E shtune, 21.12.2024, 12:07 PM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Traditë e shqiptarit kurrë s'ka qenë të gjuaj gurin e ta mësheh dorën

E diele, 27.12.2009, 07:46 PM


REAGIM  NDAJ KOMENTIT  TE BERE NGA  BUTAKU "ARI" NDAJ  MEJE, NE SHKRIMIN  TIM KUSHTUAR  GJENIUT  TE  KOMBIT  TONE  DR.IBRAHIM RUGOVES

TRADITE  E  SHQIPTARIT  KURRE  S´KA  QENE   TE  GJUAJ  GURIN  E  TA  MESHEH  DOREN

Shkroi Ramiz Dërmaku

Siq po shihet për ne shqiptarët nuk ka ditë që të sjellë gëzim,sepse akoma ne mesin tonë ka njerëz qe gjuajn gurin e mëshehin dorën. Populli thotë: Me verbëri fizike jetohet edhe në xhungell, edhe ne errësirë, por me verbëri shpirtërore nuk vlen të jetohet as  në  dritë.  Mendoj se nuk patëm të drejtë që u gëzuam aq shumë kur edhe tek ne shqiptarët arritën  proceset demokratike ? ! Sistemet plurale janë të mira vetëm për ata popuj ku vetëdija shoqërore, historike, kombëtare , arësimore, kulturale, morale .., kanë arritur një nivel të lartë të zhvillimit. Gjithnjë kam menduar se është e kotë njeriu të merret  me shpifje, trillime, gënjeshtra,  etj,  etj, sepse aty humb kohë dhe lodhë trurin me rrenacakët, shpifësit, kuislingët,  matrapazët, demagogët, butakët , pakurrizorët ..., e shumë e shumë të tjera. Mirpo në rastin  konkret një fjalë e popullit thotë; ai që hesht është fajtor, prandaj duke menduar edhe unë kështu  vendosa të humbas pak kohë dhe ta thej bindjen time personale  ta informoj opinjonin dhe lexuesit  e zemrës shqiptare me të vërtetën. Kur njeriu ia shtron si detyrë vehtes të merret me çështje kombëtare, kuptohet aq sa ka fuqi, aftësi dhe mundësi; s´pari duhet të përkulesh  me  respekt  të plotë para veprave të pavdekshme të heronjëve e dëshmorëve të popullit shqiptar, duke i nderuar me pietet të madh dhe kështu respekton me ndërgjegje luftën dhe përpjekjet titanike të të gjitha gjeneratave në histori që kanë punuar (e po punojnë akoma edhe sot) për  ndertimin e një shteti demokratikë. Po more i mjerë "ARI" , që ne fillim të këtij shkrimi po ju themë se shqiptari gjithmonë I ka respektuar traditat e veta kombetare dhe i respekton akoma edhe sot pa marrë parasysh sakrificat që ju kanë paraqitur. Ju more i mjerë nëse se keni ditur .., ka  qenë e rrugës ti pyesni "bosat" se kur i bëhet komenti një shkrimi...,a  duhet të shkruhet  emri  dhe mbiemri i juaj..., nëse e keni emrin shqipëtarë ? Por sigurisht se keni harruar...........,  ta  shkruani pasi nuk i dini mirë alfabetin e gjuhës shqipe,dhe siq shihet për ju nuk ka shenja të  pikësimit.  Se sa keni shkollë dhe edukatë nuk do ju pyesja, pasi e lexova me vëmendje shkarravinën tuaj.., qesha gjatë dhe thashë ; po ky ari-butaku, sikur ta dinte - peshën e përgjegjësisë që i ka dhënë vehtit me siguri se nuk do ti bënte këto shpifje, gënjeshtra. Cdo lexues dhe çdo shqiptar sot e dijnë, se ta gjuashë  gurinë e ta mshehësh dorën është një  gjestë të cilin shqiptarët kurrë nuk e kanë bërë. Se sa gabime i ke bërë ne komentin tuaj tregon më së  miri vetë komenti.  Për ju more butakë, nuk ekzistojnë shenjat e pikësimit dëshmi kjo qe tregon se ju keni kryer ndonji shkollë tjetër ..,  apo i takoni ndonji grupi tjetër?  Ari po ta spjegoj se Butakë - i thonë  kërmillit, i cili nuk ka formë të përhershme të trupit, por ai  ndërron atë , siq e ndërroni  fytyrën nëse  keni ?
More butakë po të them hapur se ne shkarravinat tua herave tjera shkruaje emrin dhe adresen nëse di ? Nëse jo, po ju propozoj që sa ma parë ta merrni diku dhe lexoni .,., ngadal - ( nëse   e  dini shkrim leximin ),lënden e Psikologjisë, për gënjeshtrën-rrenën , shpifjen, trillimet, akuzat , e shumë dukuri tjera negative aty me siguri se do ta gjeni vehten. Por nëse nuk e gjeni vehten aty, me siguri se i takoni një domeni të personave me studimin e të cilëve merret patologjia sociale. Unë për vehte të them hapur "ari" se kurr nuk do ta harroj këtë ligësi (edhe pse nuk e dij nga kush) sepse e keqja edhe nëse falet ajo nuk harrohet. Sa i përket aktiviteteve të  mia  kombëtare unë jamë i gatshëm që të informojë me të gjitha ato që i kam kryer që nga lindja e deri më tani dhe  të gjitha posedoj dëshmi të gjalla.  Nëse arrij ta zbuloj emrin tuaj te vërtetë me siguri  se  ju do të përgjeshi para organeve të drejtësisë. Butakë, ju nuk keni bërë sulm vetëm ndaj meje por edhe ndaj drejtësisë. Për të gjitha këto që i ke shkruar (nëse arrij ta zbuloj) një ditë do të turpëroheni para historisë, nëse keni lën vend për turp. Por, mos harro.., Butakë, se po deshe ti shihje të gjitha  aktivitetet, ndihmat që kamë bërë- kryer deri tani, urdhëro dhe hajde tek unë si mysafirë në shtëpi, duke e lënë menji anë për pak çaste kodin moral shqiptar të veprimit kundër shpifsëve, rrenacakëve, intrigantëve , etj etj. Kësaj radhe po e përfundoj duke mos hyr më fell pasi nuk më lejon etika dhe edukata ime personale. Po të thërras që sa më parë unë e tij ti hapim letrat dhe ta kupetojne lexuesit se kush je ti,e kush jam unë. Shqiptari për besë ka vdekur, dhe e ka mbajtur fjalën, edhe ti përmbaju kësaj thënje dhe shkruaje atë emër.., nëse ke emër shqiptare ? ! Që  nga bankat e gjimnazit unë e kam filluar aktivitetin tim ndaj çështjes kombtare, këtë e dijnë më së miri shokët e klasës II-2. Në vitin 1981 isha pjesemarrës i ngjarjeve të 11- 26 dhe 30-1 prillit. Pasi "shokët" si ti  ishin betuar ne manifestin komunistë; citoj, Se ne do të dënonim çdo shqiptarë që prishë "vellazërim bashkimin". Pas diferencimit që bëri PK-ste, mua më suspenduan nga fakulteti dhe konvikti. Duke e njohur profesorët e mij përcaktimin tim, i ndjeri Dr.Dervish Rozhaja, pas konsultimeve me kolegët e tij në SHLP , Bajram CURRI , në Gjakovë , më pranuan si stdent të rregulltë Pasë nji viti unë me disa shokë ; Bajram Shehu, Nurije Cacaj, Muhamer Topalli, Basri Topalli, Ramiz Dërmaku, etj , shpërndanim revistat LIria të potuara ne perendim dhe filluam përgatitjet për kremtimin e njivjetorit të ngjarjeve të vitit 1981. Mirpo, disa si ti more butak, na kishin ra ne gjurmë, dhe me 10 mars të vitit 1982 , në orët e vona të mbrëmjes mua do t´më arrestojnë sigurimi serb i Gjakovës ne krye me  (Femi Alidemaj ,nëse nuk gaboj ) dhe Hasan Shehun dhe me një prcedur të shpejtë do të dënohemi.  Më është konfiskuar vetura me vlerë 15 mij fr zviceriane, me material propagandistik duke ardhur nga Zvicrra ( veturën e konfiskuan inspektorët e sigurimit serb; Naser Shevelli dhe Moma- (emrin dhe mbiemrin nuk ja dij). Isha pjesëmarrës dhe organizator i  protestave që mbaheshin ne fshatë, në mbrojtje të kushtetutës s ë vitit 1974. THirrjet e  shpeshta  të quajtura biseda informative e ku nuk mungonte as dajaku, ndikuan që unë të largohem me lot ne sy nga Kosova. Pasi arrita ne Gjermani, filova aktivitetin tim ndaj çështjes kombëtare. Fillova aktivitetin tim s pari në LDK-ës, pranë aktivit të LD-ke në Ravensburg. U zgjova  anëtarë i kryesisë së aktivit. POr duke e parë se ndihma ime ishte e vogël aty fillova të takohem me përfaqësues të ndryshëm gjermanë dhe ti informoja ata me gjendjen reale qe zhvillohej ne Kosovë. Fillova nga gazetarët, kryetarët e komunave, përfaqësuesit e organiztave te ndryshme humanitare, Amnesty internatinal, organizatat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, të merrem me shkrime të cilat kishin per qellim organizimin dhe unitetin e mërgatës sonë. Isha bashkëpunëtorë i gazetës "Zëri i Kosovës" që botohej në Zvicër. Më vonë ne gazetën kombëtare "BOTA SOT" , ku punoj akoma. DIsa aktivistë themeluam Bashkimin e Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim-BISHM-in, më ftuan dhe unë ju bashkangjita atyre. Deri  sa isha aty sëbashku me shokë organizuam shum takime me mërgimtar, tryeza të  rrumbullakta, seminare për Kosovën, filluam aksionin humanitar, ndihmë për Kosovën, ku arritem te tubojmë e ti dërgojmë në Kosovë sasi te medha te ndihmave, mbajtëm ekspozita me fotografi ku  shihej qarte dhuna dhe presioni që ushtronte regjimi kriminel i Beogradit, organizuam intervista e takime të gjata edhe me deputetë të Parrlamentit Gjerman, ku i njohëm ata me gjendjen reale që zhvillohej në Kosovë. Organizuam takime me shumë kryeredaktor e redaktor  të shumë gazetave kuptohet gjermane. Organizuam dhe vetë i sponzoruam aksionet humanitare "ndihmë Kosovës" . BISHM- dhe BSH-re organizuan shumë protesta, demostrata, në të cilat informohej populli gjermanë me gjendjen në Kosovë. Unë vetë si gazetarë  ( me posedim te dokumentit zyrtar-librezës ) zhvillova shumë  takime e intervista me përfaqësues të organizatave humanitare, si dhe ato për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut; Amnesty INternationel, etj. Që nga fillimi kam qenë kryes i rregullt i aksionit të 3-shit, por edhe kryes i aksionit të vendlindja ju therret. Ne mediat e shkruara ,shtypë kamë te botuara mbi 9oo shkrime, ne të cilat kërkohet uniteti dhe bashkimi i mërgatës sonë. Nuk do të shkruaj më tepër kësaj radhe sepse nuk do të vie mirë, more butakë.., por ky është realiteti. Mua më vie keq prej simpatizantëve të mij dhe sidomos ndaj atyre që i bënë komentet ne shkrimet e mia, u them hapur se nuk keni gabuar fare,këtë unë e kamë dëshmur me punë e sakrifica, me lotë e gjakë. Eksiston rreziku që një ditë kur të shkruhet e flitet për të gjitha këto aktivitete kushtuar çështjes kombëtare të paraqiten edhe para jush me fotografi, me vula zyrtare, si nga pala shqiptare ponjashtu edhe nga pala gjermane. Por e dij se jeni i butë, por shtrengohu dhe shkruaje emrin dhe mbiemrin tuaj e pastaj ne bisedojmë.., sipas kanunit, ligjit por nëse ka nevojë edhe...


(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora