Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Gatimi i gënjeshtrës

| E diele, 24.01.2010, 06:54 PM |


GATIMI I GËNJESHTRËS

Shkencëtarë  e UDB-ashë

në B e l i g r a d

gënjeshtrat thurin bashkë.

Brumin e përtrijnë

prej shekullit në shekull ;

për ta edhe miza

ka brejtur hekur.

Kur e  do nevoja  

tharmin e shpërndajnë

kudo turr e vrap,

ndër politikanë,

gjyqtarë e avokatë,

qoftë gjatë ditës

a netëve të vona

marrin për të vërtetë

Carla del Ponte

me Dick Marty,

përhapet kudo

simiti i zi.

Nga Haga

deri në Kinë

kriminelët  serbë

njihen  si "viktimë"

Carla me librin voluminoz 

çlirimtarët  nxjerr "mafiozë",

tregtarë organesh

deri në  transplantim.

Dick Marty

me grupin e tij

nga Këshilli i Evropës

ka  mësy për n' Burrel

ndonjë maceje  t' ngordhur,

t’ i  bie n' erë.

Jusuf Zenunaj, 22 janar 2010