E shtune, 21.12.2024, 05:24 PM (GMT)

Mendime

Engjëll Koliqi: Të rilindim në të mirëfilltën dashuri

E hene, 21.12.2009, 08:58 PM


TË RILINDIM NË TË MIRËFILLTËN DASHURI

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Të rilindim të gjithë në të mirëfilltën dashuri mes njerëzve – thërret Papa Benedikti, por të njëjtën thirrje na e bën edhe Nënëloke Iliria në këto festat e fundvitit. Sikur Jezu Krishti që duke provuar edhe vështirësitë e qenies njeri deri në flijim, zgjodhi një grazhd të thjeshtë për t’u lindur, edhe ne duhet ta gjejmë një storie sado të thjeshtë edhe në këtë fazë historike tranzicioni për kombin tonë, që vërtetë të rilindim në të mirëfilltën dashuri për trojet iliriko-arbërore dhe për mirëqenien e përgjithshme të racës sonë njerëzore-kombëtare.

Jemi në prag  të kremtes më të madhe të krishterimit – Kërshëndellave. Kremtes, me të cilën bota e krishterë e përkujton lindjen e Jezu Krishtit, i paraprin koha e ardhjes, që është periudha përgatitore, për të mundësuar një kremtim me shpirt të pastër, gjithnjë të mbushur me dashuri dhe me paqe të vërtetë. Në këtë drejtim, këto ditë, shkojnë edhe të gjitha paraqitjet publike të Papës Benedikti XVI, në këtë periudhë para Kërshëndellave, ku fuqishëm po kërkon paqësimin e tolerancën e zemrave njerëzore dhe mbushjen me dashuri të mirëfilltë. Papa gjithnjë e më fuqishëm apelon te drejtuesit e vendeve të zhvilluara dhe të qendrave vendosëse ndërkombëtare, që të kujdesen më tepër për popujt e vegjël e të vuajtur, që t’u japin shans jete të gjithëve barabar dhe që të përmbushen intereset dhe aspiratat e të gjithë popujve, përmes rrugëve paqësore e demokratike, duke respektuar të drejtat dhe liritë e të gjithëve, pa dallime rancore, kombëtare, fetare apo rajonale.
Në kuadër të veprimtarisë së tij baritore në këtë kohë të ardhjes, Papa Benedikti XVI të dielën e 13 dhjetorit i u është drejtuar besimtarëve të botës mbarë me fjalët: “Në këtë kohë krize globale Kërshëndellat dhe grazhdi i Betlehemit shpalosin “fshehtësinë e mirëfilltë të gëzimit” që nuk është në “posedimin e shumë gjërave”, por “që të ndjehemi të dashur nga Zoti, duke u dhuruar të tjerëve e duke ua dashur të mirën njerëzve”. Në ceremoninë e bekimit të fëmijëve, që tashmë është bërë tradicionale në periudhën e para Kërshëndellave në Romë, papa gjerman ka theksuar se grazhdi i Betlehemit është një shkollë, ku mund t’i mësojmë fshehtësitë e gëzimit të mirëfilltë të zemrave të thjeshta njerëzore. Për të hdënë një shpjegim praktik të këtyre fshehtësive të gëzimitë të vërtetë dhe të dhuratave të dashurisë për zemrat njerëzore, Papa pastaj ka vizituar një qendër të të pashëruarve në Romë, ku ka ngushlluar njerëz në fazën përfundimktare të jetës së tyre, me shembuj të dashurisë dhe të mëshirës hyjnore. Ai, me këtë rast i ka ftuar të sëmuetit që të mos humbin besimin dhe shpresat, sepse para misterit të Zotit gjejnë kuptimin e jetës tokësore dhe të asaj të amshuar dhe gëzimin e brëndshëm të amshimit. Me vuajtjet tuaja – u ka thënë Papa të sëmuetëve dhe familjarëve të tyre – ju i shërbeni dashurisë universale dhe u ndihmoni zemrave njerëzore në kultivimin e dashurisë së mirëfilltë.

Duke e bekuar bredhin e Këshrshëndellave të sivjeme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa ndër të tjera ka thënë: “Fati i këtij bredhi është i krahasueshëm me fatin tonë të jetës dhe na jep detyrën shpirtërore që të dëshmojmë se Zoti është gjithherë në këtë botë, për ta shpëtuar dhe për ta drejtuar drejt amshimit”. Dëshmimi i shenjtërimit të dashurisë duhet të bëhet nga të gjithë njerëzit – ka thënë Papa – edhe nga profanët. Dhuratë e juaja më e vlefshmja për Kishtlindje – ka thënë Papa – është dëshmimi i dashurisë së mirëfilltë, me solidaritet konkret me ata që vuajnë. T’u ndihmojmë, së palu shpirtërisht, të gjithëve barabar – ka porositur Benedikti XVI.

Edhe sivjet, në vigilie të Krishtlindjes Papa do t’i prij kremtimit të Meshës Solemne të Mesnatës, për herë të parë më herët, duke filluar në ora 22 të 24 dhjetorit, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, me ç’rast do të kërkojë nga besimtarët që me rastin e kremtes kryesore të krishterimit t’i hapin zemrat dhe me dashuri të mirëfilltë të kontribuojnë për të fituar kjo botë paqen e vërtetë dhe për ta ruajtur atë. Ai do të kërkojë një bashkëpunim të ngushtë dhe koknstruktiv, në shërbim të paqes dhe të dashurisë në mes popujve, duke harruar urrejtjet dhe duke shikuar vetëm dukuritë pozitive e interesat e përbashkëta drejt të mirave të përbashkëta.

Edhe Meshën Solemne të mesditës së Kërshëndellave do ta udhëheq Benedikti XVI, i cili në mesditë, nga balkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, do t’u drejtohet të pranishmëve në Shesh dhe mbarë botës së krishterë me Mesazhin e Kërshëndellave “Urbi et Orbi” dhe do të japë për të gjithë Bekimin Apostullik. Me kërkesë për zbutje zemrash në dashuri, për tolerancë, për bashkëpunim dhe për bashkëjetesë në paqe e harmoni, Papa do t’i drejtohet njerëzimit mbarë. Me pamundësi për të dhruar gjëra materiale, Benedikti XVI do të kërkojë që së paku njerëzve t’uadhurojmë një buzëqeshje të ngrohtë solidariteti e dashurie të mirëfilltë njerëzore, sepse kjo shëron zemra e gëzon shpirtëra. Secili me traditat dhe doket e tyre tradicionale e kombëtare le të shpreh dashurinë e mirëfilltë njerëzore – ka kërkuar Papa.

Në tryezën festive Papa me bashkëpunëtorët e ngushtë – siç paralajmëron Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – do të ketë një menu gjermane, për të shembëllyer në mbarë njerëzimin edhe atdhedashurinë. Në ditën e dytë të festës më të madhe të krishterimit, Benedikti XVI do të drejtojë Lutjen e Engjëllit të Zotit dhe do të vizitojë mensën për të varfërit, të Bashkësisë “Shën Egjidio” të Romës.

 Pjesëmarrjen në Meshët solemne të Kërshëndellave e kanë paralajmëruar qindëra shqiptarë që nuk  kanë mundësi të kremtojnë në Atdhe. Edhe në Ditën e Kërshëndellave 2009, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të valojnë flamujt shqiptarë! Kësaj radhe qindëra, mbase mijëra shqiptarë do t’i kërkojnë Benediktit XVI që të shndris historinë e shqiptarëve, duke e përkrahur fuqishëm aspiratën e ligjshme të popullit të Kosovës për marshim në integfrimet ndërkombëtare, sikurse Benedikti XV, që e kishte ndihmuar jashtëzakonisht kombin tone, në themelimin e shtetit modern shqiptar.

Porosinë e Papës për mbushjen e zemrave njerëzore me dashuri të mirëfilltë dhe për fitimin e ruajtjen e paqes me dashuri le ta marrim me shumë seriozitet dhe le të mundohemi ta realizojmë të gjithë shqiptarët – të krishterë e jo të ktishterë, sepse është një porosi drejtuar njerëzimit mbarë dhe pa ngjyrime as aspirata fetare, por thjesht me motive humanitare e solidare për botën mbarë! Këtë vit është mundësuar që urimet për Kërshëndella dhe solidarizimet me nevojtarët, Papës të mund t’i përcillen edhe përmes internetit, në faqet e “facebook-ut”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora