,
shtrirë
si një i sëmurë
në mes të rrugës që gulçon?
Këtë mëngjes
kisha një ëndërr:
më ishin rrëmbushur sytë me diell
dhe vështroja përtej kaltërsisë së detit.
nga thellësitë
qenë ngjitur
në breg
peshqit sërë sërë
e më shikonin
me sytë e tyre të mbuluar nga kripa.
ishte
një qetësi që e admiroja,
pëshpëritja
ishte në vështrime,
e ju po qëndronit atje përtej, në breg,
përpëlitur në energjinë tuaj
e duke klithur si gjithmonë:
”A besoni në mua?”
Unë,
vërtet u zgjova.
nuk kisha përpara
as det
e as peshq,
e as ju.
vetëm fishkje e idhët në gjuhë.
një copë ëndërr e imja
më kishte mbetur ndër dhëmbë.
Ky djalosh është vetëm një protestë
Gjithkush do një kujtim:
një copë
byrek
të gatuar në dritë
nga një njeri i madh
edhe nëse është i rrem?
apo i bër? me krunde.
koha
është
thuajse çmendinë.
E hidhur!
Natyrisht,
jeta ime;
nuk gëlltiti për asnjë çast
orë të ndryshkura
në sheqer;
dhe hijet e të tjerëve
nuk qenë vizitorë të ballit tim;
asnjë daltë e huaj
nuk gdhendi
sekondat
e jetës sime!
Nëse ky djalosh
kërkon veten
në metaforat e mia,
është punë e tij;
nëse kërkon vendet
ku kam bërë dashuri,
është punë e tij;
nëse don të gjejë
kë kam urryer,
është punë e tij.
në pyllin tim
është e kotë të futesh.
frika është përtej këtij pylli,
dritë ka mbetur në të.
Unë
nuk isha
një.
dita ime
nuk kishte të bënte
me mjeshtër.
unë nuk isha
çiraku i ditës sime.
ëndrrat i mbaja
në dorë si një tufë lulesh të egra
këputur maleve të lebetitur
nga etja.
unë nuk jam:
pasi ai vdes festa është për të gjithë!
Një humbje
e turpshme
qendron buzë mbrëmjes.
grigja e bardhë
varet nëpër shtigje
drejt burimit që nuk shter.
shkëmbi
turpërohet nga këmbora e yjeve
dhe një gjë ju bën ta dini:
Ky djalosh
është vetëm
një protestë...
Fëmijët e ngujuar
Dhe thonë
më tej:
janë rrëzuar muret e ndasive!
Mjerimi
proteston
të veshë rrobat e tyre.
mëngjesi
var kokën
dhe u bie në gjunjë.
një rreze dielli
që fiket
kanë në vend të syrit
dhe ëndrrat
i kanë krahëprera
në pritje të një plumbi nga tejgardhi.
Dhe thonë
më tej:
janë rrëzuar muret e ndasive!?
Era
ulet
në ballin e tyre për t’u menduar.
një zog
qëndron
mbi murin e lart të oborrit
dhe harron
të thotë këngën.
mbrëmja
çapitet,
e pakuptimtë të vijë dita
dhe zgjimi.
Dhe thonë
më tej:
janë rrëzuar muret e ndasive?
Burgu
është një rrjetë hekurash
dhe roje mëngjarashe.
shtëpia e tyre
rrethohet
nga rrjetë plumbash që sulen të tërbuar,
e pa besë
për të groposur ëndërr
e për të vrarë yje.
Dhe thonë
më tej:
janë rrëzuar muret e ndasive?
Qielli,
mbledhur galiç,
mban në gjunjë kokat e tyre të kaltra.
shtegu për tek qielli
është i ngushtë sa një fjalë
dhe rend midis dy plumbash
për t’i shpëtuar vrasjes.
njerëzit e marrë të qeverisë
qeshin.
Dhe thonë
më tej:
janë rrëzuar muret e ndasive!
Kanë lindur
të dënuar
me arkivol në shpinë.
çapiten përgjatë ditës,
as terri i natës nuk i mbron nga hasmi.
si ëndërr e përgjakur
uria bren urinë
dhe gurgullima e qeshjes
është një trung i plakur.
Hiqi duart nga unë, zuzar
tha petali i trëndafilit
dhe tak:
u bënë bashkë gjëmbi dhe gjaku
virgjëria hyri në derën e ferrit...
Pak
- nëse mundesh,
diçka nga zjarri i buzës tënde
për kashtën e buzëve të mia?
- kam frikë nga akulli që rrjedh në damarët e tu.
Gisht i madh i Gjin Mjeshtrit të Ri
nga gishti i madh i Gjin Mjeshtrit të vjetër dilnin plumba.
nga gishti i madh i Gjin Mjeshtrit të Ri del helm.
plumbi vret një njeri, plumbi vret njer?z pas nj?ri-tjetrit.
helmi helmon dhe ajrin e fëmijëve.
Tiranën nuk e trondisin rastet e vrasjes së policëve
4 policë, një ceremoni,
më tej varrimi në varrezat e dëshmorëve.
ai që i vrau mjekohet në spitalin e burgut.
një varr rri varur nëpër gjithë ballkonet e Tiranës,
kurrkush nuk e sheh,
shtohen jetimët rrugëve.
Tmerri i tmerreve
zjarri? uji? një vdekje në pyll pa një njeri pranë?
një prind që varros fëmijën e tij?
një buzë që kurrë nuk qesh?
një sy që kurrë s’loton?
kush?
Pa fe
fëmijë është njeriu,
ecën pas fishkëllimës së vet.
qan globi ngatërruar në rrjeta të pëgjakura:
muri i ngritur me mund rrëzohet mbi shpinë të një nëne...
Neveri
“po bie muti erë trëndafili
dhe qyqja po këndon sonte në dasëm
martohen dy të vdekur…”-thote ai
dhe ne në breshëri duartrokasëm!...
Fëmij? i blerë në një vorfnore
as mall e as fëmijë. një mall që endet në shtëpi.
një tollovi që rend si det e kurrkund s’vete.
një lot që kurrkund s’tretet.
Po Liria?
dita është strukur në kuletën e parave.
një buzëqeshje koti
“ç’a ke bo?” pyet udha e mbrëmjes
dhe darka më verë të bollshme
ulet këmbëkryq nën qerpikë...
Historia e shkurtër e javës
është vapë.
nga pazari në edicionin e lajmeve
minutat e përgjakura e kanë bërë ajrin të kuqërremtë.
qeveria është mirë me shëndet dhe buzëqesh
shtrirë...
Dështak
kush nuk është? me çfarë matet?
botë e trishtë ka v?në përpara njeriun e qesh.
egzistenciale është jeta. jeta do b?rryla të fortë
dhe shkelma të gjatë
për të arritur fytyrën e tjetrit.
Homeri ka varur kokën mbi duar e qan në vëndin e hënës.
Dhjetë minuta mbi 42 Street
dhe kisha ditelindjen. Nju Jorku më kish gllabëruar.
një harresë ishte gjithëçka tjetër.
Atdheu im, Shqipëria, kish mbetur
një ëndërr për shekullin që vjen.
...ndërsa kjo rrugë kishte mbushur 100 vjet.
Diçka rreth “prag”
është një kufi ku nuk kam dëshirë të më rrjedhë gjaku.
të qeshura e të qara kalamajsh
me shumicë
janë pleksur si një korie trëndafilash të egër.
përkëdhelje pleqsh.
sa shumë përkëdhelje pleqsh
dhe duar të kryqëzuara grash,
duar që sa kanë dalë nga magjja
dhe mbajnë aromën e brumit të freskët.
një dorë trëndelinë e tharë prej kohësh
shkërmoq lule të verdha dhe aromë mali...
Sofia Loren dhe Nëna ime
Sofia Loren natyrisht nuk e njihte Nënën time
kishin lindur në një ditë e ndoshta në të njëjtin çast
në cepe të ndryshme të Europës së madhe
dhe ishin të dyja të bukura si drita…
nëna ime është shtëpia ime e thjeshtë
në majë të një bregu rrëzë një arre të madhe
ku llohrat shkarkojnë rrebeshe e vetëtima
duart e saj janë vatra ku ndizet zjarri që më ngroh
dhe bëhet buka e misërt që më rrit
ngarkuar me dru
nëpër shtigjet e largëta
çan dëboren të mbrijë tek unë i plevitosuri
një hënë ziliqare i rri mbi shpinë dhe i përzë terrin nga udha…
Nëna ime nuk e pa kurrë Sofia Loren
edhe pse kishin lindur në një ditë e ndoshta në të njëjtin çast
ekrani i kinemasë qe i huaj për aromën e trëndafilave të egër
dhe për gjurmën që linte këmba mbi vesën e luledeleve
loti në sytë e Nënës time thyente dritën në ylberë filmash
duartrokitjet e botës i ka me vete Sofia Loren
Nëna ime në Bregun e Cjepurrit lart në Progonat
dihat tek dëgjon lotët e mi që bien butë mbi pllakën e varrit të saj
dhe ndoshta buzëqesh e qetësohet me të qarat e mija burrërisht:
më ka rritur tashmë
dhe kaq.
Komentoni
Artikuj te tjere
Sadik Bejko: Një fëmijë në kërkim të personalitetit
Dy tregime nga Zef Gjeta
Dy poezi nga Nehat Jahiu
Remzi Salihu: Poezi të zgjedhura nga poetja Roze Auslander
Halit Bogaj: Barbara e Zhak Preverit
Sabile Keçmezi- Basha: Preken ëndërrat vallë...
Sami Islami: Stafeta e fundit
Aleko Likaj: Si ndriçon xixellonja e Nase Janit
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Sejdo Harka: Dimensionet e vendlindjes në një vëllim me poezi
Blerim Rrecaj: Një tjetër ditë…
Arlind Farizi: Vdekja më vjen prej syve të tillë
Irena Toçi: Me Fatmirin kemi jetuar një histori dashurie dhe pasioni nga më të veçantat
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Kristaq Turtulli: Stacioni i ''Mullirit të Jorkut''
Ramiz Dërmaku: Mungesën e lirisës - Si dhembje për fatin e popullit të saj
Ilir Sefaj: Tragjedia dhe renesanca- reflektim
Demir Krasniqi: Rrenë e dashuri
Remzi Salihu: Kodim i fjalës poetike në qiellin e manovrimit letrar
Pilo Zyba: Blloku i kujtimeve