Speciale
Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste...
E shtune, 19.12.2009, 09:58 PM
Si u pushkatuan 21 shqiptarë
nga forcat partizane komuniste në Druar të komunës së
Vushtrrisë, me 25 nëntor 1944
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Lajmi i rrejshëm për rrëmbimin e armëve në stacionin e trenave
Në Druar të komunës se Vushtrrisë forcat
partizane komuniste me 25 nëntor 1944 pushkatuan 21 shqiptarë si hakmarrje për vrasjen e
shtatë partizanëve serbo çetnik të cilët kishin hyrë në fshat pas një lajmi që
kishin marrë se gjoja fshatarët e Druarit kanë rrembyer një sasi të armatimit
në stacionin e trenit duke menduar kështu që të vrasin dhe te terrorizojnë
banorët shqiptarë. Për pushkatimin e fshatarëve dhe për rrjedhen e kësaj
ngjarje tragjike në Druar, flet njëri ndër deshmitarët e gjallë të kësaj
ngjarje , Hazir Haziri, pensionist nga fshati Druar tani me vendbanim në
Vushtrri i cili kishte shpetuar pa u pushkatuar fal fatit dhe kujdesit të Hasan
Malokut nga fshati Shallc në momentin kur fshatarët e Druarit forcat partizane
çetnike i kishin ndarë për pushkatim. Ai
më parë tregon se me 21 nëntor 1944 ishte çliruar Vushtrria me rrethinë nga
forcat okupuese gjermane, për ta lidhur këtë ngjarje me Brigadën e III-të Partizane nga Shqipëria që operonte në
këto anë me Ramiz Alinë, komisar dhe
Brigadën 21 Partizane komuniste serbe nga
Kush ishte Milorad Piliqi dhe çka
kishte biseduar më Hazir Hazirin
Ai (Haziri) për ta sqaruar dhe për ta lidhur
më mirë këtë ngjarje të dhëmbëshme dhe
tragjike, shpiegon për takimin e tij, më
vonë, me njërin pjesëmarrës direkt të
operacionit në këtë ngjarje tragjike. Ky ishte komisari i Aradhes partizane të
Brigades 17 të Majevicës, me emrin
Milorad Piliq. z. Haziri gjatë mobilizimit dhe sherbimit ushtarak kishte qenë
korier i shtabit në këtë brigadë, në kohen e çlirimit të Sarajevës në vitin
1945. Hazir Haziri tregon varrezat e të pushkatuarve
Milorad Piliq kur kishte
kuptuar se në brigaden e tij ishte një i
ri nga Druari e kishte thirr një ditë në
shtab dhe kishte biseduar për rrjedhat e luftës në Druar në vitin 1944- vrasjen
e shtatë partizanëve komunist dhe për pushkatimin e 21 shqiptarëve nga fshati Druar të komunës së Vushtrrisë-
tregon kronologjinë e ngjarjes z. Haziri. Ky komisar me nofkën “Piliqi” i
kishte shpieguar z. Hazirit se ai kishte qenë në mesin e atyre shtatë të
vrarëve partizanë dhe kishte shpetuar i
vetmi nga të gjithë shokët e tij, për ta shpieguar se si kishte ndodhur kjo
ngjarje:
Një ditë pas çlirimit të
Vushtrrisë me rrethinë, me 22 nëntor 1944
organizohet një manifestim me lojëra sportive në fshatin Nadakovc, ku
merrnin pjesë një numër i të rinjëve edhe nga fshatrat Mavriq, Sfaraqak,
Pestovë të komunës së Vushtrrisë. Tubimi dhe manifestimi ishte mbajtur në
Shkollën fillore të Nadakofcit, komuna e Vushtrrisë- i kishte shpieguar z.
Hazirit se gjatë manifestimit sportiv kishte ardhur një serb nga fshati Druar me emrin Nikolla Skuliq dhe kishte
lajmëruar se në stacionin e trenave ka ardhur një transport me armatim të
llojeve të ndryshme dhe të gjitha armet janë plaçkitur dhe rrëmbyer nga
fshatarët shqiptarë të Druarit. Tregon se këto armë janë mshehur në kullën e
Hysen Bojkut nga Druari dhe propozon që të ndërmirret një aksion kundër
“plaçkitësve” të armëve sa më parë, deri sa nuk është bërë vonë. Pasi ishte
vonë, në këtë kohë nuk ndërmarrin kurgju. Të nesermen, me datën 23 nëntor 1944
të përgatitur mirë, Milorad Piliqi, komisar i Brigadës 21 të Serbisë bashk me
komandantin e aradhës me emrin e çuajtur Çedomir kishin organizuar shtatë të
rinjë serbë të fshatrave ku mbahej manifestimi sportiv, në krye me Nikolla Skuliqin i cili kishte lajmëruar
rastin dhe që e njihte mire terenin, pasi që ai ishte i Druarit. Kishin mësyer
për në Druar dhe kishin arritur në ora
12,00 të ditës në kullën e Hysen Bojkut. Aty nuk kishte pasur asnjë mashkull
përveç femrave dhe fëmijve dhe nuk kishin gjetur kurfarë armesh të
paralajmëruara, prandaj kanë dalur prej oborrit të Hysen Bojkut dhe janë nisur
për Vushtrri.
Shqiptarët vrasin shtatë serbë
çetnikë, njëri prej tyre, Çedomiri kishte bërë vetvrasje
Mirëpo, po sa kishin dalë,
fshatarët të organizuar fillojnë sulmin
dhe hapin zjarrë kundër tyre, kështu
gjatë kësaj përleshjeje u vranë shtatë veta në krye me Nikolla Skuliqin. Kanë
shpetuar në këtë moment vetëm Miloradi dhe Çedomiri nga kjo ekspoditë. Ata
kishin shkuar deri të lumi Sitnicë që ishte
i mbërthyer nga vërshimi i ujit nga të dy anët e bregut. Për të shpetuar
janë detyruar që të hyjnë në ujë dhe
kështu uji i ka bartur 50-60 metra, megjithatë kanë arritur të dalin në rrugën
kryesore Prishtinë- Vushtrri. Mirëpo papritmas duke ikur në këtë drejtim
Miloradi kishte degjuar, në afersi, një krizmë të armës,për të ra në tokë i
tmeruar. Kishte thirrur disa herë komandantin me emrin Çedomir, por nuk kishte
degjuar asnjë zë. Çedomiri kishte vra vetën, rrevolja ende i qënderonte në
dorë, ndersa gjaku i shkonte rrke prej ballit. Pastaj kishte dalur në rrugën
kryesore, duke hypur në një kamion të
ushtarëve bullgarë dhe kishte
shkuar në Shtabin e komandës ushtarake në Vushtrri. E kishte lajmëruar
rastin që kishte ndodhur në fshatin Druar. Menjëherë ishte bërë organizimi dhe
mobilizimi për ta marr trupin e pa jetë të komandantit dhe të shtatë të vrarëve
të tjerë serbë në Druar dhe kishin ndërmarr aksionin tragjik kundër fshatarëve
shqëptarë të Druarit…
Hazir Haziri tani deshmitar i gjallë
tregon më detalisht si kishin ardhur këta serbë çetnik në krye me Nikolla
Skuliqin, më parë në oborrin e Hysen Bojkut, por për fat të mirë nuk kishin
gjetur armë as burra, Në kullë i veshur me rrobe të femrave kishte qenë vetëm i
biri i Hysen Bojkut, Zymeri . Ai nga dritarja kishte dalë dhe kishte lajmëruar
fshatarët që ishin të tubuar në ledinë , ndër lisa të varreve që më shumë ishin
të ikur nga Llapi e vise të
tjera të Kosoves duke thirrë se kanë ardhur
çetnikët dhe kanë filluar të ndermarrin masa kundër banorëve të fshatit-
shpiegon z. Haziri, për të shtuar se pas këtij alarmi ata që kishin armet, me
shpejtësi i sulmojnnë këta serbë
çetnikë. Gjatë këtij luftimi mbeten të vrarë shtatë serbët çetnik, ndersa njëri
prej tyre, si duket kishte shpetua. Ky ishte Milorad Piliqi i njohur me nofken
“Piliq” që kishte folur për ngjarjen
tragjike në Druar. Pas kësaj menjëherë ishte caktua roja, për të përcjellë
lëvizjet dhe ardhjen e partizanëve komunist pas kësaj ngjarje. Në atë ditë nuk
pati lëvizje të menjëhershëm deri të nesermen kah ora 7 e mengjesit –tregon z.
Haziri. Për ngjarjen tragjike flet edhe Sadik Zymeri. Ai në këtë kohë ishte
vetëm 14 vjeçar kur i kishin pushkatuar babën , Zymer Imerin, prandaj mirë i
kujtohet kjo ngjarje tragjike. Sadiku në këtë rast i kujtohet edhe Ramiz Alija
si komisar i Brigadës së III-të të Shqipërisë që në këtë periudhë kohore
gjendej në këtë hapsirë dhe drejtonte brigadën si komisar në luftë kundër
luftëtarëve që rezistonin kundër forcave komuniste, por ai (Sadiku) nuk kishte
njohuri të tregojë se a ishte i pranishëm Ramiz Alija në këtë ngjarje tragjike,
në pushkatimin e 21 shqiptarëve nga
Druari dhe për qendrimin e z. Alija për këto ngjarje dhe kohë të vështira të shqiptarëve në këtë
rrethinë. Mirëpo ai shtoi se në vendimin për pushkatimin e 21 shqiptarëve nga
Druari, Ali Shukriu ishte njëri ndër kryesorët.Hazir Haziri dhe Sadik Imeri , dy dëshmitarë të gjallë të ngjarjes në Druar
Thirrja në gjuhen shqipe i kishte
mashtruar që të dorëzohen dhe të pushkatohen
Të nesermen ishin parë partizanët komunistë të Ura e Pestovës,
të rreshtuar vinin në drejtim të fshatit tonë-tregon z. Haziri, për të shtuar
se në këtë moment roja lajmëron ardhjen e tyre. Popullata e frikësuar ikin në
drejtim të malit Qyqavicë se bashku me burrat që ishin të armatosur e që në
këto momente për shkak të fëmijve dhe grave nuk deshironin të rezistojnë dhe
kështu nuk shkrepin asnjë fyshek nga armet që
kishin. Derisa qëndronin kështu në livadhet e qujtura “Branicë” që
shtrihen rrëzë malit Qyqavicë, kanë arritur partizanët komunistë dhe e kanë
thirrur popullatën në gjuhën shqipe: “ndaluni dhe mos ikni se ne jemi vëllezër
shqiptarë nga shqipëria”. Popullata me të degjuar fjalët në gjuhen shqipe janë
ndalur përnjëherë dhe kanë vendosur të dorëzohen. Gratë dhe fëmijtë i kanë
këthyer në shtepitë e tyre, ndersa
meshkujt prej 15 vjetëve i dergojnë në oborrin e Ujkan Koliqit. Në mesin
e tyre më tepër kishte të ardhur nga Llapi e fshatrat: Shallc, Mihaliq, Reznik
se sa të fshatit Druar. Haziri tregon pastaj se në oborr të Ujkan Koliqit kanë
qëndruar deri në ora 16 të ditës dhe pastaj i kanë rrjeshtuar nga dy për t’i derguar deri në
oborrin të kulla e Hysen Bojkut. Aty ishim diku afër 300 burra të ulur në tokë.
Partizanët komunist në këto momente drejtojnë tytat e mitrolezëve në drejtim të
tyre dhe mbajnë një fjalim para mases. z. Haziri pastaj tregon se si ishin
frikësuar për se tepërmi kur kishin parë armet e drejtuara nga turma dhe kishin menduar se shpejt do t’i vrasin të
gjithë.Pas një kohe partizanët komunistë kishin urdhëruar që të ngriten në
këmbë dhe të dalin në anën tjetër të gjithë
ata që janë nga fshati Druar, ku edhe fillojnë të rrjeshtohen.
I pari u ngrit në këmbë dhe doli në anën
tjetër Zenel Islam Qollaku (me dy vëllëzerit e tij, Musliun dhe Nebihin ),
Beqir Tahir Kllopa, Bedri Bislim Hajra (
me dy djemët, Hajrën dhe Rizahun ), Bislim Mursel Kopiliqi ( me të vllain,
Veliun), Selim Bahtir Shala (me të birin, Zeqirin), Hasan Tahir Kllopa ( me të
birin ,Azemin), Ali Kllopa, Mon Selmani, Zymer Imeri, Shaban Imeri, Hetem
Murtezi (çoban i deleve), Hazir Ibishi ( 13 vjeçar),Kadri Hysen Maçkalla,
Asllan Salihu. Kështu u ndan dhe u
rëndisen 21 veta. Unë tri herë desha të dalë në anën e bashkëfshatarëve
të mi, por për fat të mirë me kapte për krahu Hasan Maloku nga fshati Shallc që
ishte ulur pas meje dhe nuk me lëshonte që të dalë edhe unë me bashkëfshatarët
e mi të ndarë nga turma, kështu në saj të kujdesit të tij mbeta gjallë-thotë z.
Haziri. Pastaj këta 21 të ndarë të
gjithë nga Druari, më parë i dërgojnë në Vushtrri, në shtepinë e Isak
Llapashticës që në atë kohë ishte burg famëkeq për të burgosuriti. Ndersa Sadik
Imeri thotë se i kishin dërguar në xhamin e qytetit (afër piacës ) deri të
nesermën, ku u kishin lexuar vendimet e marra për pushkatim. Salih Zenel Salihu në dëshminë e tij tregon
më dhëmbje ,si dy dëshmitërët e parë ,
për vrasjen e 21 bashkëfshatarëve të tij, respektivisht për vrasjen e babait , Zenelit
me dy mixhallarët e tij, Musliun dhe Nebiun. Në këtë rast ai shpalosi disa
kujtime për baban e tijj kur ishte në radhën e luftëtarëve të rezistencës
kombëtare dhe për bashkëpunimin që kishte pasur babai i tij me Brahim Lutfiun.
Pastaj sqaron se komandant i brigadës shqiptare nga Shqipëria në këtë periudhë
të vështirë kohorë ishte Shefqet Peçi, për të cilin nuk pati fjalë lavdëruese.
Megjithatë ai tha se në këto ngjarje tragjike, kur u vranë 21 shqiptarë nga
Druari , ai (Shefqet Peçi) me brigadën e tij nuk kishte qenë pjesëmarës direkt
në këto ngjarje tragjike…
Të nesërmen rrëfejnë këta dëshmitarë , me
25 nëntor 1944, i këthejnë kah ora 10 e
ditës në Druar, në vendin ku ishin vrarë shtatë serbët çetnikë. Të vrarët serbë
ende qendronin mbi dhe të pavarrosur. Në afërsi të tyre tre nga tre i
pushkatojnë me radhë 21 shqiptarë nga Druari me rënditje : tre shqiptarë afër
një serbi të vrarë. Pastaj organizojnë bartjen dhe varrosjen e serbëve të
vrarë. Ishte një punë e vështirë dhe e pasigurtë për banorët e Druarit…
Gjashtë fëmijë nga fshati Druar i bartin me
qerre kuajsh dhe i varrosin, gjashtë prej tyre në Sfaraçak dhe njërin prej
tyre, Nikolla Skuliqin në Milloshevë të cilin e bartë me qerre kuajsh Bajram
Haziri 12 vjeçar. Ndërsa 21 të pushkatuarit shqiptarë mbesin skaj rruge mbi dhe pa u varrosur deri
me datën 28 nëntor 1944. Disa gra të fshatit dhe disa fëmijë (10-12 vjeçar) i
kanë bartur kufomat me qerre dhe i kanë varrosur në varresat e fshatit, ku edhe
sot është vendi me varrezat e 21 të pushkatuarve shqiptarë të Druarit- tregojnë
z. Haziri dhe z. Zymeri nga Druari, për të numëruar me radhë listen e të pushkatuarëve shqiptarë në
fshatin Druar me 25 nëntor 1944 :
1.Zenel
Salih Çollaku …… … Druar
2 Musli
Salih Çollaku …… Druar
3.Nebih Salih Çollaku -
… Druar
4. Bislim
Hajra Bajgora - ….. Druar
5. Hajrë
Hajra Bajgora - …
Druar
6. Rizah
Hajrë Bajgora ………. Druar
7. Hasan
Tahir Kllopa ……….. Drtiar
8. Azem
Tahir Kllopa……… Druar
9. Mursel Abaz Kopiliqi……….Druar
10. Veli Abaz
kopiliqi ……… Druar
11.Selman
Bahtir Shala……….. Druar
12.Zeqir
Bahtir Shala …………. Druar
13. Hetem Murtez
Bojku……….Druar
14. Hazir
Ibish Bojku………… Druar
15. Asllan
Salih Çollaku …… Druar
16. Mon
Bajra Selani ……… Druar
17. Ali
Tahir Kllopa - Druar
18. Beqir
Tahir Kllopa……… Druar
19. Zymer
Imer Geci …………Druar
20. Shaban Imer Geci …………Druar
21. Kadri
Hysen Maçkalla…… Druar
Mirëpo gjatë vizitës që bëra në Druar,
respektivishr vorrezave të 21 të pushkatuarëve, hasa në një pakujdesi
egzistuese në varrezat e viktimave nga terrori partizan komunist. Këto varreza
kishin mbetur në stihinë e kohes, më veshtirësi bëhet identifikimi i tyre.
Bashkëbiseduesit e mi më treguan se kaherë ka rrjedhë iniciativa nga fshati për
rrekullimin e këtyre varrezave, respektivisht për ngritjen e një lapidari në
vendin ku pushojnë eshtrat e tyre, në shenjë respekti dhe atdhedashurie për të
rënët nga dora gjakatare serbo-çetnike. Për këtë iniciativë fshatarët e Druarit
kanë participuar dhe kanë paraçitur iniciativen e tyre pranë Kuvendit Komunal-
në Vushtrri për ta përkrah dhe për ta ndihmuar këtë iniciativë. Kuvendi Komunal
në Vushtrri- siq. deklarojnë, me kujdes dhe respekt të veçantë ka pranuar
iniciativën e banorëve të Druarit, prandaj brenda një afati do të realizohet
kjo iniciativë e qëlluar-ishin shprehur zyrtarët komunal në Vushtrri. Mirëpo
përkundër të gjitha këtyre kjo iniciativë ka mbetur ende e pa realizueshme deri
me sot. Sipas Vesel Ukës aktivist i
fshatit, disa nga organizuesit të këtij projekti mëndonin që për secilin nga të
pushkaeuarit të ngritet përkujtimorja gjë që kërkontë shpenzime materjale.
Ishte edhe mëndimi tjetër që për të gjithë të pushkatuarit të ngritet nje
përkujtimore e përbashkët. Nga këto qëndrime
dhe mospajtime kjo iniciativë për
këtë projekt, si duket ka mbetur e pa realizueshme në vendin ku janë të
varrosur. Mirëpo në Vushtrri me iniciativën e institucioneve komunale ka
filluar të ndërtohet (ngritet) kompleksi memorial për martirët e kombit , Në
nëntor 2009, për këta të pushkatuar nga
forcat partizane komunist është ngritur, në vendin ku pushojnë trupat e pa jetë
të tyre përkujtimorja …
Masakrat dhe vrasjet ndaj shqiptarëve vazhdojnë në Drenicë dhe në vise të tjera të banuar me shqiptarë
Hazir Haziri pastaj pas përfundimit të luftës
(1944- 1945) tregon se brigadat partizane sllavo çetnike nga urrejtja kishin
filluar represaljet, torturat , vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve edhe
në viset tjera në Kosovë. Në këtë periudhë kohore janë të njohtura masakrat
ndaj shqiptarëve në Drenicë, në fund të vitit 1944 dhe në fillim të
vitit 1945. Këto brigada partizane çetnike
proklamonin “çlirimin” e popullit nga fashizmi, por në të vërtetë ata
punonin të kundërten, duke vrarë shqiptarë të pafajshëm dhe duarthatë-shprehet Hazir
Haziri, penzionist nga Druari. Ai në këtë kohë kishte qenë ushtar (korier) në
këtë brigade,
ndërsa komisar i brigades ishte Qamil Hoxha nga Gjakova Ai
përkujton shumë ngjarje të tjera tragjike gjatë luftës në këto terene dhe flet
se pas vrasjes së 21 shqiptarëve të
Druarit kishte shkuar në Reznik dhe në Vërnicë (komuna e Vushtrrisë) së bashku
me bashkëvendasit
e tij Xheladin Brahim Salihun dhe Adem Bajram Murtezin. Gjatë këtij
marshimi në këtë brigadë për herë të parë
ishte takuar më Qamil Hoxhën
nga Gjakova. Qamil Hoxha me
uniformë ushtarake dhe i armatosur i kishte pritur mirë duke folur në gjuhën
shqipe . Në shkollën e Vërnicës Qamili kishte mbajtur një fjalim duke u
përqendruar në
gjendjen dhe rrethanat e luftës në Kosovë dhe kishte sqaruar se tani mund të
inkuadrohen në brigaden e tij të gjithë ata që
dëshirojnë. Në u regjistruam në brigadën e Qamil Hoxhës sëbaskku me
Halim Vatovcin nga Novolani. Babai tij ,
Ismaili në këtë rast e luti Qamilin që të këtë kujdës ndaj djalit të tij , Halimit pasi që ishte i ri
–tregon z. Haziri. Pas një kohe udhtuam
në relacionin Vushtrri- Mitrovicë- Skenderaj- Rakosh- Gjurakovc për të arritur
në Istok (Burim). Në Istok me 20 dhjetor formohet Brigada e Tetë Kosovare ku
komandant brigade emrohet Toma Zhariqi nga Dobruna, ndersa komisar i brigades
ishte emruar Qamil Hoxha nga Gjakova. Në
këtë periudhë kohore u furmuan edhe katër bataljone. Tre komandantë të
batalonëve ishin shqiptarë, kurse komandant i Batalonit të Katërt
ka qenë një serb-tregon z. Haziri dhe shton se në Batalonin e Tretë ku
komandant ishte Abit Dedija, ishte caktuar korier ku gjatë shërbimit si korier
kishte parë dhe përciell shumë ngjarje të vështita që zhvilloheshin gjatë kësaj
periudhe …Qamil Hoxha
Ngjarjet tani kishin marrë përmasa të gjera dhe me të shpejt
zhvilloheshin në këtë teren. Në mbarim të muajit dhjetor 1944, respektivisht me
6 janar 1944 të gjitha brigadat e posa formuara kosovare dhe Brigada e Shaban
Polluzhës ishin ftuar në një tubim të
përbashkët në Skënderaj ,ku merrnin
pjesë, Ali Shukriu, Qamil Hoxha, Dervish Kopriva, Abit Dedija ,Kërsto
Filipoviq, Toma Zhariqi ,Vllada Raiqeviqi, Vllada Kërstiqi e të tjerë. Ndërsa
nga Brigada e Shaban Polluzhës mernin pjesë
Shaban Polluxha, Myftar Bajraktari, Col Bajraktari e të tjerë
Kjo mbledhje e përbashkët është mbajtur në sheshin e qytetit
(Skenderaj), para ndërtësës ( shtëpisë) të këshillit të rrethit Në këtë takim
(mbledhje) përveç të tjerave, siq është e njohur, është biseduar dhe
është kërkuar që Shaban Polluzha me brigadën e vet të shkojë në Serbi (Srem)
për ta luftuar dhe ndjekur armikun nga Jugosllavia. Mirëpo Shaban Polluzha, më vonë, kishte rrefuzuar
këtë urdhëresë duke u rrjeshtuar kundër forcave partizane komuniste. Në këtë
takim kishin mbajtur fjalim Ali Shukriu dhe Qamil Hoxha…
Ndërkohë kishin rrjedhur
informacione se në disa mese të Drenicës
kanë gjetur trupa të masakruar të shqiptarëve të pafajshëm të cilët i kishin
duart e lidhura me tela dhe ishin hudhur nëpër pusa dhe prroje të fshatrave.
Pas këtyre
masakrave të papara nga partizanët sllavo komunist ishin mbajtur disa
takime për ta shikuar gjendjen dhe për ta vlërësuar masakren që ishte bërë ndaj
shqiptërëve të pafajshëm.
Qamil Hoxha kishte kundërshtuar sjelljet kriminale të partizanëve çetnik, prandaj ishte
pushkatuar
Kryetar i komisionit për vlerësimin e
masakrimeve ishte caktuar Qamil Hoxha,
komisar i Brigades së Tetë. Gjatë punës që ishte bërë ishte konstatuar se shumë
shqiptarë të pafajshëm ishin vrarë dhe masakruar nga partizanët sllavo komunist.
Disa prej tyre i kishin gjetur nëpër bunare të shtëpive. Disa të tjetë me kokë
dhe gjymtyrë të prera . Qamil Hoxha ishte hidhëruar shumë kur kishte konstatuar
se ndaj shqiptarëve të pafajshëm është bërë dhe po bëhët masakër e paparë,
prandaj posa ishte këthyer nga tereni me proces vërbalin e përpiluar kishte
qortuar dhe kritikuar udhëheqësit e brigades dhe në këto momrnte të hidhërimit
kishte nxjerr revolën për ta vrarë komandantin e Brigadës Kosovare, Tomë
Zhariqin i cili kishte thënë se ata ( rë vrarët dhe të masakruarit) ishin kriminelë. Këtu kishin qenë prezent edhe
Ismet Shaqiri , Ali Shukriu e të tjerë
të cilët e kishin penguar që ta vrasë Tomë Zhariqin i cili për të gjitha
ka qenë i njohtuar dhe ka lejuar vrasjet dhe masakrat ndaj shqiptarëve të
pafajshëm. Qamili i mllefosur në këtë rast ishte shprehur: ”Unë si komisar i
Brigades Tetë Kosovare mos të di për të gjitha këto vrasje dhe masakrime ndaj
shqiptarëve!”…
Pas kësaj përpjekje dhe kundërshtimeve të
tjera , nuk kishte kaluar kohë e gjatë , Qamili ishte arrestuar, ku i kishin
hequr yllin pesë cepësh nga kapela dhe e kishin dërguar në burg, në një shtëpi
private në Skenderaj. “Unë si korier i brigades disa ditë me radhë i kam
dërguar bukën në burg”- tregon z. Haziri dhe përshkruan disa momente gjatë
vizitës së tij në burg nga nëna e tij e cila i kishte sjellur ushqim , rrobe,
dhe një orë. Kjo vizitë e nënës së tij ishte realizuar dy javë para se të
pushkatohet, por ajo nuk e kishte ditur as që e kishte paramënduar se një ditë
djali i saj do të pushkatohet, Haziri përshkruan këtë takim të nënës gjakovare të prekshëm dhe të
revoltuar për burgosjen e djalit të saj (Qamilit), por edhe për qendrimin dinjëtos dhe të patrembur të Qamil
Hoxhës. Pastaj Haziri një kohë të gjatë nuk ka ditur për fatin e eprorit të dikurshëm
të tij . Qamil Hoxha është pushkatuar pas një kohe të shkurtër të qendrimit në
burg nga brigada partizane çetnike në fillim të vitit 1945 në Skenderaj. Qamil
Hoxha ishte një patriot i shquar, trim i madh dhe shumë i vendosur për të
luftuar padrejtësitë dhe për të pënguar vrasjet dhe masakrrimet që bëheshin
ndaj shqiptarëve gjatë kësaj periudhe -shprehet z. Haziri.
Qamil Hoxha yll i ndritur i lirisë
dhe i pavarësisë kombëtare
Vëllau
i Qamil Hoxhës ,Shaniu në deklarimin e tij me thëmbje, por edhe me krenari flet
për biografinë dhe veprimtarinë
atdhetare të Qamil Hoxhës që nga
mosha më e re . Ai për pushkatimin e vëllaut paraqet një motiv ( version)
tjetër të ngjarjes nga ai i Hazir Hazirit që ishte korier në brigadën, ku ishte
komisar Qamil Hoxha, por që këto motive janë mjaft identike , sa i përket
ngjarjeve që janë zhvilluar në këtë kohë kur burgoset dhe pushkatohet Qamil Hoxha…Gjithashtu sipas librit nga ekspozita e Muzeut të
Kosovës: “Lufta e popullit shqiptar në Kosovë kundër pushtimit serbokomunist, nëntor 1944- shkurt 1945 ” – botuar në
Prishtinë ,2002 , autor Mr. Mehmet
Gjoshaj, në mes të tjerave thuhet se në
këtë shtëpi, në Skënderaj, në janar të vitit 1945 janë zhvilluar bisedimet
ndërmjet Fadil Hoxhës dhe Shaban Polluzhës për ta bindur këtë të fundit që të
shkojë për në Srem”…Si Hazir Haziri ashtu edhe Shani Hoxha nuk përmendin
pjesëmarjen në këto bisedime të Fadil Hoxhës…
Qamil
Hozha u lind me 2 tetor 1919 në
Gjakovë nga një familje e shquar
atdhetare . Ende pa e kryer shkollën fillore , në moshën 11 vjeçare kalon
kufirin dhe
Në Istok të Pejës, me 20 dhjetor 1944 formohet
Brigada e VIII e UNÇ-së për Kosovë , ku në këtë brigadë zgjidhet (caktohet)
komisar politik Qamil Hoxha, të cilën
detyrë e kryen me njohuri dhe përgjegjësi të madhe. Në këtë periudhë kohore
Shtabi Operativ i UNÇ–së kishte thirrë
popullin, ,përfaqësuesit e brigadave partizane
të disklotuara në Skënderaj të Drenicës
dhe Brigadën e Drenicës të udhëhequr nga komandanti Shaban Polluzha , me
6 janar 1945 , me qellim të luftës së
përbashkët kundër armikut dhe të dërgimit të kësaj brigade në Serbi (Srem) për
ta luftuar armikun. Ky mobilizim kishte
për qëllim zbrazjen e Kosovës nga
potenciali luftarak që pa pëngesa të
ushtrohej terror i egër dhe të vëndosej pushteti ushtarak në Kosovë .
Takimi u mbajt në sheshin e qytetit para
ndërtesës së këshillit të rrethit në Skënderaj, ku mernin pjesë : Ali Shukriu,
Qamil Haxha, Kërsto Filipoviq,Toma Zhariq, Abit Dedija , Dërvish Kopriva ,
Vllada Raiqeviq, Vllada Kërstiq , Salih Haxhiu, ndërsa nga Brigada e Shaban
Polluzhës mernin pjesë : Shaban
Polluzha, Myftar Bajraktari , Col Bajraktari e të tjerë Në këtë takim i pari kishte folur Ali
Shukriu e pastaj Qamil Hoxha. Ali Shukriu në fjalën e tij në
mes tjerash kishte thënë : “Ne e dim se
shqiptarët në Kosovë , veçanisht në Drenicë e kanë ndihmuar nacizmin gjerman dhe
fashizmin Italian, derisa ata kanë rënë
buzë të varrit. Shqiptarët kanë vrarë dhe kanë plaçkitur vëllezërit tanë
serbë e malazezë- ata kanë ra viktimë nga plumbat e shqiptarëve. Tani ka ardhur
koha që të gjithë ata të japin llogari, kush më burg e kush me kokë”…
Pas këtij fjalimi antishqiptar fjalën e kishte
marrë Qamil Hoxha duke kundërshtuar fjalimin e Ali Shukriut. Qamili
në mes të tjerave kishte thënë : Vëllezër e motra, shokë e shoqe. Populli i
Kosovës, në veçanti ky i Drenicës me kohë i ka kuptuar qellimet e Lëvizjes
Nacional Çlirimtare dhe shumica prej
tyre e kanë ndihmuar në çdo
pikëpamje këtë lëvizje . Shëmbulli më i
mirë është se që katër vjet me Drenicën kreshnike e kemi zhvilluar aktivitetin dhe luftën tone
kundër armikut dhe ky popull në forma të
ndryshme na ka strehua, na ka dhënë
bukë dhe na ka mbrojtur…. Qamili
lavdëroi unitetin e popullit shqiptarë të Drenicës për liri dhe rezistencë
kombëtare …
Tubimi
kishte përfunduar pa sukses. Shaban Polluzha nuk ishte deklaruar që të shkojë
me brigadën e tij në serbi . në frontin e Sremit … Pas këtij takimi
Qamili ishte përciell dhe në çdo moment pritej burgosja e tij. Sipas vëllaut të
tij Shaniut, nuk kishte kaluar kohë e gjatë
kur Qamili ishte burgosur me
iniciativën e Ali Shukriut. Ai në burg ishte keqtrajtuar dhe turturuar disa
javë, pastaj , pa gjyq dhe pa shënjë ishte pushkatuar në afërsi të lumit të vogël “Klina”. Familja kurr nuk ka ditur deri me sot se ku
gjendet varri i Qamil Hoxhës dhe trupi i pajetë i tij..
Për shëmbëlltyren e këtij luftetari atdhetar
nuk ësht shkrua sa duhet-thotë vëllau i
tij Shaniu, por megjithatë ai lavdëroi
drenicasët për kujdesin e tyre ndaj vëllaut, Qamilit. Ata në shënjë
respekti dhe ndërimi për luftën dhe veprimtarinë e tij patriotike në Drenicë i kanë ngritur pllakën përkujtimore, në mes të Skënderajt në afërsi të shtatorës së Adem Jasharit. Ai pastaj
përmendi një rrugë kryesore në Prishtinë që është emërtuar : Rruga “Qamil Hoxha”.
Gjithashtu shoqata e intelektualve nga
Gjakova në bashkëpunim me shoqatën e
vetëranëve të luftës në Kosovë--
dëga në Gjakovë dhe të pushtetit lokal në Skënderaj dhe në Gjakovë kanë organizuar tubimin përkujtimor në
pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë
me rastin e 60 vjetorit të vrasjes mizore të Qamil Hoxhës. Tubimi ishte mbajtur më 4.VI. 2005 me
paraqitjen e disa referatëve që bënin fjalë
për jetën dhe vëpren e Qamil Hoxhës dhe bashkëmëndimtarëve të tij. Në
këtë manifestim përkujtimor pjesëmarësit
kishin propozuar që ti dërgohet propozimi Qeverisë dhe instucionëve të
tjera shtetrore të Kosovës, në Prishtinë për shpalljen për dëshmor të
kombit : Qamil Hoxha nga Gjakova , Shaban Polluzha dhe Myftar Bajraktari nga Drenica të cilët
dhënë jetën për liri dhe për pavarësi kombëtare gjatë viteve 1941-1945. Për
këta heronjë kombëtar janë krijuar këngë të njohura nga këngëtari popullor. Për
Qamil Hoxhën këngëtari popullor këndon:
…………………………..
Dora
e zez mirë do ta di
Qamil
Hoxhën e vranë në msheftësi
Po
kush përveç Ali Shukrisë.
………………………………..
Se
harrojnë vëllazërit e motrat
Se
harrojnë ilakët se harron votra ,
O
Drenica se harron Gjakova
Jo
nuk e harron Kosova
Jo,
jo kurr se harron Kosova …
(Shkruar dhe kënduar nga këngëtari
popullor , Hashim Shala)
Burgosja dhe pushkatimi i Zeqir
Gubetinit në Rakoc
Pas pushkatimit të Qamil Hoxhës
Brigada e Tetë Kosovare dërgohet në
Vërshac, në Vojvodinë , sipas urdhërit që kishin marrë nga lartë. Ne ishim me
robe civile –thot z. Haziri. Këmbë jemi nisur nga Skenderaj duke
kaluar shumë fshatra të Drenicës, nëpër Graqanicë kemi dalur në Gjilan, Bujanovc, Vlladihan dhe
me 16 janar 1945 kemi arritur në Vranjë .
Mirëpo
gjatë parakalimit nëpër Rakoc brigada jonë është takuar me brigadën shqiptare nga Shqipëria , Në këtë
brigadë (shqiptare) ishte i regrutuar si oficer Zeqir Gubetini nga
Nadakovci i Vushtrrisë i cili hypur në kali kalonte me ushtarët e brigadës
shqiptare. Në këto momrnte Millosh
Jariqi me nofkën “Këshilli”, Urosh Kostiqi,
si dhe disa serbë të tjerë të gjithe nga
Nadakovci dhe Mavriqi (fqinj të Zeqirit)
, kur e kishin parë Zeqirin kishin
reaguar dhe kishin kërkuar që të
lajmërohet komandanti i brigadës se ky
person (Zeqir Gubetini) kur ka qenë
komandant i gjandarmërisë gjermane paska bërë shumë të këqija ndaj serbëve, i
ka rrah , i ka maltretuar, ka shfrytëzuar femrat serbe si p.sh, Sokofronijën, prandaj kishin kërkuar që
të ndahet nga brigada partizane shqiptare dhe të merren masa ndaj tij. Komandanti i brigadës shqiptare në fillim nuk
ka lejuar që të ndalet dhe të merren masa ndaj Zeqirit , por serbët ishin
këmbëngulës dhe në shënjë revoltimi kishin hudhur armet duke thënë se nuk do të pranojnë të shkojnë
më tutje me ushtarët tjerë të brigadës pa e ndalë dhe pa marr masa ndaj Zeqir
Gubetinit. Pas këtij reagimi të ashpër e
ndajnë Zeqirin duke e lidhur dhe duke e
dërguar në oborr të shkollës fillore të Rakocit . Serbët manifestojnë për këtë
akt të tyre antishqiptar, duke vallëzuar dhe duke kënduar në gjuhen serbe në oborr, ku qëndronte i lidhur Zeqir
Gubetini.. Nga Rakoci e dërgojnë në Istok, ku e burgosin bashk me Cen
Bajraktarin nga Ushqa . Pas një kohe kur një ushtar shqiptar ishte në roje të
tyre, para mbrëmjes u kishte lënë derën
hapur. Të burgosurit kishin ikur me duar të lidhura . Kur kishte ardhur ndrrimi
(rojtari tjetër), një ushtar serb nga fshati Gracë (Vushtrri), kishte
parë brenda se nuk ishte kurkush,
urgjentusht kishte lajmëruar ikjen e
tyre , prandaj ushtarët partizanë kishin filluar ndjekjen (kapjen) e tyre, ku pas një kohe e kishin zënë Zeqirin në malet e Istokut ,
ndërsa Cenin nuk kishin mundur ta zënë , pasi që ai ishte i kësaj ane, e njëhtë
mirë terenin. Zeqir Gubetinin prap e këthejnë në burg dhe pas një kohë të
shkutër dy femra serbe, partizane e
pushkatojnë.
Ngjarjet tragjike në Vërshac të
Sremit
Më vonë gjatë udhëtimit për në Srem një numër
ushtarësh serbë ishin ndarë nga brigada jonë dhe ishin kthyer në Kosovë. Ishte
këthyer edhe i vetmi shqiptar, Halim
Vatovci nga Nevolani i Vushtrrisë. Kështu Brigada e Tetë Kosovare pas shumë
mundimesh kishte aritur në Vërshac të Vojvodinës dhe kishte qendruar deri në demobilizimin e plotë të saj- tregon z. Haziri
Gjatë
kohës së qendrimit në Vërshac një ditë kishin ardhur disa persona nga organët e sigurimit të Mitrovicës dhe të
Vushtrrisë të cilët e arrestojnë Abit Dedinë, komandant i Batalonit të Tretë të
cilin të lidhur me litar e kishin kthyer në Kosovë dhe e kishin gjykuar me disa vjet burg, kinse
për disa vepra që kishte bërë si gjandar në kohën e pushtetit gjerman, si duket
për shkak se kishte vrarë një serb nga Baja e Vushtrrisë. Në vend të tij ishte
zgjedhur Dervish Kopriva. ( dërvish Kopriva
deri në demomilizimin e plotë të
Brigadës së Tetë Kosovare kishte
ushtruar pozitën e komandantit. Pastaj
pas luftës ishte përpjekur të punojë dhe të veprojë sipas
rrjedhave të pushtetit si oficier komunist disa vite. Mirëpo shpejt i kishte
këthyer shpinën për shkak të disa qëndrimeve që kishte pasur më herët dhe më vonë, kishte pasur konflikt me disa persona, respektivisht me
disa njerëz që vërbërisht ishin të
lidhur me sigurimin shtetror jugosllav në dëm të veprimtarisë së tij dhe kundër
disa iniciativave të tjera që kishte
filluar ti zbatojë pushteti komunist -
kishte kundërshtuar dhe nuk ishte pajtuar, prandaj kishte marr armën dhe kishte
dalë në mal duke luftuar kundër forcave komuniste deri në momentet e fundit të
jetës, kur ishte vrarë në Padalisht
(Drenicë )…
Pas
dy muajve të qendrimit në Vërshac në brigadën ku ishin të mobilizuar shqiptarët
ishte përhapur lajmi se në Kosovë, ndaj shqiptarëve është duke u zhvilluar
terror i paparë nga brigadat partizane çetnike . Kah mesi i muajit mars 1945,
diku në mes të natës degjohen krizmat e armëve dhe thirrja me zë
të lartë masive e shqiptarëve: “ O hajde djalë se po shkojmë për Kosovë”
dhe duke dalur nga kazerma ushtarake i vrasin tre ushtarë serbë që ishin në
roje dhe drejtohen në drejtim të stacionit të trenit në Ali Bunar. Në kazermë
kishin mbetur një numër i vogël
shqiptarësh (7-8 veta ). Për këtë organizim nuk ishin të njohtuar: Dërvish
Kopriva (komandant i Batalonit të Tretë), Shahin Voca , Salih Mazhiqi, Asllan
Cakaj e tj. Sipas Sefer Hajdarit, penzionist nga Groboniqi, këtë organizim e
kishte bërë Nezir Hajdari nga Broboniqi (Mitrovicë) për të cilin thotë se ishte
një trim i madh dhe atdhetar i shquar. Ai
si z. Haziri thotë se ushtarët shqiptarë të organizuar për
t’u këthyer në Kosovë të rreshtuar katër
nga katër kanë dalur nga kazerma e
Vërshacit dhe kanë shkuar deri në Ali
Bunar. Mirëpo në stacionin e trenave janë ndalur nga ushtria ruse dhe ushtria
partizane çetnike. Në këto momente është krijuar një pshtjellim në mes të
shqiptarëve të cilët nuk dinin se si të veprojnë më tutje: të luftojnë apo të
dorëzohen. Mirëpo më në fund kishin vendosur që të dorëzohen, ngase ishin të
rrethuar nga të gjitha anët dhe nuk kihin kurfarë mundësie që të shpëtojnë. Pas
dorëzimit me roje të fortë i rikëthejnë në Kazermën e Vërshacit. Organizatorët
e ikjës në krye me Asllan Hajdarin (Broboniqin) i kishin lidhur dhe i
kishin vendosur në një podrum të vogël,
ndërsa ushtarët tjerë i kishin vendosur
nëpër dhoma të kazermes me roje të vaçantë. Të nesermen urdhërohen të gjithë
ushtarët shqiptarë që të dalin në oborrin e kazermes.. Pas shenimeve të mara i
lirojnë të pafajshmit .
Në këtë periudhë kohore ishte thirrur
urgjentisht dhe kishte ardhur Fadil Hoxha i cili në këtë rast pas njohtimit me
situatën kishte mbajtur një fjalim në gjuhen shqipe ku të pranishmit ishin
njohtuar me rrjedhjrn e ngjarjeve në këtë kazermë dhe me situatën në
Kosovë. Ai me ndërhyrjen dhe autoritetin
e tij kishte shpëtuar 20 shqiptarë që ishih paraparë (dënuar) për pushkatim.
Kështu nga 30 (tridhjetë) vet
pushkatohen 10- 11 veta . Sipas Hazir
Hazirit nga Druari dhe Sefer Hajdarit nga Broboniqi ndër të
pushkatuarit ishin: Nezir Hajdari
(Broboniq), Imer Dak Loshi ( Padalisht), Zukë Fetahu (Broboniq), Ahmet
Hasani (Broboniq), Shashivar Melenica
(Melenicë), Shaban Ademi (ishte vra në roje ) e të tjerë. Ndërsa Islam Kopriva kishte qenë i rrjeshtuar për
pushkatim, por kishte shpëtuar në rrethana
të quditshme dhe pas shumë peripetive dhe mundimeve ishte këthyer në
Kosovë … Sefer Hajdari tregon,
gjithashtu, se në mesin e të pushkatuarve kanë qenë edhe tre shqiptarë nga fshati Vojnik (Drenicë). Emrat e të cilëve
nuk arritëm ti mësojmë …
Oorganizatorët
shqiptarë të ngjarjes i kishin nxjerr
nga burgu (podrumi i kazermes) dhe i kishin pushkatuar në oborrin e kazermës në
praninë e ushtarëve dhe të tjerëvë që ishin të pranishëm. Dy epror të sigurimit
Jugosllav me revole i qellonin në kokë të pushkatuarit- thot z. Haziri. Ndërsa Sefer Hajdari përmend eprorin serb të
brigadës , Miro Milenko nga Shtërpci
(mbi fshatin Kuqicë të Drenicës)
i cili kishte marr pjesë në pushkatimin
e shqiptarëve, pasi ai i njihte ata dhe sipas tij ishte bërë identifikimi i
tyre për pushkatim .Pastaj të gjithë ushtarët shqiptarë që ishim të
pranishëm me dhëmbje të madhe përcollëm këtë ngjarje tragjike dhe në shenjë
mospajtimi atë ditë asnjë shqiptarë nuk
ka hyrë në resht për ta marur drekën-shprehet z. Haziri …
Tani ka kaluar një periudhë e gjatë
nga vrasjet mizore të shqiptarëve nga forcat partizane sllavo çetnike. Kjo
përiudhë ishte e vështir për popullin shqiptarë të cilët luftuan kundër
pushtuesit fashist deri në momentet e fundit, por u tradhëtuan nga forcat
partizane çetnike serbe dhe kështu u vranë dhe u masakruan shumë shqiptarë të
pafajshëm…