E diele, 22.12.2024, 07:46 AM (GMT)

Faleminderit

Halit Bogaj: Te varri i Presidentit

E diele, 06.12.2009, 12:12 AM


TE VARRI I PRESIDENTIT

Me rastin e 65 vjetorit të lindjes

Nga Halit Bogaj

Shkojmë atje për t’ ia bërë nderimet njeriut që ia ndërroi kahjen historisë së Kosovës.Ia bëjmë nderimet atij që e profetizoi të ardhmen e vendit tonë dhe e solli lirinë e shumëpritur të popullit të tij të dashur.Shkojmë atje për t’i treguar atij se edhe përsëvdekuri është përherë i gjallë  në zemrat, mendjet dhe kujtimet tona dhe se kemi mbetur jetimë pa praninë e tij fizike.I themi se i kemi mbetur besnik idealit të tij të lartë dhe çdo ndryshim i bërë pas vdekjes së tij  pasoi pa bujë të madhe dhe në mënyrë të qetë, ashtu siç dëshironte përherë Presidenti ynë i dashur.Në këtë kontekst mbeten pa fjalë edhe hasretxhinjtë e të gjitha ngjyrave të cilët nuk ia duan asnjë të mirë Kosovës dhe përpiqen që për hir të interesave të tyre meskine ta rrezikojnë edhe Pavarësinë e saj.Atyre u mbeti e parealizuar çdo përpjekje e tillë ogurzezë.


Shkojmë atje për t’ia bërë të ditur se kemi mbetur në rrugën e tij të lavdishme, heroike dhe çlirimtare të cilën e trasoi me mendime vizionare dhe përherë aktuale.Të gjithë ne i kemi të freskëta vuajtjet kolosale të Presidentit tonë karizmatik dhe përgjegjësinë e tij grandioze të cilën e kishte marrë për ta udhëhequr këtë popull nëpër  sfidat më të rrezikshme që i kaluam së bashku me të.Por ai të  gjitha këto i kishte bërë me një bindje të thellë se e ardhmja jonë do të ishte vërtet e ndritur dhe e sigurtë.Këtë e bënin të gjitha shtegtimet e tij maratonike drejt Pavarësisë së vendit të cilën e potenconnte vazhdimisht dhe kudo që ishte..Atë  ëndërr ai  e shihte më larg se të gjithë ne , por edhe populli ynë e ndoqi me mundime dhe sakrifica të llojllojshme të cilat na janë të gjithëve të freskëta.Ai e dinte se ajo ditë e lumtur për të gjithë ne ishte shumë afërt.E dinte sepse kishte punuar pa u lodhur për atë moment madhështor historik që e kishte paralajmëruar qysh moti me profecinë e tij të palëkundur.Dikush madje edhe  tallej me të dhe ia kthente:’’ja çka është ai duke folur për çdo ditë’’, kurse dikush tjetër me mendjen e vetë të lehtë, ose ngase ishte sherr mbi sherra, për konferencat për shtyp të dr.Rugovës pa fije turpi thoshte ’’E xhumaja politike e Ibrahim Rugovës’’, por i njëjti sot ka mbetur si çura në mjegull dhe pa mundur të zërë vend askund!

E vizitojmë varrin e një personaliteti tejet të çmuar me emrin e të cilit është e lidhur një epokë e re e popullit tonë të vuajtur, i  cili na jepte përherë shpresa të reja me të cilat jetonim vazhdimisht, deri në bindje të plotë kur erdhi ajo dita e lumtur për të gjithë ne që ishim  dëbuar në mënyrë barbare nga vatrat tona stërgjyshore.Erdhi ajo ditë e paralajmëruar nga Presidenti ynë të cilën e kishte pritur sidomos ai që na kishte paralajmëruar me vite për një mrekulli të tillë të jashtëzakonshme dhe ëndërrimtare.Kuçaloshët edhe kësaj radhe nuk ia pranonin Presidentit. Madje edhe donin ta etiketonin se kinse ai me dëshirë kishte shkuar tek Millloosheviqi për ta shpëtuar veten dhe familjen e tij!!!As kjo nuk u ndezi atyre dhe kur Rugova ishte në Hagë ata ishin mbyllur në nëntë palë dryra për ta përcjellur dëshminë e tij atje, se mbase do të gabonte dhe do të  dridhej ‘’si thupra në ujë nga Kryekrimineli’’, çka nuk ndodhi kurrsesi dhe të gjithë ata mbetën  kokëulur dhe fytyrëzbehur, pa mundur ta shikonin  askend drejt e në sy!

Ai e dinte të ardhmen tonë më mirë se gjithkush tjetër dhe kur fliste për të, buzëqeshte me gëzim të papërshkruar.Duke qenë thellësisht i bindur për atë të ardhme të ndritur të vendit tonë, Presidenti vdiq me buzëqeshjen e tij karakteristike, duke mos iu dhimbsur as jeta, çfarë e kemi parë të gjithjë kur dilte i sëmurë para kamerave, me një  guxim shumë të madh njerëzor dhe me shpresa të pavenitura për  realizimin e idealit të tij jetësor Ndaj edhe ecte krenar në shtigjet e lirisë të cilat i kishte filluar vetë dhe kur pak kush nga emrat e mëdhenj të këtij populli i shkonte pas, kurse tani të njëjtët duan të bëhen’’më katolikë se Papa’’!Lëvizjen gjithëpopullore e filloi me një grup intelektualësh, si Kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës. Kahdo  që shkonte kërkonte lirinë e popullit të tij të dashur me të cilin ishte mishëruar sëtepërmi, duke i mahnituar të huajt dhe miqt me qëndrimet e veta të paluhatshme , por edhe shumë të rrezikshme për kohën  e atëhershme kur armiku ynë kontrollonte gjithçka.Më në fund arriti  që në Kosovë t’ i sillte edhe’’miqt e tij amerikanë’’, me në krye Robert Dollin legjendar, për ta parë ata se njëmend ky popull vuante pa masë nga një regjim antinjerëzor.Bob Doll e pa me sytë e tij se çka i kishte bërë policia serbe një inxhinieri shqiptar i ulur këmbëkryq në protestë, përkatësisht në Pritjen madhështore dhe nën tytat e automatikëve serb, që i bëhej delegacionit të kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë.Presidenti ynë do t’u ketë thënë atyre’’ Ja po  shihni edhe vetë se çka janë duke na bërë ata?!’’, por kjo vërehej edhe nga fytyra e ngrysur e Rober Dollit para kamerave televizive çetnike, kur / një pop serb dhe njëfarë Momçillo Trajkoviq /mundoheshin që Robert Dollin ta bindnin ndryshe, pa menduar fare se të gjitha ato të zeza ndaj shqiptarëve do t’u ktheheshin bumerang.Pikërisht në atë rast Rugova do t’ua  ketë mbushur mendjen atyre se Kosova vërtet  e meritonte Pavarësinë e saj.

Edhe   serbëve  të Kosovës, kur ata i armatoste regjimi beogradas ,  Rugova u drejtohej me fjalët:’’I lus ata që t’i hedhin armët ngase do t’ i përdorin kundër vetëvetes’’, që u bë nkç ralitrt i hidhur pikërisht për fatin e tyre të sotëm kur i kanë humbur të gjitrha shpreasat e veta që më parë i kishin tek Serbia..Kur i shqiptonte këto fjalë profetike dikujt i dukej se fliste përçart, ose thënë shkurt, sipas tyre, nuk dinte çka fliste!.

Dr.Rugova e njihte fort mirë armikun tonë shekullor, por edhe rrethanat në Ballkan.E dinte edhe faktin se Tuxhamni donte ta fuste në luftë menjëherë pasi ajo  shpërtheu  në Kroaci por ai nuk pranoi t’i ndërhynte një aventure të tillë të përgjakshme nga e cila do të zhbëhej Kosova, siç pati pohuar në një rast edhe Presidenti dashamir Stipe Mesiq, në një pyetje që iu bë atij në atë kontekst sa ishte musafir i Televizionit kosovar.

Presidenti ynë e njihte edhe psikologjinë e diktatorit të vogël ballkanik i cili kishte marrë krahë për të fluturuar, pa menduar fare se Davidi do ta mposhtte Goliatin, siç veproi Dr.Rugova me filozofinë e tij paqësore të durimit e cila dominoi mbi  dhunën dhe masakrat.Këtë e dëshmuan edhe varrimet e dy burrështetasve, Rugova me nderimet më të mëdha kombëtare dhe botërore, kurse Kasapi u varros/ në oborrin e shtëpisë së babait  të gruasë, siç thoshin/, pa guxuar as vetë shteti  që  t’ ia bënte ceremonialin   e fundit. U varros sikur të ishte një papagall, siç u shpreh një serb i pikëlluar i cili derdhte lot për monstrumin/ i emëruar kështu nga i madhi Riçard Hollbruk.

Rugova dominoi ndaj të keqes dhe errësirës  së përgjakshme serbe, duke e sjellur tërë botën në vendin e tij martir, për t’i treguar asaj se ne jemi në gjendje ta bëjmë dhe ta qeverisim shtetin tonë të pavarur,  për çka po bindet edhe mbarë bota.

Presidenti ynë modest bëhej gjithnjë e më i madh dhe më i pranuar për të gjithë neve dhe mbarë Bashkësinë ndërkombëtare.Sot në botë nuk ka asnjë vend dhe asnjë njeri që të mos ketë dëgjuar për vendin dhe popullin e tij, prandaj edhe përpjekjet e tij afatgjata i dhanë rezultatet e duhura.Se sa e kishin çmuar të gjithë ata, e pamë në varrimin dhe nderimet e bëra ndaj tij, pamje ato të cilat do të mbahen mend për jetë dhe ishin të pabesueshme për çdo kend që i shihte, sidomos në atë kohë të ftohtë dhe plot acar ku shkonin edhe fëmijët dhe pleqtë e të rinjtë invalidë, duke hyrë këtu  edhe nënat me fëmijët n’ ngryk që sigurisht nuk do kenë pasur kujt t’ ia lenin ata.

Pra nderimet e përzemërta iu bëhen atij Prijësi Historik, siç e vlerësoi i pari Sabri Hamiti, i  cili punoi shumë gjatë me të dhe që ishte përherë afër tij si shok dhe mik besnik.Për fat pas vdekjes kanë mbetur të pakët ata që e kundërshtuan sa ishte gjallë, duke e parë  shkëlqimin e tij edhe përtej varrit, i  cili po jeton i gjallë edhe sot dhe në të ardhmen.Dhe nuk kanë fytyrë të flasin kundër tij  as ata që e kundërshtuan në mënyrë të sëmurë, por prapë ka mbetur ndonjë prej tyre me urrejtje patologjike që duhet të merret me vetveten dhe vogëlsinë e vetë gjithnjë e më të madhe.


(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora