Kulturë
Përparim Hysi: Mall për Shqipërinë
E diele, 10.01.2010, 06:45 PM
Mall për Shqipërinë*
Nga Përparim Hysi
1.Kur vijnë letra
Kur vijnë letra nga Shqipëria,
Ke parë ti?Unë përtërihem
Më largohet,tak,mërzia
Në mera të tjera shtrihem.
Zë "kullos" unë hergjele
Siç kullosja njëherë vaktit
Dhe çuditet kush më sheh:
Nur,or nur, i ka rënë plakut...
5 janar 2002
2.S'jam i kënaqur
Kjo jetë që po bëj,aspak s'më pëlqen
Sa vij e po trashem,me zverkun si dem
Tër ditën e ditës veç kotem e kotem
Dhe jam i stresur:pa punë,edhe lodhem?!
U lodhke pa punë dhe dita sa zgjatet
Kështu si them unë ,s'më duhen llafet
Dhe kur do marrë fund kjo jetë e"bukur"
Ndaj shfryj duf-duf(e mbeta duke lutur...)
29 janar 2003
3.Kaseta
Një miku im i mirë,nga Berati
Më solli një kasetë me këngë përmetare
Më iku,sakaq,mërzia e marazi
M'u mbush shtëpia me muzikë shqiptare.
Ushtoi klarineta nga Laver Bariu
Pastaj Vangjel Poda lozi një kaba
Dridhem nga gëzimi siç bën çilimiu
Se jam mbushur gaz,edhe bërë me krahë.
"Një bilbil me vesë" zë Mentor Xhemali
Vëllezërit Curri këndojnë një tufë këngë
"Pa shiko përmetkat po shkojnë tek dhaskali" *
Fluturoj nga gëzimi si zog apo shpëndë.
Sa mbaron kaseta,prapë unë e rivë
Po një lot nga malli ,më ndahet;s'më lë...
*vargu i një kënge
18 janar 2003
4.Pse?
Pse nuk kam krahë prej zogu e të nisem fluturim?
Të shpëtoja nga amoku;amok mbushur shpirti im
Më ka zënë një mall i madh;jam i mbushur-oqean!
Në Shqipëri të nisem vrap,se,për ndryshe,.bëra bam...
18 janar 2002
5.Mëndja ime merr revan
Mëndja ime merr revan(hipur mbi një kalë dori)
Se i tëri jam duman:lëshuar buzë,edhe turi
Nuk më hyn asgjë në sy;engelndisem kot së koti
Ditë e net i shtyj mezi,se nga malli më bie loti
Po ku është Shqipëria?Pse më duket se s'është larg?
Atje janë mëndtë e mia;fluturoj si një pulëbardhë
Më pikon e më qan zemra që të shkoj dhe një copë herë
Se s'duroj,më lojti mendja:a durohet der atëherë?!
Gjer atëherë.Po deri kur?A janë muaj apo janë vite?
Ditë për ditë dhe më"sëmurë",se dhe ditët më ngjajnë vite
Dua të kthehen në minuta;ca më shumë:në sekonda!
Dhe,sado që rroj në "pupla";edhe pupla mua më shpoka...*
*"pupla"-për në Amerikë ku kam 9-vjet tanimë.
13 janar 2001
6.Nëpër natë këlthet i gjorë
Tek shtyj mbesën me karrocë,se më kot unë nuk jam gjysh
Mëndja ime niset "osh"(në Shqipëri,pa si,pa qysh?)
Shkon në vëndet ku kam rrojtur,ku ka shkelur këmba ime
Shkëmben kafe me të njohur;me të tjerë dhe përqafime.
Pastaj mbushet shend e gaz,edhe kthehet mu në fshat
Tek shtëpia me pullaz,ku jetoi jo pak,po gjat..
Tek divani i kuzhinës zë shtrihet gjatë e gjerë
Ta kënaqë me rreze dielli;ta zëjë gjumi si njëherë.
Në vjen nata dhe s'ka drita(errësira i bën dritë?!)
Se këtu,ku jam,përdita(edhe nata krejt si ditë)
Për Shqipërinë më griu malli(ëndërr unë shoh për natë)
Në se këtu vdes nga halli,shpirti im u bë luvgat.
Do zë bredhjen nëpër natë,duke qarë edhe këlthitur
Shpirti hiç s'do gjej rehat:zë kuis i lebetitur
Se larg vëndit,shkoi dha sosje e mezi i doli shpirti
Në e patë ju duke bredhur,do ju lutem mos e ndiqni
Se,në bredhe duke këlthitur,e ka buzën krejt të plasur
Dhe me kujën që lëshon,zë mjekon plagën e hapur
Që më pak plaga t'i dhëmbë;ca më shumë:t'i vërë korë
Se,për ndryshe,nuk pushon:npëpër natë këlthet i gjorë.
13 janar 2001
7.Më të lumtur s'ka
Bukë të thatë e me një qepë
Mu atje në vëndin tim
Ja,tani,kështu m'u tek
Të kujtoj unë fëmijërinë.
Po sa shije që më kishte!
Dhe tani ,prapë,dua të ha
Edhe mëndjen hiç s'e vrisje
Më të lumtur?Hiç nuk ka.
7 janar 2002
8.Mall për Shqipërinë *
Sot u mbushën plot dy muaj që kam ikur nga Shqipëria
Dy muaj plot që unë po vuaj;më këputi dashuria.
Më këputi dashuria,mua për vënd,për miq,për shokë
Dua të shkoj e të çmallem;e një kafe të pimë tok
S'është kollaj që të ambientohem (le t'i thonë Amerikë!)
Shqipëri,për ty,kullohem,si qiri tretem pikë-pikë
"Le të tetem,hiç mos mbetem!"(po bërtas me zë Naimi **
Dhe thërrime,po të mbetem,frymë aty jep Përparimi.
Se s'e ngopin bukuritë;kollajllëke dhe të tjera
Që m'i paske,Amerikë;Shqipëri,më prit,se erdha
Më ka marrë një mall i madh,e nuk mbahem nën fre
Gati sa nuk bëj "bërdaf!";t'i a thërras me gurgule...
*larguar,po përkohësisht
**vargu i Naim Frashërit
9 janar 2001
9.Ëndrra
Në ëndërr më dolën arat që kishim në fshat
Arat që mbillnim,çairi,koria
Brodha nëpr to;gjer e gjatë
Tek lisi i madh,u çlodha tek hija?!!!
Kur hapa sytë,pashë që qeshë nën jorgan
Të them të drejtën,ndjeva pak zhgënjim
Me ara,cahire,korie,shkuan e vanë
Ndjej nostlagji për to,dhe zë më ha një krimb
Se të gjitha ç'thashë,i ka marrë një tjetër?!!!
(këtë gje dhe diku tjetër e kam thënë)
Dua që të miat të bëhen,patjetër;
Se ligji nuk qe i drejtë;unë ligjin e nëmë.
9 janar 2002
10.Fëmijëria ime,fëmijëri e Albës *
Fëmijëria ime,fëmijëria e Albës
Paskan aq ndryshime si dita prej natës
Unë u rrita zbathur,me opinga lope
Alba më është mbathur si Miss i kësaj bote
Unë nuk njoha lodra(s'bëhej fjalë për kukulla/!)]
Alba- pavion lodrash(cila është më e bukura?!)
Me lodrat e Albës,mbushet një dyqan
Tigra,lepurushë...luanë dhe elefantë
Fëmijëria ime:pa bukë e pa rroba
Fëmijëri e Albës:çdo gjë që ka bota
Unë kam nostalgji për fëmijërinë time
Dhe hiç s'kam zili për këtë mbesën time.
*Alba-çupa e djalit tim,tani 10-vjeçe
8 janar 2002