E hene, 23.12.2024, 05:45 AM (GMT)

Mendime

LDD – Dega në Suedi është thellësisht e shqetësuar!

E merkure, 02.12.2009, 06:55 PM


KUMTESË PËR MEDIA

LDD – Dega në Suedi është thellësisht e shqetësuar!

2009-11-30

Stockholm/Suedi

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë Dega në Suedi, është tejet e shqetësuar me të dëgjuar fjalimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Gani Geci, i cili paraqiti para Kuvendit dhe opinionit kosovarë, për kërcnimet që janë duke ju bër atij dhe deputetëve z. Adem Salihaj  z. Agim Veliu, z. Ejup Visoka dhe z. Ali Sadriu duke qenë i gatshëm që të argumentoj me fakte pasi që faktet i kishte me vete në xhep. Në vend që kryetari i Kuvendit z. Krasniqi, të jap mundësinë e publikimit të këtyre argumentave, ai ndërpreu seancën e Kuvendit, pa e njoftuar opinionin për hapat të cilët do t’i marrë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës, hapa për sigurinë e deputetëve të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve pa dallim. Aq më keq është kur deputeti Geci deklaron se urdhëri është dhënë nga njerëz që gjenden në at Kuvend . Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, me antarësinë e sajë të gjërë dhe simpatizantë e vlerësojnë lartë guximin dhe trimërinë e z. Gani Geci, tërë vëllezërve Geci, dhe z. Adem Salihaj për publikimin e krimeve nga dëshmitarë të gjallë siq ishte i implikuari në krime Nazim Bllaca. Vëllezërit Geci dhe Adem Salihaj, dëshmuan për guximin dhe trimërinë e tyre edhe për mbrojtjen e Kryetarit Rugova menjëherë pasi u kthye nga Italia në Kosovë në vitin 1999. Të tillët si vëllezërit Geci dhe Adem Salihaj, meritojnë përkrahjen nga të gjitha forcat politike dhe të dilet për të protestuar kundër krimeve të organizuara ku likujduan me dhjetra figura intelektuale të LDK-së dhe në përkrahjen e vëllezërve Geci dhe z.Salihaj. Kurse LDK-ja të rishqyrton urgjentisht kualicionin me PDK-në, duke konsideruar se në Kryesinë e saj ka njerëz të implikuar në krimin e organizuar sipas dëshmitarit Bllaca.

Prandaj, Kryesia e Kuvendit, Qeveria, Presidenca, organet e sigurisë, të gjitha partitë politike të dënojnë këto akte kriminale dhe duhet urgjentisht që të ndërmarin hapa konkret për zbardhjen e këtyre rasteve dhe njerëzit urdhër-dhënës të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto fenomene negative si krimet, korrupsioni, kërcnimet janë një sëmundje e rëndë për Kosovën që pengon zhvillimin më tutjeshëm, si njëra ndër pengesat kryesore për investimet e huaja dhe integrimin e Kosovës në strukturat e NATO-së dhe BE-së. Korrupsioni i ka kapur nivelet më të larta të çarqeve politike shqiptare dhe të Qeverisë së Kosovës ! Me zbardhjen e këtyre krimeve, Kosova do t’a merr rrugën e saj të normalizimit në fushën e sigurisë dhe korrupsionit.

Komisioni për Informim pranë LDD-së

Dega në Suedi.


(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora