E enjte, 14.11.2024, 06:37 AM (GMT)

Mendime

Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?

E shtune, 14.11.2009, 07:55 PM


Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?

Dergjen e rrihen mizorisht, askush nuk interesohet!

As Policia e Kosovës dhe as zyrtarët e  Ministrisë së Drejtësisë nuk kanë ndonjë të dhënë se sa është numri i shqiptarëve të burgosur në burgjet e Serbisë për vepra të ndryshme të dënuar nga gjykatat serbe?

Nga Blendi Gashi
Blendi.Gashi@gMail.Com

Bajram Sejdiu, një i burgosur shqiptar ka vdekur në mbrëmjen e të mërkurës në burgun e Nishit. AI ka qenë i dënuar për një vepër penale ndërsa ka qenë duke e vuajtur dënimin në burgun e Nishit. Lajmin për vdekjen e Bajramit e ka bërë të ditur përmes telefonit, një i burgosur tjetër shqiptar nga Prizrenit i cili na është lutur që të mos ia botojmë emrin në gazetë për çështje sigurie (emri i njohur për Redaksinë) Sipas të burgosurve të tjerë, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore dhe ka pritur për shërbim mjekësor para ambulancës së burgut në gjendje të alivanosur afro 10 minuta, dhe më pas ka vdekur në vend.

Na ishte njëherë një Marrëveshje e UNMIK-ut!

Mirëpo nuk janë të vetmit vetëm të burgosurit e Nishit që mbahen dhe keqtrajtohen nëpër burgjet e Serbisë. Janë është qindra shqiptarë të tjerë që keqtrajtohen në mënyra të ngjashme, dhe më e keqja është se askush nuk e qan “kokën”, se çfarë po ndodh me ta, dhe në çfarë mënyra keqtrajtohen. Qeveria e Kosovës edhe pse disa herë është shprehur se do të bëjë të mundur që të paktën të dënuarit shqiptarë në burgjet serbe të kthehen në Kosovë ta vuajnë dënimin e tyre, ajo nuk është duke ndodhur deri më tash. Për më keq është se të paktën në kohën, sa ka qenë UNMIK-u në Kosovë, kishte arritur një marrëveshje me autoritetet serbe që shqiptarët të kthehen në Kosovë që të vuajnë dënimin e tyre, mirëpo kjo marrëveshje nuk ka arritur që të realizohet. Arsyeja e mos realizimit ka qenë shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Që nga arritja e pavarësisë së Kosovës është “paralizuar”, marrëveshja që e kishte UNMIK-u dhe më që nga ajo kohë Kosova nuk ka qasje me Serbinë, sepse serbët nuk duan të diskutojnë më për kthimin e shqiptarëve të burgosur që të vuajnë dënimin e tyre në Kosovë. Përderisa institucionet e Kosovës gjithnjë përsërisin se mandati i UNMIK-ut ka skaduar, dhe si legjitim të vetëm e shohin EULEX-in për të cilën thuhet se do të dërgojë drejtësinë në vend. Mirëpo kjo gjë nuk po ndodh, sepse që nga koha që ka ardhur “EULEX”, ai të paktën ënde nuk ka bërë asgjë për fatin e të burgosurve të cilët maltretohen në burgjet e Serbisë.
Por sa është numri i shqiptarëve që vuajnë dënimet në burgjet serbe? Këtë përgjigje nuk e di askush. Derisa Policia e Kosovës thotë se nuk ka ndonjë informatë lidhur me atë se sa është numri i shqiptarëve të Kosovës që gjenden nëpër burgjet serbe, zyrtarët policor shprehen se për këtë çështje kompetente kryesore është Ministria e Drejtësisë dhe është ajo që duhet ti ketë të dhëna se sa është numri i të burgosurve shqiptarë nëpër burgjet serbe. Mirëpo të njëjtën përgjigje, si të Policisë së Kosovës e morëm edhe nga zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë të cilët u shprehën se nuk posedojnë ndonjë informatë se sa shqiptarë të Kosovës gjenden nëpër burgjet e Serbisë dhe në çfarë mënyra keqtrajtohen ata. “ Nuk kemi ndonjë numër se sa shqiptarë të Kosovës janë të arrestuar apo të burgosur nëpër burgjet e Serbisë, dhe se për çfarë dosje mbahen”, u shpreh zyrtarja për informim nga Ministria e Drejtësisë Liridonë Kozmaqi.

Pse nuk transferohen në Kosovë të burgosurit shqiptarë në Serbi?

Të pyetur se a ka kërkuar Ministria e Drejtësisë transferimin e të burgosurve shqiptarë ta vuajnë dënimin e tyre nëpër burgjet e Kosovës, zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë janë shprehur se UNMIK-u në kohën e tij ka arritur një marrëveshje me autoritetet serbe për transferimin e të burgosurve shqiptarë që ta vuajnë dënimin në Kosovë. “UNMIK-u ka pasur një marrëveshje me autoritetet serbe që shqiptarët e burgosur nëpër burgjet e Serbisë ta vuajnë dënimin në Kosovë, mirëpo pas shpalljes së pavarësisë janë mbyllur të gjitha rrugët, dhe autoritetet serbe nuk kanë dashur të bisedojnë më”, deklaruan zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë. Qeveria e Kosovës, por edhe EULEX do të duhej që të merrnin masa sa më të shpejta që të burgosurit shqiptarë të transferohen për ta vuajtur dënimin në Kosovë, sepse është numër i madh i shqiptarëve që gjenden nëpër burgjet serbe, të cilët akuzohen për krime të ndryshme.
Sidoqoftë, pavarësisht veprës penalë të dënuarve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet serbe, ata janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe shteti ka obligim që të interesohet edhe për këtë shtresë të shtetasve të saj. Ata po keqtrajtohen atje, në mënyrat më të vrazhda nga gardianët serb prandaj transferimi i tyre në Kosovë për ta vuajtur dënimin e tyre, do të ishte një “gjysmë lirie” për ata dhe familjart e tyre.

Gjykohen

Janë edhe grupe të tjerëve të shqiptarëve të cilët vuajnë dënime nëpër burgje të ndryshme të Serbisë, si “Grupi i Gjilanit”, të përbërë prej nëntë shqiptarëve nga Presheva të arrestuar me 26 dhjetor 2008, për gjoja krime lufte ndaj serbëve gjatë luftës në Kosovë. Ata po gjykohen tash në Beograd ndërkohë që pos një reagimi në Kuvendin e Kosovës nuk është dëgjuar ndonjë kërkesë institucionale që gjykimi i tyrë të mbahet në Kosovë, përkatësisht në Gjilan.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora