Ilir Muharremi: Artisti i së kuqes, bardhës kaltërtës...
| E marte, 24.11.2009, 08:24 PM |
Artisti i së kuqes, bardhës kaltërtës...Qofsh bekuar pikturë, pikturë gjuha ime, pikturë universale e shpirtit tim, jam i dashuruar në ty, më mbaj se të dua shumë dhe vetëm shumë...Nga Ilir MuharremiArtisti Jetullah Halitit, do të prezantoj dyzet punime, dhe jo rastësisht ai ka përzgjedh këtë numër, ngase ky numër lidhet me dyzetvjetorin e krijimtarisë së artistit, dhe në mënyrë simbolike ai do ti ekspozon punimet në universitetin Iliria në Gjilan. Ekspozita do të hapet të enjten dhe do ti kushtohet 28 nëntorit ditës së flamurit. Ngjyra më e preferuara e artistit Halitit, shkurt të cilin e thërrasin ETI, është e bardha, ngase kjo ngjyrë është tek veza, tek sinqeriteti, pafajësia, tek vellua e nuseve, tek gëzimi, hareja, tek plisi, tek qefini i Rugovasevë, dhe jo rastësisht Eti e gjen shpirtin e tij tek kjo ngjyrë. Kjo ngjyrë e pastër, pasqyron edhe pastërtinë, ose thënë më bukur fshinë brengat, vuajtjet, na liron nga energjia negative, andaj Eti më shumë e gjen sekretin e artit tek kjo ngjyrë mistike, kjo ngjyrë engjëllore e cila mban edhe aromë të engjëjve. Ndërkaq, ngjyra tjetër e cila shqetëson piktorin Eti është e kuqja, ngjyra e gjakut, e historisë, ngjyra e flamurit, vullkaneve të cilat kur shuhen krijojnë toka të reja, e në këto toka të reja artisti Eti zhytet i tëri pas sekreteve, dhe përmes brushës ai kërkon një zgjidhje ose na paralajmëron me një këshillë të lartë. Por, edhe e kaltërta ngritët si një betejë në pëlhurën e Etit, ajo nganjëherë është e ftohët, e thellë, e kthjellët, kufizuese e formave, një qiell pa kufi, por nuk ngulfatet nga ngjyrat e tjera. Të gjitha këto ngjyra si një ombrella ngritën në pentagramin e Etit, ato kanë tinguj dhe secili tingull nga një shkronjë në vete. Por, artisti Eti pak i jep rëndësi ngjyrës së gjelbër, dhe këtë pyetje ja kishin parashtruar disa vizitor në një Galeri në Gjenevë: “Një ditë erdhën një grup vizitor,po, te vegjël,ishin ata të një enti parashkollore, pas një dialogu të shkurtër me fëmijë dhe me edukatoren, ma parashtruan një pyetje, pse zoti artist ngjyrën e gjelbër pak e përdorni? Po e vërtetë është ashtu siç thoni ju ,kaluam se bashku me ta te simboli i ngjyrës se gjelbër,kur qarkullojmë neper rrugët dhe bulevardet e Gjenevës, duhet ti respektojmë rregullat e komunikacionit,sidomos kur gjendemi para semaforit e kuqja –STOP, ndërsa e gjelberta- ECE, lejohet qarkullimi i udhëtareve ,po,artiste kështu na ka mësuar edukatorja jone”, u shpreh artisti flokëthinjur Eti. Arti i pikturës për Etin është universi i unit të tij, është magjia e magjive më kulminante në krijimtari. “Renesanca dhe H humanizmi,i rivlerësoi katër faktorët kryesor ,prej antikes e deri te renesanca,te cilat ishin ,një: vlera e jetës ,dy: vlera e artit,tre: vlera e shkencës dhe katër vlera e lirisë. Tani e ndijë veten krenar qe përmes pikturës sime me ciklin “Pëllumbat e Paqes” i kam bere apel faktorit ndërkombëtar qe ta siguroj paqen për çdo njeri pa u bazuar ne fe religjion apo ngjyre” thotë Eti. Ai me ciklin e tij është kandidat për çmimin nobel për paqe. “Se fundi ,për mua piktura është një ëndërr që tani ka filluar me u bë realitet, ka shumë gjëra të cilat përmes fjalës nuk mund te  |
Jetullah Haliti |
shpjegohen sikurse me pikture . Qofsh bekuar pikture,pikture gjuha ime,pikture universale e shpirtit tim,jam i dashuruar ne ty, me mbaj se te dua shume dhe vetëm shume....”.Eti tregon se dashuria e tij e madhe piktura, ka filluar të zhduket në Kosovë, dhe ajo të zëvendësohet me instilacione, me drita zëri etj. “A i thuhet kësaj pikturë ku nuk kane fare ngjyra. Tendenca te tilla ka edhe neper Evropë ,po sipas mendimit tim personal, këto dukuri apo si tendenca për te prezantuar diçka dhe duhet me ia gjet vendin ,si p.sh. objektet e vjetra të prezantohen ne teatrologji drita poashtu zëri të prezantohet ne muzike e këto elemente te kompozicionit mos te koklaviten ne mes veti. Ndërkaq,, këshilla e Etit për të rinjtë është: “Të punohet sa më tepër, sepse arti nuk arrihet me fjale siç mendojnë disa ,ti fol mire për mua e unë do te flas mire për ty, vepra flet vet, ajo e ka sovranitetin dhe pushtetin e vet,e pavarësinë, nuk varet nga kritika aq më tepër nga ajo siç po veprohet në Kosovë, të rinjtë nuk është e thënë të më dëgjojnë mua por, unë kisha me i këshilluar ata te cilët e donë dhe respektojnë punën e vet ,qe mos ti dëgjon zërat te cilët flasin pa baza artistike shkencore dhe në ato të pa konfirmuara, po të bazohen në origjinalitet, pa e shpreh dëshirën se unë kam dëshirë ti përngjaj atij apo këtij piktori apo skulptori.Artisti Jetullah Halitit u lind më 20 nëntor 1945 në fshatin Haxhaj-Gjilan Kosovë.Dy vitet e para të fillores i kreu në fshat. Vitin e tretë deri në klasën e tetë I kreu në Zhegër, të cilën e kreu shkëlqyeshëm.Studimet e mesme i vazhdoi në Shkollën Normale të Gjilanit, të cilën mbaroi me sukses.Në vitin shkollor 1966-1968 u regjistrua në Shkollën e lartë Pedagogjike të Prishtinës, dega e Artit Figurativ-Pamor. Nëvitin 1970-1979 u emërua dhe punoi si professor i Artit Figurativ Pamor në gjimnazin”Zenel Hajdini” të Gjilanit, duke u dhënë nxënësve në tri gjuhë:shqip,sërbokroatisht,turqisht.Gjatë viteve 1976-1978 vazhdoi dhe përfundoi me korrespodencë edhe dy vite të tjera në Fakultetin e Arteve figurative në Universitetin e Prishtinës,ku diplomohet me notën 10 dhe notën mesatare 8,95. në vitin 1979 emërohet ligjërues i Shkollës së Lartë Pedagogjike “Skenderbeu” të Gjilanit, ku jep lëndën Metodika e Edukatës së Arteve Figurative, po ashtu edhe në Shkollën e Laretë Pedagogjike të Prishtinës.Studimet Pasuniversitare I mbaroi në Beograd në vitin 1981.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.