| E enjte, 07.01.2010, 07:38 PM |
KUSHTETUTA
Nipin pyet hallë Ruka
a është ligj kushtetuta,
apo veç letër ë
Nëse s' është e mirë
pse Kuvendi
nuk shkruan një tjetërë
I kam parë bir
n' televizor
me lapsa n' dorë
kryetarin e shtetit
dhe kuvendarë
tek e nënshkruanin
të gjithë me radhë.
Pse nip m'shikon
përgjigje s'më jep ë
Kushtetua fle-
ç'bëhet me atdhe ë!
Më thuaj nipi im
ligjet që ka Kushtetuta
mos i ka të buta ,
si thuprat e shelgjes
Tadiqi na vjen në dimër
si n'pikë të verës ,ë!
E mllefosur Hallë Ruka
fjalët njxerr me ofshamë
Tadiqi për falje
s' ka ardhur në Deçan.
Jusuf Zenunaj, 7 janar 2010