Kulturë
Klajd Kapinova: “… Presim si zogla verës ndoi shkrim T’uejin…”
E merkure, 16.12.2009, 09:33 PM
“… Presim si zogla verës ndoi shkrim T’uejin…”
Nga
klajdkapinova@ yahoo.com
Janë këto fjalë nderimi dhe respekti, me të cilat i mbyllte shpesh
letërkëmbimet e veta, shkrimtari modern në gjininë e prozës, Ministri i Arsimit
Prof. Ernest Koliqi me klerikun erudit mirditor Monsinjor Dr. Zef Oroshin
(1912-1989).
Me kalimin në amshim të personalitetit të madh shkodran Prof.
Koliqit, atdhetari e meshtari i përvujtur, përkthyesi, shkrimtari, studiuesi,
teologu dhe filozofi i mprehtë
Jetëshkrimi i Monsinjorit, është i shkrirë në mënyrë organike dhe
në harmoni të plotë me bashkëpunëtorët e tij (një pjesë e mirë të së cilës ende
jetojnë dhe dëshmojnë sot), dhe që me kujdesin e një hulumtuesi të vëmendshëm
Tomë Mrijaj, na e ka dhënë të gjallë klerikun dhe bashkëatdhetarin tonë.
Dom Zefi, sikurse e thërrisnin të gjithë në Atdhe dhe diasporë,
është sot sërisht në këtë auditor miqësh bashkëatdhetarë , duke buzëqeshur me
gjithë zemër mes nesh, me çibukun e burrit të urtë e të matur, sikurse malet e
burrave të përmendur ndër shekuj të Mirditës, fjalë pak e punëshumë, fisnik në
shpirt e i dhembshur me të gjithë, bari i palodhur i grigjës dhe një pjese të
popullit të vet, të endur udhëve të botës për liri dhe jetë më të mirë.
Ai deri sa kaloi në amshimin e jetës së pasosun, ishte krenar se
çoi amanet vazhdimin e traditës së mësuesve të tij të mëdhënj, që i mësuan
shkrim - këndim, si: Mjedja, Fishta, Harapi, Shllaku, Zadeja, Kurti, Sirdani,
Palaj, Prennushi, etj.
Oroshi u arratis nga vendlindja me dhimbje në shpirt, i marrë
nëpër gojë për të keq dekada e dekada me radhë nga fletushkat e makinës
propagandistike të diktaturës, duke u përbaltur pa të drejtë, me arsyen
absurde: pse kishte pikpamje të ndryshme politike, ekonomike, atdhetare,
kulturore, për fjalën e lirë të demokracisë, që po gjakosej në Shqipëri; i
mohuar nga të gjithë në Atdhe (përveç familjes së tij, që përshkoi kalvaret e
internimeve dhe shfarosjeve të ngadalshme, si në Gradisht të Lushnjës, Tepelenë
etj.); i djegur ose shkrirë nga malli për t’u rikthyer fizikisht pranë grigjës
së tij në Orosh të Mirditës…
Vepra e re, hapet me një parathënie sinjifikative, hartuar me
kulturë nga studiuesi i mjedjeologjisë Dr. Mentor Quku. Nuk është rastësi, që
autori Mrijaj, ka si lexues dhe kritik të parë të monografisë pikërisht
studiuesin e apasionuar pas figurës poliedrike të klerikut katolik, rilindasit
produktiv, shkrimtarit, atdhetarit të flaktë shumë të mirënjohurin Dom Ndre
Mjedja.
Studiuesit bashkëkohorë: Quku dhe Mrijaj, kanë të përbashktën, se
plotësojnë dhe begatojnë shumë mirë figurat Mjedja – Oroshi, që njëherit ishin
bashkëkohës. I pari ishte profesor i letërsisë në Kolegjën Saveriane (Kolegji
Papnor Shqiptar) në Shkodër, duke i dhënë mësim nxënësit shembullor të zgjuar
Zef Oroshi (që më vonë do të bëhet Monsinjor); ndërsa i dyti Oroshi, ishte një
nxënës shumë i dashur i dishepullit të tij – Profesor Dom Ndre Mjedjes. Oroshi - Papa
Për më tepër, në faqet jetëshkrimore mësojmë, se Rilindasi
mendjendritur Mjedja, ka mbajtur afër, zbuluar e stimuluar talentin e
mirditorit të mprehtë dhe të vendosur Zef Oroshi, për t’i shërbyer udhëve të
dedikimit: Zotit, Atdheut dhe Përparimit.
Jetëshkrimi në fjalë ka 400 faqe, të mbështetura tërësisht në
dokumente arkivore, jetësore dhe foto, shumica e të cilave ekspozohen për herë
të parë. Midis shumë të tjerave, dëshmi historike origjinale është fotoja ku
një grup klerikësh katolikë shqiptarë, që gjendeshin në Kolegjin “De Propaganda
Fide” në Romë, në vitin 1940 takohen me “Poetin Kombëtar” At Gjergj Fishta. Në
rreshtin e dytë majtas i pari në këmbë është edhe studenti seminarist Zef
Oroshi. Me andje lexuesi i kujdesshëm, mund të kundrojë episode, histori e
ngjarje të përjetuara të përsonazhit kryesor, të shkrirë brenda vetë jetës së
komunitetit shqiptarë në Amerikë.
Kështu hulumtuesi, na ka dhënë Dom Zefin një njeri me shpirt e
zemër të madhe shqiptari, përmes historive të vendlindjes së tij në Orosh të
Mirditës, më vonë në Kosovë, Itali dhe deri sa ai mbërrin në Tokën e Bekuar të
Amerikës, që bëhet Atdheu i Tij i Dytë.
Mrijaj, në veprën e re, na jep dimensionin e madh të mirënjohjes
që Dom Zefi, ka pasur ndaj mjeshtërit të madh të gjuhës sonë fjalëmjaltin Dom
Ndre Mjedja, duke ofruar kujtime origjinale të nxënësit për mësuesin e ABC -
së.
Në shtjellimin e temës: “Mirënjohja ndaj mësuesve të parë”,
ndër të tjera jetëshkruesi, na njeh shumë mirë me nxënësin e zellshëm të vatrës
së ngrohtë atdhedashëse e përparimtare adolishentin Oroshi të Kolegjës
Saveriane, që i ndrojtur por krenar futet në klasat dritëdhënëse, ku jepnin
mësim krenaria e cultures tonë, që me shembuj ndër shekuj, kanë treguar të
qenurit autokton iliro - shqiptarë.
Në Amerikë, ai e përkujton shpesh me biseda, artikuj dhe me një
Simpozium kushtuar posaçërisht jetës dhe veprës, në 40 – vjetorin e kalimit në
amshim. Dom Oroshi, shkruan 5 faqe kumtesë me titull: “Dom Ndre Mjedja”,
të cilën e boton në faqet e revistës “Jeta Katholike Shqiptare”. Midis shumë
dijetarëve të shquar shqiptarë, në tubimin e rëndësishëm kulturor, sikurse
shkruan Mrijaj, u dallua me ligjeratën e tij të spikatur elokuenti “Profesor Emeritus”
Arshi Pipa. New York Times, 1961
Përveç se shqipërues Monsijori, ishte edhe një publicist i
kujdeshëm e i mprehtë për kohën. Me daljen e revistës në fjalë të komunitetit
katolik në
Dëshmohet me prova, se rreth 70 % të shtypit në fjalë e përgatiste
dhe redaktonte vetë, sikurse rikujton sot një ndër bashkëpunëtorët e tij të
ngushtë e njëherit edhe Kryetar i Këshillit të Kishës aktivisti veteran z.
Tonin Mirakaj, “Monsinjori e merrte me vete makinën e shtypit, korrigjonte
dhe redaktonte me shumë kujdes shkrimet e tij dhe bashkëpunëtorëve të revistës”.
Kjo vinte nga fakti, se Oroshi librat i kishte pasion dhe se
Urdhërat Katolike në qytetin e lashtë të Shkodrës e kishin për traditë shtypin
e lirë, demokratik për të gjithë mendimtarët përparimtar shqiptarë dhe të huaj
të kohës.
Noli dhe Oroshi, janë dy figura të spikatura të komunitetit
shqiptaro – amerikanë, të cilat nga studiuesit e sotshëm nuk janë lëvruar. Janë
shkruar deri më sot VI vepra, kushtuar Peshkopit të Kishës së Shën Gjergjit në
Boston Imzot Fan Stilian Nolit, por në asnjë nga ato nuk gjen letërkëmbimin apo
edhe takimet e shpeshta midis tyre, që kishin një qëllim të përbashkët,
bashkimin e kishave të ritit katolik perendimorë me ato lindore ortodokse në
një të vetme, mbasi grigjia ishte e një etnie, gjuhe tradite dhe kombi. Këtë
gjë na e jep sot në librin në fjalë vetëm studiuesi Mrijaj.
Bashkëkohësi ynë, na përshkruan Oroshin dhe në këtë rast
portretizon shumë bukur edhe mikun e tij të dashur Imzot Fan Stilian Nolin dhe
komunitetin ortodoks në
Kështu në librin: “Flamurtar i Kombit” (1882 - 1982), një
botim special i Federatës Vatra në
Tema shumë interesante dhe me një informacion të larmishëm Mrijaj,
na ka dhënë përmes një cikël shkrimesh, të cilat në sinfoni plotësojnë
natyrshëm njeri – tjetrin, duke na dhënë profilin e plotë të Dom Zefit, qysh
nga koha kur ai vjen për herë të parë në New York në vitet ’60.
Brenda veprës voluminoze dhe narrative: “Një jetë e shkrirë për
Fe e Atdhe”, mëson më shumë për ekumenikun e papërsëritshëm asokohe;
vizionarin largpamës dhe me kurajo të fortë civile dhe fetare; burrin e matur
dhe të përvujtur, bariun e përshpirtshëm dhe atdhetarin e flaktë për lirinë e
popullit të vet në vendlindje nga tirania ateisto – komuniste; intelektualin e
palodhur si shqipërues të librit: “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve” (i cili
u vlerësua me një audiencë private nga Papa Pali VI).
Në këtë rast, ne zbulojmë Monsinjorin e thjeshtë, por të
përkushtuar vreshtës së Zotit deri në përvujtëri; mikun dhe dashmirin e të
Lumes Nënë Tereza, të cilën ua tregoi shqiptaro – amerikanëve, në një kohë që qeveria
komuniste nuk e lejonte atë të bënte një vizitë tek varri i nënës së vet. Për
herë të pare, autori paraqet disa foto historike, ku E Lumja Nanë Tereze, është
e fiksuar në celuloid e gëzuar mes bashkëatdhetarë ve të vet, që kishin ardhur
për t’a takuar nga disa shtete të Amerikës...
Udhëtimet e njëpasnjëshme të vatranit të parë dardan dhe njëherazi
kryetari i “Vatrës” për degën e Queens NY Tomë Mrijaj, i përshkruan me një
gjuhë dhe stil të thjeshtë takimet e
Mikpritja dhe bujaria e filantropistit të përhershëm të
organizatës dhe shtypit Anthony Athanas, i ka mbetur në kujtesë sikurse edhe
bisedat e shpeshta të zhvilluara atje në prani edhe të Peshkopit Metropolit
Emzot Nolit.
Me endje mund të kundrohen ngjarjet e njëpasnjëshme të titulluara:
“Lotët e dhimbjes”, “Zoti e kërkonte në amshim”, “Malli për Oroshin dhe
Shqipërinë”, “Tek varri i nacionalistit të flaktë Abas Kupi”, “Përballë
memorialit të shërbestarit të kombit Mit’hat Frashërit”, “Si u bëmë kumbarë?”,
“Ikja e ardhja e një engjëlli”, “Krenar, përpara shtëpisë së amshimit”, “Një
darkë e paharruar”, që njëherazi janë edhe përjetime personale të vetë
autorit Tomë Mrijaj.
Një kapitull më vete, jetëshkruesi, i ka kushtuar klerikëve të
ditëve tona, që po vijojnë traditën e hershme të kuvendeve katolike në
vendlindje, ku prelatët e shquar shpirtëror dhe meshtarët e thjeshtë ecin në
atë udhë mbi 2000 vjet të krishtërimit ndër shqiptarë.
Këtë traditë e vazhdojnë pandërprerje Mons. Oroshi, Dom Rrok
Mirdita (sot Arqipeshkëv Mtropolitan) , françeskani Pader Prof. dr. Andrea
Nargaj O.F.M., Dom Lazër Sheldija dhe po ecin me sukses sot klerikët e
komunitetit: Dom Pjetër Popaj dhe Dom Nikolin Përgjini.
Nga ana e tjetër Mrijaj, nuk ka lënë në harresë as vrasjen mizore
21 vjet më përpara në New York të meshtarit misionar Dom Lazër Sheldija,
nderimin dhe respektin, që sërisht gëzon këtu dhe vendlindjen e tij në katundin
Sheldi të Shkodrës.
Lidhja kuptimplote dhe historike, që autori i ka bërë temës: “Dy
personalitete të shquara Imzot Vinçenc Prennushi dhe Imzot Rrok Mirdita”,
janë pikërisht domethënia e argumentit tim që citova pak më lart.
Dy portrete, që dallojnë mes tyre vetëm nga emrat, sepse rruga,
jeta dhe e vërteta e Fjalës së Zotit, ka qenë e njëjtë për të dy prelatët
shqiptarë. I pari i martirizuar, ndërsa i dyti që vijon të ecë mrekullisht nën
shembullin e pararendësit të tij. Ipeshkët e lartë: Prennushi e Mirdita,
analizohen me fakte historike nga autori përmes detajeve interesante historike.
Kreu: “Shtypi për Mons. Oroshin dhe revistën “Jeta Katholike
Shqiptare”, përmes hulumtimeve shumëvjeçare të studiuesit këmbëngulës
Mrijaj, jepen të saktë dhe në dialektin original, që janë shkruar plot frymëzim
dhe ndjenja atdhetare prej publicistëve të kohës.
Kështu i shquari Prof. Karl Gurakuqi nga Italia, do të bëjë një
analizë dhe sintezë të përmbajtjes dhe rolit të pazëvendsueshë m, që ka luajtur
shtypi shqiptar në mërgim. Më konkretisht Prof. Gurakuqi shkruan: “Jeta
Katholike Shqiptare – një revistë e re në mërgim”. Më pas spikat gazetari i
Radio Londrës
Nga faqja 241 deri në 278, lexuesi i kujdeshëm mëson edhe anët e
tjera të Mons. Oroshit, si një njeri me kulturë dhe vizion të kjartë, për të
ardhmen e komunitetit tonë. Kjo duket në mesazhet, që ai përcjell, me shkrime,
letërkëmbime me të gjithë komunitetin shqiptarë, pa dallim feje dhe krahine,
gjë e cila e ka bërë klerikun të nderohet dhe respektohet nga të gjithë dje dhe
sot.
Literatura dhe dokumentet e vjelur nga hartuesi i veprës, është
shumë e pasur, duke zënë 8 faqe gjithësej. Kjo tregon seriozitetin dhe
përkushtimin e vijueshëm, me të cilën autori i palodhur ka punuar
sistematikisht tash 20 vjet, për të ndërtuar këtë monografi plot fakte, që sot
kemi kënaqësinë ta kemi të gjithë në dorë.
Tomë Mrijaj, me këtë mision, ndezi një qiri të pashuar në
komunitetin tonë, duke na e dhënë Mons. Dr. Zef Oroshin të pavdekshëm me jetën
dhe veprën e tij në shërbim të fesë dhe atdheut.
Falëminderit!
Shënim:
Ky punim i mësipërm është mbajtur më 13 Dhjetor 2009, në Librarinë e Qytetit Stamford Connecticut (The Ferguson Library One Public Library Plaza Stamford CT.), që është organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikan (The Sociaty of Albanian - American Writers).