Mendime
Naser Aliu: Tele-intervistë me Kryeministrin
E shtune, 26.12.2009, 06:39 PM
Tele-intervistë me Kryeministrin
Nga Naser Aliu
Diaspora: Zoti Kryeministër, në emër të diasporës shqiptare, ju uroj fitoren. Ndjehemi shumë krenar që fituat më shumë se kryetari i Koresë Veriore. Të shpresojmë se herën tjetër do të fitoni rrumbullakët 100% dhe kemi shanse të futemi në librin e rekordeve! A e keni pritur këtë rezultat?
Kryeministri: Ju faleminderit! Natyrisht se e kam pritur! Ne dimë t´i numërojmë votat! Pastaj ne dimë përqindjet edhe para numërimit, sepse në partinë tonë ka shumë intelektualë të mëdhenj! Më të shkëlqyerit! Shpresoj se në vitin 2013 mund të kandidohemi edhe për atë libër dhe kështu lexon bota për ne. Pikësëpari duhet grumbulluar material për ata që nuk më votuan... Aty këtu kemi edhe ndonjë reaksionar, por do ta rikrijojmë unitetin...
Diaspora: Opozita po proteston akoma. Si i keni punët me ta?
Kryeministri: Shumë mirë, ata donë t´i rinumërojnë votat... Rinumërimi i votave është humbje kohe, sepse nuk ndryshon gjë! Unë nuk mund të largohem nga pushteti dhe t´ia lë në dorë Shqipërinë njerëzve, që i urrejnë brekët! Pinjollëve të komunizmit! Ata duhet të dënohen, sepse prindërit e tyre ishin komunistë! Unë jam Mesia, po ata nuk e kuptojnë.
Diaspora: Mësuam se kur shkoni në ndonjë takim qeveritarësh, po ju doli përpara ndonjë me kollare e ftoni në Tiranë. E ftuat dhe zotni Tadiçin, me sa mësuam... Po, Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet në Kosovë. Dhe ka ngritur padi në Hagë për pavarësinë e Kosovës... Po njohja e Kosovës, pra?
Kryeministri: Dëgjoni ju lutem... E ka thënë Basha se do të ketë "bum njohjesh" dhe kjo do të ndodhë. Ai nuk ka thënë se do të ndodhë sivjet. Kjo mund të bëhet edhe në dekadat e ardhshme, me rëndësi se ministri shqiptar e din këtë! Edhe unë loboj për Kosovën...
Diaspora: Sa vende kanë njohur Kosovën në bazë të lobimit tuaj?
Kryeministri: Të gjitha vendet, që kanë njohur Kosovën e kanë bërë, pse unë kam kërkue. Ndigjo, unë jam Mesia, po nuk më kuptojnë, ndigjo...
Diaspora: Por, ju jeni edhe i vetmi ish-komunist në Evropë, që drejtoni një parti demokratike. E ndjeni veten mirë?
Kryeministri: Atëherë ndjeja veten mirë, sot ndjehem më mirë...
Diaspora: Z. Kryeministër si mund të bëhet koalicion me dikë si z. Meta që i mori votat duke thënë që do t'ju nxirrte juve në pension?
Kryeministri: Iliri e kuptoi se është rrezik të bashkëpunojë me njerëzit lakuriq. Mu afrua mua, se unë as pantallonat nuk i heq kurrë. Domethënë nuk ka rrezik prej meje! Qëndrimi tij është parimor... Megjithëse, edhe ky ishte dikur anëtarë i grupi "punisto-mafioz", por këtë mos e shkruani tani, tani jemi miq...
Diaspora: Është kjo normale që e majta ta largojë nga pushteti të majtën dhe ta hipë të djathtën?
Kryeministri: Në shikim të parë duket e çuditshme! Duket si kur dikush ndërron gjininë me operacion, mirëpo këtë e mos e shkruani, edhe pse në fakt është pozitive, se ai tani është bërë burrë i vërtetë. Dhe unë e përgëzoj për këtë hap burrëror!
Diaspora: Ju ofenduat kryetarin e opozitës, pastaj e ftuat në kongresin e PD, pse?
Kryeministri: Shikoni, ai me gjithë forcën po i vërsulet karriges sime. Kjo nuk është parimore! Provuam ta përjashtojmë, ta ekskomunikojmë nga politika, por ai nuk po merr vesh... T´ia marrë fytyrën, thashë me vete. Ne kishim shpresa se turpërohet dhe largohet, mirëpo siç shihet, ai nuk ka fytyrë!
Diaspora: Zoti Kryeministër, shteti shqiptar falimentoi dhe nuk është në gjendje t´i paguajë rrogat administratës? Si nuk keni mundur ta parashikoni këtë?
Kryeministri: Natyrisht se kemi ditur ne këtë. Ne ua rritëm pagat siç patëm premtuar para zgjedhjeve. Duhej bërë kjo, sepse kishte rrezik të fitojnë pinjollët e Enverit. Unë përdor metoda demokratike...
Diaspora: Po si të jetojnë ata kur nuk paguhen këtë muaj?
Kryeministri: Le të hanë biskota, mirëpo këtë mos e shkruani ju lutem! Si do të jetojnë? Së shpejti paratë që mungojnë, do t´inkasojmë nga grupi "punisto-mafioz!" dhe do t´u jepen atyre...Kjo mund të zgjasë deri në janar...Grupi "punisto-mafioz" i ka paratë e tyre...Ose mund të prodhojmë para, e ke parasysh vete ti...
Vetëm se mos e shkrueni as këtë... Shkruej kështu: Që çdo i majtë apo përkrahës i së majtës është mafioz! Ne kemi fakte. Ne i kemi fotografue kur ata kanë ndjekur kurse mafioze në Corleone dhe në Torre del Greco.
Diaspora: Çudi! Si mund të investojë dikush në Shqipëri, kur ju urreni kaq publikisht biznesmenët...Po a do të preken nga këto kontrolle edhe simpatizantët e PD-së?
Kryeministri: Natyrisht se po! Mirëpo ne dimë se ata janë të sinqertë dhe korrekt!
Diaspora: Zoti Kryeministër, diaspora mbeti gojëhapur dhe e trishtuar me fjalimin tuaj në Kuvend...
Kryeministri: I mora në mbrojtje dy nëna shqiptare dhe u tërhoqa vërejtjen të tjerave se si mund të trajtohen nëse dashurojnë një të majtë... Ne mendojmë se Partia Socialiste keqtrajton gratë e veta, familja është e shenjtë.
Diaspora: Po bashkëshortësia në mes të njerëzve të së njëjtës gjini? Kjo e dëmton rëndë familjen... Ama ju u shprehët se do bëni dhe ligj për këtë...
Kryeministri: Shiko unë garantoj edhe ata edhe këta. Unë garantoj çdo gjë në fakt, vetëm më lini të jem kryeministër. Po të dojë Edvin Rama le t'i marrë të gjitha ministritë, vetëm unë të jem kryeministër, nuk di si ta them ndryshe këtë...
Diaspora: Zoti Kryeministër, në diasporë gati keni humbur të gjitha simpatitë, shumica irritohet me marrëveshjen e detit, me Janutallosin, me piramidat, me fjalorin tuaj, me ofendimet dhe me shkatërrimin e jetës private. Shumë njerëz edhe pse nuk janë të majtë, nuk mund të pajtohen me mënyrën e qeverisjes...
Kryeministri: Çka mendon diaspora, mua nuk më intereson, unë jam kryeministër i shqiptarëve brenda, jo jashtë... pastaj në diasporë, nëse e mendojnë kështu, shumica janë mafiozë...
Diaspora: Zoti Kryeministër, ju faleminderit për intervistën
Kryeministri: Me nder kofshi!

Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Krasniqi: Fajet per mosliberalizim t'vizave,nuk i ka vetem BE-ja
Dibran Demaku: Për dikend nënë e për dikend njerkë
Selim Hasanaj: Të ashtuquejturit ''titist'' dikur në Kosovë dhe ''Patriotët luftëtarë'' në pushtet
Refik Hasani: Cilat janë shkaqet e vonesës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc!
Shpend Zogaj: Specifika e optimizmit dhe interesi individual, z. Selim Hasanaj
Blerina Gjoka: PPSH–PS; Bijtë e baballarëve...
Selim Hasanaj: Shqiptari dhe përrallat e gomarit
Blerim Uka: Nuk e kam kritikuar Kanunin por i kam bërë analizë kritike
Mustafaj: Ju tregoj te pathenat e Dhjetorit '90
Mexhid Yvejsi: Prejardhja e babadimrit
Engjëll Koliqi: Të rilindim në të mirëfilltën dashuri
Skender Korça: Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
Ilir Dardani: Kafaz
Fritz Radovani: Eshtnat e At Gjergj Fishtës janë në Rëmaj!...
Naser Aliu: Pampers shtetet
Kalosh Çeliku: K?rc?nime anonime
Minella Aleksi: "Kadare", si serbet po perdorin Rexhep Qosen
Eshref Ymeri: Neokomun(social)istët e përçarjes së madhe
Faik Krasniqi: Kosova mbetet e izoluar
Tërnoci Press: Me referendum kundër referendumit…!