E hene, 28.04.2025, 10:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Bilbili në vendlindje

E shtune, 21.11.2009, 10:59 PM


BILBILI NË VENDLINDJE
 
Nga Dibran Demaku
 
Se nga erdhi një telefonatë dhe në programin tonë ditor ndërroi gjthçka.Ekipi i TV-së i caktuiar për një manifestim tjetër ndërroi kahjen.U drejtua për në Pagarushë të Malishevës sepse atje do të ishte atë ditë edhe Bilbili i Kosovës.Dhe  në redaksinë e Programit për fëmijë vendosëm që në atë manifestim të ishim edhe ne.Dhe domosdo që nga ai manifestim të xhironim edhe një reportazh për më të vegjëlit.Autorit të këtij shkrimi i ra si hise që të merrte pjesë në atë Festë. Dhe së bashku me ekipin nxituam për në Pagarushë të Malishevës,atje ku bilbili i Kosovës do të vizitonte vendlindjen e vetë.Për autorin e këtij shkrimi ajo ditë do të ishte e shënuar në kalendarin e tij jetësor.Sepse për here të pare do ta takonte dhe do të bisedonte me Bilbilin e Kosovës , nga afër.Dhe domosdo që edhe reportazhi do të titullohej.”Bilbili në vendlindje”.Besoj se tashmë e keni kuptuar se cili ishte Bilbili në këtë rast,sepse Kosova e kishte dhe e ka vetëm një bilbil.E ai bilbil është e Madhja-Nexhmije Pagarusha.E Madhja-Nexhmije e vizitonte fshatin e vetë,por edhe fshati i saj i lindjes i kishte përgatitur një pritje dhe një festë madhështore.Edhe tash pas kaq vitesh autorit të këtij shkrimi i tingëllojnë në vesh fjalët që kishte thënë me atë rast e Madhja-Nexhmije:-Sot dhe vetëm sot po më duket sikur kam rilindur! I falenderohem fshatit tim të lindjespër këtë pritje madhështore,për të cilën thënë të drejtën as që kam ëndërruar ndonjëherë! Dhe nga sytë I rodhën ca pika lotësh! Po rata lotë ishin lotë gëzimi.
Lind pyetja se pse i shkrova këta rreshta dhe çfarë desha të them me ta?
Ishte viti 1990,vit i rëndë për Kosovën dhe popullin e saj.Pushteti okupues i Serbisë kishte ngulfatur gjithçka shqiptare:Edhe politikën edhe ekonominë edhe kulturën…Dhe këtë shtypje të pushtetit okupues,domosdo që do ta vërenim të parët ne që punonim në mediumin e vetëm viziv që atëherë ishte Radiotelevizioni I Prishtinës.
Autori i këtij shkrimi së bashku me regjisorin Bardhyl Bekteshin,në manifestimin në fjalë e xhiruan  një reportazh për Programin për fëmijë.Edhe vetë e Madhja-Nexhmije duke biseduar me fëmijët pat thënë:-“Kjo është dita më e mire dhe më e lumtur e jetës sime!Shikimet e ëmbla të këtyre vogëlushëve të fshatit tim të lindjes sikur po më shtojnë ditë në jetën time!”
Ndoshta në shikim të pare mendimi që do ta  themi në vazhdim,tingëllon paksa subjektiv,por megjithate dua ta them:Në bisedë edhe me regjisorin Bardhyl Bekteshin u dakorduam se ky do të ishte reportazhi më i realizuar që kishim bërë deri atëherë! Dhe të kënaqur për punën e bërë,pasi u përshëndetëm me të Madhen-Nexhmije,Bilbilin e Kosovës dhe me të tjerë ia mësymë Prishtinës.
Në ditët në vijim,në tavolinën e montazhit u kujdesëm që reportazhi të dilte sa më i realizuar,sepse kështu ia kishim dhënë për detyrë vetës.Pasi përfunduam montimin,reportazhin e bërë gati e dorëzuam në qendrën e emitimit,pasi kishim caktuar edhe ditën e emetimit.Për ditën dhe kohën e emetimit lajmëruam edhe Bilbilin e Kosovës-Nexhmijen.Ajo nga ana tjetër e telefonit na tha:-“Shumë emisione që janë bërë me mua dhe për mua,të them të vërtetën nuk i kam shikuar!Por,reportazhin e bërë me mua në dhe për vendlindjen time do ta shikoj gjithësesi!”…
Por,ai reportazh nuk u emetua asnjëherë.Nuk e pamë as ne autorët e tij,as e Madhja-Nexhmije e as shikuesit e tjerë.Në ditën kur duhej të emetohej reportazhi “Bilbili në vendlindje”,pushteti okupues serbë,me polici e pushtoi Televizionin tone.Ishte ajo ditë e zezë e 05.korrikut të vitit 1990.Emisioni jo vetëm që nuk u emetua,por okupuesit serbë u kujdesën që ai emission dhe shumë të tjerç të zhdukeshin,sikur të mos kishin egzistuar kurrë.Dhe mosemetimi i atij emisioni domosdo që tek autorët e tij do të mbetej si një peng.Apo si një dëshirë e parealizuar!Një peng i tillë apo një dëshirë e parealizuar i kishte mbetur edhe të Madhes-Nexhmije Pagarushës…
Por fatlumërisht Kosova tashmë është e lirë dhe e pavarur.Edhe Bilbili i Kosovës-e Madhja Nexhmije Pagarusha është në Prishtinë.Dhe mbase bashkëfshatarët e vendlindjes së saj do ta ftojnë sërish në vizitë e e Madhja Nexhmije do të flas në një reportazh të ri,me vogëlushët e vendlindjes,tash në liri dhe për lirine…


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx