E merkure, 13.11.2024, 06:21 AM (GMT)

Kulturë

Halit Bogaj: Kthimi i babait

E merkure, 16.12.2009, 09:34 PM


Halit Bogaj

KTHIMI I BABAIT


Kur babai ishte prangosur

Ajo nënë ish merakosur

Qysh jetoj unë e vetmuar

Me fëmijët nëpër duar?

2

Si t’i mbaj këta vocrrakë

Që askujt nuk i kanë hak

Atë ditë babën deportuan

Dhe në Nish me tren e çuan

3

Daja im e kishte parë

Në Drenas çka kishte ngjarë

Por babai me një shikim

I kish bërë paralajmërim

4

Ajo ditë u bë për ne

Sikur qielli plot me re

Brengat tona u rreshtuan

Dhe shtatë vjet nuk pushuan

5

Disa miq të afërt vinin

Për ushqim diçka na binin

Shumë të tjerë nuk e provonin

Që atë prag ta tejkalonin

6

Nuk na vinin pse nuk donin

Por nga UDBA nuk guxonin

Ca spiunë e dallkaukë

Kujdestarë andej përgjonin

7

Një kumbar shumë atdhetar

Përherë ishte prijatar

Ne na sillte për të ngrënë

Veten keq duke e lënë

8

Njejtë veproi ai për shtatë vjet

I pastë shpirti shumë rahmet

Prandaj ne fort e kujtojmë

Asnjëherë nuk e harrojmë

9

Por atë ditë kur baba erdhi

Lot gëzimi fshati derdhi

U mbush oda vizitorë

Ai më dukej si shenjtor

10

Ai më dukej si shenjtor

Me atë plis të bardhë si borë

Me shikimin plot premtim

Që e priste shpirti im

11

Kështu pra u kthy im atë

Që na la atëherë të ngratë

Pa mbështetje asgjëkund

Në qytet as në katund

12

Dhe filloi një kohë e re

E përndjekur prapë për ne

Një polic në shkollë një ditë

‘’Bir banditi më tha je’’!

13

Dhe m’i shante babë e nanë

Siç janë shkiet në çdo anë

‘’Shqipni donte baba yt

dhe m’i futi thonjtë në fyt’’

14

Pas pak kohe u tërhoq

Të qetësohej u përpoq

Kurrë unë babes s’i tregova

Se vërtet nuk guxova

15

Se e njihja babën tim

Nuk duronte poshtërim

Tek çetniku do të shkonte

Dhe diçka do t’i tregonte

16

Erdhën ditët më të mira

Disi pak humbi errësira

Ra satrapi Rankoviç

Përsëgjalli vërtet vdiq

17

Për ne erdhi pak liri

Që kërkoi ajo rini

Ne u bëmë me fakultet

Që e pritëm 100 vjet

18

Na urrente prapë Serbia

E udhëhequr nga çmendia

Veç për ne e donte terrin

Por përherë ia pa sherrin

19

Pra kështu babai im

Burgun mbajti për çlirim

Si dhe mijra të burgosur

Që kanë lënë fëmijë t’brengosur


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora