Kulturë
Sevdije Rexhepi: Cikël me poezi nga libri ''Orët e mungesës''
E diele, 29.11.2009, 06:58 PM
Cikël me poezi:
SEVDIJE REXHEPI
Nga libri “ORËT E MUNGESËS”,
poezi, botoi “URA”, Gjilan 2004
PUTHJE NË BALLË
Kur do të vish
Yjet e natës së fshehur
Do të bëjnë roje për ty
Pastaj...
Do të përvidhesh
Në dritaren e hapur
Gjumë të ëmbël të më urosh
Me ëndrra engjëllore
Kur dora jote afrohet
Mbi flokët e mia
Si fëmijën
Do të më puthësh në ballë
Me mall shumë
Ç’thotë uni im
Atëherë?
Ç’do të mendoj unë?
DET I PAFUND
Në ballkonin e kësaj kalaje
Muratuar me gurë kohërash
Të vjetër sa dashuria
Ushqyer nëpër shekuj
Me histori ndjenjash
Ne jemi bashkë
Hëna na përgjon me lakmi
Dora jote dhe erë e detit
Flokët m’i lëmojnë
Zemrat rrahin
Me ritëm valësh
Që vijnë e shkojnë
Duke përqafuar freskinë
E mbrëmjeve të qeta
A thua
Sa tregime dashurish
Përkund në djepin tënd
Ti det i pafund.
NË
SYTË E TU
Zgjuar
si nga ankthi
Kthej
kokën andej
Në sytë
e tu të pushoj
Puthje
të të fal
Në këtë
agim
Edhe
sot...
Kishe
ikur ngadalë
Pa më
trazuar
E
dëshpëruar
Dorën
zgjata tek jastëku yt
Kujtova
çastet
Kur të
shprishja flokun.
NË PRISHTINË
Po të
vish
Sërish
në Prishtinë
Të
premtoj
Se nuk
do të pendohesh
Kur të
shohësh
Si gëzon
jeta
Ajo e
vërteta
Me këto
rreze dielli
Që koha
fali
Zërat
gumëzhijnë
Si hoje
blete
Ëndrrat
rriten kudo
Edhe në
krahët e fluturës
Asaj më
të bukurës
Nëse...
Vjen
këtë stinë
Këtu në
Prishtinë.
Veç
kafes që do të pimë
Të
premtoj dashurinë...
TINGUJ KITAREJE
Sa më ka
marrë malli
Prishtinës
t’ia puth ballin
Në
mëngjeset e bardha
Si
atëherë
Kur
shkruanim
Nëpër
gjethe lulesh
Vargje dashurie
Nata
binte ngadalë
Përqafonte
yje
Në qiell
e në tokë
Në
dritën e hënës
Atje nga
Fontana
Puhia
barte me ëndje
Tingujt
e lehtë
Të një
kitareje të vjetër
Me zërat
e rinj çdo vit
Lulëzonte
jeta
Si në
përralla
Sa më ka
marrë malli
Prishtinën
ta pushtoj
Si
dikur!
LOTI I FSHEHUR
Ecja
nëpër shi
Sytë e
tu i numëronin hapat
Që më
largonin nga ti
Zemra më
mbeti pas
Sa
çudi...
As kokën
nuk e ktheva
Të
shikoj edhe një herë
Se nuk
desha
Të ma
shihje lotin.
Kur nuk
më je afër
Gjithçka
është larg
Edhe
ëndrra
Që ne
thurim
Netëve
të bardha
Pse...?
Pas çdo
ikje
Më ik
edhe imazhi yt
Shpirti
qetësohet pak
Pastaj
Jam peng
dashurie
Kur të
shoh prapë
Të më
ngjallë ëndrrën
Zemrën
time ngroh
Me rreze
dielli.
HUMB(IK)JE
Ka net
Që yjet
e qiellit grinden
Unë...
Me
shpresën në krahëror flejë
Ndoshta
Kur
dielli të agojë
Zëri yt
do më zgjojë
Me një
të qeshur
A një
shaka
Si ta
dijë...
Humba
unë?
Apo ike
ti?
Humb(ik)je
për ne të dy.
PIANO E HESHTUR
Një lule
Mbi
pianon e heshtur
Fliste
Për
lamtumirë
Nuk ta
pashë trishtimin
As
belbëzimin
Veç
melodinë
Peng ma
le
The se
do të kthehesh
Me vesën
e mëngjesit?!
Lule e
kuqe do venitet
Bashkë
me melodinë
Vetëm
fjalët do mbesin
Kujtim.
5+1
Sonte
Terri më
qortoi
Fjeta si
fëmijë
Pas filmit
vizatimor
Nuk kam
gjumë
As
ëndrra
Tash kur
Vërtetë
duhet fjetur
Në këtë
natë të zgjuar
Qetësisht
mendoj
Hëna
Ndriçim
të vërtetë fal
Pa orar.
LETRAT POEZI
Lus
qiellin të kthjellet
Shi të
mos bie
Se ma
lag kujtimin
E...
Do të
ringjallen ngjyrat
E atij
ylberi
Që u
shfaq dikur
Në
qiellin tim
Nuk
mbeti asgjë tjetër
Nga ajo
histori
Përveç
letrave-poezi
KUTIZË MAGJIKE
Ku janë
fjalët pa zë
Që as
koha nuk mund t’i nxë
Kur
fluturojnë nga larg
E ndalen
Në një
kutizë magjike
Më e
mira mike
Për çdo
ditë
Sjellin
pranverën
Freskojnë
me puhizën
Që
përkund
Pushojnë
pak
Rrahin
flatrat përsëri
Përqafojnë
kthimin
Për të
gjetur folenë
Prej nga
filluan shtegtimin.
MË FAL
Më fal
Nëse
mundohem shumë
Të marr
pak shkëlqim
Nga një
yll i largët
Që nuk
fle
E ta sjell në atdheun tim
Më fal
Që të
ftoj shiun shpesh
Shiun
rrebesh
Të sjell
pak freski
Jo vetëm
për veten
Edhe për
ty
Më fal
Si falet
fëmija nga faji
Më fal
se unë nuk dua
Miku i
mikut tim
Të
mbetet vaji.
ETJEN SHUAJ
Kur
vargjet lindin
Me
ngjyra ylberi
Jetojnë
Në
shpirtin
E etur
për fjalë
Burojnë
Si ujë i
ftohtë bjeshke
Dhe
etjen shuajnë
Si
shuhet zjarri
Këngëve
të pa zë
U fal
melodinë
Të
jehojnë
Atje...
Ku vargu
nuk më ik
Por çan
stuhitë
MË BEKO!
Zemër e
qetë
E
kursyer nga shtrëngatat
Që koha
solli ndër vite
Jeto...
pa frikë
Edhe
nëse një ditë
Deti do
të trazohet
Dhe do
të gëlltit
Agimet e
pa lindura
Më beko,
o zot
Të
lundroj ngadalë
Nëpër
valë jete
Si një
pulëbardhë
E
patrembur.
ABORT
Në ditët
e para të mbarsjes
Abort
spontan
I një
çasti të zbehtë
Mos u
dëshpëro...
Se
dielli
Do të
përqafojë përsëri
Agimet
që lindin
Një të
nesërme të re.
LIGJËRIM I PAFUND
Sa herë
të ndanë rritën
Vazhdove
rrugën
Nëpër
shtrëngata
Të
dogjën sot
Nesër
Flakë
shprese përsëri
Kur
festonin
Vrasjen
tënde
Të
ngjallte lufta
E ditës
se re
Netëve
të qeta
Tridhjetë
e gjashtë yje
Shndritën
në vazhdimësi
Ligjërim
i pafund
I
identitetit tim
KËRKIM RRESHTASH
Fjalët
më braktisën
Tinëzisht
Nuk e di
pse u hidhëruan
Dhe kur
fshehur janë
Kërkoj
ata rreshta
Të lehtë
si krahë fluture
Që
ushqejnë orët
Për të
ngjallur ditët
Në këtë
stinë
Kur
gjithçka rilind
Jam e
pafjalë
Se nuk
kam afër
Dorën
tënde
E ç’më
duhet dora ime?!
NUDOJA
Thua se
je e bukur
Edhe kur
zhveshesh
Madhështinë
Ta
përkund era
Shtrati yt
shushurit
Zbehtësinë
Ngrohtësi
aspak
Veç
pikëllima imtësish
Pa
rëndësi
Nudoja
jote
Portret
që mërzit.
FOLE CICËRIMASH
Në netët
e paemër
Kur
gjumi harron kthimin
Në sytë
e mi det
Kujtimet
ushqejnë shpresën
Se një
ditë...
Ti do të
kthehesh
Në
folenë
Ku dikur
Cicërimat
tona
Gjithçka
kthenin në pranverë.
DASHURIA SA NJË PLANET
As të
ikur as ikanakë
Nuk ju
them dot
Njerëz
të mirë
Që
lëshoni rreze nëpër botë
Mos
vajtoni
Se jetën
jetoni kot
S’dua të
shoh lotin tuaj
Se
pastaj
Fshij
lotin në sytë e mi
Malli që
nuk matet
As me ar
E di
Mysafiri
juaj për çdo stinë
Në dimër
borën shkrin
Në verë
zemrën mërdhin
Por ju
jeni mërgimtarë
Thesar i
atdheut tim
Një
fjalë e juaj
Ngjallë
një shpresë
Vargjet
që nga ju lindin
Nuk e
lënë shpresën të vdes
Ju jeni
lumturia vetë
Keni
dashuri sa një planet
Zgjodhi dhe përgatiti: Sh. Dibrani
SHËNIME PËR
AUTOREN:
Sevdije
Rexhepi (22 shkurt 1972), është
lindur dhe rritur në Gjilan të Kosovës. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i
mbaroi në qytetin e lindjes, kurse studimet për Gjuhë dhe Letërsi Frënge i kreu
në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1996. Për dy
vite (1996 – 1998), ka punuar si mësimdhënëse
e gjuhës frënge në Shkollën e Mesme “Zenel Hajdini” në Gjilan. Nga
gushti i vitit 1999 deri më 2006 ka punuar në Brown & Root Services (si
përkthyese dhe këshilltare për punë administrative dhe personel), në kampin amerikan Monteith në qytetin e saj të lindjes.
Kurse nga nëntori i vitit 2006 vazhdon të njëjtin mision, por tashmë në Irak me
kompaninë amerikane (KBR).
Sevdije
Rexhepi, përveç poezisë dhe prozës, merret edhe me gazetari, kryesisht shkruan reportazhe dhe
udhëpërshkrime. Ka bashkëpunuar me
shumicën e shtypit shqiptar që botohet në Kosovë dhe mërgim.
Kjo
poete, përveç gjuhës shqipe zotëron mirë edhe anglishten e frëngjishten, kurse
poezi shkruan në gjuhën amtare dhe në anglisht.
Si natyrë; Sevdije Rexhepi është një poete sensitive, e ndjeshme
ndaj dukurive jetësore, mbron me dashuri jetën e të tjerëve, adhuron lirinë
njerëzore dhe përherë poezinë e saj e përcjell një mesazh kuptimplotë përplot
melankoli e vlera letrare.
Është
prezantuar në këto antologji:
1.
“Mozaik të një portreti”, Tirane, 2004.
- “Gjuha e dashurisë poetike”, Tirane, 2006.
- “Nënës”, Tirane 2007.
Veprat
letrare:
1.
“Simfoni e heshtur”, poezi, Gjilan, 2003.
2. “Orët e mungesës”, poezi,
Gjilan, 2004.
3. “The Sounds of Waterfalls – (Tinguj
ujëvarash)”, poezi, Gjilan, 2004.
Sevdije
Rexhepi, jeton në Gjilan,
kurse momentalisht punon në Kopshtin e Edenit, në Irakun Qendror.
(Sh.
Dibrani)