E diele, 22.12.2024, 07:06 PM (GMT)

Mendime

Mehmetali Rexhepi: Nëntorët Rilindja Pavarësia Bashkimi

E shtune, 05.12.2009, 11:32 PM


Nëntorët Rilindja Pavarësia Bashkimi

Nga Mehmetali Rexhepi

28 Nëntori është kujtesa dhe vetëdija shtetformuese e shqiptarëve. Andaj, Nëntorët i kanë rrënjët e thella, sikur kaktusi në shkretëtirë, që thithë edhe ato pika të padukshme të ujit dhe arrin të gjallërojë vertikalisht.
Mes Nëntorit të Parë dhe të Dytë, hapërimeve të gjata, hyri Rilindja Kombëtare Shqiptare.
Pranvera e Nëntorit Rilindja Shqiptare: frikën e trimërinë, fitoret e përkohshme, disfatat, tekanjozitetin e ligështinë, injorancën dhe mendjen e derdhur gjetiu, egoizmat, paragjykimet fetare, krahinore, kanunore, mbylljet dhe hapjet dialektore, huazimin e mosbesimit te besimi, terrin dhe dritën në tunelet e mendjes vetanake, të djeshmen dhe kahet për t’i lidh copat, viset, për t’i njëjtësuar ato me idealet e tërësisë, për ta parë vetën te njëri-tjetri, te Nëntorët… Të tërave iu dha trajta të dëshiruara, duke i shkrirë, modifikuar, zbutur, përtrollitur, lypur, vjelur me penë e pushkë… Por, ku ishin caqet e lirisë? A i pushtoi ato caqe liria jonë e gjakuar? Pjesërisht po, plotësisht jo. Ndaj, na presin Nëntorë të tjerë… Çfarë? Magjikë, tragjikë a madhështorë? Gjithsesi Nëntorë të dijes e të mençurisë, Nëntorë të bashkimit, të konkurencës dhe të miqësisë me cilësi.
Nëntorët, Rilindja, Pavarësia, Bashkimi janë koncepte madhore, mësyrje, kufij identifikues dhe hallka që lidhin qenësinë tonë etnike, etike, estetike, filozofike dhe ekzistenciale.
Burimi dhe fryma e Nëntorëve të lirisë, ana e ndritshme e tyre, i jep gjallëri dhe e vesh me dinjitet rritën e brezave të tashme dhe të ardhme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora