E diele, 22.12.2024, 04:03 AM (GMT)

Mendime

Dibran Demaku: Festa fetare dhe festa kombëtare

E marte, 15.12.2009, 09:56 PM


FESTA FETARE DHE FESTA KOMBËTARE

Nga Dibran Demaku

Rastisi këtë vit  që festa fetare e Kurban-Bajramit të vinte një ditë më parë se festa kombëtare 28-Nëntori,Dita e flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë.Dhe festën e Kurban-Bajramit e festuan  shqiptarët  me fe muslimane,kudo ku u ndodhën:në Shqipëri,në Kosovë dhe në trojet tjera etnike.Kjo festë ku më shumë e ku më pak u festua edhe nga Diaspora shqiptare kudo nëpër botë.Atë ditë ata më besimtarët e kryen ritin e faljes së Bajramit nëpër xhami të ndryshme,si në atdhe ashtu edhe në diasporë.
Edhe në Shqipëri e edhe në Kosovë kjo festë fetare u kremtua edhe nga autoritetet shtetërore,edhepse në kushtetutat e të dy vendeve qartë shkruan se shteti është i ndarë nga feja.Por siç duket ata atë ditë për disa çaste e harruan edhe kushtetutën dhe nenet e saj!Se autoritetet e të dy shteteve në fjalë e kremtuan festën e Kurban-Bajramit,mësuam nga storje të ndryshme televizive që atë ditë u transmetuan tërë ditën në lajme të ndryshme,por edhe në emisione speciale që u  transmetuan per këtë festë fetare.
Atë ditë nga pamjet e ndryshme televizive e kuptuam se rrugët dhe sheshet e qyteteve të ndryshme u mbushën me besimtarë myslimanë,që kryenin ritin e faljes së Bajramit!Këto pamje që vinin në ekranet tona anë e kënd botës sa ishin të dhimbshme,poaq ishin edhe irituese!.Themi se ishin të dhimbshme,sepse njerëzit ritin e faljes së Bajramit ishin të detyruar që ta bënin në rrugë,sepse objektet ekzistuese të xhamive nuk i zinin!Ndërkaq irituese ishin për faktin se ata zinin rrugët e komunikacionit dhe as që donin  të dinin se ato rrugë ishin dhe janë të destinuara për diçka krejt tjetër.Si nuk i shkoi ndërmend ndonjë hoxhe apo ndonjë imami që t`u thonte bestmtarëve se ritin e faljes së Kurban-Bajramit mund ta kryenin edhe nëpër shtëpitë veta,në mënyrë që këto pamje irituese mos ta përshkonin anë e kënd globin.Me këto pamje vetëm sa i treguam botës së qytetëruar se sa primitiv jemi!
E cekëm më lartë se këtë festë kombëtare e kremtuan edhe shqiptarët e besimit myslimanë në diasporë,në vendet ku ata ndodhen.Secili sipas mënyrës dhe dëshirës së vetë.Sepse secili njeri është i lirë ta zgedh atë fe që dëshiron.
Por një fenomen i keq që ndodhte edhe më parë,ndodhi edhe kësaj here.Shumë fëmijë shqiptarë të moshës shkollore,të nxitur nga prindërit e vetë,atë ditë nuk shkuan në shkollë me pretekstin se kishin festë!Autoritetet shkollore të vendeve perendimore e akceptojnë edhe këtë të themi kapriqje të prindërve shqiptarë dhe mungesat e fëmijëve për këtë ditë i shënojnë si mungesa të arsyeshme!Por,vallë a kanë menduar ndonjëherë këta prindër se mos shkuarja e fëmijëve në shkollë qoftë edhe për një ditë është humbje e madhe për fëmijët e tyre!E kur kësaj t`i shtojmë  edhe të dhënën tjetër se ka familje shqiptare të besimit myslimanë që nganjëherë nuk i dërgojnë fëmijët e tyre edhe nga tri ditë aq sa mendojnë se duhet festuar festa e tyre fetare,atëherë humbjet bëhen të pakompensueshme!.
Por të flasim pak edhe për festën e Kurban-Bajramit.Në ditën e parë të asaj feste cingërronin telefonat nga të katër anët e botës.Shqiptarët myslimanë të gëzuar dhe të lumtur deri në delir e uronin njëri tjetrin për festën në fjalë.Që në shikim të parë nuk ka asgjë të keqe.Atë ditë linjat tlefonike me atdheun nuk funksiononin fare,sigurisht nga ngarkesat e shumta!
Me time shoqe e kishim vendosur që t`i shënonim të gjitha thirrjet telefonike që na vinin nga të karër anëtë e botës nga të njohurit tanë.Donim të krahasonim se sa thirrje do të na vinin për këtë festë fatare,me telefonatat që do të mirrnim një ditë më vonë për festën tonë kombëtare.Në ditën e parë dhe për festën fetare nga vende të ndryshme të botës na erdhën plotë 27(njëzeteshtatë telefonata).Dhe kur secilës telefonatë ia shtoje së paku pesë minuta bisedë(ndonjëra do të zgjaste edhe më shumë se një gjysëm ore)mund të konkludonim se e tërë dita na kishte kaluar vetëm në biseda telefonike! Por ani,ditë feste ishte!
Të nesërmen erdhi 28-Nëntori,Dita e flamurit dhe e pavarësisë së Shqipërisë,festa jonë kombëtere.Pasi që ishte ditë e shtunë,pra e kishim ditë të lirë,vendosëm që gjysmën e parë të festës ta kalonim në shtëpi me fqinjët që do të vinin për urimin e festës.
Dhe edhe në ditën e festës sonë kombëtare kishim vendosur t`i shënonim të gjitha thirrjet telefonike që do të kishim.Gjithnjë duke shpresuar se për festën kombëtare do të kishim edhe më shumë telefonata.Por na ndodhi ajo më dëshpëruesja! Gjatë tërë asaj paradite telefoni ynë cingërroi vetëm tri herë!Dhe nga tri telefonatat e ditës sërish morëm urimin për festën fetare!Ndërkaq për festën kombëtare sikur nuk po kujtohej askush që të na uronte!? Dhe kur atyre  tri telefonatave të paraditës që na uronin festën fetare ne duke i falenderuar i uronim për festën kombëtare,ata si në habi na e kthenin:-Ua vërtetë sot qenka dita e flamurit!Dhe pastaj nuk e nxirrnin nga goja asnjë fjalë dhe as një urim për festën tonë kombëtare?!
Të them të drejtën kjo gjë na trishtoi pa masë!
Pastaj dikur erdhën edhe disa familje fqinje për vizitë.Ne menduam se ato kishin ardhur për urimin e festës sonë kombëtare,por u mashtruam! Edhe ata kishin ardhur jo për festën kombëtare,por për festën fetare?!
Pasi fqinjët ikën nëpër banesat e tyre,unë i propozova time shoqeje që të shkonim në Hamburg.Atje,siç kisha lexuar në gazeta të ndryshme,një klub i shqiptarëve do ta bënte një kremtë për festën kombëtare.Dhe pa një pa dy me time shoqe dhe me tre fëmijët ia mësymë Hamburgut.Pas një ore me makinë arrijtëm në adresën e caktuar.
Por siç ndodhë zakonisht me organitimet tona,edhe kremtimi i festës filloi me vonesë gati një orëshe nga termini i caktuar.Salla ku mbahej manifestimi ishte  bukur e madhe.Por nuk u mbush as gjysma e saj.Erdhën pak të interesuar!
Thuhet se në qytetin e Hamburgut,në Gjermani,jetojnë afro 20000(njëzetëmijë )shqiptarë.Ndërkaq në kremtën e festës sonë kombëtare morën pjesë afro 150(njëqind e pesëdhjetë)dhe ata shumica fëmijë!Kur e pyeta një mikun tim se ku ishin të tjerët ai ma ktheu:-Janë në shtëpi dhe banesa të veta duke festuar Bajramin?!Njëzetëmijë shqiptarët e Hamburgut e festonin Bajramin,ndërkaq për festën tonë kombëtare ishin kujtuar vetëm 150(njëqind e pesëdhjetë!Edhe ata siç e cekëm shumica fëmijë!
Çfarë të thuhet për gjithë këtë?!
Që mos të përdorim ndonjë fjalë apo fjali që për dikend do të tingëllonte fyese pa përmbahemi që mos të themi dhe mos të gjykojmë për asgjë!
Do të themi vetëm kaq:-Zgjohuni nga gjumi letargjik o shqiptarë të shkretë!Dhë thërrisni mendjes!Duhet ta kuptoni dhe ta fusni thellë në kokat tuaja se gjithmonë dhe gjithkund duhet të paraqiteni  dhe të identifikoheni me traditat tuaja kombëtare shqipotare!Dhe që të identifikoheni si të tillë,duhet t`i lini anash festat e huaja dhe të festoni festat tuaja kombëtare! Sepse siç ka thënë mendje-ndrituri Pashko Vasa këtu e një shekull më parë:-„Mos i shikoni kisha e xhamija,feja e shqiptarit është shqiptaria“!...



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora