Shtesë » Lajme
Ikja nga atdheu për t’u shpëtuar maskave
E shtune, 30.01.2010, 08:40 PM
H.Krasniqi
Deçan, 30 janar
Në disa mjedise të Kosovës, edhe pas dhjetë vjet liri, ende nuk ka siguri të plotë. Siguri nuk ka sidomos për aktivistët e disa prej subjekteve politike, të cilët, gati për ditë marrin kërcënime për likuidim nëse nuk tërhiqen nga aktivitet, ndërsa kur nuk e bëjnë këtë, bien pre e pritave të ndryshme, të të maskuarve, të cilët din të ndëshkojnë dhunë deri në alivanosje, secilin që nuk u bindet atyre. Një gjë e tillë i ka ndodhur disa herë edhe djaloshit nga Strellci i Deçanit, Asdren Shaqir Hasanramajt, i cili për të shpëtuar kokën nga të maskuarit që e ndalën në rrugë dhe dhunuan disa herë, iku nga shtëpi për në botën perëndimore, me shpresë se atje do të gjejë së pakut qetësinë shpirtërore. Rastin e këtij djaloshi të ri, që iu gëzua kot lirisë së Kosovës, më së miri e dokumenton Gjykata Komunale në Deçan me deklaratën nr:2557, të lëshuar më 8.10.2009. Në këtë deklaratë pos tjerash thuhet se Asdren Shaqir Hasanramj, nga fshati Strellc i Epërm i komunës së Deçanit është kërcënuar disa herë me likuidim nëse nuk tërhiqet nga aktivitet politike në interes të LDK-së. Kërcënimi i parë i është bërë në javën e parë të qershorit 2009, kur derisa po kthehej në shtëpinë e tij, në afërsi të objektit të Kooperativës Bujqësore, e ndalojnë tre persona të panjohur dhe të armatosur me revole. Pasi e ofendojnë rëndë me sharje të ndryshme, e porosisin se herën tjetër do të kalosh shumë më keq, nëse nuk tërhiqesh nga aktivitetet politike. Herën e dytë, më 29 gusht 2009, derisa po ecte rrugës kryesore të fshatit, afër objektit të xhamisë dhe varrezave të fshatit, e ndalojnë katër persona të maskuar, të e godasin me grushte dhe shkelma. Për ta liruar, Asdreni është dashur t’u premtojë atyre se më nuk do të merret me aktivitet politik dhe se do ta lëshojë këtë vend, siç edhe ka vepruar, kur bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij është detyruar ta braktisi Kosovën dhe të emigroi në Francë, ku përpiqet ta rinisë një jetë të re dhe të qetë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: Jetë në geto
Te perndjekurit politike apelojne: Besim Ndregjoni, poet i Enverit, mjaft abuzove...
Rrëzimi i paktit, Bakojanis akuzon Ramën: U bashkua me ekstremistët
Berisha, kundër historianëve: Regjistrimi nuk sjell përçarje
Milazim Kadriu: Keqpërdorimi i parasë publike është korrupsion...
Milazim Kadriu: Shqetësim për ndryshimin apo stopimin e autostradës së ëndërrave tona
Rrëzimi i Paktit Detar, deklarata zyrtare e Gjykatës Kushtetuese
Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, sqaron regjistrimin e vitit 2011
RADIO KOSOVA E LIRË - NJË PERLË GJITHËKOMBËTARE
Mexhid Yvejsi: Papa, Patriarku dhe Kosova
Milazim Kadriu: Më 15 shkurt fillon procesi gjyqësor kundër Albin Kurtit
Vazhdon të përkrahet protesta e Radios ''Kosova e Lirë'' drejtuar komisionit të pavarur të medieve
FP: Regjistrimi i popullsisë dhe marrëdhënia me Greqinë
Besnik R. Bardhi: Në prag të 20 vjetorit të helmimeve masive në Kosovë
Dhuna ekstreme në xhami
Radio Kosova e Lirë ndërrmerr fushatë protestuese
Skënder Buçpapaj: U festua Dita e Martin Luther King
Milazim Kadriu: Bechtel & Enka’ fituese për ndërtimin e autostradës Morinë – Prishtinë – Merdar
IGMG: Fushata e Kurbanit në Kosovë
Hasan Qyqalla: Edhe unë Ndihmoj