| E merkure, 02.12.2009, 07:59 PM |
PËRURIMI I DËSHTUAR!
Ky përurim vërtetoi katërçipërisht se si nuk duhet t’i
shërebehet atdheut!
Verbëria e Bardhë apo
Murtaja e Zezë e “Rimëkëmbjes”, Ndërkëmbjes, Ndërkryerjes, Nëpërkëmbjes,
Nëpërdhëmbjes, Nëpërgojës, dhe kushdo që nuk preket nga kjo sëmundje, duhet të
shtiret se edhe ai është i prekur, ngase e sulmojnë përse nuk është si ata,
përse është i veçantë nga ata!?!
Nga Kadri Mani
Ditën e 28 të Nëntorit, ditë kjo që festohet nga pjesa
demokratike e shqiptarëve (sepse pjesa tjetër socialaiste e festojnë 29
Nëntorin, bashkë me sivëllezërit e tyre jugosllavë!), në sallën e bibliotetës
së Shkollën fillore “Hasan Prishtina”, u përuarua në mënyrën më të shëmtuar
libri “Nji shkurtim kujtimesh për kryengritjen shqiptare të vjetit 1912”, i
Hasan Prishtinës.
Organizatorët dhe
folësit: Sinan Gashi, Gazmend Bërlajolli dhe Albin Kurti, e kishin ftuar
sharlatanin e tiranin nga Tirana, Hysamedin Ferajn; shokun e Abdi Baletës,
kundërshtarët e Nënës Terezë, kundërshtarët e çdo përparimi e të çdo lirie!
Në tavolinë kam gazetën
Express, e hëne, 30 nëntor 2009, f. 22, ku në më tepër se një gjysmë faqe
shkruan gazetari Afred Beka (alfred.beka@gazetaexpress.com), i cili shkon pas
berihasë:”Më pas pati edhe diskutime të ndryshme lidhur me librin...”!- JO, o
gazetar, s’pati asnjë diskutim nga të pranishmit, por vetëm organizatorët
dërdëllitën mes tyre!
Njoftimi paraprak ka
qenë se tubimi fillën në orën 11, pastaj në mënyrë tinëzare e kanë shënuar orën
12, duke bërë ftesa për kompaninë e vet, dhe sërish e shynë 15 minuta! Mbase
kjo ndodhi për shkakun se u mahnit Gazmendi pas një harabeli (trumcaku) që ta
përzite jashtë, sikur të ishte shqiponjë e t’ua nxirte sytë me sqep e me
kthetra!
Ata po merrnin poza
impozante përpara reporterëve, e çështja kombëtare po mbetej në hijën e
organizatorëve!
Nadërsa Gemendi po
lozte shou andejkëndej, Albini akuzonte qeveritarët e kolltuqet e tyre, në dëm
të Hasan Prishtinës!?
Sapo e filloi diskutimin
e mbrapshtë Hysamedini, u ngrita e protestova:
-Nuk është e vërtetë,
kjo nuk qëndron!
Gazmendi (shoku im i studimeve!), më tha se do të ma
jepte fjalën në fund, dhe as në fund, nuk lejoi asnjë diskutim! Gjë që është
rasti i parë të ndalohen diskutimet!?- edhe nga kush?- nga “garda e re” me
mëtime të sëmuara që ta zëvedësojnë gardën e vjetër! Kur hardallosjet e tyre u
bënë aq të bezdisshme e të paduerueshme, kur filluan ta lëshonin sallën, e
ndëprenë avazin e tyre vetëreklamues!
Gjatë koktejit, historiani Qerim Pllana po bisedonte me
Hysamedin Ferin, të cilit i piskata:
-Pse po flet me tradhtarin!?
Kur m’u afrua Qerimi, i thashë: si ore nuk e ditke se
Hysamedini ka qenë kundër Dr. Rugovës!?- kundër Nënës Terezë”!?
Qerimi qyqi më tha:
-Nëna Terezë ka udhëtua me 300 ushtrë anglezë!?!
-Ani çka?
-I ka kënaqë 300 ushtarë!
Plakareci po trumbetoka ditenat propagandën
socialfashiste të hydajet hysenëve me kompani!
Dr. Hysamedin Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi politik shqiptar”,
Shkup, 1999, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e Hamzanë atdhetar!*
"Por Rugova bëhet njëlloj si Berisha,
Nano dhe barazohet me ta, e ndoshta bëhet më i dëmshëm kur barazon
Shqipërinë me Serbinë. Ky barazim bëhet shpesh nga Rugova i cili e ka bërë
zakon të shprehet: "Kosova e hapur njëlloj si ndaj Shqipërisë dhe ndaj
Serbisë", "Kosova e pavarur nga Serbia dhe Shqipëria", "Kosova
të ketë simbolikën (flamurin, himnin, stemën etj.) e veçantë nga
Shqipëria" etj. Pse këto ide, ndjenja dhe veprimtari janë edhe të
gabuara, edhe të dëmshme për shqiptarët?" - ta barazosh Dr. Rugovën
me Fatos Nanon dhe të tentosh ta hedhish edhe më poshtë, konkretish don të
thotë të jeshë sharlatan në katror e në kub, ose i shitur kokë e këmbë!?!**
*Dr. Hysamedin
Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, Shkup, 1999, f. 49-
**Kadri
Mani: Polemikë
me shkencëtarin sharlatan-Hysamedin Ferajn!- Hysamedin Feraj nga shkenca
ra në sharlatanizëm politik!!!- 11.05.2003 - Trepca.net