Shtesë » Lajme
Vazhdon të përkrahet protesta e Radios ''Kosova e Lirë'' drejtuar komisionit të pavarur të medieve
E diele, 24.01.2010, 09:47 PM
Protesta e stafit të Radios-Kosova e lirë, kundër diskriminimit që po i bën Komisioni i Pavarur i Medieve, vazhdon të përkrahet nga disa mediume informative, nga veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe nga personalitete të njohura të lëvizjes sonë kombëtare.
Gjatë disa ditëve të kaluara protestën tonë të drejtë e kanë përkrahur: Agjencia Mekuli Press, Portali “Shqipëria e Bashkuar”, një grup veteranësh nga Drenica dhe nga Llapi, veteranë nga Batalioni “Atlantiku” në Amerikë, si dhe intelektualë e të burgosur politikë si: Kadri Rexha, Mehmet Bislimi, Agim Vuniqi, Abdullah Prapashtica, Osman Osmani e të tjerë.
Fillimi i fushatës nga Radio-Kosova e lirë, kundër padrejtësive dhe injorimit që po i bën këtij mediumi emblematik të vendit, KPM-ja poltrone, e burokratizuar dhe parazite, ka ngjallur reagime të shumta në vend dhe në mërgatë. Përkrahja po vazhdon.
"Shqipëria e Bashkuar": Larg duart nga Radio Kosova e Lirë!
Agjencia Informative "Shqipëria e Bashkuar" përkrahë fuqimisht fushatën protestuese të radios së vetme kombëtare "Radio Kosova e Lirë" kundër Këshillit të "Pavarur" të Medieve.
Radio Kosova e Lirë është zëri i çlirimit dhe i bashkimit kombëtar, është zëri i çdo atdhetari shqiptar që kërkon korrigjimin e padrejtësive shekullore që Evropa dhe Fuqitë e Mëdha i kanë bërë kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike! Radio Kosova e Lirë është zëri i Kosovës Lindore për bashkim me Kosovën; i Iliridës për bashkim me Shqipërinë; i Malësisë shqiptare nën Mal të Zi; i Çamërisë dhe i tërë Shqiptarisë!
Larg duart nga Radio Kosova e Lirë!
Me respekt,- Tahir Veliu -Agjencia informative Shqipëria e Bashkuar
Salaudin Sela: Mbahu Nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë
Në emrin tim dhe të gjithë familjes Sela në Amerikë ju mbështesin fuqishëm dhe jemi të gatshëm t’ i përgjigjemi ftesës Tuaj për të protestuar kundër diskriminimi që po i bëhet kësaj Radioje të pastër kombëtare. Radio-Kosova e lirë është zëri që lindi në luftën çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së , aktualisht është Radio për të gjithë ata që e duan jetën e lirë, fjalën e lirë dhe Atdheun e tyre të lirë.
RKL është zë na nderon dhe na kujton moton: O sa mirë me qenë shqiptarë! shqiptar me besë dhe ballin lartë, shqiptar që nuk lejon të preket apo të mohohet Vatani.
Ata që kanë punuar dhe punojnë në këtë Radio, kanë dhënë prova të forta të atdhetarisë.
PSE dhe Kujt i pengon RKL?
Vetëm atyre që e kanë shpirtin te shitur ju pengon kjo Radio. Sepse kjo është e vetmja radio e pastër me përmbajtje e program kombëtar. Presioni që po i bën KPM-ja kësaj Radios është një turp i madh.
Ne shqiptarët e Amerikës, që kemi luftuar për çlirimin e Kosovës kemi një mesazh për stafin e kësaj Radioje, kemi po atë mesazhin e Nolit të Madh:
Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë.
Me Respekt, Selaudin Sela - Shoqata Atlantiku- Sent via BlackBerry by AT&T
Letër drejtuar Kuvendit të republikës së Kosovës, në mbështetje të Radios-Kosova e lirë
Për arsye se jam i bindur se në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka edhe forca të cilat besojnë dhe veprojnë me forcën e arsyeje për t'i shërbyer popullit të vet, po ju drejtohem me këtë letër, për të ju njoftuar mbi shqetësimin tim të cilin besoj se e ndaj me shumë qytetarë tjerë. Lajmi më i mirë gjatë luftës ishte fillimi i punës të Radios Kosova e Lirë. Dhe po aq sa ishte i gëzueshëm lajmi kur filloi të ndihej zëri i sajë në etër, po aq hidhërim ishte lajmi mbi anashkalimin e vazhdueshëm të Radio Kosova e Lirë që nga Qershori 1999 e deri në proceset e reja pas shpalljes së pavarësisë. Pak a shumë kështu ka ndodhur edhe me KOSOVAPRESS-in dhe struktura tjera të themeluar nga UÇK, duke e përfshirë edhe vet UÇK-në dhe shoqata e dala nga lufta e saj! Radio Kosova e lire është i vetmi radiostacion në tërë hapësirën shqiptare që nga Deti Jon e deri te Alpet Argjendare, që dëgjuesit nuk i bombardohen me muzikë e emisione në gjuhe të huaja. Dhe as me emisione në gjuhen shqipe të cilat për qëllim kanë nënçmimin e vlerave kombëtare, shpëlarjen e trurit nga vlerat kombëtare dhe me mbivlerësimin dhe instalimin e vlerave të huaja kulturore, ideologjik e fetare, gjë që ndodh me shumë radio stacione tjera.
Dëgjuesit kanë frikë të hapin stacione tjera, sepse ka rrezik që të ndeshen edhe me programe serbisht në emër te „multietnicitetit“, në kohen kur në veshët e tyre akoma ndihet gjuha e gjarpërore e paramilitarëve serb dhe jehona e gjuhës të urryer duke dhënë urdhrat e burgosjeve të dhunimeve, të vrasjeve e të dëbimit të shqiptarëve.
Nëse njeriu e hap radion dhe dëshiron të dëgjojë emisione në gjuhë të huaja, atëherë e kërkon një stacion të huaj. Ndërsa kur dëshiron të dëgjojë radion në gjuhën shqipe atëherë e zgjedhe një radiostacion shqiptar dhe dëgjon shqip. Kjo do të ishte normale! Është normale që të ketë secili komunitet etnik mjetet e informimit në gjuhën e vet. Por, kjo te ne nuk po ndodh kështu, sepse aty ka një shishmash gjuhesh të okupatorëve të vjetër e sundimtarëve të rinj. Nuk është normale që një TV apo Radio ose Gazetë të ketë programe e botime të përziera më disa gjihë, deri në mezerie, siç është p.sh. bie fjala RTK.
Sikur që nuk ka këngëtar të huaj që këndojnë në gjuhën shqipe masivisht, si te ne! Përveç te ne, nuk ka TV apo Radio Stacion Kombëtare në botë, qe japin emisione, njëherësh në shumë gjuhë! Përveç radiostacioneve të lajmeve në gjuhe të huaja, të cilat janë të destinuara për këtë lloj programi.
Prandaj, ishte kënaqësi të dëgjoje Radio Kosovën e Lirë e cila vazhdimisht të kujtonte luftën e lavdishme të UÇK, e cila e riktheu kombit tonë dinjitetin e nëpërkëmbur nga armiqtë shekullorë.
Me keqardhje më duhet të konstatoj se në institucionet tona ka filluar të ndihet një nepotizëm sektar e grupor i cili po bashkëqeverisë vendin së bashku me fraksionin titistë me metoda eliminuese të gjithë atyre që nuk janë në grupimet e tyre të ngushta. Ata që dikur ishin bajraktar të bashkimit kombëtar tani po e ndajnë vendin dhe popullin e vet, edhe një herë nga brenda duke e ndarë në krahina partiake e grupime sektare. Nga këto përpjesëtime nuk kanë pasoja vetëm luftëtarët e lirisë që po injorohen e mohohen me cinizëm, por edhe i tërë vendi dhe e ardhmja e tij. Kjo u pa dhe po shihet në të gjitha fushat dhe së fundi edhe në fushat e sigurisë, të diplomacisë, në informimin publik etj.
Zgjedhja e Bordit dhe Drejtorit të RTK ishte rast i mirë që të sistemohen edhe kuadrot e informimit që murrën pjese në luftën ilegale dhe në luftën e armatosur kundër okupatorëve. Por, kjo nuk ndodhi. Obstruksionet për eliminimin e luftëtarëve të lirisë nga jeta publike është evidente kudo dhe kjo po mbulohet me “konkurset e hapura” të zgjedhura që më parë brenda grupeve sektare me “konkurse të mbyllura”. Shumica e këtyre vendeve duhet të bëhen me emërime dhe ato po bëhen me emërime, por brenda grupeve sektare, apo kur vijnë urdhra për emërimin e tyre nga qendrat e huaja. Ndërsa opinionit i prezantohen si të zgjedhur “sipas konkursit”.
Ishte e natyrshme që Martin Çuni të vazhdonte Mandatin e Drejtorit të RTK të ndërprerë nga UNMIK-u me 1999, apo që Ahmet Qiriqi të emërohej për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Kosovës, ku pas lufte do të duhej të sistemohej Radio Kosova e lirë, ose që Tahir Geci të emërohet Ministër i Informimit etj. Në vend të kësaj aty u rigjenerua stafi i drejtorisë së dhunshme titiste, të Agim Zatriqit e nga viti 1981.
Kjo që po ndodhe me Radio Kosovën e lirë është një shembull konkret aktual i obstruksioneve të tilla me krejt luftëtarët e lirisë jashtë grupeve sektare në pushtet dhe kjo duhet të ndërpriten menjëherë. Apeloj te Kuvendi i Republikës së Kosovës që të rishqyrtojë dhe korrigjojë politikën e kuadrove në këto sfera, sepse udhëheqja e kësaj politike të gabuar nga qarqet e caktuara, sigurisht se kanë me sjellë krizën e panevojshme institucionale!
Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të liron tërësisht nga strukturat e ish- regjimit jugosllav, të kohës së pushtetit të ish- LKJ, që u transformua në LDK, duke filluar nga policia e deri te presidenca. Sepse prezenca e tyre në institucione po dëshmon për restaurimin e diktaturës të ish-regjimit titist!
Dhe në vend të këtyre autonomistëve që kanë luftua kundër Republikës së Kosovës të emërohen luftëtarët e lirisë që kanë luftua për krijimin e Republikës së Kosovës. Ndryshe nuk mund të flasim për ndryshim të regjimit të diktaturës moniste titiste në demokraci!
Një grupi i ish-luftëtarëve të UÇK-së nga Zona Operative e Llapit përkrah protestën e Radios Kosova e lirë
Një grupi i ish-luftëtarëve të UÇK-së nga Zona Operative e Llapit përkrah protestën e Radios Kosova e lirë Qëndrojmë fuqishëm afër jush, ashtu sikur kemi qëndruar në ditët e vështira të luftës, kur ju na keni motivuar dhe na keni dhënë forcë e krenari, për ta çuar deri në fund amanetin e dëshmorëve. Tani Radio-Kosova e lirë është e vetmja që i përkujton dëshmorët për çdo ditë, duke mos harruar asnjëherë heroizmin e atyre, që ranë në luftën e shenjtë për çlirimin e Kosovës. Ne gjithnjë e dëgjojmë këtë Radio, por për shkak të valëve të dobëta ballafaqohemi me pengesa të cilat na irritojnë për së tepërmi. Si duket zëri juaj dhe zëri i veteranëve po bie në vesh të shurdhër, të atyre të cilët përfituan nga lufta dhe gjaku i dëshmorëve, dhe të cilët vlerat e luftës i bënë kapital personal të përfitimeve. Ata nëpër veturat dhe banesat e tyre luksoze nuk e dëgjojnë dot zërin e Radios-Kosova e lirë, por as ankesat e veteranëve të UÇK-së. Përshëndesin me këtë rast ato firma private, që vazhdimisht e kanë përkrahur financiarisht këtë Radio, sikur është firma “Gateri” e shumë firma të tjera dhe nuk kanë lejuar, që të shuhet ky zë lirie. Kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të marrin para sysh ankesat e drejta të Radios-Kosova e lirë për fuqizim të dëgjueshmërisë.
-Kërkojmë nga politikanët me prejardhje nga lufta e UÇK-së, që t’ i përkujtojnë ditët, kur në Kosovë përhapej vetëm zëri i së vetmes Radio në gjuhën shqipe , zëri i Radios Kosova e lirë, lajmet e së cilës i dëgjonim nëpër istikamet e luftës çlirimtare. Ne veteranët e luftës së UÇK-së, gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi në përkrahje të kësaj Radioje, e cila i ka mbetur besnike lirisë së Kosovës, thuhet në reagimin e një grupi të veteranëve të UÇK-së të Zonës së Llapit.
Komentoni
Artikuj te tjere
FP: Regjistrimi i popullsisë dhe marrëdhënia me Greqinë
Besnik R. Bardhi: Në prag të 20 vjetorit të helmimeve masive në Kosovë
Dhuna ekstreme në xhami
Radio Kosova e Lirë ndërrmerr fushatë protestuese
Skënder Buçpapaj: U festua Dita e Martin Luther King
Milazim Kadriu: Bechtel & Enka’ fituese për ndërtimin e autostradës Morinë – Prishtinë – Merdar
IGMG: Fushata e Kurbanit në Kosovë
Hasan Qyqalla: Edhe unë Ndihmoj
Milazim Kadriu: Shënohet 28-vjetori i martirizimit të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës
Urim Gjata: Përkujtohet Skënderbeu në Shkup
Hajdin Islami: Shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut
Milazim Kadriu: Kosova ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri
Hajdin Islami: Posta dhe Telekomi i Kosovë s(PTK), ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri
LDD: Komunikatë për opinion
Ardi Hoti: Reportazh nga Shkodra, aty ku po zhvillohet beteja me ujin
Specialistët - Bllokimi i portave rrezikon tre digat
Shevki Sh. Voca: Detaje të panjohura nga jeta e themelesusit të Turqisë moderne, Ataturkut
Përmbytjet, alarmi i projektuesit të portave të hidrocentraleve
Fatime Kulli: Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten
Vedat Shehu: Si zgjidhet çështja e ligjit për tokën