E shtune, 21.12.2024, 11:49 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Panajot! Panajot!

E hene, 25.01.2010, 08:24 PM


Panajot! Panajot!

(elegji)

"Panajot Pano?Merr 10 Vasip Biçak
plus një Loro Boriç dhe
ke një Panajot..."
Vasip Biçaku-Mjeshtër Sporti

Nga Përparim Hysi

Panajot!Panajot!
Kush dëgjoi e s'derdhi lot?
Sa për vete,jam tronditur
THashë mediat kanë lajthitur?!

Kanë lajthitur,s'është e mundur
Që të ikë ky burrë i bukur.
Ç'janë shtatëdhjetat për atë?
Dhe tek shkruaj,loti s'më lë.

Kush s'e deshi Panajotin?
Si ai kush luajti topin?
Në gjithë kohërat s'ka të dytë
Vdekje,moj,të plaçin sytë!

Panajoti,babaxhani,
Mbret,or mbret,tek "Partizani"
Panua peshë zëmrat na ngriti
Kush e njohu dhe nuk "lajthiti"

Kapte topin ,vetëtima,
Si ai kush ia bë prima?
Kapte topin,bobo porta!
Panajoti për ne bota.

Dhe në fushë,sa ëngjëllor
S'kapardisej kur bën  gol.
E përqafte kundërshtarin
Gjejeni si ai, zëmërmadhin?!

20-vjet dhe me Kombëtare
Panua-krenaria e madhe
Mbreti i fushës,Mbret i topit
Mbytur jam kur shkruaj prej lotit.

Mjerisht,iku Panajoti
Ka vallë njeri që s'i bie loti?
Iku Joti,Mbreti i golit
Iku Krenaria e Kombit.

Iku po në  zëmra rron
Dhe mes nesh do jetë gjithmonë
Unë e shoh:vjen duke qeshur
Panajot!S'ke për të vdekur.

Ti je nderi I Shqipërisë
Do jetosh përjetësisht.

20 janar 2010


(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora