Faleminderit
Milazim Kadriu: Tërë jetën në shërbim të atdheut
E diele, 17.01.2010, 09:57 PM
Përkujtohet atdhetari Xheladin Rekaliu
TERË JETËN NË SHËRBIM TË ATDHEUT
Nga Milazim KADRIU
Në organizim të Shoqatës së të burgosurve politik në Besianë u përkujtua veprimtari i çështjes kombëtare Xheladin Rekaliu në 11-të vjetorin e vdekjes. Xheladini Rekaliu u lind në fshatin Gegaj (ish Dobratin) të Besianës dhe qysh si student u inkuadrua në lëvizjen studentore. Ai si udhëheqës i demonstratave të 68-shit u dënua me 4 vite burg dhe u dërgua në burgun famëkeq të Goli Otokut. Xheladin Rekaliu është njëri ndër atdhetarët e rrallë i cili u ka pri i pari të gjitha proceseve dhe organizimeve politike ilegale në Llap e më gjerë. Xheladini ishte gjithashtu njëri prej pjesëmarrësve dhe organizatorëve më aktiv i demonstrative të vitit 1968,duke qenë edhe pjesëmarrës i shumë protestave dhe demonstratave tjera kudo që janë organizuar kundër regjimit pushtues. Për shkak të veprimtarisë dhe aktivitetit të tij të pa ndërprer kombëtar Xheladin Rekaliu, ishte mbajtur i izoluar nëpër shumë burgje famëkeqe të Serbisë si në Nish, Leskofc e Beograd. Ai gjithashtu për shkak të aktivitetit kombëtar ishte shumë herë edhe i dënuar në disa procese të montuara politike duke vuajtur edhe shumë vite burg. Inspektoret famëkeq të UDB-së, shumë herë atë familjen dhe shokët e tij i kanë persekutuar duke e rrahur dhe keqtrajtuar rëndë edhe fizikisht për shkak të veprimtarisë së pareshtur atdhetare. Ndërkohë që me rastin e shënimit të përvjetorit të 11-të të vdekjes së këtij patrioti të madh, Shoqata e të burgosurve politik në Besianë në shenjë nderimi dhe respekti për veprën madhore pranë varrit të tij ka bërë homazhe duke vendosur edhe kurora të shumta lulesh. Në shënim të këtij përvjetori gjithashtu kanë marrë pjesë edhe shokë, miq e veprimtarë të tjerë të Llapit e më gjerë. Me këtë rast janë evokuar kujtime për jetën dhe veprën e atdhetarit ku një fjalë rasti e ka mbajtur shoku i tij dhe bashkëveprimtari Hakif Sheholli.
JETA E TIJ RRUGA E LIRISË
Shumë i ri Xhela
U nis rrugës së lirisë
Edhe pse e torturuan shumë
Asnjëherë s’ju frikësua stuhisë.
Vuajti burgje të rënda
Por kurrë s’u dorëzua
Gjithherë qëndroi vertikalisht
Asnjëherë s’u gjunjëzua.
Organizator i demonstratave
Qysh nga viti 1968-të
Kërkoi që i lirë Flamuri të valoi
Në vendin e vetë.
Punoi pa ndërprerë
Poste kurrë s’kërkoi
Lëvizjen kombëtare
Gjithmonë e ndihmoi.
E gëzonin shumë Xhelën
Sukseset e luftëtarëve të lirisë
Edhe pse tërë jetën për te punoi
Lirinë e Kosovës nuk e shijoi.
U përcoll me Flamurin Kombëtar
Dheu i atdheut trupin ia mbuloi
Një rreze dielli mbi malin Albanik
Lirinë e Kosovës e paralajmëroi. (M. K.)
Komentoni
Artikuj te tjere
Fran Buzhala: Jusuf Gërvalla - Simbol i Bashkimit
Halit Bogaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka
Zef Mulaj: Gjergj kastrioti
Vilhelme Vranari: Gjergj Kastriot Skënderbeu
Fejzulla Duraku: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Tajar Zavalani: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Joseph J. DioGuardi: Skënderbeu - Shok me të mëdhenjtë e më të mëdhenjëve
Ferit Ramadani: Skenderbeu - Regëtima e vdekjes sonë shekullore
Ludvig Holberg: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Ilmi Veliu: Nëna e Skenderbeut - Vjosava Tribalta Shqiptare
Behar Gjoka: Skënderbeu, Simboli dhe miti i tij në letrat shqipe
Skënderbeu mes strategëve të mëdhenj
Halit Bogaj: Poemë për Skënderbeun
Eduard M. Dilo: Te rroje dhe te mbreteroje emri i madh i Skenderbeut
Identiteti Europian i Shqiptarëve dhe roli i heroit tonë kombëtar
Gjergj Kastrioti, Heroi në këndvështrimin e shkrimtarëve të huaj
Afrim Zeqiraj: Veprimtari largpamës Jusuf Gërvalla
Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Përmasa krijuese e platformës gjithëkombëtare
Neki Lulaj: Poezi kushtuar Smajl Hajdarit
Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998)