Kulturë
Remzi Salihu: Kultura në tabut (arkivol) të vlerave të ngushta partiake
E hene, 23.11.2009, 06:56 PM

Nga Remzi SALIHU
Letërsia shqiptare gjatë këtyre viteve të fundit flet për një arritje shumë të madhe, duke ngërthyer në vete vepra të standardit të lart të artit përparimtar vendas dhe botëror. Tani më ajo ka hyrë në konkurrencë të vlerave të mirëfillta botërore, gjithsesi, duke u mbështetur në parimet ideore dhe artistike të kohës dhe të metodës vet krijuese. Në këto parime pa dyshim se janë përvjedhur edhe vepra të dobëta e pa kriter të duhur artistik. Letërsia bashkëkohore me gjithë këtë arsenal të madh botimesh ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën shpirtërore të shoqërisë sonë. Vitet e fundit nëpër kuluaret e ndryshme diskutohet shumë për vlerat dhe jo vlerat që kanë mbërthyer hapësirën tonë kulturore, çështja e standardit letrar ka zënë sërish t’i preokupoj dhe provokoj krijuesit shqiptar. Nga dita në ditë ndihen zëra kritik që shprehin pikëpamjet e tyre të traditës sonë letrare. Fryma demokratike gjatë këtyre pesëmbëdhjetë viteve të fundit, pos veprave cilësore, me vete solli edhe një shakullinë të tmerrshme botimesh me mish të egër të amputuar në lirinë anarkike të demokracisë. Kjo hapësirë demokratike stimuloi edhe individë me pikëpamje të gabuara të njëanshme dhe pa kriter që me çdo kusht të zënë hapësira kulturore, për të përfaqësuar institucione për çështje kryesore të problemit zhvillimor e të gjerë të traditës dhe kulturës sonë. Me pak punë u bënë intelektual të ,”mëdhenj’ që predikonin pikëpamje vlerash idesh mesatare, por duke u përkrahur me këmbëngulësi nga partitë e ndryshme si vlera të mirëfillta dhe kombëtare. Duke u avancuar ky kriter i “lehtë”, sipërfaqësorë interesash individësh, futën në armiqësi klane dhe asociacione me dogmë të censurës staliniste. Pseudovlerat, në kulturën demokratike, u lëmëshuan përçart dhe bënë rendin e degjenerimit të vlerave të mirëfillta, duke u strukur nëpër çerdhe partiake, disa autorë harruan tolerancën dhe kulturën e mirëfilltë, dhe shpërndanë konfuzion dhe apati lidhur me të arriturat themelore të zhvillimit aktual të letërsisë gjatë këtyre viteve. Por për fat të mirë të frymës demokratike nëpër këto anë u hapën edhe dyert e rrymave të ndryshme të letërsisë dhe kështu që individët krijues mundën ta shpalojnë talentin e tyre pa kufizime e pengesa diktatoriale, për ta ngritur letërsinë dhe kulturën nëpër shtigjet e shumta e të drejta të artit të mirëfilltë. Zhvillimi i letërsisë dhe kulturës nuk mund te avancohet duke u nisur eks nihill në aventurën krijuese pa u bazuar në diçka të shëndoshë artistike, pa kapërcyer ato niveleve dhe klishe të vjetruara që nuk u përgjigjen standardeve të kohës. Nga ky aspekt renditen kritere të shëndosha në përzgjedhjen e mbi standardizuar të letërsisë, atë që është e mirë, me nivele të larta, do to të thotë të marrësh në mënyre komparative, të stërholluar nga kriteret e letërsisë dhe kulturës me të mirë të letërsisë artistike kombëtare e botërore dhe njëkohësisht duke u vënë barriera të forta asaj që i ka kaluar koha. Arti i mirëfilltë gjithnjë zhvillohet nëpër të gjitha kohët, merr veprimet dhe format e nivelit artistik të kërkesave të vet jetës në hapësirë dhe kohë. Letërsia shqiptare qoftë ajo për fëmijë qoftë ajo për të rritur duhet të ketë nivelin e saj artistik, madje e dhimbshme është çasti kur nga ndonjëherë na bien në dorë libra apo vëllime poetike që i kanë shkruar të rriturit me nivele artistike fëmijësh, pa shije e nivel dhe me plot gabime teorike letrare. Kjo mënyrë e të shkruarit nuk mund të tolerohet nëpër sisteme kulturore e letrare të nivelizuara në botë. Cullakimi i lirë i flirtit të këtij niveli artistik krijon efektin e mburrjes së përkohshme, të cilat shfaqen me uzurpime, si të tilla që janë, vetëm nëpër mahallat e përbaltura të kulturës injorante me panjohuri e zhvillime të mirëfillta institucionale dhe gjenden shumë larg kulturës dhe trendëve qe shëmbëllejnë sot në botë. Në qoftë se duam të krijojmë cilësi dhe kriter të zhvillimit të letërsisë dhe kulturës sonë, atëherë, gjithsesi, se duhet kërkuar rrugë të reja të veprimit dhe zhvillimit të letërsisë. Ajo nuk është aq lehtë kur në hapësirën tonë janë duke e përmbytur libra me cilësi të dobëta. Nëpër ato libra ka vjersha, të cilat nuk sjellin origjinalitet dhe stil autokton, por duke “ngjarë”të tjerëve bëhen imitues pa formë dhe brendi origjinale. Individualiteti i lartë artistik tek poetët, shkrimtarët, do të arrihej kur prirja e tyre artistike do të fokusonte bindje në zenit të vlerave, veçantitë e tyre me shije të theksuar për fjalën poetike e të përmbushur me forcën e figuracionit dhe gjuhës emocionale të poezisë. Krijuesi i mirëfilltë duhet t’i ik deklarativizmit dhe idilizmit të tepruar dhe sidomos figurave stilistike të poetëve të së kaluarës të romantizmit. Sot neve përballemi me dy lloj mundësish krijuese, ajo frymëzuese dhe eksperimentale të cilat kanë për qellim rrugën e tyre të zhvillimit, duke sjellë në vete modele dhe forma të reja letrare nga letërsia botërore. Këto koncepte shpalojnë bindjen e vet krijuesve për artin e kohës sonë e që në esencë duhet të tregojnë zhvillimin shijes së artit të mirëfilltë. Njëra palë sjell krijime të zhveshura deri në banalitet, kurse tjetra palë sjell një sintaksë poetike me të ndërlikuar hermetike, në të cilën gjuha figurative është me e fshehtë.
DEVIZA E P?RCEPTIMI FETISHIZT
Ka edhe mendime të njëanshme të vlerësimeve të individëve kur edhe pa e lexuar një vepër japin mendime pozitive apo negative për autorin e lexuar. Kjo mënyrë mund të merret si ana më e shëmtuar e gjykimit, e cila nuk qëndron në rregullat e mirëfillta të qasjes së shkencës së letërsisë. Unë librat nuk i shoh dhe lexoj si probleme sociale dhe sipas bindjeve politike të individëve, por i shoh si procesin më të mirë, kreativ, shkencor të kuptimit të plotë të fjalës. Qëllimi është se duhet dalë nga libri si receptiv i lehtë dhe të kthehemi në procesin kreativ shkencor, që do të thotë shkëputja e vetes, nga lexuesi i rëndomtë, në atë profesionist. Tanimë profesionistit nuk duhet t’i dhimbset një vëllim poetik apo prozaik kur del në opinion. Por ai me korrektësi duhet t’i qaset asaj vepre të dalë në skenë, duke ia gjetur vendin, e nivelin që ka. Rreziku i lexuesit të skllavëruar mban rrezikun e humbjes vetanake, gjegjësisht, duke e shtrydhur në vete një krijim tjetër, atëherë ai verbërohet në ndikim dhe kjo mënyrë e shpie te humbja kreativitetit të vet personal. Në këtë rast qasja ime ka të bëj me mënyrën e leximit të një libri që kemi për herë të parë në duar dhe ç’far atakimi më bën ajo vepër që kam në shqyrtim? A është gjuha pasqyrim ideal gjykimi për një vepër letrare? Ka ndodhur dhe ndodh edhe sot në mendimin kritik gjykim i njëanshëm, kur një vlerësues apo kritik letrarë jep një shqyrtim të lartë për një vepër, kur ka miqësi me ndonjë autorë, ose ka edhe të tillë që nga fërkimet jo të mira midis autorit dhe kritikut, në jetën private, ai kthehet dhe baltosë, mohon në tërësi vlerën dhe kuptimin artistik të një vepre letrare. Këtu qëndron edhe rreziku më madh i veprimeve dhe gjykimeve paushallë në kulturë, prandaj paanshmëria e dallon kritikun nga lexuesi i rëndomtë, apo amatorit, që merr në shqyrtim një vepër letrare. Ka ndodhur që në antologjitë e ndryshme të mos ishin futur, ose përfshirë, autorë me vlera të mëdha krijuese, vetëm pse hartuesi me shije subjektive nuk ka ndier simpati për akëcilin poet. Prandaj këtu qëndron edhe rreziku më i madh në vlerësimin e drejtë. Madje vajtojmë sot pse nuk jemi të përkthyer në gjuhë të huaja sa duhet dhe pse të huajt nuk kanë aq interesim për letërsinë tonë. Të paktë janë ato autorë që kërkohen në shtypin dhe te botuesit e huaj. Lexuesit e huaj që marrin informacion nga kriteret e dobëta të përzgjedhjeve antologjike e që nuk u i përgjigjet kritereve e standardeve artistike të asaj gjuhe të përkthyer, atëherë atyre nuk u zgjohet kureshtja për të përkthyer ndonjë autor, që ? befason ? apo që sjell risi në fushën e letërsisë. Për atë shkak, në mënyrë radikale duhet mbrojtur diskursin krahasimtar, kuptimor të qasjes së vlerave të një libri dhe mbrojtur me çdo kusht nivelin e saj që ka, pa anime dhe tolerancë kuptimore në strukturë formë dhe gjuhë figurative, për një autorë. Që të dalin veprat dhe vlerat e mirëfillta në skenë, gjithsesi se vlerësimi i drejtë duhet të jetë një analizë e thellë për përmbajtjen dhe strukturën e veprës së studiuar dhe studiuesi të mos merret me gjykime e paragjykime të njëanshëm. Në këtë lum të madh të veprave që janë botuar dhe botohen sot, me kriter e pa kriter, përzgjedhja bëhet më e rëndë dhe në këtë rrugëtim me shtigje të hapura letrare dalin vështirësi të mëdha. Në njërën anë kemi letërsinë botërore dhe në anën tjetër kemi letërsinë tonë kombëtare. Andaj mund të themi, sot, me bindje se para se ta shkruash një vepër, më parë duhet gjetur lexues. Po ku t’i gjejmë ato? Ku janë ata lexues, në cilin vend janë fshehur ato? Unë kam bindjen se ato gjenden gjithkah dhe në secilin vend, por duhet gjetur. Nëse shkrimtarët, poetët, shkruajnë gjithçka dhe pa kriter, atëherë, gjithsesi se do të kemi një numër lexuesish të kufizuar. çdo krijues duhet ta tregoj vrullin e vet artistik për të qenë i pranishëm në një masë të madhe të lexuesve. Deviza e perceptimit të fetishizmit që leximi si prodhim efektiv i nisjes në rrugë të mbarë të krijimit, gjithsesi, mbetet ajo vlerë që duhet mësuar nga krijuesit e mëdhenj. Kjo shkollë na mëson për të mos e humbur standardin e krijimtarisë letrare. Krijuesi sot është në rrezik jete. Më kujtohet, sa për ilustrim në këtë mendim të qasjes sime, një autorë i ri nga Freiburgu, që nuk i ka patur më shumë se njëzet e shtatë vjet, i quajtur Reiner Maria Gerhard, një kokë gjeniale, bënë vetëvrasje në vitin 1954. Ai gjashtë vjet me utopinë e tij pre krijuesi, për poezinë moderne, tërë ekzistencën e vetë e futi në lojë. Për ëndrrën dhe idealin e tij për të mbajtur një revistë dhe për të qenë botues, ai e ngjeshi veten në borxhe të mëdha, sa që tërë familjen e tij e kaploi një varfëri e skajshme me përmasa tragjike. Kështu në mënyrë tragjike do të përfundojnë edhe poetët tanë Fadil Bekteshi nga Kumanova dhe Ilir Belliu nga Korça, të cilët përdhunshëm u ndanë nga kjo jetë. I futën brenda kornizave të izolimit dhe skamjes ngase gjuha e tyre ishte bombë e figurshme, metaforë që ngërthente në vete një kandil ndriçues në tunelin e errët nëpër të cilën kalonte shoqëria jonë. Gjuha e tyre poetike ishte aq e mvetësishtme dhe elektrizuese me siguri se po të ishin gjallë sot do t’i kishin lënë letërsisë sonë edhe vepra më të fuqishme se veprat ?Dashni qyqare?, ? Udhëtim nëpër skëterrë ?, dhe revistën letrare ? Doruntina ? të Fadil Bekteshit dhe ? Vetmi me njerëz ? , Rrjedh një lum në kafkën time ? e ? Murgu i muzgut? të Ilir Belliut. Këta ishin krijues me përmasa të theksuara artistike. Indi poetik i këtyre dy autorëve jepte efekte të papritura paradoksale në strukturën e vargjeve, muzikaliteti i vargjeve të tyre sjell dinamizmin e poezisë të kultivuar mjaft mirë dhe me përkushtim të madh. Poezia e tyre qe arma më e fuqishme në vetëmbrojtje të vlerave dhe artit në përgjithësi. Gjuha figurative e tyre ishte një qëndisje e rrallë me kundërthëniet e jetës nëpër të cilën kaluan ato. Gdhendja e fjalës dhe figurës për të shpaluar dhe sfiduar kohën, e cila kohë, nuk dinte t’i kuptonte metaforat e revoltës që ngërthente shpirti i tyre, andaj lejoi që jeta e tyre të përfundoj tragjikisht. Kështu sot e gjithë ditën edhe tek ne ekzistojnë autorë dhe botues, që kanë probleme të mëdha financiare. Por ja që letërsia të bëhet ilet dhe nuk ke fuqi ta largosh dot nga vetja. Të tillë ka shumë në hapësirën tonë letrare, ose ka edhe të atillë që i keqpërdorin mjetet shoqërore duke botuar vepra të dobëta, pa ndonjë kriter e vlerë dalluese.
LIBRAT E DOB?T T? IZOLOJN?
Gjatë anarkisë kulturore të këtyre viteve të shkuara, post komuniste, kur munguan dhe mungojnë institucionet, dhe asociacionet shoqërore e private, apo kur ato keqpërdoren dhe kthen në dyqane me qira dhe gjithsesi se këto anomali do të ishin korrigjuar kur sistemi i drejtë do të kujdesej më tepër për kriteret dhe vlerat e mirëfillta. Kohëve të fundit këtu te ne u paraqitë në skenën kulturore një avari e tmerrshme që nisi të publikoj gjithçka dhe në këtë ring flirtesh mediatike jo adekuate botonte gjithkush. U përzien vlerat me pseudovlerat dhe në këtë shtegtim të marrë kulturorë lexuesit marrin huti për të mos dalluar e kuptuar më se cili është djall e cili engjëll, madje, çka është art i vërtetë dhe cili i rremë. Vetëm profesionistët mund ta ndalojnë këtë shkapërderdhje te stihive, nëse duam vlera, dhe nëse ata i marrin në duart e veta institucionet përkatëse. Mjerisht sot kultura ka rënë në tabut të vlerave të ngushta partiake dhe individët zgjidhen e përzgjidhen nga klane e rrethe të caktuara interesash. Mjetet u dedikohen e u ndahen sahanlëpirësve partiak, që në esencë do të thotë të njëjtit mediokër mund të jenë uzurpues e atentator të mundshëm të liderëve të tyre partiak. Politikanët duhet të vrapojnë pas kulturës, dhe jo kultura të zvarritet si e ngathët, apo si e tillë që është me një servilizëm pas politikanëve, ngase kjo mënyrë do ishte një abortim i dhimbshëm, pa presedan, i kohës në konturat e zhvillimit shoqërorë. Sot ka ardhur koha që të thuhet e vërteta, qoftë edhe e hidhët të jetë. Të thuhet e vërteta është guxim i secilit individ në këtë palk të hapur kulturash, andaj kur mungojnë luajt në këtë arenë të “ gjenive”, minjtë heqin valle mediokresh të pispillosura me kurora dekorative. Sot mjerisht akoma në sheshin tonë kulturorë vlerat shpërblehen me centimetra e kilogram. Kësaj valle anarkike të dalë në skenë, këtyre viteve të fundit, duhet thënë stop, duke e izoluar si gangrenë e dëmshme në kokën e vlerave të mirëfillta kombëtare. Të shpalohet maska e vërtetë e atyre autorëve që u imponuan si shkrimtarë dhe që u flirtuan më shumë si kalemxhinj ose militant të partive dhe veprave të pjellura me shtatzëninë e shtërzime të vrazhdët gjatë kësaj prapësie disa vjeçare të pluralizmit. Madje të gjithë ato skribomanistë duhet cullakuar para opinionit se s’mund të bëhet “gjeni” e i “famshëm” çdo militant partiak. Mjerë ata lider që dehen me uzon e imponuar të artit impotent të dalë nga dora e kiçit e shundit ditorë të kohës sonë. Duke toleruar këtë prapësi e duke censuruar vlerat e mirëfillta, bëjnë vetëvrasje vetes dhe tërë kombit. E keqja më e madhe e njeriut është atëherë kur nuk e di se nuk dinë dhe, përkundrazi, është kulmi i diturisë kur njeriu e kupton se nuk dinë, ngase sot e gjithë kohën pika e diturisë është aq e vogël në rrethin e madh të pa diturisë. Duke e përcjellë letërsinë me dashuri dhe vëmendje të madhe, këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit më ka rënë rasti të lexoj libra që e ngarkojnë lexuesin me llakërdina dhe budallallëqe të tmerrshme në gjininë e poezisë dhe prozës; si monografi e histori të çuditshme nga autorë të pa përgatitur profesionalisht. Duke parë këtë shakullinë krijuesish të librave nëpër këtë eter mjegullor, me kriter e pa kriter profesional, më futin në paragjykime, të jap mendime ironike. Nga mungesa e kritikës së përditshme e të mirëfilltë, për vërshimin e madh të librave që derdhen si llavë djegëse nëpër duart tona, se ka autorë që me çdo kusht duan të dalin nga anonimiteti i vet, duke botuar libra pa ndonjë vlerë artistike. A thua vallë duke botuar libra të tillë, lahen mëkatet e kompleksëve të së kaluarës së futur në anonimitet vetmie, libri i dobët nuk të futë në rrethin shoqërorë të krijuesve të mirëfilltë, por ai të izolon deri në skajshmëri, në sofrën e vlerave të mirëfillta. Të përplasë në errësirën e tunelit të pa skajshëm të anonimitetit. Askush sot nuk i hanë ato gjunahllëqe dhe pallavra të pa vlera, kur nuk u dihet e njihet edhe elementi më i vogël i normave teorike e letrare. Unë sot nuk mund t’i vë poezisë, prozës normë të caktuar krijimi, por kriter gjithsesi, nga se vet përvoja e letërsisë së përbotshme ma imponon këtë, duke u bazuar në formë e përmbajtje Madje duke lexuar dhe mësuar nga vepra vërtet të realizuara artistikisht nga letërsia kombëtare dhe ajo botërore krijohet njëfarë shije standarde për të ditur se çka është mirë e çka është keq. Edhe budallai më i madh nuk thotë për veten se është budalla, por budallallëqet e tij ia shohin të tjerët. Në fushën e hapur të letërsisë mund të humbet gjithkush, ngase atje ka gjithfarë bimësh e lulesh, mbi të cilën ndalen gjithfarë fluturash dhe bletësh, që bëjnë ose nuk bëjë mjaltë të shijshme për njerëzimin. Mjerë ai që e humb veten në këtë hapësirë të pa fund, që ka zukatje nga më të ndryshmet. Për gjetjen e tij tani më duhet vënë në shërbim programin televiziv shqiptar ? Vizion plus? apo “Klan” , që bën kërkimet mjaft të suksesshme me temën tashmë të njohur ? Njerëz të humbur ?. Letërsia e mirëfilltë nuk është poligon i hapur ku do të cullakohen e bëjnë plazh nudo gjithfarë kalemxhinjsh të rastësishëm nëpër shtegun e gjatë të dallgëve të detit kohorë, ku baticat e zbaticat formojnë nivelin dhe standardin e mirëfilltë kulturorë të shkrimit.
Komentoni
Artikuj te tjere
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (V)
Mendime për poezinë e Jeton Kelmendit
Demir Krasniqi: Tri këngë për Heroin e Kombit Agim Ramadani
Mustafë Krasniqi: Intervistë me atdhetarin, piktorin, humanistin dhe ish të burgosurin e ndërgjegjes kombëtare Asllan Dibrani
Arsim Halili: Flet z. Avni Biqkaj, poet
Flet Jonida Azizaj, autorja e librit “Si punova me tre ministra – Rrëfim i vërtetë”
Edison Ypi: mero vrroma
Ardian Naço: Poezi shkruar nga një adoleshente në ditët e fundit të jetës
Letërsia shqipe këto ditë u pasurua edhe me shtatë libra të autorëve zviceran
Cikël poetik nga Ramiz Dërmaku
Poezi nga Suzana Kuqi
Halit Bogaj: Harmova
U ndan çmimet në Festivalin e Teatrit në Vushtrri "Vu Theatre Fest"
Përparim Hysi: Ta blesh "belanë" me para
Jusuf Zenunaj: Konkursi athisarian
Dibran Demaku: Bilbili në vendlindje
Kalosh Çeliku: ''Patriot Poeti'' që në pleqëri shkruan poezi erotike
Vangjush Ziko: Dashuritë e para të qytetit tim
Halit Bogaj: Presidenti Rugova në poezinë e Sinan Kamberajt
Alfred Beka: Kadare për letërsinë dhe jetën