E enjte, 19.09.2024, 02:44 AM (GMT+1)

Mendime

Lebit Murtishi: Vetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!?

E diele, 13.12.2009, 09:11 PM


Vetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!?

Nga Lebit Murtishi

…Edhe vesi i parë edhe i dyti i takojnë dhe duhet t`i takojnë të kaluares së largët, por ja që ndër ne ndodh e kundërta ndonjëherë. Domethënë, nëse nuk dijmë gjë tjetër, dijmë t`i ngatërrojmë orët historike, varësisht nga epshi që duam të përplotësojmë.
   Këtë mendim e „vulosi“ skandali që plasi ditët e shkuara në Prishtinë, me rastin e quajtur- Bllaca. Se a është e vërtetë ose jo deklarata e Nazim Bllacës, akoma nuk dihet, por që tronditi mbarë opinionin shqiptar, kjo është e sigurtë dhe do të mbesë  gjatë kohë në kujtesën tonë.
   Tronditja vajti dhe më tej, kur persona e zyrtarë të apostrofuar në deklaratën famoze, në vend që të japin ndonjë  sqarim rracional, që do të qetsonte opinionin e trazuar, ata, nga i pari tek i fundit, u kujdesen të marrin në mbrojtje vetveten, dhe më këtë na bënë të dyshojmë, se megjithatë, Nazim Bllaca, edhe në ishte agjent i djallit e i të birit, edhe në është i sëmurë mental, me fjalën e tij, vuri në siklet shumë zyrtarë dhe eksponentë të politikës zyrtare në Kosovë…
   Dikush tha se nuk është e rastit paraqitja e Bllacës në „skenë“ paralelisht me fillimin e procesit gjyqësor në GJ.N.D-së, që do të vlerësojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, tha është agjent i serbisë, dikush tjetër tha është i shtyrë nga qarqet e caktuara të EULEX-it, për të njollosur figurat udhëheqëse të UÇK-së, dikush tha diçka tjetër, vetëm pika qendrore e këtij rasti nuk u prek: askush nuk tha se aty ku ekzistojnë viktimat, ekzistojnë edhe vrasësit, pavarësisht se cilët mund të jenë, përveç N. Bllacës, që pranoi publikisht se është njëri ndër të tjerë…
   Pra, qytetarët e Kosovës duhet të binden nga dikush, se në institucionet shtetërore nuk janë strukturuar mentalitete bajraqesh e bajraktarësh, që duan të na kthejnë në mesjetën e largët kanunore; se në institucionet shtetëore nuk ka bashibozukë, që në emër të këtyre apo atyre vlerave sillen si pronarë të Kosovës, etj., etj., dhe vetëm atëherë do të mund të  qetësohet  opinioni shqiptar. Përderisa vajtohet fati i të apostrofuarve, dhe anashkalohet serioziteti i problemit, drejtësia  kosovare lë shumë për të dëshiruar…



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora