E enjte, 14.11.2024, 05:13 PM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i Radios Kosova e Lirë

E marte, 05.01.2010, 07:35 PM


Shënohet 11 vjetori i Radios Kosova e Lirë (4. 1. 1999 – 4. 1. 2010)

11 VJET ME ZËRIN E RADIOS-KOSOVA E LIRË, 11 VJET ME ZËRIN E LIRISË DHE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Nga Milazim KADRIU

Me një pritje rasti, më 4 janar,  në lokalet e Radios-Kosova e lirë, në Prishtinë,  shënohet 11-vjetori i fillimit të emetimit të programit të kësaj Radioje dhe  Agjencisë së lajmeve Kosovapress, në fshatin Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës. Në përkujtim të kësaj  date të  rëndësishme të historisë së informimit gjatë kohës së luftës në vendin tonë, anëtarët e stafit, gazetarët, teknikët dhe luftëtarët e lirisë me këtë rast  shpalosën kujtime për luftën tonë çlirimtare dhe fitimtare si dhe  për kohën kur filluan nga puna institucionet e para të informimit, të themeluara nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Më 4 janar 1999 në orën 15 e 55 minuta filloi transmetimi I parë I emisionit të RKL

Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj nisme janë angazhuar, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa idenë e kanë përkrahur dhe kanë ndihmuar: Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramë Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku e të tjerë.

Pas disa përgtitjesh dhe përpjekjesh më 3 janar 1999 u bënë përgatitjet e funditdhe u vendos që më datën 4 janar 1999, të transmetohet emisioni i parë eksperimental provues. Ahmet Qeriqi përgatit informatën e parë, e cila u emetua me rastin e hapjes së programit.

Në orën 15 e 55 minuta në Rrafshnaltë, përballë pllakës përkujtimore të atdhetarit Rifat Berisha, ku paraprakisht ishte vendosur antena transmetuese, në prani të dhjetëra pjesëmarrësve, ka filluar të përhapet tingulli paralajmërues i shoqëruar me fjalët “Ju flet Kosova e lirë”. Emetimi ka qenë eksperimental dhe ka zgjatur 5 minuta. Veç tekstit të prezantimit të lajmërimit për fillimin e emetimit është lexuar edhe Komunikata e SHP të UÇK-së, që kishte të bënte me fillimin e punës në radio dhe në Agjenci.

Stafi i radios dhe i agjencisë gjatë kohës së luftës

Ekipin e parë të gazetarëve dhe të teknikëve të Radios e të Agjencisë e kanë përbërë: Ahmet Qeriqi, Nezir Myrtaj, Martin Çuni, Nusret Pllana, Isë Krasniqi Berat Luzha, Rizah Berisha, Ismet Sopi, Valdet Hoti, dhe Habib Zogaj.

Emetimin e programit e ka filluar më 4 janar të vitit 1999, në fshatin Berishë të Rrafshnaltës të Drenicës.
Më 21 qershor të vitit 1999, është ndërprerë emetimi në Berishë, ndërsa më 12 korrik, të po atij viti ka rifilluar punën në Prishtinë, në lagjen Bregu i Diellit ku Radio-Kosova e Lirë emeton aktualisht. Me rastin e caktimit të statusit dhe të ndarjes së licencave, në fillim të vitit 2000, Zyra e Komisionerit të Përkohshëm për Media, e cila asokohe drejtohej nga zyrtari i lartë i OSBE-së, z. Simon Haselock, Radios Kosova e Lirë nuk ia ka pranuar statusin paraprak autonom, ashtu sikur iu ka pranuar disa mediumeve të tjera që kanë transmetuar para vendosjes së Zyrës së Misionit të OSBE-së për mediat, në Kosovë.
Me rastin e rikonfirmimit të licencave në nëntor të vitit 2000, Radios-Kosova e Lirë, iu ka marrë e drejta e emetimit në valën 101 megaherc, si dhe e drejta e posedimit të një frekuence ndihmëse.
Në prill të vitit 2001, me vendim të ZKPM-së Radios-Kosova e Lirë i ndalohet emetimi në bazën emetuese në Berishë, ku ka transmetuar prej 4 janarit të vitit 1999.
Aktualisht, Radio-Kosova e Lirë, transmeton  program ditor informativ, kulturor, edukativ dhe muzikor, në valët FM, në frekuencë 94.2, me mbulim të territorit të komunës të Prishtinës dhe të një pjese të territorit të Kosovës.
Nga një radio që gjatë luftës, mbulonte tërë territorin e Kosovës, dhe ishte i vetmi medium informativ në Kosovë, aktualisht Radio Kosova e Lirë, mbulon me dëgjueshmëri vetëm 25-30% të territorit të Kosovës,

JU FLET KOSOVA E LIRË!

Për lirinë e Kosovës, ju flet!
Për heroizmin e trimave dhe trimëreshave
Për fitoren!
Lirinë!
Për Kosovën e Lirë,
Shqipërinë…
Iliridën e Çamërinë,
Ju flet Zëri i lirisë,
Nga një trevë e çliruar i Shqipërisë.
Përhapet kudo në Kosovë,
Krisma gjëmimtare e lirisë,
Përhapet kudo flakërima:
Nga Drenica në Dukagjin,
Nga Llapi në Anadrin,
Nga Shala në Nerdime.
Nga Karadaku në Koshare
Nga Pashtriku në Berishë,
Ju flet Kosova e lirë,
Me besë-betimin e legjendarit,
Për trimat e Kumanovës ju flet
Për gjoksin shkëmb të Hamzë Jasharit,
Me zërin e  Zahirit, të Luanit, të Adrianit,
Ju flet bashkë me këngën e Mujë Krasniqit e Beqir Gashit,
Me pushkën gjëmimtare të Tahir Sinanit,
Me turravrapin nga Greqia në Pashtrik,  të Astrit Sulit
Merr shenjë  në tytën e snajperit të Indrit Carës,
Gjëmon fuqishëm  në bunkerët  e serbit
të ngritur në erë nga minat e  Besim Malës,
Ju flet Kosova e Lirë!
Më zërin gjëmimtar  të lirisë,
Ju flet për Kosovën e lirë,
Me gjuhën  e lirisë,
Duke derdhur rrëke mllefin kundër barbarisë!
Ju flet zëri i ndërgjegjësuar i lirisë
Dëgjoni!
Sërish ju flet Kosova e Lirë,
Për jetë e mot, zëri i lirisë.

(Veterani anonim)

Radio-Kosova e Lirë  botuese e veprave dokumentare, letrare e artistike

Radio-Kosova e Lirë ka edhe sektorin e botimit dhe të publikimeve Deri tani ka botuar: Radio-revistën Kosova e Lirë 1999-2000, shtatë numra,ndërsa ka sjell  edhe këto publikime:

Nezir Myrtaj............. Jehonë lufte
Ahmet Qeriqi...........Meditime në arrati, roman

Nusret Pllana.........Rruga e lirisë
Ahmet Qeriqi...........Në gjurmim të lashtësisë, studime

Martin Çuni..............Reportazhe lufte
Ahmet Qeriqi...........Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar, studime
Ahmet Qeriqi...........Burgu, roman
Martin Çuni.............Jetë e furtunë, përmbledhje poetike
Kasim Shala............Poezi dhe rrëfime, (poet dëshmor)
Bajram Bekteshi......Mbizotërat, përmbledhje poetike
Bedri Tahiri.............Përtëritja, libër me tregime
Endrit Myrtaj...........Vargjet e mia, përmbledhje, poetike për fëmijë
Afrim Berisha..........Lirikë vjeshte përmbledhje, poetike
Zëri i lirisë..............Broshurë e Radios-Kosova e lirë
Ahmet Qeriqi...........Luftëtarë të NDSH-së (1944-1950)
Ahmet Qeriqi...........Fenomene shqiptare, studime
Muhamet Pirraku.....Për kauzën e UÇK-së
Haki Qeriqi..............Libër me poezi

Martin Çuni.............Themele jete (Tregime për fëmijë)
Ahmet Qeriqi...........Krojmiri (1455-1999), monografi

Bajram Bekteshi.....Unë dhe vargu, pëmbledhje poetike

Ahmet Qeriqi...........Koha e jeniçerëve, roman

ARKIVI I II III............ ( Lajmet 4.1.-21.6. 1999)

 Radios-Kosova e lirë, në përvjetorin e saj të 11-të i kanë arritur shumë urime nga Kosova, Shqipëria dhe mërgata.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora