E diele, 22.12.2024, 08:56 AM (GMT)

Mendime

Kalosh Çeliku: Në komunizëm ''shqiptar i ndershëm'' - ''Patriot në demokraci''

E diele, 13.12.2009, 09:55 PM


KALOSH ÇELIKU

NË KOMUNIZËM “SHQIPTAR I NDERSHËM” -
             “PATRIOT” NË DEMOKRACI

         Në kohën e komunizmit, në periudhën famëkeqe për shqiptarët e Jugosllavis?, kishim komunist?... Ballist?... Spiunë… Patriotë… “Shqiptarë të ndershëm”… Nacionalist?... Irredenist?... Separatist?... Dhe, armiqë të shtetit…
        Tashti në “Demokraci”, kemi vetëm patriotë. E mua, më ka marrë malli për spiunë… “Shqiptarë të ndershëm”… Jo, se tashti nuk i kemi prezentë në shoqëri… Shtet... Parti politike… Institucione të shtetit… Universitete shtet?ror e privat... Shkolla... Drejtori të manifestimeve kulturore… Mjete të informacionit… Gazeta... Internet... Libra... I kemi, si nuk i kemi… Edhe atë, me shumicë e pakicë, si patate t? kalbura n? Bit - Pazar… Po, tashti të gjithë e kanë vënë maskën e patriotit. Shkurt, gjatë ndryshimeve demokratike u shndërruan në kamelonë. E kanë ndërruar ngjyrën, po jo edhe veprimet “patriotike”… Hujin e vjetër legjendar brez pas brezi…
         Përditë i sheh nëpër mitingjet e partive politike… Zbulimin e përmendoreve të dëshmorëve të Luftës… P?rpara k?mb?ve t? Hoxh?s n? xhami... Emisione dokumentarë të dramatizuar në MTV, që për nga “patriotizmi” e kalojnë edhe Skënderbeun, Ismail Qemalin, Bajram Currin, Is? Boletinin, Fan Nolin, Hasan Prishtinën, Kalosh Zajazin, Sulltan? Qaf?n, Azem e Shotë Galicën, Adem Jasharin…
         Krekosen, luajnë role të të përndjekurve politikë, aq shumë të “përvuajtur” në kohën e komunizmit si: politikan?, poet?, gazetarë, redaktorë e profesorë universiteti… Lotët u shkojnë rrëke p?r faqe, sa që edhe ne që i kemi njohur në atë kohë e i njohim sot k?ta dumdum?, na dhimben si “viktima” të komunizmit… Ndonjërin, e shohim t? dal? n? fush?n e mejdanit edhe me ndonjë libër kuqezi me vjersha, ku u këndon prijësve të UÇK-së… Komandantëve të luftës, t? gjall? e t? vdekur duke i radhitur njëri pas tjetrit me vargun antologjik:

           “Të gjith? këta trima shqipëtarë
             hynë në histori,
             e dhanë jetën për liri…

Ose, tjetri duke vjellur zjarr:
     
           Derrat e Karpateve le të dalin në dyluftim
            me mua q? parti m? parti u hodha si trim!

            Mjaft më gjat? fushatave rash mes minash
            mjaft më karakurva me kopila shkinash !
            Erdhi koha t? rrokem fytas me makosllav?t,
            si trimat e Prekazit ku luftuan Jasharët !

           Të gjithë jemi Mic Sokola, e rrokim p?r fyti topin
           sveti makosllavët në Kaukaz, nuk e japim Shkupin!...

         E ngrejnë lart? n? qiell zërin për liri… Flamurin kuqezi… Gjuhë shqipe… Kosovë… Shqypni Etnike… E vrasin dhe e presin shkaun… Shkinat... Mezi i zbresim nga binat… Foltoret... Emisionet televizive… Faqet e gazetave… Interneti... Gjakun e derdhin lum?... E heqin veten si te ajo k?nga popullore: Kaçanikut i raft? pika/ n?nt? sahat u ther me thika/... Jetën e japin për liri…
         Dhe, të nesërmen nga ky zjarr i ndezur nga “patriotët” e këtij soji, këngëtari popullor i Tun Batunit n?p?r oda e koncerte n? sall?, e bënë çiftelinë copë-copë… Tym e flakë nxjerrë nga goja… E ka nxjerrë shpatën e Sk?nderbeut nga brezi… Topin e Mic Sokolit për liri… Dy koburet e Is? Boletinit... Mitralozin e Adem Jasharit me dy k?mb?.. E b?n Shqypni Etnike...
         E, Im Atë shpesh e përsëriste një urti popullore: uji që nuk ecën, nuk pihet... Dhe, unë i biri i tij sot bëj një krahasim me partitë tona politike shqiptare. Imzot, janë si uji që nuk ecin mes shelgjeve. Vite me radhë janë hurdha, ku notojnë të njëjtit individë politik me brek?t mbi pantollona. E mirreni me mend, çka mund të jetojnë në hurdha. Gjithëçka, lloj-lloj gjallëresash me dy e kat?r k?mb?, përveç peshq?ve.
         Hurdhat tona janë mbushur me gjarpërinj... Bretkosa... Mushkonja... Grerëza... Bumballa... E hanë njëri tjetrin për të mbijetuar në hurdhë. Zvarriten nëpër kënetë... Shumohen... Herë pas here dalin në diell... Rreziten... I kërcejnë njëri tjetrit edhe në shpinë... Ose, qaf?. U pëlqen uji që nuk ecën, nuk pihet... Hurdha... Kallamishtet... Bërlloku... Xhirizi... Barishtet... Vendi ku gjallërojnë, marrin frym? dhe fshihen vite me radhë nga syt? e popullit... Luftojnë p?r pozita politike... Humbin e “fitojn?” n? zgjedhjet lokale e parlamentare...
         Përditë themelojnë parti te reja politike... P?rs?ri, dalin në zgjedhje... E “fitojnë” pushtetin... Brez pas brezi argat? n? Qeveri. I ngrejnë gishtat në Parlament... E “sjellin” ligjin për flamurin kuqezi... Gjuhën shqipe... E realizojnë marrëveshjen kornizë të Hurdhës... I dalin zot arsimit... Kulturës shqiptare... Popullit... E kanë televizorin e vet të Hurdhës... Radion... Gazetat e pavarura... I hapin dritaret... Fotografohen qaf? p?r qafe para kamerave televizive...
          Dhe, këndojnë për liri: guak... Guak... Guak... E thirrin Lejlekun... Haxhibekun tonë që ia thotë k?ng?s mbi oxhak... Lisa... Ka-ka-kaaa... ta pastrojë Hurdhën... Gjuetarin, që me çifte në dorë i turret pas një pate të egër...       
         E, im Atë, shpeshher? thoshte n? od?n e burrave: uji që nuk ecën, nuk pihet...


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora