Sabile Keçmezi-Basha: Një plejadë e tërë atdhetarësh e përfshirë në një monografi
| E merkure, 16.12.2009, 09:58 PM |
NJË PLEJADË E TËRË ATDHETARËSH E PËRFSHIRË NË NJË MONOGRAFIEmin Fazlija “Hamid Emini - Brunçaj (19. 09. 1909 -16. 10. 1986) ”Doktori” i Maleve të lira të Drenicës Dardane, Prishtinë 2009, f. 780Nga Prof.dr. Sabile Keçmezi-BashaSabile_basha@hotmail.comAtdhetari Emin Fazlia apo ndryshe siç e quanin të huajt “Emil Kastrioti”, për opinionin e gjerë shqiptarë nuk është i panjohur. Veç që ishte i burgosur politik e më vonë i përndjekur politik, megjithatë Emin Fazlia nuk ishte personalitet që dorëzohej lehtë, andaj nuk u ndal dhe me përkushtimin më të madh iu rrek punës për grumbullimin, sistemimin dhe hartimin e kësaj monografie për atdhetarin e njohur dhe mikun e tij Hamid Eminin-Brunçaj me pseudonimin Doktori. Më ka rënë shumë shpesh të bisedojë me bacën e nderuar Emin Fazlijen. Bile veç informatave që më ka dhënë rreth organizimit të organizatës ilegale që e ka formuar vet qysh në moshë të re, ai vlen të përmendët se me një përkushtim të madh kishte një bibliotekë dhe një arkivi personal që e kishte të rregulluar me aq kujdes, të lë përshtypjen se ke të bësh me një njeri që librin dhe grumbullimin e materialeve nga e kaluara i ka pasion. Emin Fazlija ndryshe mund të themi se është një enciklopedi e gjallë që di shumëçka për lëvizjet ilegale që janë zhvilluar në Kosovë e jashtë saj.Në një punim ku analizojë dhe trajtojë një grup ilegal të komunës së Mitrovicës, vend meritor zë edhe organizata ilegale “Votra Kosovare NDSH-es” e atdhetarit Emin Fazlia, andaj, tani, vetëm do të prezantoja disa të dhëna biografike që i jep vet autori për jetën e tij prej atdhetari në librin voluminoz “Hamit Emini-Brunçaj...”, ku ndër të tjera thotë se ka lindur në Vidishiq të Shalës së Bajgorës, më 24.09.1937. Nga babai Haradin Fazlija dhe nëna Mihane e lindur Murtezi nga Lushta e Mitrovicës. Ka të mbaruar shkollën tetëvjeçare dhe shkollën njëvjeçare të gazetarisë në Sarajevë. Më 1958 shkon në shërbimin ushtarak në Zagreb. Ditën e fundit të përfundimit të shërbimit ushtarak, ai arrestohej bashkë me tre shokë të tij nga Policia Sekrete Ushtarake. Pas marrjes në pyetje nga hetuesit, nxirrej para gjyqit dhe në bazë të Aktgjykimit Nr. IK.21/61, të datës 27 shkurt 1961, gjykatësi iu shqiptoi dënimet: 1. Emin Fazlija- 8 (tetë) vite burg të rëndë; 2. Baki Dullovi - 2 vjet e 6 muaj burg të rëndë; 3. Mehmet Trepça – 1 vit e 6 muaj burg të rëndë; dhe 4. Ilmi Ajvazi u dënua me 9 muaj burg të rëndë, për shkak të mos paraqitjes së veprës penale që kishin organizua shokët e tij ”kundër popullit dhe shtetit”Dihej se në bazë të të dhënave, atdhetari Emin Fazlija, qysh më vitin 1952, në Kosovë kishte formuar organizatën ilegale me emrin “Votra Kosovare-Nacional Demokratike Shqiptare”. Ai me një përkushtim të madh prej atdhetari kishte hartuar programin dhe statutin e organizatës. Organizata në fjalë kishte një shtrirje të gjerë si në Kosovë , Maqedoninë Perëndimore dhe në Mal të Zi.Pas daljes nga burgu, edhe pse Emin Fazlija ishte i vendosur që të kthehej në Kosovë dhe të punësohej diku, por, pas daljes nga burgu, dyert e punësimit kudo që kërkonte për “armikun” e popullit ishin të mbyllura. Pas një qëndrimi relativisht të gjatë në Kosovë ai detyrohej që të marri rrugët e largimit nga vendlindja. Shkoi në Zagreb me shpresë se atje do ta ketë më lehtë, por ndodhi e kundërta. Megjithëse, në Zagreb kishte rënë në kontakt me atdhetarin e njohur Hamid Eminin, që edhe ky pas lirimit nga burgu ishte vendosur në këtë qytet. Pas njohjes me Hamid Eminin, pas debateve te gjata dhe duke parë se gjendja politike në Kosovë nuk po ndryshonte në favor të shqiptarëve, ata pajtohen që nuk duhet qëndruar duarkryq. Pajtohen që të fillojnë riorganizimet e veprimtarisë ilegale atdhetare. Fillojnë aktivitetin aty ku e kishin lënë përgjysmë, konsolidohen edhe më tepër, angazhojnë anëtarë të rinj, por udbashët nuk do të ishin udbash, po të rrinin duarkryq, shpejt iu bien në gjurmë dhe fillon gjahu ndaj tyre. Më 8 mars 1970, Emin Fazlija, pas një njoftimi që merr nga një mik se po përgatitej arrestimi i tij, ai qe i detyruar që të lëshojë Kroacinë, për këtë i ndihmuan disa shokë kroat, po ashtu të cilët nuk pajtoheshin me sistemin, që të siguronte një pasaportë falsë dhe ilegalisht kalon në Gjermani. Posa shkeli në tokën gjermane, ra në kontakt me atdhetar të tjerë dhe filloi me një aktivitete edhe më të dendur të vepronte kundër pushtetit dhe shtetit jugosllav. Kishin kaluar mbi tetë vite, kur UDB-eja jugosllave i kishte rënë në gjurmë dhe e kishte kuptuar se “Arben Kosova” dhe “Emil Kastrioti” në të vërtetë ishte i njëjti person dhe quhej- Emin Fazlija. Duhet cekur se Emin Fazlija bashkë me Hamid Eminin ishin personat kryesor që morën iniciativën për bashkimin dhe unifikimin e të gjitha atyre grupeve politike me orientim kombëtar dhe antikomunist, ashtu që në një lëvizje mbarëkombëtare, u pagëzua : Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, me organin e saj “Besa Shqiptare”. Si kryetar i Komitetit Kombëtar të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare me përkrahje të pa rezervë të të gjithë anëtarëve të saj, u angazhua në përkrahjen e UÇK-së si me mjete materiale, me ndihma sanitare dhe financiare, po ashtu edhe me dërgimin e anëtarëve të shquar si vullnetarë në vijën e frontit të luftës kundër okupatorit sllavokomunist. Kush ishte Hamid Emini “Doktori”Libri i autorit Emin Fazlija: “Hamid Emini-Brunçaj “Doktori”” është një libër voluminoz (780 faqe), dhe në vete ngërthen gati-gati një histori të tërë të një lëvizjeje ilegale. Libri kryekëput i kushtohet luftëtarit të madh të çështjes kombëtare Hamid Eminit-Brunçajt me pseudonimin “Doktori”. Hamid Emini, i cili me forcën e penës dhe të pushkës ia kushtoi një jetë të tërë Kosovës dhe çështjes së pazgjidhur të saj.Atdhetari Hamdi Emini, ishte i lindur më 19 shtator 1909 në Novi Pazar (Tregu i Ri), trevë kjo ish-shqiptare por që me kohë pushteti jugosllav u kujdes që popullsinë e saj ta asimiloj për 90%, duke mos ia arritur qëllimin vetëm te disa familje më patriotike siç kishte ndodhur me familjen e Sherif Eminit të fisit Brunçaj. Për të qëndruar vertikalisht në kohët e pa kohë nuk ishte edhe aq lehtë. Babanë e Hamidit, Sherifin e kishin likuiduar bandat serbe qysh në vitin 1912, në kohën kur Shqipëria kishte shpallur Pavarësinë e saj. Hamid Eminit peripecitë dhe presionet nga shovinistët serb nuk iu ndalën qysh nga mosha tre vjeçare. Qysh si fëmijë detyrohej që të lëshojë vendlindjen dhe të kërkojë strehim në Shkodër te disa të afërm të tij. Pasi se burrërohej, Hamid Eminin e thërrasin që të shkoi në Shërbimin Ushtarak, por ai nuk shkon, andaj, qeveria e atëhershme jugosllave ia ndalon kthimin në atdhe. Kjo situatë e nderë kishte zgjatur derisa u shkatërrua Jugosllavia e karagjorgjeviqve. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë ishte njoftuar me ministrin Ilaz Agushin. Sipas të dhënave që na i ofron autori i librit, Emin Fazlia, në vazhdim thuhej se Ministri Ilaz Agushi i kishte propozuar Hamidit që menjëherë pas pushtimit të Kosovës nga Italia fashiste, të nisej për Kosovë dhe të bie në kontakt me atdhetarët e njohur të kohës siç ishte Profesori i nderuar, Ymer Berisha, që aso kohe vepronte kundër komunizmit dhe fashizmit, por që ishte angazhuar si profesor në gjimnazin “Sami Frashri” në Prishtinë.Veç me Prof. Ymer Berishës që kishte krijuar raporte të ngushta miqësore, ai kishte lidhje edhe me atdhetarin e shquar të orëve të para të ilegales-Halim Spahija dhe bashkë me të kishte marr pjesë në Kuvendin e Dytë të KNDSH-së më 26-27 shkurt 1944. Po ashtu gjatë veprimtarisë së vet atdhetare, bashkë me Prof. Ymer Berishën kishte marr pjesë në Kuvendin historik të Dobërdolit më 4 e 5 gusht 1945. Bile, sipas të dhënave thuhej se me propozimin e profesorit, Hamid Emini inkuadrohet në Brigadën e Shtatë Shqiptare të UNÇ, por për shkaqe shëndetësore lirohet nga Brigada, por pas paraqitjes së tij në Këshillin Popullor Krahinor të Kosovës, atë e propozojnë që të caktohej si ndihmësmjek në Skenderaj prej 1 shtatorit 1945. Pas takimit që kishte pasur me KQ të NDSH-së në Shkup, nga të cilët merrte udhëzime dhe detyra se si të veprohej në terren. Me urdhrin e këtij komiteti, Hamid Emini e lëshon detyrën e infermierit në Skenderaj dhe del në male për tu lidhur pastaj me Ajet Gërgurin dhe qetën e tij luftarake që mbante emrin :Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, Sektori Nr. 2. Pas një takimi që kishin pasur në fshatin Domanek në mes Ajet Gërgurit, Gjon Sereqit, Hamdi Eminit dhe shumë luftëtarëve të tjerë dhe Çetës së Jetullah Rezallës, Hamidi iu tregon se çfarë porosie kishte marr nga KQ i NDSH-së në Shkup, se si duhet të veprojnë në teren, dhe iu jep programin e organizatës. Por me këtë rast lind edhe një konflikt i vogël në mes Ajet Gërgurit dhe Hamid Eminit ngase Komiteti Qendror i Shkupit Atë e kishin porositur që posa të mbërrij në male, ai, të marri udhëheqjen e organizatës në terren, porse Ajet Gërguri me këtë nuk pajtohej ngase kishte pas thënë se për udhëheqës të organizatës e kishte emërua vet Adem Gllavica në ndarje. Por me ndërmjetësimin e Gjon Serreqit dhe të tjerëve çdo gjë qetësohej dhe përsëri punën me organizatën e vazhdon Ajet Gërguri ndërsa Hamdi Emini caktohej përgjegjës sanitar i çetës së Ajet Gërgurit dhe nga ajo datë bashkëpunuan të pandarë.Hamid Emini u arrestua më 18 shtator 1946 në Resnje të Maqedonisë ndërsa Ajet Gërguri u arrestua në muajin shkurt të vitit 1947. Derisa ishte në burgun e Prizrenit, është e çuditshme se si një njeri mundi t’iu bëjë ballë dhe përsëri të jetoj nga tërë ai arsenal i torturave të përdorura ndaj tij. E kishin rrahur, e kishin lënë pa bukë, e kishin lënë në të ftohët dhe çka është më e tmerrshme mbi 41 ditë kishte qëndruar në një nevojtore të mbyllur... që ishte e tmerrshme. Por Kjo dëshmon se Hamid Emini ishte një njeri me një karakter të fortë dhe me një ndërgjegjeje të lartë kombëtare, se në të gjitha pyetjet që i bënë udbashët nën tytat e pushkës ai nuk kishte folur, ose kishte folur aq sa kishte mendua se dinin ata.Në procesin gjyqësor të grupit të Osman Bunjakut e Ajet Gërgurit të datës 30 prill 1947, Hamid Eminit “Doktorit” i shqiptojnë dënimin prej 7 vitesh burg të rëndë të cilin e vuan në burgun famëkeq të Nishit. Hamid Emini nuk ishte person që nga ideali i vet dhe nga dashuria e madhe që të shihte Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë do ta ndalshin burgjet. Andaj, posa mbaron burgun ai fillon përsëri me aktivitetin e tij ilegal ku më 24 qershor 1954, ai Hamid Emini dënohet me 3 vite burg të rëndë. Hamid Emini gjatë kohës sa kishte qëndrua në burg, në Nish ishte sëmur shumë rëndë nga sëmundja e mushkërive , por që në ndërkohë kishte fitua edhe disa sëmundje të tjera, të cilën më vonë e konstatojnë mjekët edhe në Spitali “Rebro” të Zagrebit.Jeta e atdhetarit Hamid Eminit nuk ishte një jetë thjesht e një atdhetari, jeta e tij ishte e mbushur me plotë krajata e mynxyra, por fal njerëzve të mirë e human dhe me angazhimin e tyre, deri në fund të jetës u munduan që atij t’ia lehtësonin dhembjen. Duhet cekur se Hamid Emini derisa ishte në spitalin e mushkërive në Zagreb u njoftua me atdhetarin e mjekun e njohur kroat Kreshimir Shtimac, i cili i ndihmoi dhe e përkrahu vazhdimisht. Pas shërimit të tij, mjeku Kreshimir Shtimac, duke e ditur se Hamidi ishte infermier, i ofron atij që të qëndroi si ndihmës mjeku në po atë spital. Pas një kohe të qëndrimit të tij në Zagreb ai, me ndihmën e mjekut Shtimac njoftohet me të bijën e patriotit kroat Stjepan Puzhin- Shtefanija Puzhinin dhe pas një kohe ata të dy martohen por mjerisht nuk patën trashëgimtar. Më vitin 1986, në muajin tetor bashkë me shoqen e jetës vije në fshatin Baicë të Kolshit, tek motra ku jetonte, por me 16 tetor 1986 ndërron jetë dhe varroset me nderimet më të mëdha nga fshataret e fshatrave për rreth. Ndërsa, gati pas një viti , më 27 shtator 1987 mbyll sytë edhe gruaja e tij e devotshme Shtjefania.Pjesë e veçantë e librit-dokumentet arkivore Emin Fazlija me një dashuri të veçantë bënë grumbullimin dhe prezantimin e dokumenteve në këtë libër. Ai me kujdesin më të madh ka prezantuar mbi 32 dokumente të rëndësishme të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, respektivisht të Organizatës Politiko-Ushtarake të “Besës Kombëtare”, që ka vepruar në Kosovë, Maqedoninë Perëndimore dhe në Mal të Zi. Veç tyre librin e bëjnë edhe më të begat fotografit e shumta që na i sjell autori dhe bindshëm vërteton se për të shkruar këtë monografi, ai ka punuar gjatë dhe shumë në grumbullimin e materialit arkivor. Autori për hartimin e librit ka përdorur mbi 275 njësi bibliografike, të cilat në të ardhmen, pa dyshim se do të jenë një bazë e mirë për hulumtuesit e rinj, bile do iu ndihmojë se ku mund të orientohen për të siguruar materialin e nevojshëm për një Lëvizje aq të madhe atdhetare.Prezantimi i atdhetarëve të tjerë që u flijuan për një Shqipëri Etnike Pjesa më e madhe në këtë libër e që duhet vlerësuar pozitivisht , pa dyshim se është edhe prezantimi i dëshmorëve të tjerë të cilët u sakrifikuan për çështjen e pazgjidhur shqiptare. Autori i librit, Emin Fazlia, në libër bënë këtë prezantim duke mos pasur për bazë rëndësinë e tyre që patën në Lëvizjen ilegale atdhetare. Fillimisht në vargun e gjatë të dëshmorëve vend kryesor që në fillim zë Profesor Ymer Berisha duke e bërë trajtimin e tij të gjithanshëm, pastaj në radhë vijnë: Ukë (Sadik) Rama, Marije Shllaku, At Bernard Llupi, Kolë Parubi, Gjergj Martini e shumë të tjerëve, që duke shkruar për secilin veç e veç, autori arrin duke na afruar afro dyqind biografi për dëshmorët, duke u nisur nga vitet e dyzetepesta të shekullit të kaluar (XX), dhe duke e përmbyll me biografin e shkurtër të heroinës së Shalës, Fatime Hetemit, e cila ra heroikisht në luftën e fundit të Kosovës, më 22 shtator të vitit 1998. Duke e ditur se vet autori i librit është një atdhetar i madh i cili tërë jetën ia kushtoi organizimit dhe angazhimit për zgjidhjen e çështje shqiptare dhe Kosovës, librin edhe e përmbyll me tekstin e Betimit të UÇK-së:Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të KosovësBetohem se do të luftojë për çlirimin e tokaveTë pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyreDo të jem përherë besnik(e), luftëtar i denjë i Lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëmQë në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftojë për t’iMbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë Betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëseTradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.Betohem.Dhe krejt në fund falënderojmë autorin e librit, atdhetarin Emin Fazlija i cili me një përkushtim të madh na ofroi këtë libër që ka rëndësi të veçanet jo vetëm për ne studiuesit që merremi me këtë periudhë, që gjerë më tani nuk ka qene e hulumtuar aq sa duhej, por edhe për gjeneratat më të reja qe do te vijnë do t’iu shërbej si një lloj enciklopedie e atdhetarëve që tërë jetën ia kushtuan Kosovës dhe çlirimit të saj nga okupuesi.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.