Mirela Bogdani: Demokracia duhet të funksionojë mbi transparencën dhe meritokracinë
| E merkure, 16.12.2009, 09:27 PM |
Flet Mirela Bogdani, kandidate për deputete në Partinë Konservatore të Britanisë së MadheKandidatët në BM financohen nga partia (ose “associations”) dhe të gjitha shpenzimet deri në detaje regjistrohen dhe raportohenNdryshe nga në Shqipëri ku kandidatët shpesh financojnë veteveten ose financohen nga burime të dyshimta deri elementë të krimit të organizuarKandidati kalon një testim me 5 provime para një paneli të përbërë nga deputetë dhe aktivistë partieDemokracia duhet të funksionojë mbi transparencën dhe meritokracinëKëto modele u janë ofruar "liderëve" tanë, por ata nuk i kanë perfillurNë asnjë nga vendet ish komuniste të Europes Lindore nuk gjen më liderët e viteve ’90Dalëngadale Berisha po arrin rekordin e diktatorit Hoxha të cilin ai dhe të tjerët e kanë kritikuarEdi Rama gjithnjë e më shumë po manifeston simptoma autokratike, njësoj si BerishaNga Albert ZholiMirela Bogdani ndoshta do të mbahet mend si femra e parë shqipatre që ka fituar të drejtën të kandidojë si deputete në vend të huaj. Dikur ajo pat kandiduar për kryetare të PR përballë Mediut, por ajo smund të përballej përballë, allishverisheve dhe presionit që ju bë në këtë përballje. Për një kohë të gjatë ajo po jeton në Britani ku ka botuar dhe 4 libra akademikë që kanë tërhequr vëmendjen e jetës akademike por edhe asaj politike vendase.Me punën e saj, me dijet e saj, me këmbëngulje ajo arriti jashtë atdheut atë ccka s’ja afroi atdheu i vet, ose më mirë të themi, politika e vendit ku lindi dhe u rrit. Ndoshta ajo i përmbahet më së miri thënies së Akademikut Xhevahir Spahiu “Jashtë bëjmë famë, Brenda hamë njëri-tjetrin”.1. Znj Mirela, kohet e fundit në mediat shqiptare eshte diskutuar se ju jeni kandidate për deputete e Partisë Konservatore në Britanine e Madhe. Mund te na thoni si mundet te arrini deri ketu? Që të kandidosh duhet të kesh merita dhe investuar e kontribuar për një parti, cili ka qenë kontritbuti dhe meritat tuaja në këtë parti?Angazhimi im me Partinë Konservatore Britanike (PKB) filloi në maj të vitit 2003, pak muaj pasi u vendosa në Britaninë e Madhe. Duke qenë se në Shqipëri kisha qene për disa vite e involvuar në politikë me Partinë Republikane dhe në atë kohë po bëja një Master për shkenca politike në Universitetin e Kardifit, dhe për më tepër karieren time të re e shikoja në politikë, e pashë të arsyeshme të përfshihesha në politikë në vendin tim të ri. U anetarësova me konservatorët, edhe sepse bindjet e mia janë të djathta (jo si ato në politikën shqiptare), por edhe se PKB është një nga partitë më të vjetra e prestigjoze të botës dhe do kisha se ccfarë të mësoja e përfitoja nga angazhimi me to. Fillimisht u anëtaresova në parti dhe pastaj nisa të angazhohem në aktivitetet politike dhe sociale të degës lokale (pjesë e strukturave rajonale të quajtura “party associations” e që përbëjnë strukturën më të rëndësishme të aktivitetit të partisë në bazë). Më pas punova në Asamblenë e Uellsit si researcher në disa projekte me grupin parlamentar konservator. Pas dy vjetesh u zgjodha anëtare e degës lokale, më pas koordinatore e politikave (Policy Coordinator) dhe një vit më pas u zgjodha si sekretare (Honorary Secretary) e degës. Gjatë gjithë kësaj kohe jam angazhuar vazhdimisht në fushatat elektorale për Ëestminster (Parlamentin Britanik), zgjedhjet europiane (Parlamentin Europian), për zgjedhjet rajonale (Asamblene e Uellsit) dhe zgjedhjet lokale, duke punuar ngushteë e ndihmuar kandidatët, në stafet e tyre elektorale, duke shpërndarë fletushka, duke bërë “canvassing” (biseda derë më derë me njerëzit), etj. Këto metoda dhe aktiviteti në bazë janë aq në kontrast me politikën në Shqipëri ku baza është e fjetur dhe aktiviteti kryesor në fushatat elektorale janë mitingjet populiste. Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ku unë jam përfshirë është dhe mbledhja e fondeve (fund-raising) duke organizuar aktivitete të ndryshme sociale, të cilat më pas vihen në dispozicion të fushatave elektorale dhe kandidatëve. Mbledhja e fondeve përbën një pjesë të rënd\ësishme të aktivitetit të degeve lokale sepse kandidatët financohen nga partia (ose “associations”) dhe të gjitha shpenzimet deri në detaje regjistrohen dhe raportohen deri tek një strukturë e veccantë e pavarur, ndryshe nga në Shqipëri ku kandidatët shpesh financojnë veteveten ose financohen nga burime të dyshimta deri elementë të krimit të organizuar dhe shpenzimet nuk regjistrohen apo raportohen tek askush. Vecc kësaj një moment tjetër i angazhimit tim ka qenë pjesemarrja e rregullt në mbledhjet e konferencat e partisë, ku përcaktohen politikat dhe zgjidhen strukturat drejtuese.Pas disa vitesh kontributi në këto aktivitete dhe pjesemarrje në stafet e kandidatëve në fushata elektorale, mendova që kish ardhur koha të kandidoj dhe vetë. Eksperiencën time të parë në kandidim e pata me angazhimin në seleksionimin si kandidate për Europarlamentare në zgjedhjet europiane të qershorit 2009. Këtë process e nisa në fund të dhjetorit të 2006 dhe kalova dy fazat e para të seleksionimit, po nuk munda të arrij në finish. Më pas vendosa të aplikoj për kandidate për deputete për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm në Britani.Pra. për t’ju përgjigjur pyetjes suaj, mund të them se në vendet si Britania e Madhe me punë, arsimim dhe ambicje mund të arrish gjithshka, sepse aty vlerësohen aftësitë dhe meritokracia, pavarësisht nga nacionaliteti, gjinia apo raca. 2. U zgjodhët si kandidate mes 5000 aplikanteve. Cilat janë kriteret e përzgjedhjes dhe a funksionon roli i mikut, tarafeve, klaneve, rryshfeteve etj në përzgjedhje, sic funksionon në Shqipëri?Normalisht në Britaninë e Madhe procesi i seleksionimit të kandidatëve fillon 2-3 vjet para vitit të zgjedhjeve. Sicc thashë për zgjedhjet europiane unë fillova procesin 3 vjet përpara 2009. Edhe për zgjedhjet parlamentare të 2010 shumica e kandidatëve për deputete ishin përzgjedhur qysh prej 2 vjetësh. Por në fillim të këtij viti pas skandalit me shpenzimet e deputetëve të parlamentit dhe dhënies së dorëheqjes së një pjese të madhe të tyre, lideri i PKB, David Cameron, deklaroi që do merrej dhe një kontigjent i fundit kandidatësh të rinj për të zëvendësuar të dorëhequrit. Unë vendosa të aplikoj, por numri i anetarëve të partisë që aplikuan ishin rreth 5000 dhe nga këto në fund do perzgjidheshin rreth 60-70. Pra gara do ishte kompetitive, po vendosa ta provoj. Fillimisht dërgova një letër, ku shpreha interesimin tim për të kandiduar, në Komisionin e Seleksionimit të Kandidatëve, një strukturë e pavarur nga kryesia dhe shoqatat e partisë. Pas disa javësh më erdhi një përgjigje e kryetarit të komisionit, bashkë me formularin që duhej të plotësoja dhe kërkesën për tre referenca. Formulari ishte goxha kompleks, sepse përfshinte kërkesë informacioni mbi eksperiencën politike dhe profesionale të kandidatit, formimin akademik, përfshirjen në aktivitete vullnetare etj. Pas dorëzimit të dosjes me formularin dhe emrat e tre referenteve, Komisioni u dërgoi të tre referenteve të mi formularë për të plotësuar në lidhje me figurën time. Shqyrtimi i dosjes dhe më pas e referencave nga anëtaret e Komisionit përbënte dy fazat e para të selektimit, të cilat unë i kalova me sukses. Faza e tretë ishte ajo që quhet “Bordi Parlamentar i Përzgjedhjes” (“Parliamentary Assesment Board” - PAB) një testim me 5 provime para një paneli të përbërë nga deputetë dhe aktivistë partie, të cilin duhet ta kalojnë aplikantet e përzgjedhur. Testimi përmban 5 provime: provim me gojë (intervistë), provim me shkrim (dy essay), një mini-fjalim publik (public speaking), ushtrim pune në grup (team exercise) dhe ushtrim për percaktim prioritetesh (in-tray exercise). Unë e dhashë PAB në nëntor në Cambridge dhe e kalova me sukses, dhe kjo më vendosi në listën kombëtare të kandidatëve për deputete të Britanisë së Madhe. |
Margaret Thatcher dhe Mirela Bogdani |
3. Cila është faza e mëtejshme? A keni shpresa se do të fitoni dhe t’ju shikojme deputete në Parlamentin Britanik? Pas shpalljes si kandidate unë duhet të përzgjedh zonën elektorale ku dëshiroj të kandidoj. Nga partia jam caktuar të kandidoj në Ëales, sepse atje banoj, por zonën (ate që quhet “constituency”) duhet ta zgjedh vetë dhe tani jam në pritje të listes me zonat e lira në Ëales që do më dërgohet nga Komsionin i Kandidatëve. Nuk e di nëse do jem e vetmja kandidate në atë zonë apo do ketë dhe të tjerë, po nëse ndodh kjo e fundit unë së bashku me kandidatët e tjerë (nga e njëjta parti) bëjmë para anëtarëve të partisë së zonës nga një prezantim të vetes dhe programit elektoral. Anëtarët e zonës pastaj votojnë për kandidatët e preferuar dhe ai që del i pari shpallet si kandidat i zonës. Pas kësaj kandidatët fillojnë punën dhe lidhjen me zonën dhe elektoratin, periudhë e cila zgjat deri ditën e zgjedhjeve. Pra sicc shikohet është një process i gjatë dhe i ndërlikuar, por dhe shumë demokratik dhe transparent, që nga momenti që aplikon deri në ditën që shpallesh kandidat. Ndërkohë të gjithë kandidatët duhet të bëhen pjesë e një shoqate që quhet “Association of Conservative Candidates”, e cila organizon kurse trajnimi dhe aktivitete të ndryshme që i mësojnë kandidatëve si të punojnë me elektoratin, si të zhvillojnë programin dhe përccojnë mesazhet etj etj. Nuk e di nëse do arrij të fitoj garen e të hyj në Ëestminster, po pavarësisht nga kjo, mendoj që e gjithë kjo është një eksperiencë shumë e vlefshme dhe interesante për mua në drejtim të procesit të selektimit të kandidatëve për institucionin më të lartë vendim-marrës të një vendi. Gjatë këtij procesi, ashtu si dhe gjatë gjithë eksperiences sime 6 vjeccare në një parti politike në UK, kam parë demonstrimin e vlerave dhe principeve demokratike mbi të cilat duhet të funksionojë demokracia, si transparencën, meritokracinë etj. Këto janë parimet të cilat duhet të fillonin me kohë të aplikoheshin edhe në Shqipëri sepse cilësia e kandidatëve për deputetë, si dhe procesi transparent, demokratik dhe kompetitiv i përzgjedhjes së tyre, janë dy komponente esenciale të cilët kushtëzojnë cilësinë e një parlamenti. Fatkeqësisht edhe pas 19 vjetësh pas vendosjes së një sistemi demokratik, në Shqipëri asnjë nga këto dy komponentë nuk funksionon: kandidatët vazhdojne (ashtu si në vitin 1991) të caktohen nga kryetari i partisë jo bazuar në vlerat e tyre intelektuale dhe morale, por në shkëmbim të zarfeve me para ose favoreve dhe "dirty deals", dhe listat hartohen (se nuk flitet për proces përzgjedhje të kandidatëve) vecc një muaj para datës së zgjedhjeve. Kjo sjell pastaj skandale të tilla, psh njerëz që nuk kanë qenë asnjë ditë anëtarë te asaj partie papritur figurojnë në listë e bëhen më pas deputetë, apo njerez që s’kanë as më të voglën experiencë në politikë, 3 muaj më vonë e shohin veten deputetë apo ministra, apo njerëz pa më të voglin background arsimor e professional apo akoma më keq njerëz të dyshimtë apo të përfshirë me krimin e organizuar përfshihen në lista. E gjithë kjo është në antitezë të madhe me procesin e seleksionimit të kandidatëve në UK, e cila sicc shpjegova fillon 3 vjet para kohës së zgjedhjeve dhe aplikantët kalojnë një proces tepër të vështirë dhe kompetitiv seleksionimi që përfshin aplikime, gjetje referentesh, PAB (një testim me 5 provime), intervista, prezantime, para paneleve të ndryshme, ku kryetari i partisë, kryesia apo strukturat drejtuese nuk kanë absolutisht asnjë ndikim dhe i gjithë procesi drejtohet nga një komision indipendent.Sigurisht nuk pretendohet që një proces dhe organizim i tillë të aplikohet në Shqipëri, por të paktën të replikohet një model bazik i ngjashëm. Por fatkeqësisht edhe kur këto modele u janë ofruar "liderëve" tanë, nuk i kanë perfillur dhe kanë vazhduar me metodat klienteliste, nepotiste e korruptive të berjes së listave. Kjo gjë u përsërit për turp dhe paradoks edhe në zgjedhjet e qershorit 2009 në Shqipëri nga të dy partitë, PS dhe PD. Duke qenë larg këtyre standarteve baze demokratike që fillojnë me përcaktimin e atyre që do jenë ligj-bërësit dhe ligj-vënësit më të lartë të një shteti, nuk e di si mund të pretendohet për t'ju bashkuar një klubi të quajtur BE, i cili ka si parime politike pikërisht këto principe dhe vlera. Dhe pastaj politikanët dhe qeveritarët tanë bëjnë të indinjuarit dhe të ccuditurit pse vendi ngeli akoma në "black list" të vizave, apo pse Progress Raporti i Komisionit Europian është i nxirë me kritika, apo pse Transparency International e klasifikoi Shqipërinë dhjetë vende më poshtë se një vit më parë, etj etj.4. Mendimi juaj për Edi Ramën dhe Sali Berishën? Kush është më i pranueshëm si lider i emancipuar dhe tolerant? Ajo që konstatoj me ccudi e zhgënjim në politikën shqiptare është qënia në pushtet e politikanëve e liderëve për dekada. Në asnjë nga vendet ish komuniste të Europes Lindore nuk gjen më liderët e viteve ’90 që dolën në skenën politike pas shembjes së komunizmit. Ata u zëvëndësuan gradualisht nga liderë të rinj, ndërkohë që tek ne Berisha edhe pas 19 vjetësh vazhdon me stoicizëm të qëndrojë në krye të PD, të politikës dhe shtetit shqiptar. Dalëngadale po arrin rekordin e diktatorit Hoxha të cilin ai dhe të tjerët e kanë kritikuar. Për më tepër që në kongresin e ardhshëm të PD ai përsëri do jetë kandidati për kryetar dhe c’është më skandalozja kandidati i vetëm. Ikja graduale nga skena politike dhe zëvëndësimi me liderë të rinj është një nga indikatorët që një vend po mbaron fazën e tranzicionit dhe po hyn në demokracinë e konsoliduar, po sicc duket Shqipëria me politikanët dhe liderat që ka mbi krye do vazhdojë dhe për shumë kohë në tranzicion. Sa për Edi Ramen, ai pati një fillim premtues si politikan e lider (backgroundi qytetar dhe intelektual nga vinte, karizma që kishte, puna që bëri me Tiranën), po fatkeqesisht edhe ai gjithnjë e më shumë po manifeston simptoma autokratike, njësoj si Berisha nga krahu tjeter. Te dy kane mbytur demokracine e brendshme ne partite e tyre, qe eshte nje tjeter indikator i konsolidimit te demokracise se nje vendi. Te dy shfaqin mungesa te theksuara tolerance e koncensusi, e cila e ka futur politiken dhe vendin ne krizen me te thelle te viteve te fundit duke rrezikuar qe te pengohen objektivat europiane. Pa permendur ketu aferat per korrupsion me te cilat akuzojne njeri-tjetrin dhe njerezit e afert qe kane si bashkepunetore. Shqiperia ka nevoje per politikane e lidere te rinj, te zhveshur nga mentalitetet e vjetra, idealiste e te perkushtuar per interesat e vendit, por dhe kompetente dhe vizionare. 5. Për ju si intelektuale kush ka më shumë rëndësi libri, apo gazetat? Sigurisht mua me terheqin librat, jo vetem se librat ka qene nje nga gjerat qe kam dashur gjithnje ne jete (nje pjese te mire te kohes lexoj e studioj), po dhe sepse jam autore vete dhe kam shkruar e botuar 4 libra, dy te fundit ne Londer me shtepine botuese I.B.Tauris. Por librat e mia jane libra akademike, jo fiction. Me terheqin dhe gazetat (sigurisht ato cilesoret), sepse pervec librave e artikujve shkencore-akademike, shkruaj dhe publicistike. Shkruaj ne disa nga gazetat kryesore shqipare opinione dhe analiza politike.6. Çdo sukses ka disa elementë. Cilët janë elementët që kanë ndikuar në suksesin tuaj?Gjerat qe me karakterizojne dhe mendoj se ne menyre te kombinuar kane ndikuar ne arritjet e mia ne jete jane: eficienca dhe produktiviteti, mire-organizimi, pergjegjshmeria, ambicja, planifikimi, korrektesa, venia e objektivave, percaktimi i prioriteteve dhe perpjekjet maksimale per realizimin e tyre. Vec ketyre, mendoj qe nje nga kycet e suksesit ne cdo fushe e profesion eshte te studiuarit dhe te lexuarit e vazhdueshem (formal nepermjet shkollave e kurseve, dhe jo formal-individual).
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.