E hene, 23.12.2024, 05:32 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Kapercatjet trishtuese të humbësve të zgjedhjeve lokale në Kosovë

E diele, 29.11.2009, 08:19 PM


KAPERCATJET TRISHTUESE TË HUMBSVE TË ZGJEDHJEVE LOKALE NË KOSOVË

Nga Selim Hasanaj

Pas perfundimit të luftës NATO- forcat pushtuese serbe në Kosovë, forcat e majta të hapsinës shqiptare të organizuara më herët permes LPK-së, LKCK-së, dhe shumë të tjerave organizma fantazma të vogla apo të mëdha që kryesisht me vite kishin veprue në ilegalitet dhe ishin kryesishtë nga diaspora me të shpejt u futen në Kosovë dhe shumica e tyne rrugës blen uniforma të UCK-së dhe ashtu të kamufluar në petkun e "ushtarakut" dhe "clirimtarit" vrapuen per të uzurpue, per të plackitë, per të vjedhë e per të ba edhe vrasje e hakmarrje me e pa arsye ndaj civilve të pa mbrojtun dhe edhe të pafajshem shqiptarë e edhe të minoriteteve. Thamë të pafajshem sepse fajin e tyne askush as në kohen per të cilen po flasë e as tash askush kurr nuk e pau, atë fajë e dinin sepse ma parë e kishin programue në trunin e tyne dhe në shpirtin e tyne kriminel njerzit mafioz të kamunfluar me uniformen e UCK-së. Më këte këta njerz fantazma, të pashpirt dhe tradhtarë kryenin me zell porositë dhe zbatonin programet kobzeza të politikës serbe per Kosovën. Vritnin njerëz të pafajshem dhe i qitnin faqen e zezë Ushtrisë së popullit të Kosovës e cila ishte formue dhe kishte veprue me at kaqikun e vetë per clirimin e atdheut. Kjo eufori zgjati per disa muej sa shumicës nga ta ju mjaftojë të terhiqen qetë dhe heshtazi e shumë nga ta që në zgjedhjet e para u futen në strukturat e partive politike dhe pse kjo ndodhi nuk është e vështirë të kuptohet.
Në radhë të parë per shkakun se shumë nga ta kishin rrjetin e vetë kriminel të fort dhe mirë të organizuar prapa të cilit veq të tjerve qendronte edhe PS-ja e Shqiprisë apo ma mirë të them SHIKU i Shqipërisë dhe kreu socialist i shetetit shqiptarë dhe si të tillë ata me shantazh dhe kerrcnime pa veshtirsi u bënë politikaj. Dhe së dyti per faktin se edhe në vetë Kreun e Shtabit të UCK-së e cila u transformue në TMK kishte persona të inplikuar në krim dhe ata lehtë mund të shantazhoheshin dhe kerrcnoheshin dhe kështu detyroheshin të heshtin dhe ti sherbejnë interesave të grupeve tradhtare mafioze të shqipfolsave në Kosovë të cilet kryesisht u inkuadruen në PDK- Partia Demokratike e Kosovës, por kishte dhe ka edhe në partitë tjera si LDK, AAK etj, etj.
Që në zgjedhjet e para PDK-ja e krijuar dhe e udhëhequer nga personat e ashtuquajtur "TË DAL NGA LUFTA" me shpresen se po të vrapojë në Prekaz dhe gjithandej në familjet dhe varrezat e martirve dhe viktimave të masakrave serbe në Kosovë do të fiton vota dhe besimin e popullit nuk ngurrojë të ndermerr fushata masive elektorale dhe nuk kursente asgjë deri edhe kerrcnimet dhe shantazhet në popull per ta marr besimin dhe voten  ti.
Nga ana tjeter LDK-ja në krye të së ciles qendronte Dr. Ibrahim Rugova e qetë, e kulturuar, pa zhurem dhe pa bujë zhvillonte fushatë para popullit e jo para varreve sepse varret kishin dhe kanë nevojë per qetsi dhe respekt dhe ashtu me atë të folmen  e Ti Profetike , me pak fjalë, pak premtime por shumë punë dhe realizime I Shejti i këti Shekulli lideri dardan Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja e ti bindshem fitojë në zgjedhjet e para, të dytat , të tretat dhe kështu me radhë do fitonte per jetë të motve po të ishte  në mesin ton dhe po sikur ZOTI mos ta mirrte pranë vetes si të Shenjt , si engjull.
Kjo pra shkurt per të kaluemen kur Dardania kishte Liderin, kishte Viganin, kishte Shpetimtarin Engjull dhe kishte Shejtin e vet Roje per LIRI, shtetsi e mvetësi të shtetit.
 PDK-ja dhe kreu si sajë e inatosun pse nuk po i fiton zgjedhjet edhepse po e "deshmonë" se asht e krijuar nga "BASHKLUFTËTARET" nga "KOMANDANTET" e Adem Jasharit dhe sado që panderpre vizitonte familjen Jashari, sado që i avancojë në Gjeneral të TMK-së Murat Jasharin,dergojë per tu shkollue në Akademi ushtarake në Shqipni Lulzim Jasharin, punsojë në Aeroport të Sllatinës Bekim Jasharin,prap se prap nuk mund i fitonte zgjedhjet as lokale as parlamentare. Andaj ndryshojë taktikë, instruktoret e saj që ishin dhe janë oficer të SHIKUT të PS-së së Shqipërisë futen mbrenda në LDK njerzit e vetë po sikur Kali i Trojës. Kjo taktikë u tregue e suksesëshme dhe per pak kohë iku në amshim Dr. Ibrahim Rugova pasi me atentate shpetojë ate e mori Zoti padyshim me ndihmen e kriminelve që i rrinin shumë afer. Per këtë unë flasë nga intuita dhe nga analiza ime personale dhe kjo del nga dhimbja e cila më është shkaktue në shpirt pas vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës dhe jo pse unë kamë ndonji fakt apo material per ta vertetue dyshimin tim se Dr. Ibrahim Rugovën e vranë dhe ai nuk vdic. Tash pas vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, nga agjentet e Hashim Thaqit dhe PDK-së u shkatrrue LDK-ja në Kuvendin e saj të VI dhe nga ajo duel LDD-ja, nji subjekt tjeter i cili byrykatej dhe qirrej se janë ata që shkojnë rrugës së Dr. Ibrahim Rugovës e jo ata të tjeret që mbeten ta posedojnë shtepinë e vjeter dhe legjendë të LDK-së. Shumë veprimtarë të merituar, shumë patriot të devotshem dhe njerz që me dekada dhanë gjith cka paten per Kosovën dhe lirinë e saj u mashtruen dhe u radhiten në LDD dhe nji nga ata isha edhe unë vetë me c\rast formova degen e LDD-së në Norvegji dhe u zgjodha Kryetar i parë i sajë. Aventura e ime në këtë parti zgjati vetem nji vit e tre muaj. Kamë shkrue pikrisht këtu per arsyen e terheqjes sime nga LDD dhe fatmirsishtë nga dita në dite po bindem se veprimi im nuk ishte i ngutshem dhe euforik sikur e kanë quejt disa miq të vertetë që i kamë dhe që akoma veprojnë në kuader të LDD-së , por perkundrazi ishte hap i menqur dhe me vend. Se kamë të drejtë e deshmon me veprimet , me deklaratat dhe aleancat e ti, lideri i kësaj partie Akademik Nexhat Daci që më mirë do i ngjante ta quej Mulla Nexhat Daci.
Hapave të mijë pas pak shkojë edhe Hysen Gervalla, Sabit Rrustemi, Prof.Dr. Berin Ramosaj dhe tash së fundit para disa ditve edhe komplet tre antarë të kryesisë së deges së LDD-së per Nju Jork dhe rrethe me në krye Kryetarin e kësaj dege z. Agim Rexhaj.
Zgjedhjet e porsaperfunduara dhe per të cilat pritet të perfundojë gara në balotazh e prefektve të komunave solli në siperfaqe nji dicka që pak kush e ka pritur. Në Kryeqender në Prishtinë PDK-ja zjedhje  pas zgjedhjeve perdor të gjitha masat per ta fut pushtetin në dorë. I pat bë tri tentativa me Fatmir Limaj dhe deshtojë bindshem. Këtë vitë provojë me "Prof." "Dr." Astrit Salihu dhe edhe ky u deklasue nga Prof Dr. Isa Mustafa. Fitorja e Prof. Isa Mustafës jep me kuptue se megjithate populli shqiptarë i Kosovës e cmonë vleren dhe e lufton e nuk e pranon antivleren dhe mafiozllakun.
Hashim Thaqi dhe pajtashet e ti (shumë nga ta edhe bandit dhe kriminel mafioz) pasi perfunduen zgjedhjet në naten e 15 nëndorit haptas para Tv kamerave të Tv-ve të Kosovës me nji cinizem dhe nji sjellje të ultë që tregonte shpirtngushtësin e tyre qytetare dhe nivelin e tyre arsimor, e kulturen personale nga e cila njeriut normal i vjen per të vjellur deklaronte per fitore BINDSE POTHUEJ NEPER TË GJITHA KOMUNAT E KOSOVËS. Nuk harronte që pas deklarimit të "FITOREVE TË PDK-SË" ta shtrinte doren nga e majta në të djathë dhe ta ngrinte at gishtin e ti me të cilin gjest asht bë si palaqo apo si ndonji racist i shteteve të Evropes i cili është pijanec pervers por kur sheh nji të huej apo nji njeri të nji race e ngjyre tjeter nga inati dhe shpirti racist që ka i del dehja dhe ngrit gishtin per të provokue.
Tash kur KQZ-ja dha rezultatin perfundimtarë dhe kur haptas u pa se fituese e këtyre zgjedhjeve në realitet nuk është PDK-ja e Thaqit sepse ajo i ka fitue vetem pesë komuna dy nga to në regjionin e Thaqit dhe PDK-së së ti ( Drenas e Skenderaj) dhe tri tjera me nji perqindje minimale shenjë kjo që tregon se sikur mos të kishin qenë format perfide të PDK-së per ta fitue voten e qytetarit padyshim kandidati i PDK-së do humbte apo së paku do i duhej të del në balotazh. Kamë fjalen per Ferizaj ku per momentin po duket se klani enverisit-stalinist i vëllëzërve Xhemajli do e mbanë pushtetin edhe per ca kohë sepse kanë grupin e fortë të enveristve të vetë në Komogllavë të cilet voten e marrin edhe me dhunë e mos të flasë per format tjera.
Dhe realisht tash pas komunikimit të rezultatve zyrtare nga KQZ-ja, FITUESE e zgjedhjeve lokale të këti viti del AAK-ja e Ramush Haradinaj.
Ky lider karizmatik , me nji të kaluar të ndritshme të luftëtarit dhe ushtarakut sado që ka pas dhe ka ba gabime në kohen e luftes, në atë periudhen e menjihershme të pasluftes, megjithate ky burr dhe ky patriot me nji vullnet të pashoq, me nji punë dhe nji perkushtim të hatashem per vetem dhjet vite liri arriti ti perfundojë me sukses studimet në Fakultetin Juridik,e jo sikur lideri i PDK-së Hashim Thaqi si dhe shefi i ti Xhavit Haliti per të cilet flitet dhe shkruhet se me diploma i ka pajisur Dr. Paskal Milo. Ramush Haradinaj arriti ta formojë, profilizojë dhe udhëheq AAK-në, të perballet edhe me vrasjen e vëllaut Enverit dhe me vrasjen tjeter aksidentale të nipit ( djalit të Shkelzen Haradinaj), të formojë Aleancen së bashku me Dr. Ibrahim Rugovën dhe ta formojë Qeverinë të ciles i priu me 100% sukses derisa si burr u largue nga ky post per tu ballafaque me GJN të Hages ku pas nji lufte gadi dy vjeqare fitojë pafajsinë dhe tash prap si nji lider i vertetë strukturojë edhe ma mirë AAK-në në të cilen u kyqen figura të forta intelektuale si p.sh. Blerim Shala , Haki Shatri, Blerim Kuqi etj, etj dhe të gjitha këto veprime dhe punë të ti padyshim se populli i sheh i percjell dhe i vlersonë. Andaj kjo fitoree AAK-së asht plotsishtë e merituar. Fitoren ma të madhe Ramush Haradinaj e korri kur ma në fund haptas duel me deklaraten se AAK është parti e spektrit të djathët. Kur haptas e pranojë dhe vlersojë si burrin më të madhë të historisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën. Populi edhe per këtë e vlerson Ramushin dhe edhe e dhuron me vota.
Lideri i PDK-së dhe pajtashet e ti që per dy-tri vite të fundit e paten harrue Komandantin Adem Jashari , që tue u perforcue me metodat e tyne sllavokomuniste në aleancë me ato forca që ishin infiltrue mbrenda LDK-së dhe që gradualisht i garantonin se pushteti do i bie në dorë Hashimit dhe njerzve të ti, vetë Hashim Thaqi dhe pajtashet e ti filluen ta vertetojnë atë thanjen e popullit: KERCEVA LUMIN, TA DHIFSHA KALIN dhe këta pasi e kishin majtë peng per disa vite Murat Jasharin me premtimin se do e bajnë Avokat të Popullit , megjithate nuk e banë as ma të voglen rezistencë që emni i Murat Jasharit të bie nga konkurrenca. Unë nuk dyshojë se Hashim Thaqi dhe lidershipi i partisë së ti nuk e kanë dit se bashksia nderkombtare do e kundershtojë Murat Jasharin per OMBUDSPERSON në Kosovë. Unë quditem se si vet Murat Jashari nuk e ka ditë këte fakt të padrejtë nga UNMIKU dhe EULUXI dhe pse ai ( Murati) qorras u besonte premtimeve boshe të Hashim Thaqit. Edhe Bekim Jasharin ( sipas disa burimeve të aferta me familjen e nderuar Jasharaj të Prekazit) u perkdhel nga Hashim Thaqi e pajtashet e ti dhe i ofrohen disa poste vetem per ta detyrue ta mbyllë gojen dhe mos të rrebelohet,por edhe këtë dy tri vitet e fundit Thaqi e qiti në harresë.
 Tash pas fiaskos elektorale të PDK-së të cilen Hashim Thaqi e deshmonte me levizje dore dhe me ngritje gishti mbramjen e 15 nëndorit dhe pas ngritjes së mrekullueshme të AAK-së si dhe pas zgjimit nga agonia të disa aktivistve dhe veteranve intelektual të LDK-së vetë Hashim Thaqi u alarmue, e kapi paniku dhe prap mblodhi rreth vetes ish bashkveprimtaret dhe me nji mori të të tillve vrapojë në Prekaz ditën e djeshme 28 Nëndorin , në Kullen e Jasharajve ku u priten nga ( per mue) mjerani Murat Jashari. E thash këtë mjerani sepse sado që unë krenohem se jamë shqiptarë pikrisht me veprat e deshmorve , luftetarve dhe heronjve të kësaj familje të nderuar, dhe sado që njoh traditën tonë të mikpritjes dhe bujarisë shembull tipik i së ciles padyshim është familja Jasharaj, megjithate kurr nuk do e kisha pranue Hashim Thaqin dhe banditet e ti mbrenda pas të gjitha mashtrimeve, intrigave , genjeshtrave dhe dallavereve që ai ja bani kësaj familje. Pra mue si qytetarë, si shqiptarë më erdhi inati kur e pash këtë ngjarje. Ama si anti PDK-ist dhe si njeri që Hashim Thaqin kurr nuk e pranon as si lider as si asgjë dhe këtë e thamë publikisht më gëzojë fakti i kapercatjeve dhe panikut të Hashim Thaqit dhe pajtashve të ti që shkuen në Prekaz per të lyp vota nga gjaku i deshmorve të familjes Jasharaj. Sa hërë e kanë bë këte më heret ata i kanë humb zgedhjet sepse varret duhet nderue dhe respektue e jo me i vershue si llavë ujqish tue derdh lot krokodili per ta.
Ndersa Burri i vertetë patrioti Ramush Haradinaj, së pari shkojë te Varri i Dr. Ibrahim Rugovës, pastaj te Heroi Zahir Pajaziti, per të vazhdue tutje te Varrezat e Jasharajve në Prekaz dhe te varri i Komandantit të UCK-së Adem Jasharaj me c`rast u ndal per nji pershendetje në oden e Rifat Jasharajt ku u prit nga Murat Jasharaj dhe pastaj shkojë në Dubovik te varrezat e Jusufit dhe Bardhit  dhe tek në fund te varrezat e vëllaznive të vetë heronjë Luanit e Shkelzenit si dhe deshmorit Enverit dhe bashkluftëtarve të tjerë në Gllogjan. Dhe krejtë këtë rrugë e bani në shoqëri të vetem kater vetave ( sipas asaj që shihej në TV RTK). As në Prekaz as askund në Drenicë askush nuk e priti me gur e shamje Ramushin ashtu sikur e perjetojë Hashimi në Deqan. Nuk e priti Drenica Ramushin me dhunë dhe kerrcnime se megjithate ai popull i din ndodhitë, e dinë të verteten dhe i ka kuptue moti intrigat e enverostalinistve të trojeve tona që sod fatkeqësishtë e kanë pushtetin në Kosovë dhe që e bojkotojnë Parlamentin dhe pushtetin në Shqipëri. Ata e dijnë realitetin , por janë shkel nga falanga marksiste e enverostalinstve dhe nuk po kanë cka bajnë vetem të heshtin ose të ngriten në luftë vëllavrasëse. Drenicaku i vertetë vuen dhe duron por luftë vëllavrasëse nuk banë. Asht ky amanet i brezave të kesaj krahine. Mbi këtë amanet dhe mbi gjakun e burrave patritot të Drenicës po shkelin pamshirshem sot disa kopila shpirtprishur dhe grupacione kriminelesh envero-stalinista.
Hashim Thaqi në vend që ti vie turp per reklamimin e rrejshem të "FITOREVE" të PDK-së neper komuna ai ashtu i frustruar mbledh rreth vetes pajtashet e vet dhe me frigen se do të detyrohet ta lëshojë edhe pushtetin qendror ai viziton vendet ku nuk e ka vendin dhe prap fillon ta perdor namin e luftetarve të vertetë per të perfitue vetë.
Kalvarit të tij të pashpresë per ta mbajt pushtetin dhe per ta zhvatë e ndrydhë popullin haptas tash ju ka bashkangjitë biznismeni misterioz Behxhet Pacolli dhe ish akademiku i konvertuar në Mulla , Nexhat Daci. Vetemse mulla Daci paksa ma mjeshtrisht dhe ma tinzishtë. Haptas po shifet së në Kosovë pa qare do të ndodhin ndryshime jo vetem në sturkturat shtetnore dhe institucionet e saj, por edhe në sferat tjera si p.sh prishja e aleancave të vjetra dhe krijimi i atyre të rejave, profilizimi i fortë i krahve të partive të mdhaja. Pra percaktimi i tyne per të djathtë, të majtë apo qender. Dhe padyshim se gjithmonë do kemi vetem dy krah, të dhjathten dhe të majten ndersa qender per momentin nuk shifet se ka dikund. Unë si qytetarë i Kosovës kisha me deshrue ndryshime dhe ato të dukshme me c`rast do kisha deshrue që disa ftyra politike e publike të Kosovës të dalin në pension dhe vendet e tyne ti marrin të rinjet, të shkolluarit dhe të arsimuarit me arsimim dhe kulturë kombtare dhe me orientime të kultures OKSIDENTALE dhe që njiherë e pergjithmonë trojeve tona tu hiqen qafe politikajt e majtë të vjeter dhe demoduar të cilet aleancat e veta i kanë edhe me klerin oriental dhe kjo po sjellë te jo zhvillimi, jo prosperiteti, kjo po sjell te anarkia, te korrupcioni veti kjo tipike e ballkanasve dhe kultures orientale turko-islamiste. Kosova dhe populli shqiptarë nuk e meriton këtë struktur të udhëheqësave dhe ketë mjerim në të cilin këta njerz bandit e kanë katandisur.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
29.11.2009


(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora