E shtune, 21.12.2024, 01:05 PM (GMT)

Faleminderit

LDD në Suedi: Mbledhje komemorative me rastin e ndërrimit jetë të nderit Fadil Ferati

E merkure, 03.02.2010, 09:58 PM


LDD
DEGA NË SUEDI

KOMUNIKATË PËR OPINION

LIDHJA DEMOKRATIKE E DARDANISË – DEGA NË SUEDI, MBAJTI MBLEDHJE KOMEMORATIVE ME RASTIN E NDËRRIMIT JETË TË NDJERIT FADIL FERATI

2010-02-02
Stockholm/Suedi

Mbledhjen komemorative e mbajtur në Ängelholm të Suedisë, e hapi z. Rrahman Rrahmani, sekretar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi dhe pasi i përshëndeti të pranishmit kërkoi që të nderohet me një minut heshtje me rastin e ndërrimit jetë të ndjerin Fadil Ferati.

Pas nderimit të tij me një minut heshtje, z. Hysen Ibrahimi kryetari i LDD-së për Suedi, në fjalën e rastit tha ndër të tjera:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, sot mbanë mbledhje komemorative në konsultë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë Akademik Nexhat Daci, me rastine ndërrimit jetë të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të Kuvendit Komunal të Burimit i ndjeri Fadil Ferati, gjë që jua përcjellë përshëndetjet dhe ngushëllimet e kryetarit Akademik Nexhat Daci, i cili vlerëson lartë figurën dhe veprimtarinë e të ndjerit Fadil Ferati. Më pastaj z. Hysen Ibrahimi, vazhdoi, duke thënë se vdekja e Fadil Feratit është një humbje e madhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për Burimi dhe krejtë Kosovën, sepse puna dhe veprimtaria e Fadil Feratit (ndjesë pastë) shënon fazën e konsolidimit të institucioneve të para të Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e filozofisë politike të Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, si koncept krijues i politikës së këtij atdhetari të madh. Krijimtaria prej një atdhetari dhe veprimtari të vërtetë i cili e ndjeku këtë linjë duke e thelluar dhe përkrahur këtë politikë të vazhdueshme deri në momentet e fundit të jetës së tij kur edhe ndërroj jetë në Gjermani ku ishte për t’u kuruar.

Me këtë veprimtari politike dhe kombëtare i ndjeri Fadil Ferati shfaqi vendosmërinë e tij stabile, unike për të realizuar kërkesat e popullit të Kosovës për pavarësinë e Republikës së Kosovës, i bindur se kjo do të ndodhë  heret apo vonë.

Angazhimi i tij cilësohej lartë sepse ai kishte tendenca për zgjërimin dhe afirmimin e pavarësisë së Kosovës, të institucioneve të saj për të funksionuar paralel me organet e pushtetit serb të cilat i’a bllokoj së funksionuari në komunën e Istogut dhe më gjërë. Figura e Fadil Feratit në këtë rrafsh luajti një rol të dorës së parë dmth që të arrij shkallën më të lartë të unitetit gjithëkombëtar në planin politik si proces për t’i nënvlerësuar dhe bllokuar të gjitha institucioent e shkjaut dhe të njejten kohë për të përkrahur dhe angazhuar institucionet e Republikës së Kosovës drejtë pavarësisë. Përkushtimi i tij në këtë linjë ishte pa dyshim me tërë qenien e tij intelektuale dhe patriotike që dashuria ndaj atëdheut të ket përkushtim me dimensione të gjëra si një fuqi dedikuar pavarësisë së vendit dhe lirisë së popullit Shqiptar, duke dëshmuar kështu pamundësinë e ndikimit të politikës hegjemoniste serbe mbi popullatën shqiptare dhe arritjen e synimeve të tyre që kishin për qëllim spastrimin etnik të Kosovës.

Fadil Ferati ishte si një „Fanar drite“ që gjithëherë ka shëndritur në Burim kurse më vonë edhe në tërë Kosovën si personalitet me ndikim në strukturat udhëhqëse të Republikës së Kosovës, duke qenë nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mund të pyesim: pse Fadil Ferati është i preokupuar thellësisht me fatet e vendit, pse priret të shohë vetëm përparim, liri, pavarësi dhe të bukurat e jetës shqiptare? Pikërisht këtu qëndron edhe vlera patriotike e këtij burri të madh të kombit, qëndron fryma dhe patriotizimi si bazament i frymës familjare që u rrit, u shkollua dhe ishte i gatshëm për sakrificë kombëtare. Kishte një karizëm prej një politikani të moderuar me një moral të lartë njerëzor, për pastërtinë e vlerave kombëtare, për ardhmërinë e brezave ku nuk do të ket liri të cunguar, por të jetojnë lirinë e pavarur sikurse të gjitha kombet e botës së qytetëruar.

Kur flasim për këtë burr të madh të kombit për Fadil Feratin, njeri të merituar me merita dhe vepra fund e krye kombëtare, që lidhen drejtëpërsëdrejti me vlerat e çështjes kombëtare për pavarësinë e Republikës së Kosovës, ku tërë jeten e tij ia kushtoj çështjes kombëtare, duhet ditur se kemi të bëjmë me presonalitet që përveq këtyre meritave ai ishte i gatshëm të ballafaqohet me secilin problem që ka prekur apo cenuar lirinë e popullit. Ka preferuar të krijon ide për zgjidhjen e këtyre problemeve me një zgjuarësi dhe pa emocione apo ndjenja që mund të shkaktojnë në procesin drejtë pavarësisë së Kosovës. Kishte një vizion të kjartë me përvojë të re politike të Presidentit Rugova, dhe duke e ndjekur këtë politikë tek qytetari i Istogut dhe më gjërë fadil Ferati sikur ja arriti me devotshmëri për zgjërimin e horizontit të vet politik dhe kombëtar.

Kontributi i tij arriti të zgjëroj rrethin e veprimtarisë kombëtare nga ai lokal në nivel të vendit që lidhet ngushtë me proceset e kohës po kështu edhe të përvojes politike që na bën me dije se ishte një politikan i kalibrit të nivelit të lartë kombëtar. Posedonte një aftësi brilante për zgjedhjen e problemeve të të gjitha fushave, në mundësi korrenspondimi dhe debatit të lirë. Autoriteti i z. Fadil Feratit kishte krijuar tanimë përvojë të avansuar politike që lidhet kryesisht me pavarësinë e Republikës së Kosovës nga filozofia dhe pikëpamja e rivalëve si fenomen që duhet tejkaluar kur është në pyetje pavarësia e Kosovës. Me tërë këtë veprimtari Fadil Ferati argumentoj fuqishëm tezen e vet politike dhe kombëtare, se i takon figurave të plejadës kombëtare shqiptare, i cili diti, guxoj, veproj dhe mundi t’i shërbej vendit dhe pavarësisë duke qenë i gatshëm edhe për flijim.

Vdekja e tij, shkaktoj dhembje tek të afërmit e tij në radhë të parë, pastaj te bashkëpunëtorët e tij që punuan dhe vepruan mbi 2 dekada së bashku, shkaktoj dhimbje te Lidhja Demokratike e Kosovës dhe udhëheqja e saj, te Lidhja Demokratike e Dardanisë,  te miqtë, te kolegët e tij politikanë të të gjitha partive politike dhe në veçanti te mërgata shqiptare sepse ai gjithëherë e vlerësoj lartë kontributin e mërgimtarëve shqiptarë për Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Tani Fadil Ferati, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, në orët e hershme të së shtunes më datën 30 janar 2010, në një spital në Gjermani, ku kishte shkuar për t’u kuruar, në moshen 50 vjeçare, ndërroj jetë. Një vdekje e kobshme të cilin e mori në moshë aq të re, dhe kishte elan për punë të mëtutjeshme dhe në kohën kur shumë ju deshtë Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, shprehë ngushëllimet familjes Ferati, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Prof. Fatmir Sejdiu, bashkëpunëtorëve të tij, qytetarëve të Burimit dhe gjithë Kosovës për ndarje nga jeta  e të ndjerit Fadil Ferati.

Fadil Ferati do të kujtohet si një njeri i vlerave kombëtare që për pavarësinë e Republikës së Kosovës nuk kurseu asgjë. Punoi dhe veproj deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Çoft i pa harruar Fadil Ferati dhe vepra e tij, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi shpirtin e tij, përfundoj në fjalën e tij z. Hysen Ibrahimi.

Pastaj fjalën e mor nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi Prof. Osman Ahmetgjekaj, i cili në fjalën e tij tha:

” Jemi tubur këtu në këtë mbledhje komemorative kushtuar personalitetit Fadil Feratit me rastin e vdekjes së tij të parakohshme. Fadil Ferati, e kam passur shok dhe mik dhe e kam njohur shumë heret. Fadili i takon asaj gjenerate e cila u rrit dhe u shkollua në kohën kur intelegjenca shqiptare përgaditej për lëvizjen e cila do të realizonte aspiratat e tyre politike për qëllimin sublim, Lëvizja për pavarësinë e Kosovës. Fadil Ferati ishte shok i mirë, student i shkëlqyeshëm, politikan i mirë dhe kryetar komune i shkëlqyeshëm. Po them i shkëlqyeshëm sepse në Istog ishte njeri i çmuar dhe i nderuar dhe pikërisht për këtë arsye i fitoi dy herë radhazi zgjedhjet për kryetar komune dhe ate me rezultat bindës herën e parë 70 % e heren e dytë 65 % e kjo përqindje flet më së miri. Në vitet e 90-ta kur në tërë Kosovënregjimi ushtarako policor serb ushtronte terorr dhe gjenocid në Istog në ballë kërkesave popullore për mosnjohjen e Serbisë dhe formimin e institucioneve paralele u dalluan mjaft veprimtarë por ndër më të shquarit ishin Shaban Manaj dhe Fadil Ferati.

Shaban Manaj ishte zgjedhur nga vota e popullit Kryetar i LDK-së Dega në Istog. Pas advokatit Shaban Manaj ishin rreshtuar mjaft intelektual e punëtor mjeku Enver Sadiku patriotët e njohur të familjes së madhe së madhe nacionaliste Shatri nga Tomoci dhe profesori i nderuar i asaj kohe Fadil Ferati.

Pasi që në prag të çlirimit shtrigat e natës vranë Shaban Manajnë tradhëtishtë atëherë në ballë të popullit të komunës së Istogut e nxori gjoksin përpara intelektuali dhe sypatremburi Fadil Ferati duke e përkrahur fuqimisht dhe haptazi Presidentin historik dhe shpirtëror Dr. Ibrahim Rogoven dhe mendimet e tija të menqura dhe largëpamëse për pavarësinë e Kosovës.

Kështu Fadil Ferati sa herë që kërkoj voten e popullit e mor besimin e tyre dhe populli e zgjodhi dhe i dha besimin për ta udhëhequr dy mandate. Pra duke e parë këtë vendosmëri edhe partia e Ibrahim Rugovës LDK-ja e zgjodhi nënkryetar të LDK-së. Duke i pasur parasyshë të gjitha këto vdekja e gjeti dhe shkoi si kampion i politikës në Podgur konkretisht në Istog – Burin.

Në kohen kur Fadil Ferati e mori primatin e të parit në Istog nuk ishte aspak let sepse të gjithë njerëzit më të afërm të Dr. Ibrahim Rugoves vriteshin si Shaban Manaj, Ismet Rraci kryetar i komunës së Klinës, Ukë Bytyqi kryetar i komunës së Suharekës, Smajl Hajdari i Pejes, Enver Maloku dhe Qemajl Mustafa të Llapit, Tahir Zemaj Komandantë i Betejes së Loxhes, Bekim Kastrati e Basim Dajaku dhe me tre plumba shpëtoi Gani Geci e deri te Bardhyl Ajeti. Pra me një fjalë Fadil Ferati erdhi në Lëvizjen e Dr. Rugoves pikërisht atëherë kur ishte më së vështiri. Fadil Ferati qëndroi ballëhapur dhe sypatrembur në këto pozita deri në qastin e fundit të jetës së tij, pra verikalisht ashti siq kishin qëndruar shumë burra të mëdhenjë të kombit Shqiptar.

Fadil Ferati çdo here dëshmoi forcen e vet morale, intelektuale dhe politike për të udhëhequr popullin e vet drejtë fitoreve të reja dhe populli nuk do ta harroj por gjithëmonë do ta kujtoj me nderë dhe respekt të lartë. I lehtë qoftë dheu i Kosovës, për të cilin punoi aq shumë“ – përfundoi në fjalën e tij prof. Osman Ahmetgjekaj.

Fjalën e muar edhe z. Xhevat Isufi, punëtor shumë vjeçar i arsimit në Suedi, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit  tha: „ Të ndjerin Fadil Feratin e kam njohur personalisht si student dhe qysh atëherë ka qenë i përcaktuar për çështje kombëtare. Ai tek unë ka lënë përshtypjet e një burri të urtë të mençur dhe atëdhetar i shquar i çështjes kombëtare, tha ndër të tjera z. Isufi.

Për biografinë e të ndjerit Fadil Ferati, foli Sekretari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi z. Rrahman Rrahmani.

I ndjeri Fadil Ferati u lind më 10 Maj 1960 në Istog. Shkollën fillore e ka kryer në Gurrakoc, komuna e Istogut, të mesmen në Istog, ndërsa Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar në vitin 1985. Qe nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe me formimin e strukturave të saj edhe nëpër komuna, që në fillim të vitit 1990 me themelimin e Aktivit të LDK-së në Gurrakoc, Ferati është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Aktivit deri në vitin 1992. Më pastaj në Kuvendin e Dytë të LDK-së, në vitin 1992, është zgjedhur kryetar i Aktivit të LDK-së në Gurrakoc dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në nivel të komunës. Në Kuvendin e dytë të rregullt është zgjedhur kryetar i Kryesisë së Këshillit Komunal të Financimit dhe këtë funksion e ka ushtruar që nga viti 1995 deri pas luftës, kur ka pushuar funksionimi i këtij këshilli. Në Kuvendin e tretë të LDK-së, të mbajtur në shtator të vitit 1997 është zgjedhur kryetar iKryesisë së LDK-së në Komunën e Istogut, kurse në Kuvendin e katërt të LDK¬-së sërish është zgjedhur Kryetar i Kryesisë së LDK-së në Komunën e Istogut dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Pas fitores së LDK-së në zgjedhje e viti 2000, në mbledhjen e parë konstituive, nga delegatët e Kuvendit Komunal në Istog me shumicë votash është zgjedhur kryetar i Kuvendit për Komunën e Istogut dhe po ashtu në zgjedhjet lokale të vitit 2002, të mbajtura më 26 tetor, sërish është zgjedhur Kryetar i Kuvendit Komunal për Komunën e Istogut. Gjithashtu, ne zgjedhjet e vitit 2007, me votën e drejtpërdrejtë të qytetarit, është zgjedhur kryetar i Komunës së Istogut. Në zgjedhjet e fundit lokale, të vitit 2009, është rizgjedhur kryetar i Komunës së Istogut. Ferati në vitin 2006 është zgjedhur nënkryetar i LDK-së. Familja Ferati jeton në Gurrakoc, komuna e Istogut. Fadili ka qenë i martuar, baba i tre fëmijëve. Biografi e të ndjerit Ferati, përfundoi z. Rrahmani.


Komisioni për Informim:
Rrahman Rrahmani, sekretar.


(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora