E shtune, 21.12.2024, 01:19 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lumë kumbara, qysh bahen belatë?

E shtune, 30.01.2010, 09:26 PM


Nga goja e popullit:

LUMË KUMBARA , QYSH BAHEN BELATË ?

            Kishte shkua kumbara për ta marrë ndrikullën së pari . Ishte rrugë e largët dhe e mundimshme për të udhëtuar  nëpër terrene të vështira kodrinore – malore . Tërë rrugën duhej kaluar duke ecur këmbë , nga se nuk kishin asnjë mjet se me çka të udhëtonin, madje as kali, as gomar .

            Ishte ditë vere dhe vapë e madhe . Rruga e gjatë, dikur shpinte nëpër një mal të madh dhe të shpesh . Në mes të atij mali ishte një gurrë e ujit të freskët , ku kumbara dhe ndrikulla u ndalën për të bërë pakëz pushim, për të pirë ujë të freskët dhe për t’i freskuar duart e faqet e djersitura nga vapa.

            Duke pushuar pranë asaj gurre dhe duke biseduar në mes veti, ndrikullës i ra ndër mend që ta pyes kumbarën e vet diçka :

            -Eu, kumbarë ! Nam që më ra ndër mend qetash , se moti kam dashtë me të pyet diçka , por harroja ! Edhe pashë Zotin, nëse e di , mos u ngushto , por më kallëzo drejt !

Kumbara u skuq pakëz nga fytyra dhe ia ktheu ndrikullës :

            -Po , mos më ngushto , moj  ndrikull , se ku ta di unë se çka do të më pyesësh ti , e nuk di  për t’u  përgjigjur !

Ndrikulla:- Jo, bre kumbarë, po unë nuk të  bëjë pyetje të vështira çfarë nuk i di ti , e me të ngushtua !

Po dua te të pyes për një fjalë të rëndë që i kam dëgjua shumë herë burrat duke e përdorur nëpër muhabete të ndryshme , por që unë nuk po mund ta kuptoj atë fjalë!

 Bile, edhe ty , të kam dëgjua shumë herë duke e përdorur atë fjalë !

Kumbara:- Pa, hajt de hajt, mbasi që t’u  ka bërë aq merak, fol e ta dëgjoj edhe unë se për çfarë fjale po do të më pyesësh !

Ndrikulla:- Po , i kam dëgjua shumë herë burrat duke kuvenduar nëpër muhabete të odave dhe shpesh herë e përmendnin një farë fjale:”Bela”...”Bela”...”Bela e zezë”! “Filan familja kishte ra në Bela!”...Por, unë kurrë nuk kam mund ta kuptoj se çka do të thotë kjo fjalë !

            Lumë kumbara , a po më tregon  drejt , se qysh bahen belatë?

Kumbara, u skuq edhe më shumë, u ngushtua dhe e uli kokën te poshtë para ndrikullës :

            -Paj, të thash , bre ndrikull , mos më ngushto me ndo ‘i  pyetje të rënd , se mund të ndodhë që të mos e di, ose mund të ngushtohem nëse të përgjigjem drejt!

Ndrikulla:- Jo, bre kumbarë! Po përse me u ngushtua , kur këtu mjedis malit nuk po na sheh , as nuk po na dëgjon askush tjetër, vetëm unë, ti e Zoti!

Kumbara:- Ani de , ani ! Mbasi t’u  ka tekur , po të përgjigjëm, veç boll pyetje të vështirë më ke bërë !

            Belatë bëhen... Tybe istikfa !... Tybe istikfa Allah!...Mos e bëjë Zot!...Larg qoftë prej gojës teme !...Belatë bëhen...Mos e bëjë Zot!...Qe tash në këtë vend , mua më luan mendja , më terrohen sytë dhe çohem e të kapi ty qetu ! Tybe istikfa!...Tybe istikfa!...E stajkfurullah !...

Ti, hidhërohesh e kthehesh menjëherë te shtëpia jote dhe i tregon burrit tënd !

Burri yt, nesër del e më vret mua ! Tani, unë e ha dheun ! Burri yt, e han burgun! Dy palë fëmijë na mbesin jetimë dhe dy palë familje bien në bela !

 Kështu pra, moj ndrikulla ime, bëhen belatë , pa pritë e pa kujtua !

Ndrikulla:- Uh! Uh! Tybe istikfa, kumbarë! Uh, tybe istikfa! Estajkfurullah! E stajkfurullah ! Mos e bëjë, o Zot!

Po, a jam unë budalla , a jam trenua me i tregua burrit tim, e me i bërë  belatë?!

Kumbara:- Eh, eh , paç faqen e bardhë pra , moj ndrikulla ime !

 

Shënoi:

Demir KRASNIQI



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora