Mendime
Agim Vuniqi: A po instalohet kanuni në institucionet e Republikës së Kosovës
E hene, 23.11.2009, 05:56 PM
A po instalohet kanuni në institucionet e Republikës së Kosovës
Nga Agim Vuniqi
Si mund të pranohet fakti që brenda natës u formuan institucionet paramilitare, dhe si u lejua që ky informacion aq i rëndësishëm të qarkulloj brenda minutave në opinion, dhe të krijojë aq shqetësime, kudo ku jetojnë shqiptarët.
Procesi i votimit dhe zgjedhjet në Kosovë tradicionalisht janë të qeta, qytetarët të mbështetur për muri e kanë kuptuar lekcionin e pritjes në radhë dhe, atë të futjes së votës ne kuti si diçka normale. Votuesi në Kosove ka qenë skofiar çdo herë, shpeshherë është rrezikuar edhe fizikisht në kohën e para luftës, kur janë udhëzuar të votojnë dhe kanë votuar për institucionet përfaqësuese, të cilat nuk kanë arritur të realizojnë premtimet e dhëna, por votuesit kanë besuar gjithëherë se procesi i votimit dhe vota e tyre mund të ndryshojë gjerat, në fakt ata i kanë ikur përgjegjësisë personale të participimit të drejtpërdrejt në vendimmarrje dhe atë përgjegjesi ua kanë besuar "pellumbave" të "demokracisë".
Edhe atëherë sikurse edhe tash rreshtoheshin stivë qytetarët, ashtu siç bënin kur pritej për bukë, qumsht etj., dmth pritja veç ishte një proces i njohur për ta, edhe atëherë kur u thuhej me u vetëmbyllë nëpër shtëpi, për të bërë grevë masive nacionale, duke ua mbyllur kotecin pulave dhe ahurin gjëve të trasha, bënin atë që është më e lehtë për ta bërë, por asnjëri nuk drejtonte gishtin në ata që merrnin vendime në emër të tyre, pa i pyetur ata; përgjegjësia lehej anash, vlenin vetëm duartrokitjet, mirënjohjet, parat..., nuk punohej në mënyrë ekipore, as bëhej ndonjë strategji, nuk punohej për pasluftën, e çdo luftë ka çlirimin si qëllim politik, dmth krahas luftës merren edhe vendime politike, për t'u mos shoqëruar çlirimi me anarki, ashtu siç ndodhi në Kosovën e pas luftës.
Paslufta shkapërderdhi të gjitha institucionet e krijuara nga vota nacionale. Askush nuk i pyeti votuesit, të cilet aparati represiv dhe çnjerezorë, me primesa fashiste, ai i Serbisë i largoi me forcë nga vendbanimet e tyre. Qytetarët humbën çdo gjë qe kishin, u perbuzë dhe u dhunua skajshmërisht dinjiteti i tyre, atëherë heshtën të gjitha ato parti politike që kishin marrë mandatin per të udhehequr dhe organizuar popullin, për të përballuar të keqen më lehtë. Por nuk ndodhi ashtu, gati të gjithë ata udhëheqes nacional dhe lokal heshtën dhe u tërhoqën në lëvozhgën familiare, qytetarët mbetën nën fatin e kohës, por edhe me/dhe nën fatin e të gjithë atyre që kishin mbetur në Kosovë, mbetën si peng i atyre që kishin marrë përgjegjësinë për t'i udhëhequr ata, por edhe si dëshmi se Kosova nuk ishte zbrazur tërsisht, se në Kosovë luftohej edhe për ata që ishin përzënë jasht dhe, të cilët kuptonin se çka po ndodhë brenda në Kosovë përmes valëve të radios vendore "Kosova e Lirë" dhe "Kosovapress" dhe agjensioneve të huaja. Disa nga ata, qytetarë-votues ishin këthyer mbrapa nga kufiri, po nga ai regjim fashist që i kishte përzënë dhunshëm, krejt për qëllime politike, për të kryer më vonë krime të pakryera, por tash me më precizitet, me atë te briskut kirurgjik. Regjimi serb kishte strategji të zbrazjes së Kosovës, me forcë, kishte të organizuar modelin shtabor, ndërsa ata që morën mandatin për të qeverisur Kosovën nuk kishin strategji, nuk ishin të përgatitur për asgjë, as për mbrojtje as për evakuim të popullatës, e tillë ishte politika në Kosovë. Në këtë tragjedi të përgjithëshme ndodhi diçka e re në historinë e Kosovës, ndodhi diçka jo tradicionale deri atëherë, ndodhi rebelimi institucional, ndodhi rrezistenca e armatosur, e cila zgjodhi mënyrën më racionale të kundershtimit kolonial, por edhe të thyerjes së lojalitetit aminues ndaj institucioneve nacionale, të cilat as që besonin se po ndodhte diçka e re në Kosovë, krejt kjo u bë në kundërshtim me votën dhe "vullnetin" politik të qytetarëve lojal me të drejtë vote. Lufta në Kosovë pra ndodhi pa ata të cilët ishin votuar, dhe pa shumicën e atyrë që i kishin votuar, pse ndodhi kështu sigurisht që më vonë do të bëhen analiza shumëdimensionale, nga gjeneratat e reja.
Me statusin e sotëm që ka Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, e cila mund të marrë kredi, t'i garantojë ato si shtet dhe t'i paguajë. Kjo vlen edhe për paratë e institucioneve financiare ndërkombëtare siç janë Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar, por akoma në kuvend nuk po zhvillohet një debat gjithëpërfshirës, dhe njerëzit mbesin edhe më tutje të papunë, që tani më tepër se gjysma e të rinjve në Kosovë janë e papunë. Me fjalë të tjera, sa më shumë që zgjat situata e tanishme politiko-sociale, aq më i madh është rreziku që gjendja në Kosovë të destabilizohet. Dalja e votuesve në zgjedhjet lokale në numër kaq të madh ishte edhe një shpresë se gjërat do të ndryshojnë, dhe se përfundimisht do të funksionojë shteti i së drejtës.
Ajo që pritej nga shumica e popullsisë së Kosovës që Kosova t'i respektojë plotësisht të drejtat e pakicës serbe dhe pakicave të tjera, u realizua, ky ishte edhe thelbi i këtyre zgjedhjeve që i pritnin me aq kujdesë ndërkombëtarët, ky ishte më saktësisht edhe suksesi i procesit zgjedhor. Kur është fjala për procesin zgjedhor si tërsi dhe për daljen e votuesvë në zgjedhje, deklarimet që jipeshin ishin më tepër retorike, të shiquara nga jasht, ngase ato nuk jipeshin nga ndonjë institucion reprezentativ ndërkombëtarë, këto ishin deklarata të diplomatëve të cilët ishin të interesuar që gjendja në Kosovë të jetë stabile në kufijë të tolerancës, ishin më tepër mbështetje për KQZ-në si institucion që udhëhoqi, monitoroj, numroj, dhe i bëri të vlefshme zgjedhjet lokale të Kosovës, me bazë kushtetuese.
Statusi shtetëror dhe kushtetues i Kosovës dëshmojë se është vendimtar edhe për mbrojtjen e pakicave dhe të drejtave të njeriut, sepse për një mbrojtje efektive të pakicave dhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkohen struktura funksionale shtetërore. Standardet institucionale dhe praktike, të cilat u garantojnë të drejtat e barabarta të gjithë banorëve të Kosovës, po sigurohen vazhdimisht.
Por çfarë ndodhi që këto zgjedhje të qeta të rrisin shqetësimet e qytetarëve të Kosovës dhe të zyreve diplomatike në Kosovë. Si ndodhi që mëngjesi i 20 nëntorit të krijojë vakuumin institucional 10-12 orësh, si ndodhi që institucionet përgjegjëse të Kosovës të mbesin pa fuqinë kushtetuese, dhe çka do të ndodhte në ato momente tragji-komike poqëse Kosova do të sulmohej nga jasht, dhe sa do të ishin valide vendimet e kryetarit të Republikës. Debati i jozyrtar i nxitur nga mediumet e informimit duke dhënë edhe emëra konkret ishte më tepër uveryrë për rritjen e shqetësimeve për qytetarët e Kosovës, të cilët si duket janë jashtë sistemit juridik dhe legjislacionit vendim-marrës, edhepse demokracia dhe demokratizimi i shiqërisë ka bazamentin në vullnetin e qytetarëve të Kosovës, e kurrsesi në strukturat e koalicionit udhëheqës.
Meqë kryesia e Kuvendit nuk e ka vu ende në rend dite diskutimin për anulimin-zhvlerësimin e anulimit të ndërtimit të koalicionit katërvjeçar për të udhëhequr shtetin, do të duhej të kushtëzoj edhe punën e komisionit kompetent parlamentar me kompetenca të qëndrueshme dhe profesionale për fillimin e dëgjimit publik para qytetarëve përmes mediumeve vizuele, duke bërë transparente ngjarjen e mëngjesit të 20 nëntorit 2009, meqë bëhet fjalë për puçin institucional, dhe ndërrimin e kushtëzuar brenda natës të tërë aparatit adminitrativ.
Në këtë fazë qytetarët e Kosovës janë të ngulfatur nga përfaqësuesit e tyre, dhe fare nuk u dëgjohet zëri, të rropatur nga problemet e shumta ekzistenciale ata janë të ngarkuar edhe me nënqmimin permanent që u bëhet atyre, asnjëherë nuk u zhvillua ndonjë debat me qytetarë nga përfaqësuesit e tyre per ta dëgjuar zërin e shterrur të qytetarit të nëpëkëmbur, që është obligativ, edhe atëherë kur shtypi jep informacione të bollshme për korrupcion në kreun institucional, sidomos janë të shqetësuar me faktin se grupet e interesit dhe të nëntokës kanë depërtuar në polici, por edhe në strukturat tjera institucionale. Si mund të pranohet fakti që brenda natës të formohen institucionet paramilitare, dhe si u lejua që ky informacion aq i rëndësishëm të qarkulloj brenda minutave në opinion, dhe të krijojë aq shqetësime, kudo ku jetojnë shqiptarët.
Dersi sa çdo ditë ka kacafytje urbane në mes të Prishtinës, ku luftohet për territore nga nëntoka, në të cilën përfliten se janë të implikuara edhe struktura policore, nga e cila rrjedhin informata sekrete, që rrezikojnë jetën e qytetarëve, dhe fusin frikë për të dhënë informacione të nevojshme për hulumtimin e rasteve të pasqaruara, ku dëshmitari okular i nënshtrohet rrezikut jetësor nëse zbulohet identiteti i tij. Edhe sa do të ngarkohej qytetari i Kosovës po që se në ministritë që do të ndërroheshin brenda natës do të vinin kandidatë tjerë të partive tjera politike; atëherë nuk do të kishim institucione të përfaqësimit por do të kishim qendra të partive politike nga të cilat do të vendosej kush do të jetë "sherif" i vendit, do të kishim anarki totale të institucioneve, ku partitë opozitare do të ishin vetëm dekor e asgjë tjetër. Si pritet pra që të rritet besueshmëria e qytetarëve në institucionet më të rëndësishëme të Republikës së Kosovës, në këtë fazë, kur u abuzua sistemi legjislativ i Kosovës, nga ata që do të duhej të mbrohej me të gjitha mjetet. Ndërkaq, vendimi i hovshëm, ishte aq i papërgjegjshëm, saqë riktheu ata autorë të së kaluarës, por edhe tanishmes, në vazhdimësi që janë të interesuar që shqiptaret ti paraqesë para opinionit botëror si popull që nuk njeh ligjet e civilizimit, pra popull primitiv - që njeh vetëm doket dhe kanunin!

Komentoni
Artikuj te tjere
Reagim i Kordinatorit të Fbksh për Evropë
Sylejman Thaqi dhe Norë Gashi: Reagim në shkrimin e Xhavit Halitit ''mallkimi i kufinjëve shtetërorë''...
Flet Zëvëndëkryeminitri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta
Urim Gjata: Operacioni shigjeta dhe lotet e nje komandanti
Bekim Rexhepi: Pushteti prej letre nuk mund të quhet ndryshe veçse i djegur!...
Blendi Fevziu: Opozita, po më pas?
Blerim Uka: Shko në Shqipëri dhe bleje një grua!
Henri Çili: Mesazhe problematike nga protesta
Ramiz Dërmaku: Trimi legjendar Skenderbe, do të vij edhe tek ju
Xhevat Rexhaj: A ka më Lidhje Demokratike të Kosovës
Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje
Kim Mehmeti: Arabizimi i gazetarisë shqiptare
Kiço Blushi: Faji, ky kopil që përherë na mbetet në derë
Ilir Dardani: Baze, Taci dhe Gazetari
Ilir Sefaj: Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët
Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues
Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë
Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm
Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?
Xhavit Dalloshi: Votoni për kosovarizmin! - Votoni për multietnicitetin!