Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Ismet Tahiraj

| E merkure, 27.01.2010, 06:50 PM |


Ismet Tahiraj

SA PAK VEND NË  TENDA
(Çezme e Leskave, Lybovec,99)
 
Shi binte më bollëk
më bollë u derdh- njerëzimi
udhëve të urpisë.
 
ujëqielli
ujë toke,
tej mase kishte
tej mase vinin- urpia.
 
Çezme e Leskave 
ujë derdhte,
e përderdhte çdo ditë
fati ynë,i pafat.
 
Yjzit e përlindur
lëndinave mbi korije
aureolë e ëndërrave tona
 
sa pak vend në tenda
sa fusha të mëdha,
sa shumë koka hante
as gjëja urpi.
 
në atë vend sa të vogël mbase
shkoza na mbronte,
as kund s'ishin dhentë
(as pak qumësht të vluar)
aq më pakë pshesh të gatuar.
 
Njerëzia vuanin më bollëk
shiu i shplante ëndërrat,
dhe përrenjët, bëhëshin-mbret.
 
MALL E ZJARRMINË
(93-99 Grabovc)
 
Njëqind hapa
Ajet Rranolli,
e ka shtëpinë
njëqind zjarrmi-bubullimë
 
kurriz atje në lëndinë
nga konvejeri
numër nëntë
flaka shërthyenë.
 
Mixha Islam Gashi
i numëron rrotullimet
e cilindrit kthyës.
 
të nëntëdhjetë kohërave
mbase më lëkurë ujku.
 
e shirat bien ,bien
nëpër arenat e kaltra.
 
Kurrë s'mbetët djerrë
djerrinë e djerrakosëve.
 
Shiritat bartin
mall  e zjarrminë.
 
YLLI
 
iriqët udhët
i therin më gjemba.
 
në kaloje përnmbi
shkozatë
ose numëroj lloset.
 
fishkëllo ,mos murmurit
inatin lëre,nga zeniti zbrit.
 
pasqyrë e udhës, më e qartë
vijë e ecjës më  gjatë.
 
se në kokë na pëlcas
ylli i varfër-sekret...
 
KUR DADA MË MERR  NGRYKË
 
kur më merr dada
në ngrykë,
shembën shëngjergjat
e zgjoi ëndërrat
llahtarshëm.
 
oi, gratë venë
shami të zeza
kokës.
 
zizeza,na zënë
qafat ,këmbët.
 
as kurrë më dada
s'na zë në ngrykë
as flokët si zë më këna
zë nafakprerë nëma.
 
ne të sosurë ishte hëna.
 
dhe prap shembën shëngjergjat....