E enjte, 26.12.2024, 11:21 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Ah,ai valc!

E hene, 18.01.2010, 08:03 PM


Ah,ai valc!

Nga Përparim Hysi

Ah,ai valc,që kërcyem atë ditë
Atë ditë kur me klasën u mblodhëm tek një shesh
Atje ku kishim shkuar ne për piknik
Dhe veç këndo,kërce ,fol dhe qesh!

Pas valcit kërcyem një tango
Dhe ramë në një"kreshendo"të butë
Unë që të dukesha si "gango"
Befas u bëra një qingj i urtë!

Qingji i urtë,dihet:pi dy nëna!
Dhe unë i tillë atë ditë qeshë
I qeshur nga jashtë dhe zjarr përbrënda
Një pakt seç u lidh mes nesh.

Pas piknikut,takoheshim diku
Sa  herë që nga sytë e të tjerëve"vidheshim"
Çaste.o çaste,pse më erdhët këtu?
Tani që jam i moshuar dhe po thinjem?

Po thinjem dhe me mënd shkoj në të shkuarën
Zë e rëmoj në xhepat e kujtesës
Po kurrë nuk e harroj,më të çmuarën
Partneren e valcit të atëhershëm.

Them me vete:-Ku do jetë,vallë?
Ndoshta si unë,mund të jetë,në mërgim
Them të drejtën,për të ndjej mall
Në zëmër ndjej një regëtimë.

Është një regëtimë e vërtetë malli
Për miken e atij valci në piknik
Dhe,siç lexoni, e shihni që kokëbardhi
Për të tani bëhet nostalgjik.

Jetoj me mbresën e atëherëshme
Dhe më bëhet sikur e kam përballë
O kohë!O kohë e njëherëshme
Përse vjen e më tundon,vallë?

Përse i heq koren plagës?
Dhe plaga zë e më rrjedh
Trishtohem shumë prej së shkuarës
Kujtimi i vjetër vjen e më rrënqeth.

13 nëntor 2009


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora