Kulturë
Mazllum Saneja: Bota e ndjeshme artistike e Jan Micha? Stuchlit
E hene, 11.01.2010, 09:04 PM
Jan Micha³ Stuchly |
2 dhjetor 2009
Racibórz, Poloni
MBRESA NGA EKSPOZITA
BOTA E NDJESHME ARTISTIKE E JAN MICHA? STUCHLIT
Fillimi i dhjetorit 2009. Në pallatin e Kultures të qytetit Racibórz, një qytet i lashtë në jugperëndim të Polonisë, hapet ekspozita e arteve figurative me piktura dhe vizatime e poetit dhe piktorit të njohur bashkëkohës polak, Jan Michal Stuchly.
Buzëmbrëmje e 2 dhjetorit. Salla e ekspozites përplot spektatore që kishin ardhur të shijonin për disa caste artin e piktures në 35 eksponatet , të varura në mure të Pallatit të Kultures. Sakaq më tërheqi vëmendjen një auditor i zgjedhur, poetë, piktorë dhe intelektualë të ndryshëm, që kishin ardhur të shijonin të bukurën dhe të madhërishmen në artin e pikturës të artistit të ndjeshem Jan Michal Stuchly.
Në ekspozitë ishin të ekspozuara 35 piktura dhe vizatime, ku piktori zbulon para nesh nje botë të ndjshme përplot ngjyra e kolorit, kontrastet e jetes me ngjyra te mbyllëta e të ndritura, virgjërinë e natyrës, hapësirën e pakufishme, figurat e portretet njerëzore, ku më pastaj vërehet se është i preokupuar me temat e pergjithshme nga jeta dhe natyra dhe, në të gjitha ato vërehet jo vetëm klima autentike e Racibozhit me rrethinen e saj piktoreske.
Vërejmë në pikturat dhe vizatimet e piktorit të devotshëm po ashtu shtëpiza të mbuluara me kashtë, shtëpiza të thjshta në gjirin e natyrës, drurë të vetmuar, gërmadhat në kodra etj. Këto motive në krijimtarinë artistike të Jan Michal Stuchly-t na sjellin ndër mend mendimin në të kërkuarit e jetes idilike, një herë e një kohë në fshat, atë gjakimin e kthimit të klimave të dikurshme, një gjakim të pafund.
min¹³ wiek i snuje zamyœlenie / malarstwo akrylowe na dykcie Jan M. Stuchly
Forma e këtij transmetimi mund të jetë e ndryshme, mënyra e të pikturuarit rrjedh rëndom nga temperamenti dhe qëndrimi i krijuesit.
Ndërkaq, ekzistojnë tipe refleksive dhe intuitive e edhe të rrëmbyeshme;
që prej shekujsh tashmë forma e transmetimit shtrihet që nga imazhi e shembëlltyra fotografike e realitetit qe na rrethon deri te portretizimi i prezantuar ne pikturat dhe vizatimet e piktorit.
Artisti Jan Michal Stuchly duke na dhënë në mënyrë të përkryer tablo të mrekullushme, që na mbajnë gjithnjë të gjallë jo vetëm kujtesën tonë, po edhe ngjallin ndjenjen e së bukurës e të madhërishmes, duke shkëputur nga kujtesa dhe përfytyrimi ndonjë ndjenjë apo mendim të rrëmbyer e të qetë përmes formës së skicës, iu jep pikturave duke gdhendur si një artist i vërtetë me një kolorit të qartë, duke i dhënë një ton me një forcë shprehëse.
Shpesh ndodh që artisti më së pari vepron, e pastaj kërkon synime përkatëse apo komente teorike, dhe kështu vepron jo vetëm një herë Jan Michal Stuchly, duke zgjedhur tashmë vizatimet e veta apo pikturat kundruall poezive konkrete, që i paraqiti në veprën e vet të fundit “Ekzistenca”3. Ndërkaq, ndodh që në të kundërtën, duke pikturuar drurin e vetmuar, sikundër edhe vetë e shpjegon:”Në shtëpi… pas pikturimit të Vetmisë dhe, duke ia përshtatur pikturën, që të përputhet me poezinë, duke e pasqyruar në mënyrë të gjallë gjendjen e brendëshme(fytyrën,sytë etj.)
polom i owcom – p³odnoœci / Ismail Kadare /malarstwo olejne na dykcie Jan M. Stuchly
Duhet vënë në spikamë se, letërsia është gjithandej e pranishme, në vend të parë, ndonëse e para ishte veprimtaria artistike; Jan Michal Stuchly mendon dhe vështron me fjalë dhe këto janë më të rëndësishme dhe, në vartësi me to është peneli i piktorit, për të hequr vija, për të vizatuar me bojëra uji ose vaji apo lidhja e harmonishme e këtyre dy degëve të artit. Së këtejmi, komentet, titujt, dedikimet etj. shpesh janë fragmente të krijimeve, të veprave jo vetëm të poetit Stuchly. Sepse “cilido që shkruan… ndodhet në vende ku askush nuk e shoqëron”(Jerzy Mika); “një ditë do të shkojmë ngado…”(Mazllum Saneja); “dru i vetmuar e njeh këtë fytyrë”(Julia Gjika); “shekulli kaloj dhe ëndërroj”(Maria Zabolewiczow – Wojtczak); fushave dhe deleve – pjellori”(Ismail Kadare); “drurë vjeshtak”(Krystyna ?ugowska); “jam shqiponjë e gatshme për fluturim”(Visar Zhiti); “pika të helmit” (Agim Gjakova) – këta vetëm ca shembuj të këtyre lidhjeve.
Në rastin e krijimtarisë artistike të Jan Michal Stuchly-t sikur pamë e dimë, duke qenë në një lidhje të pandashme me letërsinë, në veçanti me poezinë, i vështrojmë në mënyrë analitike të dy mënyrat e përshkrimit të gjallë, skicat e bëra, kryesisht në pikturat me bojëra vaji dhe, në veçanti në vizatime. Artisti i shënon përceptimet e vrojtimet e veta, që t’i ruaj e mbroj nga harresa dhe, të ndaj bashke me vizitorin mahnitjet dhe mbresat dhe, t’i kontrolloj reagimet e tij dhe forcen e transmetimit . Artisti Jan MIchal Stuchly permes veprave të veta përpiqet të vë dialog e marrëveshje me njeriun tjetër dhe, këtë ia arrin me sukses, duke qenë gjithnjë në një koherencë të vazhdueshme.
mia³aœ byæ dla mnie na ..ca³e moje ¿ycie… / malarstwo olejne na dykcie Jan M. Stuchly
Motivet e zgjedhura nga autorit çfarë janë shtëpizat e pjerrëta, të mbuluara me kashtë, udhët me kordele të paprekura, me linjat e pashkëputura të tensionit të lartë, peizazhe të qeta e të mahnitshme, që zgjojnë nostalgjinë për diçka të perënduar, kujtimi për thjeshtësirën e humbur e të tretur të kohëve të perënduara, që të bën të kredhësh thellë në mendime,për ekzistencën dhe kalimin e kohës. Ja, këto janë ca elemente të pranishme në veprat artistike të autorit, elemente të ngurtësuara të realitetit, që e rrethon dhe e jeton përditë, që e vë në lëvizje imagjinatën tonë e të spektatorit të vëmendshëm, duke zgjuar ndjshmërinë e tij, për një çast i kredhur në qetësi, që të mund të shijojë gjithë atë bukuri magjike ne pikturat dhe vizatimet e autorit Jan Michal Stuchly.
Kush nuk e kupton mendimin apo nuk i pëlqen këto klima “idilike”, mund të thellohet në studimin e vizatimeve, në të cilat lidhen me një kuptim më të thellë, me një angazhim emocional dhe forcë të përfytyrimit, të cilat qartë i flasin cdo vizitori .
cierpienie / pastisz obrazu Van Gogha „kruki nad ³anem zbó¿” / malarstwo olejne na dykcie Jan M. Stuchly
Si përfundim me të konstatojmë se,te Jan Michal Stuchly njëjtësohet dhe mishërohet në një si poezia ashtu edhe piktura, i cili gjithnjë synon të kuptojë thellë qenësinë e fenomeneve dhe të gjërave, depërton në substancën shpirtërore të njeriut dhe të natyrës, duke u futur në kuptimin e ekzistencës si të njeriut ashtu edhe të gjërave.
Jan Michal Stuchly është autor plot invencion me një energji potenciale si poetike ashtu edhe artistike, që edhe mëtej do të na befasoj me vepra të reja, gjithnjë me përceptime të reja në të kuptuarit e së vërtetës, të kuptimit të jetës, duke na shpënë në një “botë përtej kohore”.
MAZLLUM SANEJA
Varshavë,
Fillimi i janarit 2010
martwa natura malarstwo olejne na p³ótnie / Jan M. Stuchly |
POETO / pastisz obrazu Oskara Kokoschki / malarstwo olejne na p³ótnie Jan M. Stuchly |
najwiêksza w dziejach RACIBORZA powódŸ / malarstwo olejne na papierze Jan M. Stuchly |